E diele, 22.12.2024, 05:56 AM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Justifikimi i krimeve ushqen normalizimin e tyre

Kapet nga policia një mjek vahabist e pedofil, që ka abuzu me vite me një fëmi dhe mbushen ekranet me folës që mundohen disi ta shfajsojnë kriminelin. Del video e vrasjes mizore të një të riu nga dy delikuentë recidivistë dhe akuzohen mediat pse e publikojnë videon...

Blerim Latifi: Kujtesë në një natë të acartë janari

Deri vonë në shumë katunde të Kosovës ka ekzistu një ritual i vjetër sa vetë historia njerëzore. Quhej "Nata e tutjes së pemëve". Në një natë të acartë, si kjo e sontmja, burrat ngriheshin, merrnin sopatat dhe shkonin nga njëra pemë tek tjetra duke i kërcënuar se do t'i prisnin nëse nuk do të jepnin fryte verën e ardhshme...

Blerim Latifi: Njeriu që jetoi gjithë rrathët e ferrit serb

Avdyl Sejdiu u lind në vitin 1900. Në vitin e parë të shekullit të cilin të gjithë e përfytyronin si shekulli që do ta çonte përpara progresin moral të njerëzimit, por që doli të ishte shekulli i kasaphaneve më të mëdha në historinë e tij. Avdyl Sejdiu, nga Fshati Reçak i Kosovës, është njeriu që me jetën e tij simbolizon dimensionin...

Blerim Latifi: Adem Jashari ishte makthi i policisë serbe, ndërsa tash i vdekur ai është kthyer në makthin e krejt shtetit serb

Sandulloviq nuk është serbi i parë që flet për krimet e shtetit serb të kryera në Kosovë gjatë luftës. Ka pasur edhe të tjerë para tij, bile figura edhe më të njohura se ai.  Shkaku pse ai u arrestua dhe u torturua mizorisht nga BIA ka të bëj me faktin se Sandulloviq zgjodhi vendin i cili vazhdon të traumatizojë shtetin serb, pra varrin e Adem Jasharit në Prekaz...

Blerim Latifi: 'Unë jam Ahmet Delia, e ktij vendi i thonë Shqypni'

- Stoj!- i bërtiti roja që po ruante në hyrje të shtëpisë ku serbët po bënin hata mbi njerëzit e pambrojtur të saj.Plaku ia preu: - Unë serbishten hiç se di. Unë jam Ahmet Delia, e ktij vendi i thonë Shqypni.Ajo që ndodhi më pas, u kthye në kod të rezistencës me çdo çmim e deri në frymën e fundit kundër shtypjes dhe nënshtrimit...

Blerim Latifi: Një përputhje që veç tek UÇK-ja mund të gjendej

Po shikoja mbramë disa video dhe fotografi të 40 luftëtarëve të UÇK-së, të cilët bashkë me Mujë Krasniqin 25 vjet më parë ranë dëshmorë të lirisë në Malet e Pashtrikut. Mes gjërave të shpërndara gjithandej vendit të rënies, kamera kishte fokusuar çantën e njërit prej këtyre luftëtarëve, në të cilën ndodhej edhe ky libër "Tregime të zgjedhura amerikane"...

Blerim Latifi: Ka vetëm një rrugë për te dituria - të menduarit

Mbi 80 për qind e nxënësve në Kosovë nuk e kuptojnë atë që e lexojnë.Kështu ka vlerësu raporti i fundit i PISA-s.Pse ndodhë kjo?Për një arsye të thjeshtë, por fundamentale: Mungon hallka e domosdoshme midis të lexuarit dhe të kuptuarit, e cila është të menduarit...

Blerim Latifi: Jeta e civilizuar fillon me sigurinë

Brenda një kohe të shkurtër Policia e Kosovës ia doli t'i zbulojë dhe neutralizojë autorët e tri krimeve të randa, grupin kriminal që kreu plaçkitjen në Suharekë, grupin kriminal nga Maqedonia që kishte futur monedhat e falsifikume në tregun e Kosovës dhe autorët e krimit monstruoz në Bërnicë...

Blerim Latifi: Një shtëpi për veten në tokën e të parëve të tij

Ujgurët janë 11 milionë muslimanë që jetojnë në Kinë. Ata trajtohen mizorisht nga qeveria e Pekinit. Ua mohon të drejtat më elementare, përfshi të drejtën për ta praktiku të lirë Islamin. Praktikisht ata jetojnë në kushte të aparteidit dhe të kampeve të përqëndrimit. Askush nuk ngrihet për...

Blerim Latifi: Mashat terroriste të Rusisë nëpër botë janë aktivizu!

Mashat terroriste të Rusisë nëpër botë janë aktivizu! Me i ndihmu pak në Luftën e Ukrainës, duke ndezë vatra të reja ose të vjetëra konfliktesh të armatosura në botë.Dy javë më parë tentuan në veri të Kosovës, por dështuan keq. Sot e paskan shti në lojë Hamasin, terroristët e të cilit paskan hyrë në disa fshatra në jug të Izraelit duke vrarë secilin që hasin...

Blerim Latifi: Përsëri tregimi me popa, armë dhe rusë

120 vjet më parë, në marsin e vitit 1903, në fushën e Morinës, në Drenicë, ishin mbledhur rreth 4000 burra. Një shqetësim i madh e kishte nxitur atë kuvend. Në Mitrovicë sapo ishte vendosur konsulli rus, i cili me të marrë detyrën nuk kishte humbur kohë dhe kishte nisur me aktvitetet e tij propagandistike dhe subversive, në funksion të Serbisë...

Blerim Latifi: Historiani britanik, whisky skocez dhe UÇK

Më ra këto ditë në dorë libri më i ri i historianit të njohur britanik Timothy Garton Ash, “Homelands - A Personal History of Europe”. Në këtë libër autori i trajton ngjarjet kryesore që shënojnë historinë europiane nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore deri në prag të agresionit rus në Ukrainë (2022)...

Blerim Latifi: Kush ishte heroi që kishte guxuar të përballej me përbindëshin?

Ky lajm gazete është i vitit 1938. Në të paraqitet vrasja e Arkanit të kohës së Kralit, Mili? Kërsti?it. Shkrimi më poshtë flet kontekstin e kësaj ngjarje.Në të drejtën romake ekzistonte figura e "homo sacer". Ajo përfshinte njerëzit e përjashtuar nga çdolloj e drejte e ligji. I dehumanizuar, i zhveshur nga çdo e drejtë...

Blerim Latifi: Shkatërrimi i bibliotekës së fshatit dhe rënia në dashuri me librin

Tetë vite zgjati ekzistenca e bibliotekës time. Në shtator të vitit 1998 ushtarët serbë u futën në shtëpinë tonë dhe ia vunë flakën asaj. Flakët e përpinë edhe bibliotekën time. Vetëm pak libra prej saj arritën të shpëtonin, për shkakun se i kisha dërguar në Prishtinë pas fillimit të studimeve. Sot ato i trajtoj si të ishin diçka e shenjtë dhe sa herë i marrë ...

Blerim Latifi: Personazhe të panjohura që na thonë shumë

Sabri Lutfiun e kam shok të fëmijërisë. Jemi rritur bashkë, në një kohë të zymtë në të cilën fëmijët e kishin të vështirë të jetonin si fëmijë. Sherret e përbashkëta fëmijnore me Sabriun, sot janë ndër gjërat më nostalgjike në librin e kujtimeve të mia. Ai dallonte prej gjithë ne të tjerëve me çiltërsinë e tij të natyrshme. Ky tipar edhe sot...

Blerim Latifi: Pse gjuajmë me armë në dasma?

Kjo gjuajtja me armë nëpër dasma është relikt i një forme të vrazhdë të martesës, e cila ka qenë e përhapur gjithandej botës së lashtë, asaj mesjetare e deri në fillimet e modernitetit. Fjala është për atë që quhet "martesa me rrëmbim". Një fenomen i tillë ka qenë i shprehur kryesisht në shoqnitë ekzogame...

Blerim Latifi: Figura e fundit madhështore e qytetërimit romak

Gërmimet në bazilikën e shekullit të gjashtë, e cila u zbulua vjet në Ulpianë, kanë nxjerrë në dritë një zbulim tjetër fantastik:  një mozaik që përmban një dedikim për kishën nga perandori bizantin Justiniani i Parë dhe gruaja e tij Teodora...

Blerim Latifi: Mbi historinë e një nofke

Tipi që u dënua, në fjalinë kërcënuese drejtuar Avdullah Hotit e kishte quajtuar këtë të fundit "bugar". Bugar është forma në serbisht e emrit bullgar.Prej të gjitha ushtrive pushtuese që kanë qëndruar në Kosovë në kohë e rrethana të ndryshme historike, më së paku mbahen mend ushtritë bullgare. Folklori hesht për...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora