Faleminderit
Sejdi Peka: Muharrem Bajraktari, shembull i rezistencës kundër fashizmit dhe komunizmit
E hene, 01.10.2012, 05:00 PM
Me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë Kombëtare.
MUHARREM BAJRAKTARI, SHEMBULL I REZISTENCËS KUNDER FASHIZMIT DHE KOMUNIZMIT.
Nga Sejdi Peka
Me 26 Gusht të vitit 1946, në kulmin e terrorit komunist në Shqipëri dhe sidomos në atë verilindore, një grup nacionalistësh që kishin mbetur gjallë nga ndjekja e forcave ushtarake dhe të sigurimit komunist, u grupuan në vendin e quajtur Lera e Sorrave në Gjallicën e Lumës. Sipas një vendimi që më parë ishte marrë në fshatin Zahrisht të Hasit, duke parë se tani më nuk mbetej asnjë shpresë për ndërhyrjen e forcave Anglo-Amerikane për rrezimin e regjimit komunist në Shqipëri, u vendos largimi nga Shqipëria, jo për të ruajtur kokën si shkruan Mitat Frashëri por “ për të vazhduar luftën kundër komunizmit për një Shqipëri etnike demokratike përëndimore”. Në mbledhjen e Zahrishtit te Hasit, morën pjesë dy çetat nacionaliste që vepronin në Lumë, Has dhe Rrafshin e Dugagjinit në Kosovë. Dy komandantët e çetave ishin Muharrem Bajraktari një prinjës ushtarak mjaft i zoti, i diplomuar ne Akademine ushtarake te Vjenes, ish komandant i pergjithshem i gjindarmërisë në kohën e Zogut dhe Uk Sadiku nga Gjergjeviku i Pejës, ish prefekt i Rahovecit, njeri nga udhëheqsit ushtarak më të dalluar të Lidhjes së dytë të Prizërenit, djali i Sadik Ramës i udhëheqsit legjendë të kryengritjes së rrafshit të Dugagjinit. Por me këmnguljen e komandantit të çetës kosovare Uk Sadiku, nisja u shty me qellim që nacionalistët e mbetur nepër male sidomos në Kosovë dhe në malet e Tropojës të njoftoheshin për nisjen. Për këtë arsye Uk Sadiku me çetën e tijë do të këtheheshin në Kosovë për të grupuar njerzit që kishin mbetur dhe përfundimisht do të takoheshin në Gjallicën e Lumës në datën e caktuar. Internari i largimit nga Shqipëria u vendos që të bëhej nepërmjet Maqedonisë për në Greqi. Kjo për arsye të shmangëjes së konfrontimit në luftë me repartet ushtarake dhe të ndjekjes në Shqipëri, që të mos vrisnin vëllezrit e tyre që ishin rekrutuar me forcë në këto reparte, nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Kjo tregon edhe një her tjetër se sa atdhetar ishin nacionalistët që luftonin për një Shqipëri të lirë demokratike. Për fat të keq, Uk Sadiku, u trathëtua nga një agjent i U. D. B. dhe në një ndeshje të pabarabartë me forcat Jugosllave për jetë a vdekje në afërsi të Rahovecit, trimi i Kosovës mbasi çfryu gjith urrejtjen e hakmarrjes të dhjetra shokve të vrarë mbi forcat serbo-malazeze, u plagos rëndë. Kriminelët serb e zunë të gjallë dhe e masakruan. Më kot e pritën në Gjallicën e Lumës në ditën e caktuar Ukën. Disa nga kosovarët erdhën në datën dhe orën e caktuar dhe çfar në të vertetë përbënin shumicën në grupin që do të nisej për në Greqi. Ata ishin 56 burra të sprovuar në luftë të pa ndërprerë kundër vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri dhe në Kosovë, patriotët më të dalluar nga familjet më të mira të Kosovës , Lumës dhe Hasit. Ndërmjet këtyre nacionalistëve ishte rrjeshtuar edhe një djalosh nga Tepelena i quajtur Mehmet Hamiti. Ja disa nga emrat. Nga Luma dhe Dibra ishin :Muharrem Bajraktari, Bajram Bajraktari, Esat Bajraktari, Prof, Miftar Spahija, Asllan Zeneli, Ramadan Cenaj, Neshat Bilali, Neshat Hamza, Liman Peposhi, Tahir Vata, Taf Lita, Adem Hyseni, Hashim Cena, Han Kotarja, Salih Doda, Ymer Doda. Nga grupi i kosovarve dhe hasjanve ishin , Sef Sadiku, Ahmet Haliti, Iljaz Peka, Taf Previzi, Miftar Maloki, Destan Berisha, Reshat Kajrakdiu, Raif Kajrakdiu, Sulejman Gjakova, Rrem Gjakova, Ejup Binaku, Gani Bokshi, Destan Berisha i Opojes, Daman Lila, Halil Lila, Islam Gjini, Isa Gjini, Sulejman Haxhija, Zejnel Bobi etj. -Komandën e mori Kolonel Muharrem Bajraktari, ushtarak i sprovuar. Fama e tijë kishte marrë dhenë se atë nuk e zinte plumbi. Sa herë ishin përpjekur komunistët që ta asgjësonin në gracka dhe në prita të pa besa, por ai kishte mundur të shpëtonte dhe gjithnjë u bënte thirrje “ushtarve”që të largoheshin nga fushë e betejës. “Të dalin komandantët tuaj” thërriste Muharrem Bajraktari.
Në librin
e Lazër Radit “Njeriu i rrugës së gjatë” sipas kujtimeve të njerit nga
protogonistët e kësaj odiseje z. Taf Previzi, shkruan për atë ditë që po niseshin për në Greqi:
“S’kaloj shumë, e sikur dikush t’i kishte pasur në dorë çelsat e stuhisë, nisi
një shi me zhegerdi, i cili e ka ngulitur në kujtesen time atë ditë. Më dukej
se gjithçka ishte kthyer kundër nesh, sikur gjithçka kërkonte largimin tonë. Ashtu,
të krrusur nën shi, me pushkët të ngjeshur pas trupit, po merrnim rrugën drejt
të panjohurës, në atë udhtim që i kapërcente kufijt e aventurës, shpresonim tek
liria, shpresonim se një ditë së shpejti do të ktheheshim në Shqipëri. Në një fjalim
shum të shkurtër Muharrem Bajraktari na tha: “Ne sot po largohemi nga Atdheu i
jonë, jo se mbaroj lufta. Lufta për ne nuk ka për të mbarue deri sa mos të çlirohet
Shqipnija nga sllavo-bolshevikët, deri sa Kosova e jonë të vazhdojë të mbetet në
robni. Tashti, kudo që të gjendemi do të
luftojmë deri në pikën e fundit të gjakut tonë”. Duke përshkruar rrugën e vështirë
nepër Maqedoni nepërmes pritave të ushtrisë jugosllave autori shkruan per
njeren nga betejat me forcat jugosllave: “Pas nesh ushtonin shpatet, dridhej
toka, gjëmonin e uturonin maqinat dhe tanket, i gjith divizioni maqedonas ishte
vënë në lëvizje për kapjen tonë. Flakët dhe gjëmimet na ndiqnin kudo.
Autori, duke
përshkruar luftën e përgjakshme të këtyre nacionalistëve, nxjerr në pah të vertetën,
se pa strategjinë ushtarake të Muharrem
Bajraktarit ishte e pa mundur të përballohej gjith ajo fuqi sadiste sllave dhe nuk mundet të shpëtonte
asnjë i gjallë. Në epilogun e këtij shkrimi mundet të konfirmoj se kaq të ashpra
ishin këto beteja sa që nga 56 burra që u nisën në këtë odise të përgjakshëm për
jetë a vdekje, kan mbërritur të gjallë në
Greqi vetëm 25 nga keta burra, edhe këta shumica e tyre ishin të plagosur. Duke
çfletuar librin e Petrit Palushit “Muharrem
Bajraktari në vitet 1945-
Kur
brigada e 5 partizane sulmoj veriun e Shqipërisë në vjeshtën e vitit 1944, Bajraktari ofroj bashkpunim por
Muharrem
Bajraktari në të gjithë veprimtarinë e tijë politike nuk ka pranuar të bëhej
pjesë e ndonjë partie. “Partia ime është
Shqipnija”-ka deklaruar gjithnjë. Vitet në emigracion ishin përpjekje e
vazhdueshme në luftë për çlirimin e Shqipërisë dhe të Kosovës nga regjimi komunist. Ai mbylli sytë në Bruksel
në vitin 1988. Ai nuk arriti ta shikonte Shqipërinë të lirë dhe demokratike për
të cilën kishte luftuar kaq shum. Përcjellja mortore që ju bë nga qindra mijra
shqiptarë në Europën perendimore tregon respektin e madh të emigracinit politik
shqiptar për këtë luftëtarë të pa përkulur për Shqipërinë etnike demokratike. Për
afro një gjysmë shekulli diktataturë, komunistët