E merkure, 15.01.2025, 08:01 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

"Festa e birres" festa qe "dehu" te gjithe

Entuziastët e birrës kanë mundur të shijojnë për tre ditë shijen e birrës tradicionale shqiptare, gjatë një feste të re popullore që ka shpërngulur njerëzit e kryeqytetit, nga rrugët plot diell përvëlues, tek kodrat e liqenit artificial të Tiranës, në atë që u pagëzua si “Festa e birrës”. Por, nëse ky festim vjen i ri për Shqipërinë dhe shqiptarët...

Ishulli i Zvërnecit, mrekullia e harruar

Në perëndim të qytetit të Vlorës, rreth 13 kilometra larg, në mes të lagunës së Nartës, larg zhurmës së qytetit, ndodhet Ishulli i Zvërnecit, i mbuluar nga pisha të larta e shkurre me gjelbërim të përhershëm. Për të ardhur këtu duhet t’i bësh 9 nga këto 13 kilometra në një rrugë në mes të pemëve...

Aty ku turizmi malor takohet me detin dhe liqenin

Një udhëtim i mrekullueshëm në plazhet shkodrane ku pushuesit i ofrohet liqeni dhe deti. Rëra e rrallë me jodio kuron sëmundjet ndërsa fauna dhe flora e pasur e bëjnë edhe më karakteristike këtë zonë të Shqipërisë. Sigurisht, mos harroni tavën e krapit...

Në Italinë Shqiptare

Të duhet të ngjitesh në kalanë e Lezhës, që të rrokësh me sy të gjithë zonën e madhe fushore dhe bregdetare, që shtrihet prej shekujsh para këmbëve të saj. Drini, këneta, fusha, zogjtë e pafundmë, si edhe një rrip i madh i pyllëzuar, të shfaqet ngado përballë. Por, jo më. Shikimi mbetet, ngaqë fodull, Mali i Shëngjinit nuk të lejon më shumë. E sërish një kënetë. E gjithë kjo hapësirë, që dergjet në perëndim të Drinit...

Kosovë, Pavarësi & Siklet

Jemi ngjitur bashkë në një furgon shkatarraq, që përshkon me një uturimë mbytëse Kërnajën dhe i drejtohet rrugës së saporregulluar të Tropojës në drejtim të Gjakovës. Brinjaz është Qazim Uka, 70 vjeçar, me një xhup blu dhe me një plis të bardhë në kokë duke i mbajtur ngrehur sytë dhe veshët që e kanë lënë. E ndiej kur më pyet dhe nuk më kupton...

Liqeni i Pogradecit, krijesë e patradhtueshme

Nëse të bie rasti të prekësh qoftë edhe një herë ujërat e kësaj perle, atëherë, si pa dashje, por edhe me një dëshirë të fshehtë, të pashpjegueshme, do të gjendesh sërish aty, për t'u përkëdhelur përsëri nga uji dhe era, por edhe nga oksigjeni që gjendet me shumicë, më shumë se në çdo liqen tjetër të Ballkanit, por edhe më tutje...

Manastiri i Ardenicës…Ku shqiptarët piskasin në vend të lutjes

Kapela e Shën Triadhës gjendet në pjesën verilindore të manastirit të Ardenicës. Aty ka qenë jetë e mot. Të paktën, kështu thonë. Specialistët e monumenteve e llogarisin atë të krijuar që nga kohët pagane, kur njerëzit këtu i dedikoheshin kultit të Artemidës. Me kalimin e kohës, emri do shndërrohej e ndryshohej në gojën e banorëve… derisa do të mbetej me fjalëzën Ardenica...

Borova, ndanë një kujtimi te trishtë

Ata erdhën sërish një ditë. Këtë herë me uniforma të reja dhe jo me takëmet e dikurshme të Divizionit SS alpin. Një shqiptar, që përkthente, buzëqeshte me zor, ndërsa grupi i ushtarakëve gjermanë të strukturave të NATO-s, i kërkuan zyrtarëve vendas sesi mund t’i ndihmonin. Sesi vajti, ish-drejtori i Muzeut të Borovës, nuk mund të tregojë më. Shenjë vullneti të mirë, u shkruajt diku...

Ne Butrintin e Eneas...koha është ndalur për shqiptarët

Disa shpezë të egër i shikoj që tutje, që lodrojnë të qeta në breg. Vau, i kahmotshëm, përcjell banorët përtej, kurse dy punëtorë bëjnë kinse sikur punojnë në ndarjen e jashtme të qytetit antik të Butrintit. Asnjëherë nuk kam ardhur në dimër. Nuk ka shumë rëndësi. Njësoj, sa herë që njerëzit përmendin Butrintin, asosacioni të lidh vetvetiu me historinë...

Nën peshën e Akrokeraunëve

Në do të besosh sesa qeveritë shqiptare kanë bërë për turizmin kulturor, nuk të duhet shumë. Mjafton të lesh pak kilometra Vlorën dhe t’i afrohesh qytetit të vogël të Orikumit. Sikur vetë Zoti t’i bashkonte me dorë: qyteti antik, ku ka luftuar Qezari me Pompeun; klima mesdhetare-kontinentale; një gadishull me gjire të vogla...

Berat, Prehje në qytetin e bardhë

Po t'i ç'bën këtu", i drejtohem. Vallë ç'bën këtu kjo qënie? "Ja. Rrimë dhe bëjmë shëtitje". Qëndrojmë pak dekika pa folur poshtë Shën Triadhës në Kalanë e Beratit. Jemi tri veta. Një grua e bëshme që shet, Ai (që flet në shumës) dhe unë. "Këtu e gjete të shëtisësh!" - e pyes. "Ç't'i bësh. Nuk kemi punë, dalim këndej. Kam mamanë e sëmurë", më thotë...

Kepi i Rodonit, Atje ku nuk u ringrit Arberi

Skënderbeu “i Ri” duhet ta ketë kuptuar shpejt se entuziasmi i tij djaloshar dhe hija e gjyshit nuk mjaftonte për të ndërtuar ngrehinën e paraardhësit. Gjithsesi, “i çmenduri”, si po e thërrisnin shpesh e më shpesh venedikasit, donte ta shpërthente këtë korracë që e mbështillte. Ishte emri i gjyshit, që e mbante të trazitur keq, por dhe bëmat e tij, që e grishnin. Si për ironi të fatit, kishte zgjedhur vendin, që Skënderbeu, ai i vërteti, kishte kërkuar t’u shpëtonte në të gjallë...

Në trojet e legjendës së Lekë Zaharisë

Nuk ka mbetur më asgjë. Ka qindra vjet, që edhe bari, ka harruar të mbijë në këtë vend. Në vend të tij, shkurre pa fund dhe mbeturinat e shoqërisë së konsumit, të ngjitura lbyrshëm në shpatet e Vaut krenar, rrethojnë Kalanë e Danjës. Për fat, të paktën, nuk ka humbur shesh-shikimi. Poshtë meandron prej vitesh i mpakur Drini, ndërsa dy diga të stërmëdha ...

Dardhë, “Alt” turizmit dimëror

Na ishin dikur dy vëllezër priftërinj në Arrëz të Korçës. Jetonin dhe shkonin si mos më mirë me njëri-tjetrin. Njëditëzaj na erdhi lavfshëpreri. Na vuri taksa…shumë taksa. Po ti paguaje, ishe mirë. Në mos, të priste zdapi. Por, ai nuk ngopej. Kristianët hoqën më shumë. Kështu, pak nga pak, filluan që të bëhen osmanllinj. Ai që bëhej i shpëtonte taksave...

Vafsh ... pas Dajtit

Dy arkitektëve italianë, që iu besua ndërtimi i qendrës urbane të kryeqytetit të shqiptarëve, Florestano de Fausto dhe Armando Brasini, pak ditë pasi kishin marrë detyrën, nuk patën më asnjë mëdyshje. Këtë qytet të paqëm dhe tipik...

Në viset e Makbethit

Të zgjohesh në grinë e motit të Mbretërisë së Bashkuar dhe me detajet e arkitekturës skoceze përpara, nuk të duket se dita do të dhurojë ndonjë shenjë të mirë. Si për inat të fjalës shqipe se: moti i mirë duket në mëngjes, këtu funksionon ndryshe. Më thjesht, nuk funksionon me asgjë Shqipëria. Në soditje e sipër, duke nxjerrë avujt e të ftohtit...

Në shpellën e Sari Salltëkut

Legjenda e Sari Salltëkut më shkundet si jehonë në kokë. Ngatërrohem. Dikush ma ka shpjeguar se ai ishte thjesht ai që quhet Shën Spiridhoni në Korfuz, një kult, që respektohet sot e kësaj dite në kishën e madhe të Vunoit, kurse një bullgare dikur rrekej të më shpjegonte se kulti i tij është tutje në Dobruxhë. E shpjegonte paqëm sikur fliste me martirin...

Në Adriatikun e panjohur

“Kam mbjell pugull, jestinë, mjedër... Eh...çfarë nuk kam mbjell!. Në San Remo ia dijshin dhe punonim boll”. Po në burg pse të futën?-ia pret një bashkëfshatar, duke i prerë retorikën dhe ëndrrën. “Ah...”. Kthehet në tokë. Qesh. I qeshim. Qeshin të gjithë kotazi. Ky është një episod në fushat që janë fare pak qindra metra nga magjistrali kryesor i jugut shqiptar...

“Rozafa”, dashuri me pëllumba

Ejjjjjj! O karajfil! A i ke vesht të stampuem”. I ngrati që mezi e ka ngjitur kalldrëmin e rregullt deri në hyrjen e Kalasë së Shkodrës e shikon si Shvejku, dhe ofshan me gojën çapëlyer. Nxjerr disa tinguj zogjsh. Nuk kupton asgjë. Eshtë aziatik dhe...



Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora