E diele, 22.12.2024, 09:00 PM (GMT)

Faleminderit

Nderim për mësuesin Smajl Haradinaj

E premte, 22.06.2012, 03:06 PM


Kohët dhe njerëzit

NDERIM PËR MËSUESIN SMAJL HARADINAJ

(Pjesë nga disa kujtime të një ish nxënësi të tij)

…!

Së këndejmi, pas përfundimit të “ciklit të ulët” të shkollës fillore në Zoqishtë të komunës së Rahovecit dhe në Dobrigje të komunës së Gjakovës, ciklin e lartë, respektivisht, katër klasët tjera fillore do i vazhdoj në shkollen fillore "Drita " në Gramaqel të komunës së Deçanit...Ku pos arsimtarëve ose pedagogëve tjerë të nderuar në atë shkollë, do e kem fatin dhe privilegjin e veçantë që për Arsimtar të Edukatës Fizike ta kem pedagogun dhe patriotin e shquar shqiptar, z. Smajl Haradinaj, zhaxhain e komandantit legjendar të Dukagjinit dhe ish kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj. Mbaj mend se Arsimtari im i dashur dhe i paharruar , mësuesi Smajl (siç e quanim ne nxënësit e tij asokohe arsimtarin tonë legjendë, z. Smajl HARADINAJ) ishte një patriot i madh -deri në kulm. Burrë trim dhe atdhetar i paepur -deri tek Zoti. I përkushtuar dhe kushtrimtar i madh-deri në tempull. Arsimtar i çmuar dhe pedagog i shkëlqyer sa s´ka më. Me kujtohet se Mësuesi Smajl ishte një burrë i pashëm, shpirtëbardhë dhe tepër krenar në misionin e tij prej pedagogu dhe patrioti të respektuar në ato anë.

Imanuel Kanti thotë se ashtu sikurse fytyra dhe sytë e njeriut që janë të bukur, sepse përmes tyre shihet shpirti, ashtu edhe shpirti i njeriut është i bukur dhe tepër i dashur, sepse përmes tij shihet dhe preket Zoti.

Si sot me kujtohen prore solemnitetët dhe ato manifestime të shkëlqyera për nderë të 28 Nëntorit- Ditës së Pavarësisë Shqiptare që i organizonte vazhdimisht mësuesi ynë i dashur, z. Smajl Haradinaj së bashku me miqtë dhe kolegët e tij asokohe në shkollën tonë fillore "Drita" te Gramaqelit. Dhe… trikot ( fanellat) tona kuq e zi si obligim dhe detyrë mbi të gjitha detyrat dhe obligimet tjera nga arsimtari i lartëpërmendur i Edukates Fizike , z. Smajl Haradinaj. Kori i nxënësve dhe ato recitime të bukura vargjësh kushtuar 28 Nëntorit, Shqipërisë dhe Shqiptarizmës. O Zot!...

Lajmin e hidhur mbi arrestimin dhe rënien në burg të arsimtarit tim të nderuar, z. Smajl Haradinaj, (që tani nuk ndodhet më në jetë. Dritë Pastë!), do ta përjetoja tepër rëndë dikur si nxënës i gjimnazit në Gjakovë dhe si student në Zagreb të Kroacisë. Gjatë tërë kohës me sillëshin në mendje sytë e përmalluar dhe ato shiqime të përlotura të femijëve të Tij ( Shqipes, Nasimit dhe Naimit), që i kisha njohur dikur kur kishim nxënës në shkollën fillore "Drita" të Gramaqelit... Përshëndetjet dhe buzagazët e harruara në pragun e derës, fjalët e ngelura në fyt dhe ato amanete të djegura në maje të gjuhës ! Një kujtim, një amanet i përhershëm ose testament që djeg e flet për një fjalë:- babi, -at, etj.etj. Ahh...

Si për çudi dhe një "analogji të pashkruar" ose të "pathënë asgjëkundi", armiqtë dhe pushtuesit e egër gjakatarë serbian vazhdimisht qëlluan dhe goditen pamëshirëshëm mbi “siperfaqen e mahisur” të dhëmbjeve dhe plagëve të shumëta skeletore dhe gjenetike të njerëzve dhe popullit ( kombit) tonë të cilat edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të kullojnë gjak në shpirtin dhe kujtesën e gjithëmbarshme nacionale dhe historike të çdo shqiptari. Duke shkrehur kështu plumb, zjarr dhe hekur mbi Njerëzit dhe Familjet e njohura liridashëse dhe patriotike shqiptare në Kosovë dhe kudo. E, sidomos, ndaj Familes lapidare dhe emblematike të Haradinajve nga Gllogjani.

Në Qytetin e Dritës, (në Paris…), thonë se ndodhet një monument i lashtë i viganëve që paraqet një kudhër ose tempull impozant me një mori çekanësh (çekiçësh) të thyer mbi të dhe një mbishkrim i cili thotë: -“Hudhëni çekanët banda armiqësore! Çekanët tuaj do thehën, ndërsa, kudhëra ose tempulli i lartë i Hyjit dhe viganëve të njohur të popullit dhe shtetit tonë përgjithmonë do të mbetet në kujtesën tonë historike dhe patriotike."

Haradinajt legjendar dhe emblematik vazhdimisht u dolën zot kombit dhe atdheut tonë kur ata e kishin mëse vështiri dhe kur ndodheshin në rrezik. E sidomos, gjatë luftës së fundit çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së .

Lavdi Familjes lapidare dhe emblematike të Haradinajve nga Gllogjani!

Lavdi të gjithë trimave dhe dëshmorëve të kombit dhe atdheut tonë të përbashkët!



(Vota: 28 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora