Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Robert Elsie: Shenjtet e krishtere te Shqiperise

| E hene, 17.08.2009, 08:46 PM |


Shenjtet e krishtere te Shqiperise

Nga Robert Elsie

Kjo permbledhje te dhenash perqendrohet ne zhvillimin historik te kulteve te shenjteve te krishtere qe ishin nderuar ne Shqiperi, dhe perben njekohesisht nje perpjekje per te hedhur drite mbi disa veçori te besimit te krishtere aty.
Kur merremi me krishterimin dhe historine e tij te gjate ne Shqiperi, eshte e domosdoshme qe nga fillimi te bejme dallimin midis krishterimit ne trojet shqiptare dhe krishterimit mes shqiptareve si popull. Shqiperia ka qene, ne fakt, nje nga vendet e Europes qe u has me hershem me krishterimin dhe ka nje histori te gjate me kete besim fetar. Dime se pergjate bregut ilir ka patur ngulime relativisht te hershme te krishteresh. I pari qe predikoi ungjillin ne Shqiperi mund te kete qene vete Shen Pali i cili shprehet, "Nga Jeruzalemi e rrethinat deri ne Iliri plotesova predikimin e Ungjillit te Krishtit" (Romakeve 15:19). Edhe apostulli Ndre (Andrea) besohet se ka predikuar ne Epir. Nje numer i papercaktuar te krishteresh ka jetuar ne portin e Durresit ne vitin 58 e.r., dhe aty nga shekulli i katert deri ne te pestin krishterimi kishte lene gjurme te dallueshme anembane vendit.
Peshkopet e krishtere nga Dardania dhe Maqedonia Salutare, dmth ofiqaret e larte nga Shqiperia lindore dhe Kosova e sotme, dihet se kane marre pjese ne Keshillin e pare Ekumenik qe u mblodh ne Nikea ne vitin 325 te eres se re nga Perandori Konstandin (sundoi ne 307-337 e.r.) qellimi i te cilit mes te tjerash ishte te pengonte ngritjen e Arianizmit brenda perandorise. Gjithashtu, pese a gjashte peshkope nga Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjeter moren pjese ne Keshillin e Sardikes ne vitet 343-344 e.r.). Gjysme shekulli me vone, ne 395, Shqiperia Ilire e ndjeu çarjen fillestare midis Perandorise Romake te Lindjes dhe asaj te Perendimit, pasi gjendej qe ne krye te heres ne kufirin kulturor dhe politik mes Lindjes Bizantine dhe Perendimit Italian. Ajo mori dhe perfitoi nga te dyja kulturat por njekohesisht e pesoi keqas ne shekuj nga konfliktet mes dy gjysmave te perandorise. He per he, pak te dhena kemi mbi Kishen e Krishtere te hershme ne Shqiperi ngaqe strukturat kishtare u fshine me pushtimin dhe ngulimet sllave te Shqiperise aty nga viti 600. Fjala angleze per Mesjeten e hershme "Dark Ages" (Kohe te Erreta), e pershkuan me se miri erresiren e plote te Shqipersie se asaj kohe.
Historia e shenjteve ne Shqiperi fillon me nje numer martiresh te hershem te krishtere te cilet vepronin brenda vendit apo qe kishin ndonje fare lidhjeje me te. Keta shenjte, sidoqofte, nuk ishin shqiptare ne kuptimin etnik te fjales. I pari i tyre ishte Shen Asti (Astius), peshkop i Durresit ne kohen e Perandorit Trajan (sundoi 98-117 e.r.). Gjate kesaj kohe, shume te krishtere u arratisen ne Shqiperi per t'i shpetuar perndjekjes ne Itali. Midis tyre gjendeshin edhe shtate martire te shenjte: Peregrini, Lukiani, Pompei, Hezikiasi, Papiasi, Saturnini dhe Germani, te cilet, me te mberritur u arrestuan, u hodhen ne zinxhire dhe me pas u mbyten ne Detin Adriatik. Vete Asti u arrestua nga guvernatori romak i Durresit, Agrikola, rreth vitit 98 e.r. dhe u torturua per vdekje, siç duket ngaqe nuk pranoi te adhuronte Perendine Dionis. Dita e festes se tij eshte 9 korriku. Ende me pak e njohur eshte legjenda e Shen Florit (Florus) dhe Laurit (Laurus) nga Konstantinopoja. Flori punonte si gurgdhendes ne Iliri dhe e torturuan bashke me shokun e tij Laurin si dhe me punetoret e vet Prokulin (Proculus) dhe Maksimin (Maximus) ngaqe kishin ndihmuar ne ndertimin e nje kishe te krishtere. Ai u hodh ne pus dhe vdiq dikur nga shekulli i dyte. Disa autore e lidhin Florin dhe Laurin me ngulimet e lashta te Ulpianes, ne jug te Prishtines. Dita e festes se tyre eshte 18 gushti. Shen Lefteri (Eleutherius) ishte me prejardhje nga Roma dhe u be peshkop i Mesines dhe i Ilirise kur ende s'kishte mbushur njezet vjeç. Duket se ka jetuar ne Vlore. Nuk dime shume mbi te perveç faktit qe u thirr ne Rome rreth viteve 117-120 dhe qe u martirizua bashke me te emen, Shen Anthin (Anthia) dhe njembedhjete shoke gjate nje fushate perndjekjeje anti-te krishtere gjate sundimit te Perandorit Adrian (117-138 e.r.). Dita e festes se tij eshte 18 prilli. Shen Therini (Therinus) i ngulimit te lashte te Butrintit ne jug te Shqiperise se sotme, u ther bashke me nje numer martiresh te tjere gjate sundimit te Perandorit Decio (Decius, 249-250) ne shekullin e trete. Dita e festes se tij eshte 23 prilli, e njejte me ate te Shen Gjergjit. Se fundmi, Shen Donati (Donat), edhe ai nga Butrinti, i cili jetoi gjate sundimit te Perandorit Theodhos (Theodosius, 379-394). Sipas Sozomenit, historian grek i shekullit te peste, Donati ka qene Peshkop i Evorese ose Eurias, qe ndoshta mund te identifikohet me qytetin e Paramithise ne Çameri. Atij i mvishen shume mrekulli. Ka therur dragoin, ka pastruar nje pus te helmatisur, ka shpetuar te bijen e perandorit nga djalli dhe ka ngjallur te vdekurit. Vdiq ne vitin 387. Eshtrat ia shperngulen ne Kasiopi, Korfuz, ne vitin 602 per t'ia shpetuar nga pushtimet e barbareve. Kjo solli si pasoje nje çeshtje jurisdiksioni mbi te drejten e ruajtjes te relikeve te shenjta, mosmarreveshje qe u zgjidh nga Papa Gregori i Madh (590-604). Kulti i Donatit u perhap shume gjate mesjetes. Dita e perkujtimit te tij eshte 30 prilli.
Historia e hershme e krishterimit nuk ka ndonje rendesi te veçante per historine kulturore te vete popullit shqiptar, sidomos ngaqe shqiptaret nuk kane lene gjurme te besueshme gjate kesaj periudhe dhe as gjate pese shekujve qe pasojne. Ka patur nje numer ngulimesh te krishteresh pergjate bregdetit shqiptar, ne Durres, Apolloni, Butrint dhe Vlore, por keta kane qene pak te lidhur, ne mos aspak, me popullsine vendase qe jetonte ne male. Keto ngulime qene dhe mbeten, deri para pushtimit turk, koloni te banuara nga italiane, greke, venedikas, dalmate, sllave, çifute dhe armene, por, me sa duket, zor se aty ka patur edhe shqiptare. Barinjet shqiptare qe bjeshkonin me bagetine e tyre padyshim e ndjenin veten me te sigurte brenda maleve te veta.
Siç e verejtem edhe me lart, eshte e nevojshme te behet dallimi midis krishterimit ne Shqiperi dhe Krishtermit mes shqiptaresh, ashtu siç duhet bere dallimi midis historise se Shqiperise dhe historise se shqiptareve. Megjithe mirekuptimin e duhur per aspiratat e nacionalizmit shqiptar, duhet thene se perpjekjet e disa studiuesve shqiptare per te interpretuar se gjithe çka i perket shekujve te kaluar ka patur nje kombesi shqiptare, eshte vetem ne te keqen e shkences shqiptare. Ne shtypin shqiptar jane shfaqur emra figurash historike qe kane qene "padyshim shqiptare" ose te pakten "ndoshta shqiptare". Keta renditen nga Aleksandri i Madh deri te Ataturku. Te thuash per Shen Astin, Shen Donatin apo Shen Therinin, ose edhe me keq, te flasesh per Shen Jeromin, i lindur ne Stridone te Sllovenise se sotme, ose per Shen Martinin e Tursit, i lindur ne Sabari (Szombathely) te Hungarise, se kane qene shqiptare, do te thote te flasesh kuturu.
Siç duket, nuk ka patur ndonje shenjt shqiptar, ne kuptimin e paster etnik te fjales dhe kjo eshte e kuptueshme meqe si krishterimi ashtu edhe islami ishin, si te thuash, mallra te importuara. Me mberritjen e ketyre feve te medha erdhen edhe shenjtet. Edhe keta te importuar nga jashte. Fiset shqiptare u konvertuan me kalimin e kohes, megjithese, me sa duket, shume ciperisht. Afshi fetar nuk u perhap kurre mes tyre. Padyshim, murgjit dhe misionaret italiane sollen me vete kultet e shenjteve qe tradicionalisht adhuroheshin nga urdhrat e tyre, p.sh. shenjtet françeskane per murgjit françeskane, e te tjere. Megjithate, eshte e qarte se besimtaret, domethene shqiptaret e konvertuar, do te parapelqenin disa nga shenjtet dhe, me kalimin e kohes, do te benin zgjedhjet e tyre. Pernjemend, ka nje numer shenjtesh te krishtere qe jane adhuruar ne menyre te veçante nga shqiptaret nder shekuj, figura qe aq mire perputheshin me kllapat e besimit popullor ne vend, saqe perfunduan te konsideroheshin vendase. Pikerisht ne kete moment, historia e shenjteve ne Shqiperi merr nje rendesi te veçante per shqiptaret si popull. Pse disa shenjte u adhuruan nga shqiptaret ndersa te tjere u lane ne harrese? Pergjigjen perfundimtare kesaj pyetjeje do te mund t'ia japin nje dite historianet e kishes dhe etnologet. Tani per tani, mjafton te verejme cilet shenjte adhuruan ne veçanti shqiptaret.
Le t'i kthehemi dhjetevjeçareve te pare te shekullit te shtatembedhjete, periudha mu para se ciles, per arsye lehtesisht te kuptueshme, shqiptaret u konvertuan ne numer te madh ne fene islame. Ne monografine e tij Geografia Ecclesiastica dell'Albania, botuar ne 1934, studiuesi jezuit dhe albanologu i madh Fulvio Cordignano (1887-1951) renditi ne nje liste rreth 275 kisha katolike qe ekzistonin ne Shqiperi aty nga midis dhjetevjeçareve te fundit te shekullit te gjashtembedhjete dhe mesi i te shtatembedhjetit. Keto kisha ishin emertuar sipas nje sere shenjtesh te krishtere, mbi dyzet ne teresi, por po ta verejme me me kujdes listen, shohim se mese gjysma e kishave te asaj periudhe mbante emrat e vetem kater shenjteve: Shen Meria (Santa Maria Vergine), Shen Kolli (San Nicola), Shenepremte (Santa Veneranda) dhe Shen Gjergji (San Giorgio).
Shenjti me i perhapur i te gjitheve ne Shqiperi qe Shen Meria. Kulti i Virgjereshes Se Bekuar u ngrit ne Evropen Perendimore gjate Mesjetes se larte kur u be e ndjeshme nevoja per te vene nje kunderpale femerore, te themi nje perendeshe, kundruall perendise tradicionalisht mashkullore te kishes se krishtere. Nga 275 kisha katolike te renditura nga Cordignano, 42 i kushtoheshin Shen Merise, me shume se cilitdo shenjti tjeter. Kishte kisha historike katolike ne Ulqin (sot ne Mal te Zi), Shurdhah (Shkoder), Deje (Shkoder) dhe Drisht (Shkoder) qe ishte capitulum ecclesie S. Marie de Drivasto e shenuar ne 1353, Naraç (Shkoder), Hajmel (Shkoder), Renc (Lezhe), Fishte (Lezhe), Troshan (Lezhe), Kalivaç (Lezhe), Lezhe, Mertur (Puke), Surroj (Kukes), Shperdhaze (Mirdite), Malaj (Mirdite), Ndershene (Mirdite), Nderfane (Mirdite), Lure (Diber), Çidhne (Diber), Gur i Bardhe (Mat), Sebasta (Laç), Mbret (Laç), Kurcaj (Kruje), Kepi i Rodonit (Durres) shenuar ne 1418, Brar (Tirane) qe prej shekullit te dymbedhjete, Skuterre (Tirane), Pellumbas (Tirane), Buçimas (Tirane), Linze (Tirane), dhe Bishqem (Peqin).
Kishte gjithashtu mjaft kisha dhe manastire ortodokse perkushtuar Virgjereshes se Bekuar midis te cileve ata ne: Berat qe nga viti 1797, Peshtan (Berat) Elbasan qe nga viti 1833, Ardenice (Lushnje), Apolloni (Pojan, Fier), qe nga fillimi i shekullit te trembedhjete, Dhermi (Vlore) nga shekulli i trembedhjete te i katermbedhjeti, Dhiver (Sarande) e vitit 1604, Peca (Sarande) e vitit 1770, Piqeras (Sarande) e vitit 1672, Nivice-Bubar (Sarande) e shekullit XVII, Malçan (Sarande) aty nga viti 1600, Marmiro prane Orikumit (Vlore) qe nga fillimi i shekullit te dhjete, Kameno ne verilindje te Delvines, Zvernec (Vlore) nga shekujt XIII-XVIV, Goranxi (Gjirokaster) aty nga viti 1600, Vllaho Goranxi (Gjirokaster) qe nga viti 1622, Koshovice (Gjirokaster) qe nga viti 1669, Saraqinishte (Gjirokaster) qe nga viti 1634, Nivan (Gjirokaster) qe nga viti 1702, Konicka (Gjirokaster) qe nga viti 1789, Dhuvjan (Gjirokaster) Llongo (Gjirokaster), Treneshishta (Gjirokaster), Vanister (Gjirokaster), Peshkepi (Gjirokaster) qe nga fillimi i shekullit te dhjete, Zervat (Gjirokaster) e hapur qe nga fillimi i i shekullit te dhjete, Labove e Kryqit (Gjirokaster) qe nga fundi i shekullit te dhjete, Skora (Gjirokaster) qe nga viti 1773, Sopik (Gjirokaster) qe nga viti 1770, Leusa (Permet) qe nga viti 1812, Kosine (Permet) nga shekulli i dymbedhjete te i katermbedhjeti, Seranjperat (Permet)nga shekulli XVII, Leskovik (Erseke), Barmash (Erseke) qe nga viti 1616, Postenan (Erseke) qe nga shekulli i shtatembedhjete te i tetembedhjeti, Lashove (Erseke) qe nga shekulli i tetetmbedhjete, Voskopoje (Korçe) nga viti 1712, Vithkuq (Korçe) nga shekulli i shtatembedhjete te i tetembedhjeti, Maligrad ne Liqenin e Prespes qe nga viti 1345, Pogradec, Niçe (Pogradec) qe nga shekulli i tetembedhjete, dhe ne Lin (Pogradec).
Shen Meria adhurohej sidomos gjate shtegtimeve ne diten e perkujtimit te saj, 15 gushti, Dita e Ngritjes ne Qiell, e njohur ne Shqiperi si Shen Meria e Gushtit. Per ortodokset kjo dite festohet si Fjetja e Shen Merise, dikur e shenuar me 27 gusht sipas kalendarit bizantin, por tani me 15 gusht sipas kalendarit latin. Shtegtime ne nderim te Shen Merise perfshinin e dhe ngjitjen ne male te larta, mbeturine e kulteve te hershme te para-krishtera: ne malin e Tomorrit, ne malin e Gjalices prane Kukesit, ne malin e Shen Lleshit prane Krujes, ne malin e Kundrevices te Kurveleshit, ne malin Pashtrik ne kufirin mes Shqiperise dhe Kosoves. Pjeter Bogdani (rreth 1630-1689) e pershkruan festimin ne malin e fundit ne 1681 si vijon:
"E kalojne aty gjithe naten, me daulle, bilbila, duke kercyer e kenduar. Pas mesnate fillojne nje procesion te perzier muslimanet, serbet dhe greket me qirinj te ndezur dylli, me gjatesi te ndryshme sipas moshes se personit qe i mban ne dore. I sillen rrotull majes se malit me te larte per tre ore me kembet zbathur (disa nga muslimanet qe prijne jane kaleruar.)"
Ne Shqiperine qendrore, grate shterpe udhetonin per ne plazhet e Kavajes dhe te Durresit per t'u lare ne ujerat e detit. Ky zakon, me te cilin grate shpresonin te mbeteshin shtatzena, u ndoq ne heshtje e pa buje edhe gjate diktatures komuniste. Ne Selte, ne zonen e Shpatit te Shqiperise qendrore, gjate kesaj dite flijohej nje lope.
Ne fshatin e Bibajt te Rekes se Eperme (Maqedoni), shqiptaret orotodokse festonin ne 4 dhjetor Shen Merine e Dimrit. Edhe shqiptaret ortodokse te Shqiperise e shenojne kete feste, e njohur edhe me emrin Festa e Paraqitjes se Shen Merise ne Tempull, duke e festuar me 21 nentor sipas kalendarit latin. Sipas tradites, gjate kesaj feste ndizeshin qirinj dhe piqej buke e cila, pasi bekohej nga prifti, hahej.
Po ne Reken e Eperme, ne fshatin e Sences kryhej festa e Shen Merise se Vogel, (rumanisht Sfanta Maria Mica, vllahçe St|marie N'ic) e cila perkujton lindjen e Shen Merise me 21 shtator sipas kalendarit bizantin dhe tani me pergjithesisht me 8 shtator sipas kalendarit latin. Kjo dite njihet edhe si Dita e Bleteve, meqe perkon me periudhen e vitit kur kryhet shitblerja e bleteve. Fisi i Grudajve dhe qyteti i Shkodres e festonin diten e Shen Merise me 8 shator, ndersa banoret e Vuklit dhe te Nikçes e nderonin Virgjereshen me 24 maj.
Shen Meria pernderohej ne veçanti brenda kishes katolike te Shqiperise si Zoja e Shkodres (La Madonna di Scutari) ose Zoja e Bekueme, e njohur edhe si Zoja e Kshillit te Mire (La Madonna del Buon Consiglio). Festa e Zojes se Shkodres shenohej nga te gjithe fiset katolike te veriut. Keshilli i katert i peshkopeve shqiptare, i mbajtur ne vitin 1895, e shpalli Zojen e Shkodres APajtore te Shqiperise@. Zoja e Shkodres ka edhe nje legjende te veten:
Zoja (Madonna) gjendej ne fillim ne nje kishe te vogel te Shkodres se vjeter ne kembe te malit te Rozafes, ku katoliket e Shkodres e pernderonin portretin e saj ne nje pikture me boje vaji. Ne 1467, kur trupat osmane e mbanin Shkodren ne rrethim dhe kercenonin te çshenjteronin kishen, piktura u shkeput per mrekullit nga muri, u largua nga ndertesa dhe mori fluturimin drejt perendimit mbi detin Adriatik per ne Itali. E ndoqen dy shtegtare shqiptare, Gjorgji dhe De Sclavisi. Portreti ne pikture i Zojes erdhi e u preh ne qytetin e Genazzano-s prane Romes, ku u ngrit nje kishe ne nder te saj, Kisha e Zojes se Kshillit te Mire (La Chiesa della Madonna del Buon Consiglio)
Qe prej asaj kohe, vendi i shenjte i Genazzano-s ka qene pike shtegtimi per katoliket shqiptare. Rreth vitit 1700, pernderimi i Zojes se Genazzano-s u perhap edhe mes arbereshve te Kalabrise, ne veçanti ne San Benedetto Ullano, fale klerikut Stefano Rodotà. Kisha e tanishme e Genazzano-s u ndertua ne fillim te shekullit XX dhe shtegtaret e vizitojne duke ecur zbathur, sidomos gjate dites perkujtimore te Zojes se Kshillit te Mire qe eshte 26 prilli.
Edhe Kisha e Zojes ne Shkoder ka qene gjithmone shume e pernderuar nga katoliket shqiptare te veriut. Ne prill 1946, nje vit pas marrjes se pushtetit nga komunistet, mbi dymije vete moren pjese ne shtegtimin tek ajo. Megjithate, jo shume kohe me vone, kisha u mbyll dhe u shnderrua ne salle vallezimi dhe ne vitin 1967, gjate fushates komuniste kunder fese, kisha u rrafshua pertoke.

Për ZSH: Ilir Dardani