E shtune, 21.12.2024, 02:42 PM (GMT)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Alfabet

A - Sirenë alarmi e ngulur fort me dy këmbë në tokë dhe e përforcuar në mes, që gris qiellin me klithma, britma, ulurima, viktima. Shpikësi i Alfabetit, ai që shpiku këtë vegël ortografike uluritëse kaq të vlefshme për shqiptarët dhe Botën, ishte arab, por arab kurbetli shqiptar, matjan, dibran, çam, skraparlli, gjirokastrit, etj...

Edison Ypi: Gjyshi mullixhi

Anët tona janë plot me ujra, mullinj, burime, kroje, puse, pellgje, përrenj, ujvara, që i përdorim për të hequr etjen, për tu larë, për tu dehur, për të shëruar sëmundje, për të rrotulluar mokrra, turbina.Te Kroi ku rrjedh sylinari, atje fillon jeta, atje rroket fjala, rrjedh muhabeti, tjerret strategjia, buçet hileja, kalitet...

Edison Ypi: Jam Hebrè

Qysh fëmijë na ndante një hendek - moshatarët nuk më thirrën kurrë në lojë.Që 14 bëra plane për tu arratisur mes qenve të kufirit dhe telave me gjëmba. Herezi të tilla mendja e tyre nuk i kapte.Un i respektoja mësuesit. Ata më quanin budalla.Un i nderoja të moshuarit, klerikët, artistët, njerzit e...

Edison Ypi: Jamarbër

Ku takohet rruga “Fortuzi” me bulevardin “Zogu I”, mbi një bordurë betoni me pranë një shishe raki dhe një paketë DS, rri ulur Madu, Jamarbër Marko.Po kalon Llozi.-Madu, si po të duket ky llozi ?-Shembja e xhamive, profanimi i kishave, harrimi i...

Edison Ypi: Kosova ka mungesa

Kosova kishte mungesa.T'i pyesje kosovarët: Ku ndodhet hoteli ? askush nuk e braktiste punën veç 1 orë për me të shoqëru te hoteli. As ustai, as ndihmësi. Madje në Kosovë këtë hall nuk ta qan as serbi i Graçanicës.Por edhe nëse hotelin e gjen vet, hoteli ka mungesa...

Edison Ypi: Katunarja

Katunarja është si Perëndia: Ndodhet kudo, por s'duket asgjëkundi. Nuk fshihet. S'ka kohë të duket. U fanepset veç pak besimtarëve të Saj të zjarrtë të cilëve u tregon ku ndodhet, dhe ata shkojnë ja qajnë hallet mes lotëve.Katunarja sa e gjithfuqishme dhe e kudondodhur po aq dhe e nëpërkëmbur dhe e harruar...

Edison Ypi: Zonja e Bujtinës

Je qefli i ajrit të pastër. I raftë pika kujt nuk është, thuaj.Je dhe i marrosur pas vendeve panoramike që t'i ka bajatosur televizori duke i shoqëruar me rrena trashanike nga reporterë të papërgjegjshëm pa fantazi dhe me fjalor të varfër.Mezi pret ndonjë rast për t'i parë...

Edison Ypi: Kosova e të gjallëve

Isha në Kosovën e të gjallëve. Për të katërtën herë. Pas pak do bëhem si kolonjari tjetër, Sejfi Vllamasi, që tha: “Pesë herë e vizitova Kosovën, pesë herë u bëra dashnor i saj”.Sa herë shkoj në Kosovë, e shijoj në mënyra të ndryshme, të gjitha të hatashme, të gjitha të mrekullueshme, njëra më...

Edison Ypi: Me Jolyon Naegele

Një numër rrethanash rastësore dhe fatlume bënë të mundur që gjatë ditëve të eksodit të kosovarëve drejt Shqipërisë të kem fatin dhe kënaqësinë të udhëtoj në disa kampe refugjatësh me gazetarin e shquar Jolyon Naegele.Qafë-Thanë.Jolyon tregon kartën e akreditimit. Nuk na nxjerrin pengesa. Në një dhomë të vogël...

Edison Ypi: Gjysmaku

Gjysmaku ka shtat mesatar, shëndet mesatar, inteligjencë mesatare.Gjysmaku është mesatarisht i pasur, mesatarisht i ditur, mesatarisht i edukuar.Gjysmaku ulet në bankën e mesit të rreshtit të mesit, ka rezultate mesatare në mësime.Gjysmaku shtrohet në mes të sofrës, ha mesin e byrekut...

Edison Ypi: Mishmash

Të rinj të panumurt të veshur e të mbathur, të ngrënë e të pirë, që kanë mbaruar edhe shkolla, që kanë edhe diploma, por janë aq gdhë sa s'dinë të lidhin dy fjalë, s'munden ta rrëfejnë qartë një adresë të thjeshtë apo çfardo vendndodhje urbane apo rurale.Baballarë, nëna, vëllezër, motra, kushurinj, kushurira, që...

Edison Ypi: Ik në Niçë

E mira është në Niçë të shkosh e të derdhesh mbi 'të si vaji në lakra. Vetëm kështu Princeshës Niçë dhe Mbretëreshës Gorë nuk do i lësh zgëq e zgavër pa ja parëMirpo makina nuk është vaj, dhe malet nuk janë lakra.Lëri fantazitë dhe therja për në Niçë si Niça e meriton, duke ja ngulur thikën Gorës nga barku i butë në Plloçë...

Edison Ypi: Shega e Karavastasë

Këtë kokërr shegë e këputa me dorën time në një nga plantacionet oqeanike me shegë të Fermës "Agro Iliria" në Karavasta.E këputa me kujdesin që meriton Mbretëresha me kurorë, Hirësia e Saj Shega.Shega është e para Mbretëreshë me Kurorë e Botës.Sot të gjithë mbretërit dhe mbretëreshat janë ...

Edison Ypi: Prag Vjeshte

Lutja e vetme që shqiptarët e bëjnë me gjith shpirt këtë prag vjeshte është që të kthyerit nga qejfet me shkuma party në plazhet e jugut, pasi ta thyejnë qafën në Llogora me Benza dhe Toyota, të vinë në Tiranë me arkivola.Këtë prag vjeshte, kriteret meritokratike për karrierë të suksesëshme që zbatohen gjërësisht, pra kush gënjen më...

Edison Ypi: Dibra e Arbrit

Për qefin tim, me makinën time, me naftën time, me kohën time jam nis atje ku po nuk vajta fajin e kam vet, dhe ferri më pret.Brenda tunelit shpejtësia e lejuar është 70 kilometra në orë. Un banditi, un bastardi, un aventurieri, ja kërcas me 120 në orë prej qefit që nga Tirana në Kukës mundem me shku në më pak se 2 orë...

Edison Ypi: On the road to Shishtavec

I raftë pika kujt e di se Shishtaveci është i famshëm vetëm për patate.I largët, i ftohtë, verior, malësor, kufitar, nuk lihet pa u pa Shishtaveci.Shqiptari që nuk shkon me pa Shishtavecin, nuk është shqiptar, është parazit, zvarranik, kërrmill, vemje, krimb, bacil.Rruga për në Shishtavec nis në lindje të Kuksit...

Edison Ypi: Manual për Turista

Faleminderit Zoti Turist që u kujtove të vizitosh vendin tonë ku çfarë thuhet është rrenë, çfarë shkruhet është pleh, çfarë mendohet është herezi, çfarë ndodh është iluzion, çfarë shihet është magji, çfarë dëgjohet është marramendje, çfarë ndjehet është vdekjeprurëse, çfarë vlen vidhet, çfarë lëviz shkërdhehet....

Edison Ypi: Mozart Gorar

Mes Moglicës e Lozhanit mu faneps para syve si fotogramë filmi.Seç po bënte mbi ca degë të varura nga një kopësht.Ndala.Foli.Po ç'të folur !Foli një Shqipe të butë, të ngrohtë, të pastër, muzikë, simfoni e tëra, me të ik ment e kres...

Edison Ypi: Agoll Agoll

Komunisti, konformisti, komitetsi, karrieristi, denoncuesi, pijaneci, llafazani, mburraveci, gënjeshtari, katundari, proletari, himnizuesi i fshatarit dhe proletarit, atij fshatari trok’ e përtok’ dhe atij proletari cop’ e çik’, kur fshatari s’kishte as bukë thatë, dhe proletarin s’kishte ku ta zinte as qeni, ky gjoja poet e gjoja shkrimtar popullor...

Edison Ypi: Zyra Krifca

Gryka e Këlcyrës, Kanioni i Devollit, Gryka e Drinit, Gryka e Milotit, Kanioni i Osumit, Zadrima, Divjaka, Roskoveci, Devolli, janë vetëm disa nga dyert e Zyrës së Ministres Frida Krifca.Tavolinat e punës së Zyrës Krifca janë, një ditë Myzeqeja, ditën tjetër Mallakastra, pastaj Zadrima, e me rradhë, Fushë Kruja, Dumrea, mbi Shkodra, e të tjera...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora