Ka më shumë histori në fundin e detit sesa në të gjitha muzetë e të gjithë botës së bashku. Kjo është një shprehje që del nga goja e personazhit që i njeh më mirë se kushdo tjetër varrezat nënujore të anijeve që përmbajnë oqeanet dhe detet. Robert Ballard ka inventarizuar gjatë karrierës së tij zbulimin e disa prej anijeve më të famshme në botë...
Telefoni celular këtë vit mbush 32 vjet, por duket sikur ka lindur vetëm dje. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Martin Kuper mbante në dorë një kuti me dimensionet e një tulle të zakonshme, duke hyrë në histori me thirrjen e parë të një telefoni celular...
Nëse kukulla barbi do të ishte krijuar pas viteve ’90, të gjithë do të mendonin se ajo ishte një miniaturë e pavdekshme e Klaudia Shiferit. Por duke qenë se datat e daljes së tyre në treg janë shumë larg njëra-tjetrës nuk mbetet tjetër veçse ato të krahasohen me njëra-tjetrën për një bukuri që ka shastisur botën...
Që kur dëgjoi duartrokitjet pasi këndoi këngën e parë para publikut e dinte se kjo do të ishte thirrja që do ta shoqëronte gjatë gjithë jetës. E në të vërtetë gjatë karrierës së saj arriti të shesë më shumë se 200 milionë albume dhe hyri në librin e rekordeve gines për shtrirjen e saj vokale. E cilësuar, përveçse si një këngëtare, edhe si mexo soprano, Selin Dion u bë një nga këngëtaret më të famshme kanadeze që çau kufijtë...
Me këngën “Zëra në fund të detit”, një këngë me tekst të Qazim Çelës e Jorgo Papingjit dhe me muzikë të vëllezërve Aliu, me orkestrim të Luan Degestanit, ai është bërë zëri i të gjithë familjarëve që humbën fëmijët apo të afërmit e tyre në tragjedinë e 9 janarit afër Karaburunit...
Nese per nje minute nuk do t'i drejtosh asnje fjale, Soni mund te perhumbet krejt. E gjithe ajo gjalleri me te cilen ka qene duke folur deri pak sekonda me pare, i zhduket krejtesisht. I ngul syte ne nje cep te kafenese dhe duket krejtesisht e shperqendruar. Duhet qe t'i terheqesh vemendjen qe ajo te shkunde koken e te fitoje serish gjallerine, te filloje te flase shpejt e shpejt me tonin e sigurte...
Ndryshimet e klimës që kanë nisur me revolucionin industrial dhe janë shndërruar në shenja të apokalipsit modern. E vërteta për ngrohjen e planetit...
Mbetet gjithnjë në krye të listës, si një ndër personazhet më tërheqës dhe më të pushtetshëm të skenës së madhe. Të gjithë e kanë parë dhe e adhurojnë si aktor pa e ditur se prapa skenave dhe të gjitha trukeve qëndron përsëri ai, në drejtimin e filmave që thyen ekranin botëror...
Paul Hewson është i lindur më 10 Maj 1960 në Dublin Irlandë. I ati Bobby ishte punonjës poste dhe i përkiste besimit katolik. E ëma Iris shtëpiake, protestante. Kështu i zhytur thellë përbrenda dyzimit të krishterë lindi Bono që më tej gjer në ditët tona do të ngelet një ikonë roku, rrebelues, poet, këngëautor...
400 vjet më parë u botua në Strasburg gazeta e parë botërore. Dita e saktë nuk dihet, sepse numri i parë është zhdukur. Historianët mendojnë se mund të ketë qenë një ditë korriku e vitit 1605. Më një ekspozitë të madhe që hapet të shtunën...
Austria atë e ka shpallur “Nderi i Republikës”, ndërsa Sanremo e nderoi me Medaljen e Artë. Piktori shqiptar, Fatmir Velaj, që prej 14 vjetësh jeton në Austri dhe vjen në Shqipëri për t’i dhuruar vendit të tij krijimet që kanë shëtitur të gjithë Evropën e kanë marrë pëlqimin e njerëzve të artit botëror.
Cilët janë artistët që kanë realizuar veprat më të shtrenjta? Ja çmimet e tyre Ahmeti, Leka, Oseku e Shima, të preferuarit e ekspozitave. Ekspozitat tashmë jo më vetëm për art por edhe për para. Madje, një pjesë e piktorëve më të njohur duket se gjatë kohëve të fundit ekspozojnë vetëm për të fituar para...
Civilizimi i tyre mund të ketë jetuar vetëm 200 vjet dhe zbulimet e fundit arkeologjike janë kaq të reja saqë kultura e ndërtimit të tempujve ende nuk ka një emër. Ky është edhe zbulimi më i ri arkeologëve në zonën qendrore të Europës, që ka nxjerrë në dritë një ndër qytetërimet më të vjetra të kontinentit të lashtë...
Interesi për vlerat arkeologjike të Shqipërisë nis qysh në shek. XIX kur studjues të gjeografisë historike iu kushtuan lokalizimit dhe identifikimit të të dhënave nga burimet antike. Kështu është i pari që viziton Shqipërinë francezi Pouqueville (F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grèce, comprenant la description ancienne et moderne de l'Epire, de l'Illyrie grecque etc. Paris 1820-21, v.5) Anglezi Martin Leake...
Një fortifikim nëntokësor i kryer nga ushtria në mesin e viteve '80, godinat ekzistuese, si dhe barbaria e ndërtesave informale e periudhës pluraliste ka dëmtuar në mënyrë të pariparue-shme qendrën më të njohur botë-rore të mble-dhjes së figurinave. "Dëmet e shkaktuara në dekada, të cilat i faturohen jo vetëm viteve '90, por edhe diktaturës, si pasojë e mungesës së vizionit modern të arkeologjisë...
U lind ne Elbasan me 1963 dhe mesimet fillestare per kanto i mori ne Shkollen e Mesme te Muzikes "Onufri" te Elbasanit. Me pas mesimet per kanto i vazhdoi ne Akademine e Arteve te Bukura ne klasen e Gaqo Cakos...
Mësuese në film, mësuese në Tiranë, mësuese edhe në Kanada. Ashtu si dikur, zilja jonë e telefonit e gjen në një orë mësimi. "Nuk mund të flas tani", thotë me zë të ulët e pëshpëritës, Dhurata Kasmi, njëlloj sikur të përsëriste të njëjtin skenar filmi si te "Dora e ngrohtë"...
James Belushi ka lindur ne 15 Qershor 1954 ne Chicago. Jimi eshte lindur nga prinder shqiptar; i jati, Adem, emigroi ne USA kur ishte 16 vjec, ndersa e jema, Anjeza, ka lindur ne USA nga prinder shqiptar.
Eshtë 78 vjeç, por ka po atë energji si dikur. Nuk harron që përditë bashkë me kafen e mëngjesit të dalë edhe në kodrat e liqenit, si atëherë kur vraponte dhe ishte sportiste. Melpomeni Çobani, aktorja e njohur e estradës...
Me flokët e thinjura dhe të gjata, me temperamentin e një gruaje malësore vazhdon të ketë në sytë e saj një shkëlqim të pazakontë. Mbi 50 vjet në skenë nuk e kanë lodhur Besa Imamin...
Faqe 3183/3187: « :: ...
3180 3181 3182 3183 3184 3185 3186 ...
:: »