Përjetësi » Mani
Revista "Shqipëria etnike" Nr. 2/2009
E diele, 16.08.2009, 06:29 PM
Revistë e pavarur tremujore:
informative-kulturore-politike
Për:
-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj
-Riatdhesimin e Shqiptarëve
të dëbuar me dhunë
-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar
Viti IX-X nr. 2/2009 Bleror-Lulëzor-Qershor- 2009
Çmimi: për Mërgatë: 5 CHF, 3 €, 3 $
për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €
Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)
Nr. i llogarisë:1110162085000136
Drejtor: Agim GASHI
Kryeredaktor: Kadri Mani
Zv.Kryeredaktor: Halil Xani
Redaktorpërgjegjës: Adem Berisha
Lektore: Jeta Bytyçi
Kompjuterist: Besnik Mehmeti
Anëtarë Nderi në Redaksi:
Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,
Fetah Berisha dhe Ramadan Rexha
Simboli: Qamil Nivokazi
Adresa: "Shqipëria Etnike"
c/o Kadri
Osmani
Kodra e Diellit
Rr. “Mehmet Gradica” nr. 64
10000 Prishtinë
etnike@gmail.com
Redaksia ka të drejtën e redaktimit
e të lekturës të punimeve
Shkrimet dhe fotografitë mund
të kthehen: me kërkesën dhe
shpenzimet e autorit.
________________________
Numri i parë i revistës tonë
"Shqipëria Etnike" doli më 10
Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj
kjo Lidhje është busulla jonë orientuese
KRYEARTIKULLI
BOTA JONË DEMOKRATIKE KORRI DY FITORE
PAJANDA,
VOTIMET E SIVJETME SI EDHE AUTOSTRADA!!
Nga Kadri Mani
“Ka ardhur koha
që bota t’i mbështesë shqiptarët në projektet e tyre për vetëvendosje dhe, pse
jo, për RIBASHKIM NË NJË SHTET KOMBËTAR SHQIPTAR me madhësinë e Zvicrës,
duke krijuar kështu një ekuilibër në zonën e Ballkanit, që historikisht është
konsideruar fuçi baruti. Në këtë mënyrë shtetet e Gadishullit Ballkanik do të INTEGROHESHIN
në mënyrë paqësore e të qytetëruar në Evropën e Bashkuar të së ardhmes...“
(Prof. Dr. Astrit Leka, Kryetar i Shoqatës Ndërkombëtare të Solidestit për
zhvillimin e vendeve të Lindjes: Diskutim i mbajtur në Kolokiumin Ndërkombëtar
të vendeve të Evropës Juglindore të Kulturës për një „Evropë të Bashkuar“, bërë
në Gjenevë, më 18 maj 1992. Shih: Shqiptarët dhe Evropa, „Lura“, Tiranë, 1993,
f. 16);- (cituar sipas Prof. Dr. Mehdi Hysenit, te Letra e Hapur drejtuar
gjyqtarit të Tiranës, zotni Fehmi Petku,- te Agjencia e Lajmeve „Iliria. net“,
datë: e enjte, 08. Korrik, 2004).
Po festonim e po galdonim, gëzimi
ynë s’kishte kufi, fill pas daljes tonë në det, me anë të Shëngjinit, na erdhën
radhazi dhuratë nga ekipi udhëheqës dhe udhërrëfyes i Kryeministrit Dr. Salih
Berisha dhe nga demokracia shqiptare edhe dy firore pajanda, votimet e sivjetme
dhe Autostrada- arterje gjaku e bashkimit tonë të ëdërruar shqiptar!Dr. Ibrahim Rugova
U tha me të drejtë se ky bashkim,
mund të krahasohet me Pavarësinë e Shqipërisë dhe me Pavarësinë e Kosovës!! U
krijuan dy shtete shqiptare në rrethana aktuale, të ngjashme dhe identike me
situatat
kritike të krijimit të dy Gjermanive pas Luftës së Dytë Botërore, por
me tendencë të vijueshme të krijimit të një shteti të vetëm dhe unik e të
pandashëm përjetë, si e ka parapa atdhetari ynë vizionar Prof. Dr. Astrit Leka.Dr. Sali Berisha
Dhe kjo do të ndodhë, pavarësisht
egërsisë barbare të armiqve tanë të jashtëm e të brendshëm, të djeshëm e të
sotëm: Xhon Bolton, Karla del Ponte, Naom Çomsky, Kapllan Resuli- Buroviqi,
dueti Qosja-Rama e të tjerë harama, që fshehur e hapur intriguan e denigruan,
shpifën e triullun kundër dy stragegëve të pavarësisë e të progresit tonë,
sikur që janë të njohur botërisht: Dr. Ibrahim Rugova e Dr. Salih Berisha.
Socialistët e urryer, armiqtë e
djeshëm e të sotëm, kishin përgatitur fishekzjarret për ta parë të zhuritur
Shqipërinë dhe Kosovësn!! Ju ngelën pe shrep!! Mbase ju laget baruti deri në
zgjedhjet tjeta.
Autostrada duhet të pagëzohet me
emrin e projektuesit e të realizuesit “Dr. Rugova & Dr.Berisha”
Femi
Cakolli/Replikë
Tungjatjeta,
Ju zotëri/zonjë mund të jeni argat
i serbit me këto fjalë që i thua për kanunin e Lekës. Ju nuk dini se çka thoni,
e sigurisht ndoshta as që e keni lexuar Kanunin, ose nuk keni kuptuar gjë.
Kanuni i Lekë Dukagjinit si ligje kanë funksionuar para se të ishin serbët
këtu. Ky kanun është dokumenti më autentik për të dëshmuar Shqiptarinë ose
kulturën ilire para se të islamizoheshin arbërit. Nuk ka në botë ligj më human
sesa ky i Lekës. Kam parë e lexuar ligje e kode si ato nga Hamurabi, i Mojsiut,
i Tores, Talmudit, Hadithet, i Car Dushanit etj. Sot shoqëria jonë është shumë
më shumë johumane, që nuk e njeh Kanunin e Lekës, sesa dikur më herët.
Aziz Ruhani/Fjalë të urta
-S’e ha pulën ai që e ka, po ai që
është mësue.
-Trupin macë e barkub kacë.
-Edhe lakra është petë-petë, po
s’është pite.
-S’ka shtëpi që s’a derë.
-Gjuha folë e fshihet, trupi pret e
rrihet.
-Njeri hurun – s’asht përkurrkun.
-Ara e gatë s’ashtë e ngratë.
-Ka dardha bish.
-Jep me dorë e lyp me kambë.
-S’ka dru pa krane – as njeri pa
behone.
Shkrime paralele për Dr.
Ibrahim Rugovën: afirmativ (pozitiv) nga Fehmi Cakolli e Xhevdet Mazreku dhe
denigrues (negativ) nga Shqiptar Oseku
Një opinion për Kryetarin e ndjerë Dr. Ibrahim Rugovën
Rugova shëmbëllimi i vetëm
Nga Fehmi Cakolli
Zakonisht kur flasim ose kur e përshkruajmë një personalitet të shquar
publik, e në veçanti karakteristikat e tij kryesore, atëherë çdoherë merret si
shëmbëllim një figurë historike për t’u krahasuar. Nuk mund të gjesh një
personalitet tjetër shqiptar që mund të krahasohet me I. Rugovën. Pra, s’ka
shëmbëllim për presidentin e Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Deri tash kemi dëgjuar
shumë shpesh që ai të jetë krahasuar me Gandin, por mua në të vërtetë më duket shumë
më i afërt, shumë më i krahasueshëm, shëmbëllyeshëm, me një figurë tjetër. Kush
është kjo figurë? Fehmi Cakolli
Ky njeri ishte hebre dhe është shumë i mirënjohur për të tri religjionet
abrahamike. Për izraelitët, përkatësisht për judaikët, njihet me emrin Mosheu.
Për të krishterët njihet me emrin Mojsiu.
Për myslimanët njihet me emrin Musai. Mojsiu jetoi para 3500 vjetëve.
Rugova dhe Mojsiu
Mojsiu ishte rritur jo nga familja e tij. Rugova po ashtu nuk ishte rritur nga
familja e tij. Mojsiu ishte prijës i popullit izraelit për 40 vjet në momentet
më të vështira, duke ecur nëpër shkretëtirë, dhe duke dëgjuar çfarë po i fliste
Zoti. Rugova ishte prijës i popullit të Kosovës gati për 20 vjet në momentet më
të vështira, duke ecur në rrugë shpeshherë shkretëtire, dhe duke pritur dhe
besuar se çfarë do të bëjë rendi demokratik i disa shteteve e veçanërisht i
Amerikës. Mojsiu besonte në tokën e premtuar që Zoti ia kishte shfaqur. Rugova
po ashtu besonte në pavarësinë e Kosovës, i shfaqej. Me gjithë atë besim të
Mojsiut, ai e pa vetëm nga larg tokën e premtuar. Po ashtu me anë të besimit
Rugova e ka parë nga larg lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Mojsiu nuk hyri
në tokën e premtuar, e as Rugova nuk hyri në një Kosovë të pavarur. Mojsiu
ishte shumë afër tokës së premtuar, edhe Rugova ishte shumë afër pavarësisë.
Mojsiu posa e pa tokën e premtuar vdes, në moshën 120 vjeçare. Edhe Rugova posa
po e shihte pavarësinë e Kosovës vdes, në moshën 61 vjeçare. Kur u rrezikua
Faraoni ai e ftoi Mojsiun për biseda. Kur u rrezikua Millosheviqi ai e ftoi
Rugovën për biseda. Mojsiu ishte lider popullor. Rugova ishte lider popullor.
Me Mojsiun fillon formimi i krijimit të shtetësisë izraelite, dhe po kështu me
Rugovën fillon shtetësia e Kosovës. Me Mojsiun përmbytet koha dhe religjioni pagan
egjiptas ndër hebrenjtë, dhe po me Rugovën fillon përmbytja e pushtimit serb në
Kosovë dhe me të fillon përmbytja e komunizmit ndër shqiptarët në Kosovë dhe
Shqipëri. Mojsiu ishte profet i madh. Rugova ishte lider i madh dhe profetizues
i madh për pavarësinë. Mojsiu nuk kishte ushtri e as armë dhe për të luftonte
dikush tjetër. E as Rugova nuk kishte ushtri e as armë, por po ashtu për të
luftonte dikush tjetër. Pra për lirinë e çlirimin e popullit të Mojsiut
ndërhyri dikush nga jashtë, dhe po kështu ndodhi që edhe për lirinë dhe
çlirimin përfundimtar të popullit të Rugovës ndërhyri dikush nga jashtë. Mojsiu
ishte autor librash, edhe Rugova ishte autor librash.
Përfundimisht, politika, kultura dhe mendimi i tij u ndërtuan mbi vetëdijen dhe
kulturën krishtere perëndimore dhe kombëtare. Presidenti i parë i Kosovës
përveç se ishte një politikan, letrar ai ishte edhe një lider shpirtëror.
Tri tipare të tij: durimi, heshtja dhe buzëqeshja
Durimi, heshtja dhe buzëqeshja e tij ishin shprehjet e tij më të thella
filozofike. Durimi i tij ishte i nevojshëm për ekzistencën kombëtare dhe për
t’iu shmangur të ligut. Heshtja ishte për maturi, meditim dhe vizion të tij.
Buzëqeshja ishte shprehja e kurajës, e shpresës dhe e sinqeritetit të tij.
Buzëqeshja e tij ishte edhe përballje me jetën, sfidat dhe me ligësitë.
Buzëqeshja e tij ishte edhe lamtumira e tij.
Pushoftë në praninë e Zotit
Normalisht si çdo njeri tjetër, si çdo kryetar tjetër, si çdo intelektual tjetër,
edhe ai i kishte të metat e tij, por për shkak të momentit, për shkak të veprës
së tij, për shkak të jetës së tij, për shkak të idealeve të tij, e sidomos për
shkak të nevojës që ai të ishte ende me ne, nuk mund të ndalemi në to tani,
prandaj sot po e kujtojmë me respekt dhe me admirim kryetarin e parë të
Kosovës, duke u lutur për familjen e tij, për vendin tonë, dhe duke e
falënderuar Zotin për Ibrahim Rugovën.
Zoti e ngushëlloftë familjen e tij!
Zoti e ngushëlloftë popullin shqiptar!
Zoti e ngushëlloftë Kosovën!
------------------
ZIJA PËR NJERIUN QË S’MBËRRIU
Dërguar më 25/01/2006 - 10:37
Tema: Kosova
Nga Shqiptar Oseku
Kumti se paskësh vdekur Kryetari i Kosovës zt. Ibrahim Rugova më tronditi kur e
dëgjova. Ishte kumt që ishte i pritur, te unë e te tërë publiku tjetër që e
kish mësuar nga ai vet(ë) se cila sëmundje e mundonte.
Megjithatë, me të dëgjuar, më pikëlloi, si njeri e si shqiptar.
De mortuis nil nisi bonum, për të vdekurin asgjë pos të mirave, thonin romakët
e lashtë. Por kjo thënie as ka qenë ndonjëherë, as është, një urdhër moral. Si
në antikë, ashtu edhe sot, ajo s’është veçse një përshkrim i asaj që ndodh natyrshëm
kur ndërron jetë dikush. Sa për vete, le të përshkruaj që u habita nga reagimi
im. U ndjeva i irrituar, meqë s’e kuptova përnjëherë se nga
buronte tërë ai pikëllim.
Politikani Rugova për mua kish vdekur qysh moti, të paktën nëse e quajmë vdekje politike kur t’i
shembet besueshmëria një udhëheqësi. Ai u shemb brenda meje më
1994, kur shkeli mbi demokracinë në Kuvendin e Dytë të LDK-së, e vdiq
përfundimisht më 1996, kur zhgënjimin e Dejtonit e quajti triumf, e kur u vu
t’i stigmatizonte filizat më vetflijues të Kosovës. Ato tjerat që
vijuan pastaj, prej epizodit makabër televiziv me Millosheviçin në vlug të
bombardimeve, e gjer te përdhosja e demokracisë përmes flamujve privatë,
për mua s’ishin veçse epilogje të tejzgjatura. Më duhet të pranoj
sinqerisht se gjatë tërë këtyre viteve të mbrama, politikanin Rugova s’e kam
parë veçse si atavizëm, e njeriun Rugova me mëshirë e keqardhje – dhe
kjo jo gjithmonë në këtë renditje.
E megjithatë, pra, kur dëgjova se paskësh vdekur, se si ndjeva që më sëmboi në
zemër një pikëllim i turbullt. E pata takuar shkarazi në Stokholm dy herë, por
kjo s’ishte shkaku. Shkaku ishte diku tjetër. Desha-s’desha unë, kryetari
Rugova e kish dominuar një kapitull të historisë sime intime e
familjare, si shqiptar i lindur në Kosovë. Dhe ta mbyllësh një kapitull tëndin,
sado e pashmangshme që të jetë, është normale të të shkaktojë angështi e
pikëllim.
Te një lider që për vite me radhë e determinon jetën politike të një vendi,
është lehtë që njeriu t’i projektojë idealet e utopisë së vet private.
Sa ishte gjallë, te kryetari Rugova e çmoja faktin se dinte si askush tjetër
që ta kthente dobësinë në virtyt. Për vite të tëra, ai e transformoi pothuajse
filli vetëm, veç përmes stilit të vet, imazhin e shqiptarëve, nga ai i kaçakëve
fisnorë në shembull të rezistencës së padhunshme. Ibrahim Rugovës, të
mbështjellur përherë nga tymi i trashë i duhanit, me thnia në flokë, kostumin e
pashije, syzet e trasha, e shallin e hollë, i cili s’ia fshihte dot mollëzën na
mu në mes të qafës hollake; këtij mishërimi të akademikut të kabineteve,
thjesht s’ia shpifte dot askush uniformën, ose fajësinë për vrasje, a për
çfarëdo aktesh dhune. Tërë makineria propagandistike e Beogradit ngordhte, si
të thuash, para pamjes së tij krejtësisht joheroike.
Dua të besoj se të ndjerit i takon edhe një meritë tjetër, që ngulmoj
ta përmend enkas. Përmes shembullit personal, kryetari Rugova u kujdes
gjithmonë që ta ruante Kosovën nga të gjitha manitë e ekstremizmit fetar,
qofshin ato islamike a kristiane. Në këtë aspekt, ai i qëndroi besnik
ideologjisë shqiptare, e cila, për dalim nga nacionalizmat e fqinjëve, ka qenë
dhe mbetet laike, demokratike, dhe e ndërtuar sipas parimit E pluribus unum. Më
thotë mendja që kjo meritë do përmendur enkas sidomos sot, kur atij i shpifen post
mortem gjëra që s’do të guxonte kush, se do t’i vinte turp, t’ia thonte në sy
sa ishte gjallë.
Para së gjithash, Ibrahim Rugova, me tërë të mirat e të këqiat e veta, do të
mbetet në histori si i pari kryetar i mirëfilltë shqiptar, d.t.th. i zgjedhur me
votën e lirë. Dikush e ka quajtur ironi të historisë, e tjerët tamam
konsekuente, që mu shqiptarët e Kosovës nën udhëheqjen e albanologut Ibrahim
Rugova e flakën të parët idenë antikombëtare të komunizmit, duke e rigjetur
shtegun që do të shpiejë patjetër drejt ribashkimit të Shqipërisë. Pa marrë
parasysh cenet, kryetarit Rugova do t’i mbetet përherë merita që, në një moment
kohor të mbarsur me rreziqe, guxoi ta merrte në dorë timonin e një lëvizje
gjithëpopullore (siç ishte në krye të herës LDK-ja) që ish nisur ta sfidonte
kolonializmin brutal serb në këtë nënqiell.
Në anën tjetër, te liderët jetëgjatë mbase projektohen edhe mëdyshja, droja dhe
cenet. Standardi i dyfishtë i Rugovës, shpesh servil ndaj botës por autokratik
në plot aspekte në politikën e brendshme, u ka dhënë shkas sa të duash këtyre
ndjenjave. Besoj se shumica e shqiptarëve janë aq të emancipuar sa të kuptojnë
vet që p.sh. abuzimet me demokracinë e brendshme në LDK, sektarizmi kundrejt
krerëve tjerë shqiptarë brenda e jashtë Kosovës, tentimet orvelliane për
“rishkrim” të epopesë së UÇK-së, si dhe insistimi antidemokratik për
simbole private, të gjitha këto s’do të kishin ndodhur pa bekimin e kryetarit.
Druaj se secila prej këtyre veç e veç, e absolutisht që po të gjitha bashkë, do
të kishin mjaftuar për të shkaktuar trazira edhe në një vend shumë më të
përparuar se Kosova. Andaj, më vje shumë keq kur e shoh rrethin e ngushtë të
pasuesve të zt. Rugova tek përdorin ceremonitë mortore për
t’i promovuar dy nga potezat më të dobët të kryetarit të ndjerë, mohimin e
përgjegjësisë dhe lojërat me flamuj. Ata do ta ngrisnin shembëlltyrën e të
ndjerit po të punoinin në frymën e unjësimit: flamuri kuqezi, me të cilin janë
varrosur mijëra dëshmorë e viktima të luftës në Kosovë, do t’i bënte nder kryetarit
të parë demokratik shqiptar.
E megjithatë, shqiptarët kanë të drejtë që, përpos pikëllimit, ta ndjejnë mbase
diku edhe një fije shpresë te udhëheqësit e rinj. Ata që duhet të jenë vërtet
të alarmuar janë serbët dhe bashkësia ndërkombëtare. Serbët, meqë kryetari
Rugova e promovonte idealin e shtetësisë qytetare, ndërsa gëzonte aq autoritet
sa t’u siguronte serbëve jo të drejta, po privilegje largvajtëse, në shkëmbim
për pavarësinë e Kosovës. Kurse ndërkombëtarët, pse me vdekjen e tij e
kanë humbur nënshkruesin e pangurruar të të gjitha dokumenteve që mund t’i
parashtronin mbi tavolinë.
Një rrëfim shumë folës, që endej nëpër Prishtinë pak
para vdekjes së kryetarit, thonte se ai gjoja paskësh hyrë në një restorant për
të ngrënë. Kamarieri ia ofron menynë, por Rugova, duke e parë të veshur zotni,
e gabon për diplomat, andaj e nxjerr penën prej xhepin dhe pyet: “Ku duhet të
nënshkruaj?”
Mbase nuk është e rastit pse
mendermethanë “negociatat” u vunë në ngrirje menjëherë pas kumtit të pikëlluar.
Gjykuar nga mesazhi aspak ngushëllues i kryetarit amerikan Bush, që e përmendte
vetëm përpjekjen e kryetarit Rugova “për paqe e demokraci” ndërsa e harronte
konvenueshëm atë më të rëndësishmen, lirinë, është e mundur që ndërkombëtarët
kanë plane më largvajtëse rreth Kosovës se sa që na ka shkuar mendja deri tani.
Edhe në këtë aspekt, ndërkombëtarët kanë arsye ta kruajnë kryet: kur as pëllumbi
Rugova s’pranonte diçka tjetër pos pavarësisë, si t’u bëhet puna tani
petritëve shqiptarë, që s’e kanë të njëjtin qëndrim?
Por ajo është puna e tyre.
Unë për vete zgjedh të vazhdoj zijen time, për njeriun që gjithmonë u
ndal, a e ndaluan, pa mbërritur dot në cak. E shoh në TV arkivolin me çunin
jetim, që s’arriti ta njihte të jatin. E shoh letrarin dhe gjuhëtarin e kabinetit
që i shkroi dhjetë libra, të cilat pothuajse askush
s’i lexon. E shoh prijësin e një partie, që i ka shkelur nenet e veta
themelore. E shoh kryetarin e shtetit që nuk është, e arkivolin e tij mbuluar me një flamur që nuk do të duhej të
ishte. E shoh njeriun e parealizuar. E mbaj zi, për të e për Kosovën – çfare na është bërë, çfare nuk do të duhej të ishte, e çfare e donim.
(Nga: Shqiptar OSEKU: ZIJA PËR NJERIUN QË S’MBËRRIU
Dërguar më 25/01/2006 - 10:37, Tema: Kosova, te Agjencia Mitrovicapress dhe te revista
“Shqipëria etnike nr. 1/2006)
---------------------------------
Xhevdet Mazrekaj: Të kthehemi me Rugovën
E Marte, 23-06-2009, 07:18pm (
Të kthehemi me Rugovën
Nga Xhevdet Mazrekaj
Skena aktuale politike
Këto ditë të para të verës, në skenën politike të Kosovës, me ngjarje që në
mënyrë spektakulare e kthejnë vëmendjen e opinionit të gjerë në periferi të
problemeve esenciale që ka realisht Kosova, na bëjnë të mendojmë për profilin e
liderit, ai që do ta bashkonte popullin, në shumicën e tij, t’i themi
elektorale.
Si arriti Rugova t’i kishte në krah me të mbi 80% të elektoratit. A kemi
harruar, apo e mbajmë mend, se Rugova kishte armiq të hapët, por ai nuk u
thoshte armiq, u thoshte kundërshtarë, u thoshte – janë njerëz që kanë të
drejtë të mendojnë ndryshe, kështu kërkon demokracia e vërtetë. Me lehtësinë e
papërshkrueshme të gjuhës së qartë të urtësisë popullore shqiptare, edhe pse
figurë akademike, arrinte t’i eskivonte sulmet e tmerrshme që i bëheshin,
sidomos për “pacifizmin” dhe “ngathtësinë” që ia përshkruanin edhe më vrazhdë
sesa unë do të mund të përmend këtu fjalë të tilla.
Toleranca dhe gjuha që kurrë nuk shënoi në libër a gazetë ndonjë mllef ose
akuzë për “kundërshtarët” e tij, aftësia t’i jepte shans edhe zhvillimit të
proceseve që do ta dëshmonin platformën e tij politike, urtësia e njeriut të
popullit, njeriut që ndiente sinqerisht, intelektualisht dhe emocionalisht
dellin që i rrihte Kosovës për lirinë me shekuj të pritur, janë karakteristika
të një Njeriu të Madh.
Ku do të mund t’i shumojmë të gjitha ato veti prej lideri historik që kishte
Rugova, dhe me të cilat e mori mendjen dhe zemrën e Kosovës, e fitoi besimin e
patundur. Me këtë qëndrim prej burrështetasi historik që do t’i mbetet
trashëgimia më e madhe e historisë shqiptare, Rugova përvetësoi dhjetëra e
qindra liderë botërorë, të cilët pakursyeshëm shprehnin miradije ndaj këtij
Njeriu të Madh të Shqiptarëve.
Po cila ishte merita më e madhe e Rugovës? Platforma e Pavarësisë së Kosovës,
apo gjenialiteti i Rugovës ta bashkojë popullin e Kosovës? A do të mund të
arrihej Pavarësia e Kosovës, pa u bashkuar populli i Kosovës, i cili para se të
paraqitet figura madhështore e Rugovës në skenën politike të asaj kohe, ishte
indoktrinuar për të arritur Republikë në Jugosllavi, ndonëse Jugosllavia në atë
kohë kishte marrë tatëpjetën e shkatërrimit dhe zhbërjes.
Natyrisht jo në atë masë sa do të mund të përfshiheshin në Lëvizjen e Rugovës
edhe ata që punonin, dhe punojnë ende për ta kolonizuar Kosovën nga serbizmi i
kralevinave deri te ajo e Josip Brozit dhe pasardhësve të tij, deri te
Milosheviqi e Tadiqi.
Rugova ishte njeri kombëtar, se ende kanë frikë shumë njerëz nga fjala
“nacionalist”. Rugova ishte i pari pas 100 vjetëve që dëshmoi se nacionalizmi
është mbrojtje e një kombi, e jo rrezik për kombet tjera. Si mund të jetë
nacionalist një popull kur është i robëruar? Lufta për çlirim nuk mund të quhet
nacionalizëm? Duke qenë shumë i vetëdijshëm për konotacionin shumë negativ që
historia e okupimit të Shqipërisë Etnike ia kishte ngjitur me etiketa të
hekurta fjalës “nacionalizëm”, Rugova si një figurë diplomati i kalibrit të
Çerçillit dhe Xhorxh Vashingtonit, e ngriti në krye të agjendës politike
botërore çështjen e Kosovës, çështjen e shqiptare, pra çështjen kombëtare,
nacionale! Jo vetëm Kosovën, por politika gjeniale e Rugovës edhe Shqipërinë e
bëri shtet të njohur në botë, se deri atëherë, duke u nisur nga sa është shkruar
për Shqipërinë, propaganda e kralevinave dhe e Greqisë, e kishin hedhur në
margjina të skenës politike botërore.
Marrëdhëniet e Rugovës me gati të gjithë më të mëdhenjtë e skenës politike
botërore, që nga SHBA-të, Anglia, Gjermania, Franca, Italia, etj. janë një
dëshmi se ai arriti i pari në historinë e shqiptarëve të jetë një lider të
cilin e respektonin pa kufi e gjithë eminenca botërore, dhe ky u bë shkak që
çështja e Kosovës doli në krye të agjendës planetare.
Rugova ishte modest, ai asnjëherë nuk fliste për nacionalizmin e tij, as për
djathtizmin, sepse e kishte të qartë se ndarja në atë periodë historike, ndarja
në krah, veçse do ta dëmtonte idealin e tij t’i bashkonte shqiptarët në një
rrugë të vetme, rrugë e cila do të na shpinte deri te liria përfundimtare.
Kështu Rugova e bashkoi për herë të parë në aso mase të paparamendueshme 90% të
popullit shqiptar të Kosovës. Por a e pati shumë lehtë ta arrinte një ideal të
tillë me një popull për të cilin Gjergj Fishta kishte atë qëndrimin e tij të njohur,
që këtu më vjen vështirë edhe ta citoj. Historia e shqiptarëve, megjithatë,
është e ngarkuar nga përçarjet dhe nga pamundësia për një unitet të fortë,
unitet historik, të cilin e penguan armiqtë e shqiptarëve, duke shtirë pyka dhe
bishta me të cilët ata e prisnin malin e lashtë të lavdisë shqiptare.
Nuk e kishte lehtë Rugova, por ai ia doli ta realizonte një unitet shqiptar që
kurrë më parë në histori nuk ishte njohur.
Si e arriti këtë Rugova Historik? Shumë thjesht, duke mos e kthyer armiqësinë e
të tjerëve me armiqësi, me nervozë, me sharje, me ofendime, me intriga. Kur
ishte në vizitë, në Redaksinë e “Botës sot” në Cyrih, e pata pyetur pikërisht
për këtë, a është kjo veti njerëzore e tij - qetësia dhe paqja shpirtërore, apo
çka tjetër? U përgjigj: të keqen ktheje me të mirë, të keqes mos ia kthe të
keqen, se shumëzohet, nga një e keqe bëhen dy!
Dhe tashmë të gjithë e dimë, sa më shumë që e sulmonin “kundërshtarët” e tij
(se ai nuk donte t’i quante armiq) aq më shumë populli i Kosovës mblidhej rreth
tij. Nuk dua të them se në kohën e Rugovës nuk kishte përçarje të rrezikshme
politike, sepse kjo dihet, e shënojnë kronikat nëpër periodikë. Por ajo
përçarje ishte thjesht politike, por nuk ishte përçarje e popullit, populli
ishte dhe qëndronte në krahun e duhur, në krahun e asaj politike që nuk
dëshironte të merrej me punët tona dhe të palarat tona, por me çështjet
madhore, me çlirimin e vendit, me pavarësinë e Kosovës.
Pas vdekjes së Presidentit Historik u përça edhe partia e tij. Mbase si një
gazetë që është dëshmuar në mbrojtjen dhe afirmimin e platformës rugoviane, na
takon të kërkojmë, pikërisht këto ditë, kur po shihet çka po ndodh në skenën
politike të Kosovës, fraksionet e LDK-së të bashkohen. Cilado (tashmë parti e
LDD), por edhe LDK-ja që e merr e para përpjekjen për ta bashkuar këtë parti,
dhe për t’i eliminuar apetitet karrieriste, për hir të Rugovës, që do të thotë
për hir të Kosovës, do të duhej të gjithë të kthehen në rrugën e tij, sepse
ende ka nevojë Kosova për një udhëheqje që nuk do ta ndajë Kosovën në rajone, e
krahinarizma, por do ta bashkojë popullin, se shteti është bashkim, e jo ndarja
në krahina.
Të kthehemi me Rugovën. Të mos i harrojmë mësimet e tij. Është koha t’i
përkrahim liderët e sotëm, të cilët do të dëshmojnë me vepër konkrete se janë
në rrugën e djathtë të Rugovës, le të mos jenë fundja as të LDD-së, as të
LDK-së. Cilido që respekton dhe zbaton metodën politike të Rugovës edhe nga
partitë tjera aktuale, po LDK-së realisht i takon kjo e drejtë. Pajtimi.
Pajtimi me rrugën e Njeriut që Pajtoi Kosovën, dhe e bëri të pavarur, duke
pushtuar zemrat dhe mendjet e të gjithë burrështetasve më të njohur të botës.
Bota Sot
NGA POEZIA SHQIPTARE
Edi Shukriu, gjimnaziste, Prizren
LIDHJAE PRIZRENIT
Buzë Bistricës një shtëpi e rrënuar
asgjë s’tregon se atry lindi diçka e re,
në një skaj të harruar, një bust i pluhërosur
e s’dihet se ai luftoi për ne.
Pluhuri, harresa ranë mbi të kaluara,
por jo, te ti, populli s’u bënë të harruara,
se, ushqim për të ardhmen është e kaluara,
atë që i ka apasë të ndaluara...
Dikur moti, nga terri i pafund,
u çue ky popull dhe tanë malësia u lëkund,
nga shpata e Skëndërbeut shkrepi rrufeja,
u bashkua populli, u anulue feja.
Po luftimet heroike u shuan –
u shua një shkëlqim, ngeli një përjetim
u bënë shumë vjet nga ajo ditë
dhe dukej se u shun ndjen jat
po jo, jo! Ajo shkëndi,
lindi një popull të ri...
Buzë Bistricës, një shtëpi e rregulluar
Çdo gjë tregon se aty lindi diçka e re,
në afësi shdëriti një bust i feskuar
dhe e dimë se Abdyli luftoi për ne.
(“Rilindja” E shtunë, 8-VI-1968, f. 11)
NGA POEZIA BOTËROREKarl Marks
Karl Marks
Ndoshta. O Xheni, unë po t’hutoj – spese
në çdo varg tmin emrin tënd e gje’?
Pse batica e gjakut ndër vargje m’vërshen,
ndërsa malli për ty kah lartësitë m’shpjen!
Gjeniu yt – me fuqinë e flakës qiellore
qenien ma frymëzon, ma ndrit shpirtin prore.
Emni Xheni – çdo germë – asht mrekulli!
Marrisht më çon peshë çdo tingull<@i i tij
dhe me muzikë t’kandëshme veshin ma lëmon,
mu si shpirt’i mbarë përrallash që ndëgjon,
si natës së verës drita e hënës kur shket,
si kangë tigëlluese t’citrës telergjent.
II
Me mija libra – të mos numroj – dije,
due me emrin tënd me i mbushë, bukurije,
që prej tyne flaka e mendimit të ndritë,
të qëndrojë pa u tund stuhija kur goditë,
gjithmonë me veten njerëzit me i krenue
dhe mbarë bota në kangë me u shdërrue –
mu si e pashuemja ditë e verës,
hare e eperëndive dhe fishkëllim ‘i erës.
Shih emni Xheni – me t’zjarrit shkëlqim
midis pluhurit t’yjve dhe puhisë qiellore;
kjo dhuratë hyjnore – e pastak dh’e pambarim
kam m’e dashtë, po, prej fillimit – prore,
vetë emni Xheni shënon dashuni!
Pse fjalët? Mburrje boshe për kotësinë!
Vallë, një ndjen jë e lartë fjalën për m’e shue?!
Paj, dashni e ime asht tiatan pa thye;
ai krershta malesh i ban copë e grimnë!
çdo gja kishin m’e mposhtë e zvoglue:
nga frika prej teshës’ së vet jo t’përv’ujt.,
K’inë me dashtë fanitja me i naltue.
Sikur, o Xheni, t’kishëm njëherë me mbërri
shqetësimin e qiellit m’e ndalë, mos m’e lanë,
unë hapsinave të larta edhe të pa kufi
me shkronjat e rrufesë që qiejt i përlanë,
kisha me shapallë dashurinë që ushqehej për ty
sa të jetë jeta bota mos me harru.
NA SHPËTUAN PËRGJEGJEGJËSIT SHQIPTARË NGA KOSOVAZejnullah Bici
Zejnullah Bici ish-udbashi shqiptar, një hero i gjallë
kombëtar
Nga
Kolë Berisha
Dy-tri ditë para se të pushonte ndaj nesh masa “qëndrim në vend të caktuar”, më
patën ftuar në hetuesi dhe më patën thënë të shkruaja një deklaratë lidhur me
atë se çfarë kishte ndodhur natën e parë si dhe të nesërmen e vendosjes tonë në
Leskovc. Donin ta zbardhnin rastin!
Gjatë tërë qëndrimit tonë “në vend të caktuar”, nuk na u
dha rasti të kuptojmë se cili ishte shkaku që i detyroi aso kohe organet
federative, republikane (të Serbisë) dhe ato krahinore të Punëve të Brendshme
të formojnë të ashtuquajturin Komision të përzier (të përbërë, sipas gjuhës së
tyre, nga një
“federativc”, një “republikanc” dhe një “krahinor”) për
të na vizituar tri ditë pasi “federativc”, një “republikanc” dhe një “krahinor”)
për të na vizituar tri ditë pasi na kishin vendosur në Burgun Komunal të
Leskovcit.
Supozonim se problematizimi i “rastit të Leskovcit”, që
kishte detyruar organet “kompetente” të formonin një komision të përzier për
zbardhjen e përdorimit të shfrenuar të të dhunës mbi ne nga personeli i
Burgut Komunal të Leskovcit, por edhe nga qytetarë të tjerë të dehur të
këtij qyteti, ishte pasojë e vdekjes nga torturat e ndonjërit nga izolantët.
Ndoshta edhe raportimi që do të kenë mundur të bënin përcjellësit tanë nga
Kosova në Sekretariatin e atëhershëm Krahinor të Punëve të Brendshme të
Kosovës? Ata ishin të vetmit dëshmitarë okularë të terrorit që ishte ushtruar
mbi ne. Dhe, doli që ishte kjo e fundit.
Në të vërtetë, mu njëri nga zyrtarët e Sekretariatit të
atëhershëm Krahinor të Punëve të Brendshme të Kosovës, Zejnullah Bici,[1]
me t’u kthyer në Prishtinë, së pari me gojë e pastaj edhe me shkrim, e kishte
njoftuar së pari sekretarin e atëhershëm të Sekretariatit Krahinor të punëve të
Brendshme të Kosovës, Jusuf Karakushi, e pastaj, po të njëjtën ditë, edhe
zëvendësin e tij, Rajko Çaloviç, për krejt atë që kishte parë e që kishte
dëgjuar natën e 28 marsit 1989, me rastin e dorëzim-pranimit tonë zyrtar në
lokalet e Burgut Komunal të Leskovcit. “Përse nuk më ke treguar mua së pari
dhe, ke kujdes se, nëse nuk është e vërtetë kjo që thua, jo vetë që do të
të pushoj nga puna, por do të shkosh edhe ti atje ku janë ata!”, i ishte
kërcënuar Çaloviçi.
-Ndërsa Muharrem Dana më ka ftuar dhe mëe ka thënë: “A
je i sigurt dhe a e di mirë se ç’po i bën vetes?!”,- thotë sot njëri nga
dëshmitarët e dramës së Leskovcit, Zejnullah Bici.
Në deklaratën e tij personale, por edhe në informatën
zyrtare të nënshkruar po ashtu nga ai dhe nga kolegu i tij, Kajkush Hajvat,
ndër të tjera, Bici sqaron se, më 28.03.1989, ka marrë urdhër nga shefi i
Sektorit IV të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror që të shkojë në garazhin
e SKPB-së për t’i pranuar personat, të cilët janë sjellë aty për izolim; se
ardhja e personave ( të arrestuar dhe të vënë nën masën “qëndrim në vend të
caktuar”- plotësimi im, K.B.) ka filluar diku rreth orës 9; se të parën në
oborrin e garazhit të SKPB-së kanë arritur ata të Qendrës së SHSSH të Gjilanit
dhe, ashtu me radhë, siç kanë ardhur me autobusë, janë pranuar edhe ata të
qendrave të tjera të SHSSH nga mbarë Kosova; se rreth orës 13 e 30 minuta, këta
persona janë vendosur n[ dy autobusë, në një minibus dhe, pasi që nuk ka qenë e
mundur të përfshiheshin të gjithë, katër nga ata janë vendosur nëpër (disa-
sqarimi im, K.B) pizgauerë, bashkë me disa policë nga përcjellja; se,rreth
iorës 14, një polic e ka atë që këta persona kërkojnë bukë, duke theksuar se
nuk kanë ngrënë asgjë që nga darka e kaluar; se, për këtë, ai ka thirrë
kryeshefin e Sektorit IV të SKPB-së, Muharrem Haxha, i cili pas pak kohe e ka
njoftuar se ka bukë, por se duhet t’i drejtohet shefit të kuzhinës e, pasi
shefi i kuzhinës nuk kishte qenë qty, i ishte drejtuar kuzhinierit Sadik, që të
arrestuarëve t’ua japë nga një racion të thatë dhe ky i fundit pastaj ka
biseduar me telefon me kryeshefin Muharrem Haxha dhe bashkë me komandanti “për
siguri”, Ndue Berisha, e me tre policë, ua kanë dhënë të arrestuarve nga një
racion të thatë; se gjatë ngrënies, të arrestuarit kanë qenë të liruar nga
kllapat, por policia kishte qenë prezent; se, këta persona, derisa kanë qenë në
oborrin e garazhit, kanë kërkuar ta kryejnë nevojën dhe të pinë ujë dhe kjo u
është lejuar në përcjellje të policisë; se pasi kanë qenë të gatshëm për nisje,
kolona është nisur (e përbërë nga vetura për përcjellje, nga vetura e SHSSH në
të cilën ka qenë ai, Kajkush Hajvati dhe vozitësi, pastaj pizgaueri, autobusi,
pizgaueri, autobusi, minibusi, pizgaueri dhe veturat të cilat e “mbyllnin” kolonën
me komandantin për siguri; se, nga Prishtina (oborri i SKPB-së, kolona është
nisur rreth orës 16, sipas orarit të caktuar më parë, për në Leskovc dhe
se të arrestuarit kanë kaluar nëpër Keçekollë, Mutivodë, Lebanë, ndërsa në
Leskovc kanë arritur rreth orës 20; se, gjatë marshutës, nuk ka pasur kurrfarë
problemesh; se, para hyrjes në Leskovc, në rrugë kanë takuar një veturë të
policisë, e cila e ka përcjellë deri në Lebanë, ndërsa prej aty e deri në
burgun e Leskovcit kolonën e ka përcjellë patrulla e policisë së Lebanës; se,
në oborrin e Burgut Komunal të Leskovcit, i ka pritur drejtori i burgut,
mbikëqyrësi dhe një numër punëtorësh të burgut; se drejtori i burgut i ka ftuar
në zyrën e tij atë, Kajkush Hajvatin, Milutin Vukotiqin (udhëheqës i marshutës)
dhe Ndue Berishën; se drejtori i burgut të Leskovcit i ka pritur mirë dhe se,
pas një njoftimi të shkurtër se si kanë kaluar rrugës dhe se a janë të dyzet
personat për vendosje në burgun e Leskovcit, siç ka qenë i njoftuar më parë,
Kajkush Hajvati i ka sqaruar se janë gjithsej dyzet veta për pranim në
atë burg.
Pastaj, Zejnullah Bici, në deklaratën e tij, shton se,
pas kësaj, i kanë hyrë punës së klasifikimit të aktvendimeve për secilin person
veç e veç, kurse Kajkush Hajvati i ka ndarë nga dy ekzemplarë të aktvendimeve
dhe i janë dhënë drejtorit të burgut; se drejtori i burgut ka qenë i njoftuar
që është fjala për persona të cilët janë të izoluar dhe të cilëve u është
caktuar qëndrimi “në vend të caktuar”, por edhe se në mesin e tyre gjenden
persona që më parë kanë qenë të burgosur politikë, pastaj mjekë, doktoë
shkencash dhe persona të tjerë për të cilët konsiderohet se me veprimtarinë e
tyre janë nxitës të mundshëm, por që kurrë nuk kanë qenë në burg; se, pastaj,
ia kanë dhënë drejtorit të burgut aktvendimet e tyre që duhej të vendoseshin në
burgun e Leskovcit (ata nga SHSSH i Prishtinës dhe i Pejës, që ishin në dy
autobusë); se nga shënimet në notesin e tij ka filluar t’i thërrasë me rradhë
të arrestuarit një nga një, t’ua heqin atyre lidhëset e plastikës nga duart dhe
kështu t’ua dorëzojnë një nga personave të burgut; se derisa ka qenë brenda në
autobus, ai nuk kishte dëgjuar e as kishte vërejtur gjë, por kur ka dalë
nga autobusi i parë për të shkuar te i dyti, në prani të drejtorit të burgut
dhe të kolegëve të tij të tjerë, të përgjegjësit për siguri dhe të diku rreth
dhjetë apo më shumë punëtorëve të burgut, ai i ka dëgjuar goditjet, britmat dhe
klithjet mbytëse të të arrestuarve, por nuk ka mundur të dijë se ç’po ndodhte
brenda lokaleve të burgut, ngase ato lokale ishin të ndara me perde të trasha;
se kur kanë përfunduar edhe me autobusin e dytë, ka vërejtur që ato goditje,
britma, vaje e klithma mbytëse vazhdonin ende; se kur ka intervenuar ai te
përgjegjësi për siguri dhe e ka pyet se çfarë po ndodh me këta njerëz,
mbikëqyrësi i ka thënë se po kryhet “rroja në të thatë”; se ku me Kajkush
Hajvatin sërish kanë intervenuar, drejtori dhe mbikëqyrësi iu kanë thënë se “ky
është regjimi i burgut”, etj.
Sipas shënimeve nga notesi i Zejnullah Bicit del se në Burgun
Komunal të Leskovcit janë vendosur:
1.
Rexhep Ibërdemaj,
2.
Musli Mavraj,
3.
Azem Sadikaj,
4.
Shaban Muriqi,
5.
Enver Sadikaj,
6.
Bashkim Ahma,
7.
Ekrem Belegu,
8.
Sadri Tafilaj,
9.
Nasim Haradinaj,
10. Feim Blakaj,
11. Fetah Belegu,
12. Anton Kolaj,
13. Shefqet Manaj,
14. Ramadan Krasniqi,
15. Kolë Berisha,
16. Zymer Zymeri,
17. Ahmet Zeka dhe
18. Mic Muçaj
(Të gjithë këta nga
“kompetenca territoriale) e Qndrës së SHSSH në Pejë)
si dhe:
1.
Xhemajl Pllana,
2.
Naip Zeka,
3.
Ilaz Pireva,
4.
Adem Salihaj,
5.
Isak Zekaj,
6.
Bedri Novosella,
7.
Njazi Korça,
8.
Muhamet Shatri,
9.
Nazmi Peci,
10. Nexhat Ballanca,
11. Ramadan Bunjaku,
12. Xhemajl Fazliu,
13. Shefqet Shala,
14. Sadri Berisha,
15. Agim Vllasi,
16. Bunak Ulaj,
17. Skënder Kastrati,
18. Shemsi Reçica,
19. Rexhep Ismajli,
20. Xheladin Rekaliu,
21. Meriman Braha,
22. Haki Sheholli, dhe
23. Zeqir Shala
(Zë gjithë këta nga (kompetenca
territoriale) e Qendrës së SHSSH të Prishtinës).
Në deklaratën e tij, Bici
vazhdon të tregojë në mënyrë besnike se, pasi që është dashur që një numër i të
arrestuarëve të përcillej për në Vranjë, me kolegët e tij dhe me personelin e
burgut të Leskovcit kanë vendosur që personat, të cilët duhej të përcilleshin
për në burgun e Prokuples, të mbeteshin, ashtu siç ishin, në autobus me një
pjesë të policisë së Sigurimit, në oborrin e burgut të Leskovcit, drejtori i
burgut u ka thënë: “Atyre personave do t’u sigurohet vizitë mjekësore!”; se
dorëzim-pranimi është bërë rreth orës 22 dhe menjëherë janë nisur për në
Vranjë, ku kanë arritur rreth orës 23 e 30 minuta, me ç’rast gjithashtu i ka
pritur drejtori i burgut të Vranjës, përgjegjësi për siguri dhe një numër i
madh njerëzish nga personeli i burgut; se, edhe në Vranjë, njësoj si edhe në
Leskovc, dorëzim-pranimi i të arrestuarve është bërë përafërsisht në të njëjtën
mënyrë dhe procedurë, etj.
Në Vranjë, sipas shënimeve të
Bicit, janë vendosur personat nga “kompetenca territoriale” e Qendrës së SHSSH
të Gilanit, të Ferizajt dhe të Mitrovicës.[2] Këta ishin:
1.
Abdyl Bajrami,
2.
Begzad Osmani,
3.
Fahri Ymeri,
4.
Basri Musmurati,
5.
Gursel Sylejmani,
6.
Jakup Berisha,
7.
Fazli Abdullahu,
8.
Tahir Malaj,
9.
Ismet Ramadani,
10. Shaban Klaiqi,
11. Fadil Mehmeti,
12. Muharrem Kusumi,
13. Selim Vllasi,
14. Përparim
Azemi,
15. Shaip Ismajli,
16. Nexhmedin Arifi,
17. Shemsi Syla,
18. Sami Hoxha,
19. Jakup Jahiri,
20. Rrahim Azemi,
21. Fejzullah
Fejzullahu,
22. Rizah Latifi,
23. Sabri Bunjaku,
24. Fekri Morina,
25. Fahri Osmani,
26. Bali Dërvishi,
27. Faik Ferizi,
28. Jakup Rexhepi,
29. Ferat Shala,
30. Sejdi Koca.
31. Abaz Avdiu,
32. Etem Asani,
33. Rexhep Sadiku,
34. Milaim Jashari.
Bici, në deklaratën e tij
gjithashtu thotë se, pasi ua kanë dorëzuar aktvendimet drejtorisë së burgut në
Vranjë, ua kanë bërë me dije atyre se për çfarë personash është fjala. U kanë
thënë se ata nuk janë nga rruga dhe se janë vetëm të izoluar. Por, kanë marrë
vesh se, në po atë burg, paskësh qenë me emrin Gursel, i cili paska qenë një
piktor i mirë dhe se pikturat e tij drejtori i burgut ua kishte treguar edhe
këtyre.
Zejnullah Bici konfirmon se
edhe në Vranjë janë dëgjuar klithje, bërtita e goditje, por aty e gjithë kjo
paska zgjatur më shkurt. Pastaj, në deklaratën e tij thuhet se nga Vranja për
në Leskovc janë nisur rreth orës 01 kurse, rreth orës 02 e 15 minuta, nga
Leskovci janë nisur për në Prokuple dhe dorëzim-pranimin e të arrestuarve në
Prokuple e kanë bërë sipas të njëjtës procedurë, por se aty nuk janë dëgjuar
kurrfarë goditjesh, britmash as klithjesh.
Në këtë mënyrë përfundon
deklaratën Zejnullah Bici.
Sipas shënimeve të tij del se
në burgun e prokuples, në natën e 28 marsit 1989, janë vendosur:
1.
Avdyl Sopaj,
2.
Afrim Dushi,
3.
Ismet Bugari,
4.
Nefail Kurteshi,
5.
Skënder Berisha,
6.
Ismet Begaj,
7.
Agim Demiri,
8.
Bilall Spahia,
9.
Naim Viçitërna,
10. Njazi Syla,
11. Kadri Ukëimeri,
12. Ragip Gajraku,
13. Selajdin Braha,
14. Fejzullah Berisha,
15. Ramadan Gecaj,
16. Bujar Zajmi,
17. Abdullah Krasniqi,
18. Gëzim Pireva,
19. Kadrush Radogoshi,
20. Habib Duraku.
Nga ato që shkruanin gazetat
jashtë Serbisë dhe nga të dhënat që ofron notesi i autorit Zejnullah Bici del
se, vetëm gjatë shkurtit, marsit dhe fillimit të prillit të vitit 1989, ishin
arrestuar dhe ishin vënë nën masën e izolimit – “qëndrim në vendin e caktuar” –
238 “terroristë” shqiptarë moshash , shtresash dhe kategorish të ndryshme
sociale, duke filluar nga i mituri e deri te plaku shtatëdhjetëvjeçar, nga
nxënësi e studenti, e dujke përfshirë mësuesin, profesorin e universitetit,
doktorin e shkencave e deri te akademiku, 87 prej të cilëve (mbase (më të
rrezikshmit”) ishin depërtuar nga kazamatet serbe: në Leskovc, në Vranjë dhe në
Prokuple, për t’i zhvendosur pastaj disa prej tyre edhe në CZ-në e famshme të
Beogradit, në Shabac e në Zajçar.
Pjesa tjetër, 151 veta, të
marrë të marrë peng deri më 7 prill të po atij viti, vuanin masën “qëndrim në
vend të caktuar” nëpër burgjet e Kosovës: në Pejë, në Prishtinë, në Prizren, në
Gjilan, në Mitrovicë, në Smrekovnicë, në Istog, në Dubravë etj.
Në fakt, këta 238 veta ishin
vënë në masën “qëndrim në vend të caktuar- izolim”, ndërkaq pjesa tjetër prej
dy milionë shqiptarësh, të gjithë “nacionalistë”, “irredentistë”,
“separatistë”, “secesionistë”, “terroristë”, “kanibalë” me dekada (nga viti
1912), e sidomos nga viti 1981, vazhdimisht vuanin dënimin e përjetshëm në të
ashtuquajturin “burg i tipit të hapur”, vazhdonin ta vuanin dënimin
kolektiv, atëbotë në burgun më të madh në botë, në burgun e quajtur-
Kosovë!...
Pra, ishin përcjellësit tanë
shqiptarë, respektivisht një pjesë e tyre, ata që e vranë heshtjen, e mbytën
frikën dhe e varrosën drojën, duke e ngritur zërin kundër atij akti makabër të
kriminelëve serbo-malazez. Ishin përcjellësit tanë shqiptarë (prapë, një pjesë
e tyre) ata që, duke raportuar para organeve të tyre, e njoftuan jo vetëm
opinionin kosovar e të Jugosllavisë së atëhershme, por edhe opinionin e gjerë
në botë, me “drejtësinë” serbe dhe me “sistemin juridik” të saj. Ishin
pikërisht përcjellësit tanë shqiptarë (dhe sërish, një pjesë e tyre) ata që e
shqyen terrin e “natës së thikave të gjata” të 28 marsit 1989, e zhveshën
lakuriq “shtetin juridik” dhe “politikën e bashkim-vëllazërimit dhe
të bashkëjetesës së të gjitha kombeve dhe kombësive”, e njoftuan
opinionin kosovar e më gjerë se si Serbia “unike” i zbaton në jetë
“dispozitat në fuqi” lidhur me “ruajtjen e integritetit” dhe të “dinjitetit” të
qytetarit, e vunë në shtyllën e turpit të botës Serbinë e quajtur Jugosllavi.
Ishin pikërisht përcjellësit tanë shqiptarë ata që, pasi ishin të fuqishëm të
ndërmerrnin diç aty për aty për të penguar apo për të ndërprerë atë terror që
kishte filluar të ushtrohej në natën e 28 marsit 1989 dhe kishte vazhduar edhe
të nesërmen, dujke rrezikuar jo vetëm vendin e tyre të punës, por edhe lirinë
personale me kërcënimet e Çaloviqit se “do të shkoni edhe ju atje ku janë
ata!”, ia imponuan Serbisë së quajtur Jugosllavi formimin e atij farë
komisionit të përzier për zbardhjen e rastit. Ata, përcjellësit tanë shqiptarë
pra, e shpëtuan nga torturat e mëtejme atë pjesë të inteligjencies shqiptare, e
cila ndodhej hiq më pak e hiq më shumë se mes jetës dhe vdekjes...
Jam gëzuar atëherë e gëzohem
edhe sot që, këtë vepër, këtë akt sa madhor aq edhe të guximshëm, e kishte bërë
një pjesë e atyre që, deri dje, pothuajse njësoj si kolegët e tyre serbë e
malazez (në mos edhe më zi se ata), na ndiqnin e na përndiqnin, na përcillnin
në çdo hap dhe na arrestonin e na maltretonin, na gjykonin e na dënonin me
shumë vite burg.
Zejnullah Bici më ka thënë se
kishte apeluar edhe te kolegët e tij të tjerë që të jepnin deklarata të tilla,
por nuk kishte hasur në mirëkuptim. Ç’ti bësh?! Për atë akt barbar nuk kishte
raportuar, nuk kishte informuar dhe nuk kishte dëshiruar as personi përgjegjës
i tërë marshutës, Milutin Vukotiq.
Deklarata e Zejnullah Bicit,
ndonëse e hartuar me një serbishte të dobët dhe profesionalisht jo edhe në një
nivel aq të kënaqshëm, nxori edhe zyrtarisht sekretin e krimit institucional
jashtë atyre mureve të përgjakura të burgut famëkeq të Leskovcit. E tillë,
mbase me krejt pak ndryshime, është edhe informata zyrtare lidhur po me
këtë rast, e përgatitur dhe e dorëzuar nga Zejnullah Bici dhe Kajkush Hajvati,
drejtuar sekretarit të SKPB të Kosovës, Jusuf Karakushi, dhe zëvendësit të tij,
Rajko Çoloviq.
VRASJA E
DYFISHTË E IZOLANTËVE
Formimi i komisionit të
përzier dhe ardhja e tij në Burgun Komunal të Leskovcit, gjoja për ta zbardhur
rastin lidhur me incidentin, siç e quanin ata, që kishte ndodhur në atë burg
(nga shënimet e Zejnullah Bicit del se ngjashëm kishte ndodhur edhe në Vranjë),
duket se e arsyetoi rolin dhe qëllimin e tij. Nga ajo ditë, kur nga deklaratat
tona ky komision konfirmoi se më 28 dhe 29 mars 1989, në Leskovc (dhe në
Vranjë) kishte ndodhur krimi, iu dha fund terrorit fizik që ushtrohej
institucionalisht mbi neve, izolantët shqiptarë.
Por,, se “drejtësia” serbe dhe
“shteti juridik” funksionojnë “njësoj” për të gjithë qytetarët, u dëshmua
pikërisht në rastin tonë.
Kështu, në pjesën e dytë të
qershorit të po atij viti, kur procesi i hetimeve që zhvilloheshin kundër nesh
në Burgun e Qarkut në Pejë, kishin arritur kulmin dhe pritej vetëm edhe vendimi
formal i Prokurorisë Publike e Qarkut në Pejë për hapjen e procedurës së
paraburgimit, e cila, përmes një procesi të montuar politik, do të përfundonte
me nxjerrjen tonë para “drejtësisë” serbe (dhe, gjithsesi- dënimin tonë me
shumë vite burg, hetuesit, që aso kohe kishin ardhur nga republikat e tjera të
atëhershme jugosllave dhe nga Krahina Autonome e Vojvodinës për t’u ofruar
“ndihmë” juridike profesionale kolegëve nga Kosova), më thanë të shkruaja një
deklaratë lidhur me “incidentin” që kishte ndodhur në Leskovc. As që më shkonte
mendja se do të dilte diçka nga kjo punë. “Qeni qenin nuk e ha!”, thotë një
fjalë e urtë popullore. Kush dhe kë do ta padisë, kush dhe kë do ta gjykojë,
kush dhe kë do ta dënojë?
A duhet dënuar qytetarët e
Leskovcit, të cilët kishin ardhur të dehur në lokalet e burgut për t’i
maltretuar izolantët shqiptarë? Jo! Qytetarët e Leskovcit sigurisht se nuk
kishin ardhur aty krye me vete. Ata kishin ardhur aty me ftesën ose me pëlqimin
e gardianëve dhee me lejën e drejtorit të burgut. A duhej dënuar gardianët e burgut
të Leskovcit për krimin që kishin kryer mbi viktimat e pafajshme, për torturat
që ua kishin bërë, për plagët që ua kishin shkaktuar shqiptarëve nga Kosova, të
arrestuar e të dërguar për “qëndrim në vend të caktuar” mu në burgun e tyre/
Jo, assesi! Ata vetëm sa e kishin respektuar regjimin e burgut, të cilin e
kishte nënshkruar drejtori i burgut. A duhej dënuar drejtorin që, në
institucionin të cilin drejtonte, shkileshin rëndë “dispozitat kushtetuese” dhe
ato të Kartës së Kombeve të Bashkuara si dhe të akteve të tjera ndërkombëtare
mbi liritë dhe të drejtat themelore të njeriut? Jo, kurrsesi!
Para tyre do të duhej të
dënohej sekretari i atëhershëm Republikan i Punëve të Brendshme të Serbisë.
Por, për ta dënuar atë, duhej dënuar më parë sekreti Federativ i Punëve të
Brendshme. Duhej dënuar kryetari i Shtetit të atëhershëm, duhej dënuar Kryesia
e atëhershme e Republikës dhe ajo e Federatës, kryetari dhe kryesia e partisë
në të gjitha nivelet e organizimit të saj. Duhej dënuar qeveria e atëhershme
federative dhe ajo republikane, duhej dënuar Akademia Serbe e Shkencave dhe e
Arteve, Shoqata e Shkrimtarëve të Serbisë në “Francuska 7” dhe ajo e
Jugosllavisë së atëhershme, si dhe Kisha Ortodokse Serbe e të gjitha kohërave,
që nga mesjeta e këtej, ngase pikërisht këto tri asociacione, në përbërjen e të
cilave ishte tubuar e tërë “yndyra” e kombit dhe e shtetit serb, e kishin
skicuar dhe e kishin përpunuar deri në detaje një politikë të tillë, të cilën e
zbatonte qeveria dhe institucionet e tjera shtetërore dhe partiake serbe; duhej
dënuar të gjithë “baballarët” e kombit serb, me të gjitha elaboratet e tyre për
shfarosjen e shqiptarëve; të gjitha mitet e popullit serb, mbi bazat e të
cilave ende projektohet dhe ndërtohet ardhmëria e tij; duhej dënuar e tërë
literatura, e tërë shkenca serbe, e themeluar në rrena e në mashtrime...
Me një fjalë, për ta dënuar kriminelin e sotëm, duhet
dënuar krimineli i djeshëm, sepse ky i sotmi është pjellë e atij të djeshmit...
Por, Serbia, nuk do t’i dënojë
kriminelët e Leskovcit. As ata të Vranjës. As ata të Prokuples, të Krushevcit,
të Kralevës, të Kragujevcit, të Nishit, të Pozarevcit të Pallankës, të
Novo-Sadit, të Beogradit, etj. Ajo, duke organizuar gjykime të improvizuara,
krejtësisht qesharake dhe fare të tejdukshme, gjoja për dënimin e gardianëve të
Burgut Komunal të Leskovcit të cilët, më 28 dhe 29 mars 1989, terrorizuan
dyzet e një shqiptarë nga Kosova, përpiqej ta shpëtonte para botës fytyrën e
vet. Por, cilën fytyrë se?!Me gjykime të tilla, Serbia bënte teatër. Inskenonte
gjykime si ai i Leskovcit.
Meqë aktgjykimi i Gjykatës
Komunale të Leskovcit lidhur me “incidentin” e 28 dhe 29 marsit 1989 është në
gjuhën serbe,si dhe për shkak të gjatësisë së tepruar të tekstit të tij,
teknikisht është e pamundur të botohet këtu në tërësi, qoftë në formë faksimile
e qoftë si shkrim i përkthyer. Një version më të shkurtër të këtij aktgjykimi,
me gjërat më esenciale, do të dukej kështu:
“...Gjykata Komunale në
Leskovc, në Kolegjin penal të shkallës së parë, në përbërje të Kolegjit
gjyqësor, gjykatësit Jovan Stojanoviq, dhe të... (evidentohen emrat e porozëve, to procesmbajtësit, të
prokurorit dhe të mbrojtjes- K.B), në lëndën e fajësisë së të pandehurve
Pejçiq Petar (drejtor i burgut- K.B) dhe Gjorgjeviq Slavko (përgjegjës
për siguri po në atë burg- K.B.) ... për vepër penale për punë të
papërgjegjshme zyrtare nga neni 245, al. 2 lidhur me al. 1 të ligjit Penaë të
Republikës Socialiste të Serbisë, si dhe të të pandehurve tjerë... (evidentohen
emrat e nëntë rojtarëve- gardianëve të burgut- K.B.), për shkak të veprës
penale keqpërdorim i detyrës zyrtare nga neni 66 i Ligjit Penal të RS të
Serbisë, sipas propozimpadisë së Prokurorisë Publike Komunale në Leskovc, Kt.
Nr. 696/89 të datës 09.10.1989, të precizuar më 05.03.1990, sipas shqyrtimit
kryesor publik, me gojë, të mbajtur më 07.05.1990, e pas konsultimit e votimit
më datën 10.05.1990, pasi konstaton se të pandehurit (rojtarët-gardianët-
K.B.), për shkak se më datën 28.03.1989, në lokalet e Burgut Komunal të Leskovcit,
me rastin e pranimit në lokalet e burgut dhe, më 29.03.1989, me rastin e
dorëzimit të aktvendimeve mbi masën e shqiptuar- qëndrim në vend vend të
caktuar, pa kurrfarë arsyje, i kanë rrahur me shkopinj gome, me boksa e me
shqelma, dujke i goditur në çdo pjesë të trupit, personat e arrestuar –
izolantët nga Kosova, me ç’rast u kanë shkaktuar atyre lëndime të lehta
trupore, kurse Pejçiq Petar, në cilësinë e drejtorit të burgut, dhe Gjorgjeviq
Slavko, në cilësinë e përgjegjësit për siguri në burg, për shkak se, edhe
pse gjatë kohës së pranimit të izolanteve kanë qenë prezent, kanë parë dhe kanë
dëgjuar se çfarë po ndodh me të izoluarit në lokalet e burgut, madje edhe pse
iu është tërhequr vërejtja edhe nga ana e inspektorëve të Sigurimit Shtetëror
të Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Kosovës, dëshmitarët Kajkush Hajvat
dhe Zejnullah Bici se personat e sjellur nga Kosova po rrahen nëe lokalet e
burgut nga personeli i burgut, këta dy (drejtori dhe përgjegjësi për
siguri)- K.B.) nuk kanë urdhëruar ndërprerjen e përdorimit të mjeteve të
dhunës, janë fajtorë për kryerjen e veprës penale andaj, dujke aplikuar
dispozitat ligjore të lartpërmendura dhe nenet 5, 33, 38, 41 52 dhe 53 të LP të
RSFJ-së, ua shqipton masat:
DËNIME ME KUSHT, burgim me
kohëzgjatje nga katër muaj, ashtu që masat e shqiptuara të dënimit nuk do të
ekzekutohen nëse të pandehurit, në afatin prej një viti nga plotfuqia e këtij
aktgjykimi, nuk kryejnë ndonjë vepër të re penale...”.
“Drejtësia” serbe, pastaj,
sipas këtij aktgjykimi, obligon të pandehurit që, në emër të shpenzimeve të
procedurës penale, t’ia paguajnë gjykatës penale nga 226 dinarë si dhe në emër
të paushallit nga 200 dinarë, me kërcënim të ekzekutimit brenda 15 ditësh nga
plotfuqishmëria e aktgjykimit.
“... Të gjithë të dënuarit, me
qëllim të realizimit të të drejtës në kërkesë për kompensim, udhëzohen në
procedurë kontestimore konform nenit 108 al. 2 të LPP...”- përfundon aktgjykimi.
Çfarë ironie?! Kur në Kosovë
shqiptarët paguanin me kokë ngritjen e dy gishtërinjve në formë të shkronjës V,
në Serbi, në “shtetin juridik”, ekzekutuesit e metodave të inkuizicionit ndaj
shqiptarëve, dënohen me nga katër muaj burg ME KUISHT!
Por, tragjikomedia e këtij
teatri të absurdit, nuk përfundon vetëm me kaq. Ajo kishte edhe akte të tjera.
Loja vazhdon...
Të dënuarit, si palë “të
dëmtuara” nga masa e shqiptuar – “dënimet me kush në kohëzgjatje prej katër
muajsh” – e kishin shfrytëzuar të drejtën e ankesës, të cilën ua garantonin
“dispozitat në fuqi” dhe, kështu, e kishin vënë në lëvizje Gjykatën e Qarkut në
Leskovc e cila, në kolegjin e saj penal të shkallës së dytë, duke vendosë në
ankesë të mbrojtësve të të pandehurve, në seancën e mbajtur më 04.03.1991, me
aktgjykimin Kzh. nr. 543/90, abrogoi aktgjykimin Kt. nr. 1189/89 të datës
07.05.1990, të Gjykatës Komunale në Leskovc dhe lëndën e ktheu në rigjykim,
kurse ankesën e Agim Vllasit, njërit nga izolantët, e hodhi poshtë si të
pabazë!...
Pas vrasjes së parë, më 28 dhe
29 mars 1989, kjo ishte vrasja e dytë që u bëhej izolanteve shqiptarë të Kosovës
nga “drejtësi” serbe.
Pro, loja prapë vazhdon...
Gjykata Komunale në Leskovc,
sipas procedurës së paraparë me ligj, në shqyrtimin kryesor publik me gojë, të
datës 26.06.1992, e pas seancës për konsultim dhe votim të datës 29.06.1992, me
aktgjykimin K. nr. 427/91, gjashtë të pandehurve nga gjithsej njëmbëdhjetë sa
ishin, ua shqiptoi të njëjtat dënime, kurse psesë të tjerët, përfshirë këtu
edhe drejtorin e burgut dhe përgjegjësin për siguri, I LIROI plotësisht nga
përgjegjësia!...
Dhe, për ta çuar lojën deri në
fund, aktivizohet sërishmi Gjykata e Qarkut në Leskovc dhe me aktgjykimin e saj
Kzh. nr. 430/92, të datës 30.12.1992, të Prokurorisë së Qarkut në Leskovc si
dhe ankesat e të “dënarëve”!
Lavdi marrëzisë!
(Marrë nga
libri i Kolë Berishës DITARI I NJË IZOLANTI,
Prishtinë,
2002, f. 273-288; nëntitulli është yni- Kadri Mani)
Nga Valdete BERISHA/Dy vjersha Valdete Berisha
Valdete Berisha e lindur më
01.10.1987, në fshatin Shtuticë komuna e Drenasit. Shkollën fillore e mbaroi në
vendlinjdje, ndërsa të mesmen në Gjimnazin e shkencave natyrore " Gjergj
Kastrioti Skënderbeu" në Drenas.
Në vitin 2006 regjistroi studimet në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë,
departamenti Fillor.
Gjatë shkollimit të mesëm dhe fillor merr pjesë në të gjitha aktivitetet e
organizuara në kadër të grupeve letrare në shkollën ku vijon mesimet.
Në vitin 2009 zgjidhet kryetare e Grupit letrar " Papa Kristo
Negovani" të Fakultetit të Edukimit
FLAS NË EMËR TË ATDHEUT TIM
Në dritën e qiriut të Naimit
thura ca vargje për ty
u bëra dhe lypsar i paskrupullt
që e dërrmonte penen e Migjenit të ri.
Ngase ata që rrinin lartë në kolltuqe mendafshi
donin t'na shtypnin pa drojtje mua dhe ty
të krisurve, s'ju mjaftonin gjithë ato poshtrime e ato djallëzi
sigurisht që jo, ngase këtu prokurori dhe krimineli
pinë kafe dhe uiski në të njejtën tavolinë.
E syri është adaptuar të shohë
gjithë ato kronika të zeza, e çdo ditë ceremoni
madje dhe vllavrasjet të duken si lojra fëmijësh
që një të rrituri i krijojnë monotoni.
Është për të ardhur keq
por ky është realiteti, ngase jemi mësuar të zvarritemi
sa herë që kërkon ti,
e të bëjmë dasëm pa krushq e pa tupana
sot thonë mungon nusja,
po nesër, nesër ndoshta as nusja s'do të vijë.
Mos ndoshta ju mungon bekimi
apo ka diçka që ju ngjallë frikë
s’i lejon të dëgjojnë diç tjetër pos ca shushurimash
që tingëllojnë si mesazhe mafioze
ju kërkon që ëndrrat t'i fusin si rroba në valixhe
e t'i dërgojnë në adresë të tij.
Vallë, kush mund të jetë ky njeri kaq i lig
që s’i dëmshpërblim kërkon kokën e atdheut tim
ka emrin dhembje, mashtrim apo tradhti
është e pa mundur ta dish.
e pra, kush është më i çmenduri në këtë listë
unë që fllas në emër të atdheut tim
apo ju që hani e pini në kurriz të tij
t'ju them të drejtën më dhimbëseni
ju parazitë të shekullit të ri.
Tani që vdekja ju shpalli dyluftim
e diagnoza juaj ka emrin dështim
saqë edhe "Kështjella " e Kadaresë ju mbylli portat
për t'ju varrosur për të fundit herë
mundësinë për një rikthim.
E unë flas në emër të atdheut tim
godas pa mëshirshëm ata që fyejnë atdheun tim
vras pa një pa dy ata që shtizat i drejtojnë atdheut tim
por di t'jem dhe e butë, madje mjaft e dashur
për ata që këndojnë për ty, flasin, flen e zgjohen
me të njejtin qëllim
që ti të jesh jeta dhe vdekja e tyre
të jesh lëndina në të cilën shlodhen
sa herë që janë të lodhur nga jeta
je ti ATDHEU IM.
MË FRYMËZIM I SHPIRTIT
Drenicë lule e qendisur në kurorë Kosovë
je përherë e më e bukur kur të shoh të lirë
më je frymëzim i shpirtit
andaj çdo mengjes i bukur dua të më zbardh tek ti.
Je vello që bën Kosovën
të duket ndër më të mirat për mua
je si një ditë pranvere
që edhe dimrit ftohtësinë ja shuan.
Je trungu me kurorë
më të bukur ndër pyje
që edhe bora e bardhë tek i bie
bën kurorën e saj të duket si një duvak nuserie.
Tani gjason në kordele mahnitëse
që ia falë bukurinë gërshetave të Kosovës
i je bërë obmrellë që e mbron nga fortunat
që i sjellin malet
e dashuron marrëzisht, andaj çdo mbremje
në qoshen e dritares së saj t'i i këndon serenadë
me origjinë Korçare.
Përbaltja
sllavo-osmane e figurave atddhetare shqiptare!Paul Tedeschini, publicist
Nga Paul Tedeschini
Me gjithe perplasjet
shume-shekullore ekstremistat sllav dhe turqit-osman e kan pase gjithmone nji
pike te perbashket: Luften e vazhdueshme për zhgatrrimin e identitetit, të
vlerave historike dhe kulturale të popullit shqiptar. Shkëputja e Kosovës
nga Serbia dhe përfshimja e të gjithë Ballkanit në Bashkimin Europian asht
disfata përfundimtare e aleancës së ekstremistëve serbo-arabë si dhe fundi i
influencës së Rusisë në këtë territor europian.
Me gjithe ate populli thote: “Ujt flè, por hasmi s’flè!”.
Dhe ja qe hasmi e nxjerr koken here mbas here duke u perpjekur
te hedh balte mbi figurat shqiptare, mbi shpirtin thellesisht shqiptar te
paperkulun ne shekuj, figura qe i japin vlere shqiptarizmes neper bote. Dhe ja
qe hasmi i aleances ekstremiste sllavo-osmane pohon djallzisht dhe
pavertetsisht: “….per prejardhjen vllehe te babait te Nene Terezes! …”.
Pamvarsisht ne se a asht i vertete apo jo pohimi “… per
prejardhjen vllehe te babait te Nene Terezes! …”, due te theksoj nji
gja me shume randesi. Vete pohimi “prejardhje vllehe” formon nji
tentative arabofile e nxitjes urrejtjes ndermjet kombesive europiane te
Ballkanit. Europiant i kan vue nji here e pergjithmone kapak se kaluemes me
antagonizma dhe kan fillue nji epoke te rè madheshtore te bashkimit te popujve
te te gjithe Europes ne nji komunitet. A ka pase antagonizem ma te madh dhe
tradicionalisht shekullor ne Europe se sa ne mes Frances dhe Gjermanise?!? E
prà sot aleanca mes Frances dhe Gjermanise asht themeli dhe aksi i Bashkimit
Europian. Fakti qe u asht mbylle definitivisht arabve dera ne Ballkan ban ate,
qe ato te mbeshteten ne mbeturinat turko-osmane ne keto troje, per te tentue
nji acarim politik ndermjet ketyne popujve. Por ballkansit, me mend ne krye, te
gjithe, pa perjashtim, e kane te qarte se e ardhmja e tyne e perparimit asht
vetem Europa. Asht per kete arsye qe tentativat e nxitjes se urrejtjes
nderballkanike te kujtedo qofte, do te deshtojne. E çka don me thane per né
europiant se njeni asht vlleh, apo grek, apo kroat, apo rumun, apo bullgar, apo
shqiptar, apo malazez, apo boshnjak, apo serb, apo maqedonas, apo turk, apo
ashkelì, apo rom? Kjo per né europiant nuk don me thane asgja, sepse ne baze te
parimeve tona mbi “Te Drejtat Themelore Te Njeriut”, te gjithe jane
njisoj. Edhe Presidenti i Zi asht njisoj si Presidenti i Bardh, si Presidenti i
Verdhe, apo si Presidenti Lekurkuq etj.etj.etj.
Per kete arsye shprehja “….per prejardhjen vllehe
(te babait te Nene Terezes apo kujtedo qofte)! …” asht e
papranueshme per nè.
Tashti le te shohim ne se me te vertete “Kole Bojaxhiu”
i jati i Nobelistetes per Paqe, Nane Terezes, na delka vlleh e jo shqiptar!
Fakti qe maqedonsit nuk ia arriten ta bajne maqedonse ne
opinionin botnor vajzen e Kole Bojaxhiut dhe vete fakti qe ne vendin e shtepise
se Kole Bojaxhiut dojne te ndertojne ndertesa te zakonshme, pra vete ky fakt
verteton se Kole Bojaxhiu nuk ka qene sllav, por ka qene shqiptar e bir shqiptari
me gjak puro shqiptar. Por askush ma shum se vete i biri i Kole Bojaxhiut nuk
mund te na deshmoje ma mire origjinen e te jatit. Po citoj ma poshte nji pjese
te intervistes se Lazer Kole Bojaxhiut, te birit te Kole Bojaxhiut dhe vlla me
Nane Terezen, me banim ne Sicilie dhane gazetarit italian Gaetano Salimbeni dhe
qe zotni Pandeli Pasko Kuteli pati miresine te na e sjelli ne shkrimin e tij te
dates 24 shkurt 2009 ne gazeten TribunaShqiptare ( http://tribunashqiptare.com/news/133/ARTICLE/1921/2009-02-24.html
) me titull “Drama e fshehur e Nënë Terezës“:
-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-
“ Para do kohe ndesha një shkrim të veçantë: për herë të parë Z. Lazër
Bojaxhiu, vëllai i Nënë Terezës, rrëfente për familjen e vet. Bisedën e
zhvilloi gazetari Gaetano Salimbeni në dhjetor 1979 dhe e botoi në revistën
javore ‘Gente’ (Njerëz). Pra menjëherë mbas dhënies së çmimit Nobel Nënë
Terezës. Megjithëse i shkruar sot e 14 vjet më parë shkrimi jep të dhëna me
shumë inetres. …. Me interes të veçantë është dëshmia për herë të parë e disa
të vërtetave të dhimbëshme. E para është ajo mbi shkatërrimin e mirëqenies të
familjes së Nënë Terezës mbas helmimit të të atit, Nikoll Bojaxhiut, helmuar si
thuhet në shkrim, për arësye politike.
E FSHEHTA E TMERRSHME
“Dua së pari të sqaroj një pikë” thotë vëllai i Nënë Terezës.
“Ne jemi shqiptarë, jo jugosllavë si shkruajnë nga pak gjithë gazetat e botës. Keqkuptimi
ka ardhur nga që Shkupi, qyteti ku jemi lindur, më parë ishte shqiptar dhe
pastaj i kaloi Jugosllavisë. Po ne të gjithë vazhdojmë të flasim shqip dhe
motra ime (e cila di edhe anglisht dhe pak frëngjisht) letrat m’i shkruan
shqip.” “Andrallat për familjen tonë”, kujton Zoti Lazër “filluan pikërisht nga
kjo luftë mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë për zotërimin e Kosovës, krahinës ku
ndodhet Shkupi dhe që nga sipërfaqja është më e madhe se gjithë Shqipëria e
sotme. Babai ynë Nikoll Bojaxhiu, i cili ishte tregtar i kamur dhe kishte edhe
një sipërmarrje ndërtimi (pat ndërtuar teatrin e parë në Shkup), ishte i
angazhuar edhe politikisht: kuptohet, përpiqej për të drejtat e popullsisë së
Kosovës, e cila ndjehej dhe dëshëronte të mbetej shqiptare. Është e qartë se
kur erdhën jugosllavët iu desh të vuante gjithë llojet e shpagimit dhe
hakmarrje. Vdiq i helmuar më 1919, gati 46 vjeç. Dhe është e qartë, edhe pse
nuk thuhet në asnjë çertefikatë mjekësore, u helmua nga jugosllavët”.
Më 1919, vitin e vdekjes së Nikoll Bojaxhiut, e ardhëshmja
motër Tereza (emri i pagëzimit të së cilës është Gonxhe, përkthyer italisht
Agnese - Anjeze) ishte 9 vjeç me që pat lindur më 27 gusht 1910; Lazri, vëllai
ishte 11 vjeç dhe 13 vjeç motra e madhe Agata (vdekur më 1976, dy vjet mbas së
ëmës, edhe ajo e vetme dhe e dëshpëruar). Është pikërisht kjo drama të cilën
motër Tereza e jetoi në heshtje për shumë vite: vdekja e nënës dhe motrës.
Lazër Bojaxhiu nuk do të dëshironte të shtonte gjë tjetër asaj që pat thënë: “E
di se po hap një plagë ende të pambyllur në zemrën e Nënë Terezës dhe që do të
mund të mbyllet me vështirësi, por është e nevojshme që njerëzit ta dinë si
është vdekja në këtë vend. Në se vendosa ta zbuloj të fshehtën e tmerrshme
(mund ta kisha bërë qysh në Oslo gjatë ceremonisë të dorëzimit të çmimit Nobel
nënë Terezës), e bëj veç për këtë: dëshëroj që popujt e gjithë botës t’i hapin
mirë sytë”.
-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-
Dhe si përfundim unë po përseris çka thashë në fillim të këtij
shkrimi:
Me gjitha përplasjet shumëshekullore ekstremistët sllavë dhe
turqit-osmanë e kanë pasë gjithmonë nji pikë të përbashkët: Lufën e
vazhdueshme për zhgatrrimin e identitetit, të vlerave historike dhe kulturale
të popullit shqiptar.
Paul Tedeschini, 20.07.2009
NEBIH BUNJAKUNEBIH BUNJAKU
NJË SAMIT
PËR NJË
SIMIT
SHTËPIA BOTUESE
ZEF SEREMBE
PRISHTINË
2007
Botues:
METAFORA
Redaktor
Gani Xhafolli
Recensent
Nehat S. Hoxha
SHTATË URDHRA
1. Gjithçka
ecën me dy këmbë është mik.
2. Gjithçka
ecën me katër këmbë ose që ka krahë, nuk është shok.
3. Asnjë kafshë
nuk duhet të mos vesh rroba.
4. Asnjë kafshë
nuk duhet të flejë pa shtrat.
5. Asnjë kafshë
nuk duhet të mos pijë alkool.
6. Asnjë kafshë
nuk duhet të mos e vrasë kafshën tjetër.
7. TË GJITHA
KAFSHËT JANË TË PABARABARTA.
Xhorxh Orvell
Një gomar me
një samar
si çakall
çirret në pazar
sytë e gemtë
këmbët çatall
verë e dimër
gjithë hamall
shpirt hudum
krejt hardall
si fallxhesha
kur qet fall
i bluan goja si
çakall
Tym për tym
sh’pi për sh’pi
thërret kafshët
në mbretëri
ku do mbahet
një samit
një samit për
një simit
Gjersa mblidhen
lart në shesh
dhelpra vjedh
një kalavesh
lepurit i thotë
një fjalë në vesh
Meqë veshët i
kanë në lesh
çdo vendim ua
bëj përshesh
dhe askush s’do
e marrë vesh
vetëm ti në
qofsh Bektesh
Mbushet sheshi
deputetë
në kryesi
zgjedhen vetë
ujku derri dhe
ariu
dhe kuvendi e
përbiu
lakmon macja
lakmon miu
Buçet himni nis
kuvendi
s’ka rëndësi
cili është rendi
me rëndësi - të
zihet vendi
jo vendimet që
nxjerr samiti
por kafshatat
që lakmon fyti
E merr fjalën
ujku i vjetër
gjithë
konceptin e ka në letër
një pikë
t’rendit s’kemi tjetër
në kuvende e
samite
ta zbulojmë e
ta linçojmë
atë që vodhi
një simite
Bëhet zhurmë e
tollovi
dikush tallet
me ironi
ky mishmash e
kjo rrëmujë
si stuhia nëpër
ujë
bëri kujë e
bëri bujë
që ngrit valët
jashtë bregut
askund vend nuk
i lë shtegut
s’ndizet zjarri
me dru t’njomë
kush prej
qelbësit s’lyp aromë
Marrin fjalën
rend pa rend
gjitha punët
t’i venë n’vend
me turr të
mbledhin mend
të ecë drugëza
në avlëmend
të jetë
shembull ky kuvend
vendimi të
kënaq gjithkënd
mos ta lerë
jashtë askënd
Me shputë tokën
dridh ariu
në kuvend kërkon
qetësi
të përqafohen
macja e miu
ta ndajnë
gjahun me drejtësi
si sojliu e
fatziu
mos t’i marrin
kujt lakmi
Në foltore del
një dac
me mustaqe pak
tullac
filistin'e
shumë koprrac
nuk jam mace
unë jam dac
të gjitha të
mirat me bollëk
mjaullin me
fodullëk
shkon në pyll
për çdo piknik
mburret si
akademik
Kurrë s’ka qenë
thonë mynafik
vetëm rrenat i
kanë zënë myk
Vilën n’pyll
jeton n’banesë
dredh mustakun
delikatesë
Kapistrat
mizore do të jenë hequr
Kamxhikë,
samarë të urryera,
Fre me mamuze
më nuk do të ketë
Veç kafshë të
lumtura dhe të ushqyera.
Gjithë të mirat
e kësaj bote
Grurë, misër,
elb, tërshërë,
Mollë, fasule,
fara luledielli
Prona jonë do
të jetë e tërë.
Për këtë ditë
duhet të lodhemi
E arrijmë a s’e
arrijmë
Lopë, kuaj, pata,
qen
Të derdhim
djersën për lirinë.
Një balenë pa
gangrenë
nga thellësia
në oqean
na dërgon një
telegram
E përgëzoj çdo
llafazan
mençuri matni
me gram
nuk mbahen
shpesh samite
aq më pak për
një simite
Pra o shokë mos
të harrojmë
opozitën ta
linçojmë
loz me bisht
mjaullin me gojë
pa respekt e
hiç pa drojë
i merr fjalën
kujt të dojë
Skërmit dhëmbët
loz me bisht
gjithë të huajt
kërcënon me gisht
si ju them nëse
s’punoni
mblidhni
plaçkat n’sh’pi shkoni
Grabit fjalën
një tigreshë
me marifet
vetëm tue qeshë
kemi ardhur
nga gjithë bota
s’jemi këtu për
ëndrra t’kota
herë me shkop e
me karrota
pa e lyer nuk
sillet rrota
Lart në mal
hingëllin një kalë
në sup lecka -
gjeneral
e pandeh veten
gjenial
si në rrafsh
ashtu në mal
askush turrin
s’ia ndal’
zemrën fyçkë
trurin kavall
Me vrik nis të
hingëllojë
pela e malit ta
lakmojë
këngën mushkut
t’i mësojë
verë e dimër
t’i këndojë
Trutë në djep
do t’i shartojmë
demokraci mirë
të mësojmë
nëpër rasa ta
lakojmë
dhe prej saj të
përfitojmë
sepse koha më
s’na pret
me diplomë
analfabetë
s’kemi shtet e
as pushtet
do të bëjmë si
duam vetë
Jemi ndarë në
shumë parti
në shkolla nate
akademi
të mbaruara në
anarki
as me lopë e as
me dhi
s’do lejojmë
padrejtësi
kur një dele do
drejtësi
edhe viçi do liri
Xhunglën tonë
qarr ahishtë
do ta bëjmë një
ditë lulishte
mjaft jetuam në
bungishtë
s’do jetojmë më
në torishtë
Fjalën lepuri
befas i pret
do të iki larg
në kurbet
s’kemi
lakërishtë s’kemi det
jeta këtu më
s’ka lezet
s’kam të jetuar
prej zagarit
që besnik i rri
gjahtarit
bishtin në
shpinë me salltanet
keq po leh në
sojin e vet
për një asht
një copë mish
leh dy herë më
shumë se këlysh
për pak qull
dhe pak qervish
natë e ditë më
bën yrish
Nëpër flakë e
nëpër tym
ma ka bërë
jetën trishtim
Rend pa rend
seç defilojnë
s’e merr vesh
qeni të zonë
Për një çast
zhurmat ndalen
ujk e qengj e
marrin fjalën
Mbyll gojën
sugar mos fol
mos ngrit kokë
si taravol
dashi nënën kur
ta mol'
ujin poshtë ma
turbullove
krenarinë ma
poshtërove
unë s’e bëra
problem hiç
mos m’u shtir
si iriq
Denbabaden ne
jemi miq
ma ke mishin të
mirë si fiq
nuk të ndërroj
me një ogiç
Zotëri ujk
armik i vjetër
vetëm këtë
s’kam jetë tjetër
mirë që mbahen
këto samite
ta përpijmë nga
një simite
Për akuzë s’ke
argument
as në xhungël
n’parlament
jam i ri nuk
kam qenë vjet
të gjithë e
dinë këtë marifet
La Fonten kam
dëshmitar
më ka thënë
cjapi barbar
edhe hiena
grabitqare
në log betohet
ashiqare
pasha ujkun
kriminel
pa interes në
pyll nuk del
Pasha dhelprën
që mashtron
e drejtësinë që
s’ekziston
pasha ndjenjën
ateiste
edhe mjekrën
cjepërishte
pasha dokrrat
luaniste
edhe krimet
mjauiste
rrënjë e degë
kam qenërishte
pasha rrenë
shenjtërinë time
kolonia është
zemra ime
e pushtova me
mashtrime
Pasha djepin e
gomarisë
që e kam n’prag
t'shtëpisë
n’kushtetutë në
preambulë
si duhanin e
futa në llullë
do të mbaj
referendum
ta gllabëroj pa
bërë bum
ndonëse
këshillat s’i përfill
shpresat i vara
në gorillë
Kjo gorilla hiç
pa bisht
gjithmonë flet
si qenërisht
u tund veton e
bën me gisht
Edhe në këshill
të sigurimit
do t’i ndjehet
era tymit
Pa e shkrepur
as një plumb
pavarësi kërkon
një pëllumb
kodi i tij
krejt pacifist
kot e quajnë
terrorist
Zonja deve flet
ngadalë
vëllezër një
s’ua bëj hallall
kurrë n'karvan
s’isha e parë
por na printe
një gomar
thoshte prisni
të dalë bar
Një iriq shumë
bullafiq
gëlltit
shijshëm një lakuriq
për askënd
s’mërzitet hiç
as për miq as
për armiq
pa mëshirë ther
gjithkënd
mos të vijë më
në kuvend
N’fjalë ndërhyn
i’krokodil
i pa ndjenja
mendje fy’ll
Unë nuk jam
këtu kopil
as pervers as
pedofil
Dua gjahun që
më takon
loçka e
shpirtit ma kërkon
nga bandillët
më bandill
shtyp për
s’gjati një
kërmill
gjysma n’tokë
gjysma në ujë
krimi i tij
kurrë nuk bën bujë
Mendjemadh e
arrogant
pa motor pa
karburant
mezi ecën një
elefant
si atlet me një
nagant
qafë-trashë e
gjigant
ha e pi në
restorant
Grabit fjalën
një gangster
i fshin planet
fllomaster
u mëson lojën
kllaster
si të ishte një
oficer
Dhe në shtet
kur bëhet puç
merr nishan një
trashaluq
asnjë plumb nuk
i shkon huq
u shkund morrat
nën kapuç
në pikë
të natës pa fener
s’u lë hapur
asnjë derë
vetëm një që
shpie në ferr
Pasha shpirtin
e tradhtarit
nuk punoj për
shpirt t’gomarit
si të mirit
ashtu dhe t’marrit
u gdhend emrin
n’gur t’varrit
Fjala e tij seç
bubullon
si rrufeja kur
zezon
ëndrrat në
ëndërr u shiton
gjithë xhunglën
e sundon
Gjersa uji
t’shkojë nën urë
edhe buka
t’piqet n’furrë
u rrënoj muret
me gurë
do t’i rruajë
dhe nën lëkurë
Shpirtin pis
turinjtë n’llucë
pa çorape pa
këpucë
një derrkuc e
një derrkucë
veç zvarriten
si hardhucë
shpirtzi
zemërkatran
seç rrah ujë në
havan
s’e vlon pikën
në kazan
as për mik as
për jaran
S'lejon fisi të
pastrohet
e pisllëku
gjithë i shtohet
faqe të re në
internet
veç në ëndërr
ndjen lezet
qen e kudër në
pubertet
do ta mashtrojë
një planet
Midis samiti
pëllet një lopë
n'pasqyrë vetja
i duket copë
ha në Azi vjell
në Europë
i shkul kalit
buzën copë
me prejardhje
nga India
pa pështjellak
e pa dimi
i pëlqyeka
dembelia
n'qafë e mori
kjo dalldi
e mashtruaka
demokracia
i dridhet
shpirti nga xhelozia
nga ekzaltimi e
nostalgjia
s’mund të
ndahet nga
tagjia
Korb hamshori
n’lopë t’bardhë
qosh më qosh
kudo hedh farë
fryti i
dashurisë – futë n’djep
sikur buka
thekur n’çerep
Shkon samiti
flakë e tym
derisa çaji
vlon në gjygym
për një orë u
jep pushim
për një tym e
pak ushqim
për një kafe
një raki
mos t’ndodh
ndonjë batërdi
mos ta pësojë
mace as mi
Një gërdallë
diku në përrallë
kur pi ujë i
duket dhallë
për një pelë
kall një mëhallë
më mirë
ngordhur se i gjallë
Një minuk nëpër
suxhuk
u merr mendtë
me tarabuk
pi duhan veç me
çibuk
daci i vogël i
duket ujk
Asnjëherë s’u
bë synet
dëshiron tjetër
planet
nga kontinenti
n’kontinent
u bren kabllot
internet
edhe ëndrrat u
prish n’rrjet
këmbë e krye me
i’pilivesë
nga kuvendi
shkon n’banesë
me deputetë seç
bën hajgare
për samit s’i
jep pesë pare
Zemër dashi -
delja vetë
ogiçit turrin i
ndërpret
ledhatim me
korrektesë
i bie në gjunjë
për martesë
si binjake me
një gazele
fije dushku
s’lë n'zabele
nuk mërzitet
për mushk pele
që bën jetë
paralele
ditë e natë veç
blegëron
midis ferri
parajsë ënd’rron
Në një
xhungël ca majmunë
lëpijnë buzët
për samun
kanë baba një
mjau ce dun
as në shesh s’u
thoshte tung
priste koka hiç
pa cung
me gorillën
kanë miqësi
i bashkon cok
një dredhi
fundi i saj një
fatkeqësi
nën cergë
bluajnë po atë tagji
që s’e ha as
mace as mi
Kundër bizonit
në aleancë
me pelë n’dorë
n’flagrancë
me kërbaç e me
karrotë
do t’u bjerë
mend në kokë
ngaqë ëndrrën e
kanë t’kotë
e kanë lëshuar
të
kullotë
në historinë që
sillet rrotë
Me bisht në
gojë ketri i vogël
seç na shitka
dushk për gogël
Qelbësi qelbur
pa karar
s’blen as shet
në k'të pazar
mazë e qumësht
s’lë në qilar
pa e mbjellur
një grusht farë
Pa paguar asnjë
pare
vezë e pula i
qet fare
nga oxhaku
fshihet bloza
rrënjë pas
rrënje këputet loza
pa udhëzim kur
pihet boza
shtohet doza
vjen nervoza
në trung ulliri
lulëzon shkoza
Pas pushimit
vazhdon samiti
ku na mbeti ky
simiti
ujku viçit ia
ngjet për fyti
nga lakmia sa
s'e mbyti
Thellë nën
këmbë një urith
në miqësi me
një arith
e merr miell e
kthen drith’
n’plagë t’hapur
djeg si
hith
Vetë mafia e
nëntokës
shqelm e plumb
u jep kokës
brenda natës
milioner
urren dritën
jeton n’ferr
as kandari s’i
k'cen fare
për kritikë s’i
jep pesë pare
gropon dheun
për nën këmbë
e mikeshën bren
me dhëmbë
Midis lëmit
rreth mullarit
buçet zëri i
babës gomarit
Thotë u ngriva
nga acari
n’vatër shpirti
u fik zjarri
kërriçi im të
flasë i pari
transparent të
jetë pazari
biri i cjapit
shumë nervoz
cukla-cukla
lapanxhoz
në punë mafie
mafioz
në një
kece shumë xheloz
Mjekërgjatë si
cjapi në terr
çdo veprim e
bën me sherr
me shallvare
deri në gju
sorrës po në
majë druri
do t’i ngulet
një ditë huri
nën flamurin
pacifist
në komplote
terrorist
krahaqafë një
palë dylbi
vetë ciklopi me
një sy
Për hijeshi një
dekoratë
maket kalbur
n’kodër t’thatë
meqë marres nuk
i tutet
në këmbë të
para bie e lutet
Zgjate zot këtë
anarki
të punoj me
levërdi
sa të ngopem me
flori
sa t’këndojë
gjeli n’pleh
edhe macja të
gjuajë mi
qeni të zonë
këtu s’e njeh
nuk i jap kujt
llogari
Me rrëmujë
vazhdon samiti
piqet - digjet
prapë simiti
Dhe arithi në
kafaz
i xhindosur
plot maraz
sikur macja me
krye në thes
as nuk rron e
as nuk vdes
çdo mëngjes
disi pervers
fshehur gurin
diku në brez
Mbreti i
xhunglës një luan
krah për krah
me një tarzan
si shtatzënë
barkun tupan
në punë të
huaja si rrufjan
vrap pas gjahut
si zhugan
Kurrë në jetë
s’mban dietë
nuk e do
stomakun petë
nuk frenon as
në tatëpjetë
dajë as teze
kujt s’ia vetë
me të katrat
thik përpjetë
Baba i kafshëve
seksofil
gjysh stërgjysh
i ka kopil
nga mamuth
shndërruar n’fil
kurrë në jetë
nuk qe stabil
shumë pervers e
pedofil
nëpër samite
gjithë rezil
kudo n’ botë
kërkon azil
Nga Afrika një
penelopë
ndihmë kërkon
n’Europë
lëkurë shqyer
copë-copë
më naive se një
lopë
Ngrihet tigri
humanist
në kuvend si
një turist
shpirt e zemër
filantrop
i ndihmon të
blejnë konop
pa kërcyer mos
t’bëjë hop
varfanjakët
t’varen n’plep
mos të ngordhin
për gazep
pa parë shkollë
as mejtep
pa u përkundur
kurrë n’djep
I mban ison ky
kanguri
fshehur seç rri
pas muri
i pa skrupull
zemërguri
u dëshmon si
rritet huri
Veshur zebra
lara-lara
herë në mal
herë në ara
lyhet ngjyhet
si për gara
në samit të
jetë e para
Në skenë mali
del një kërriç
shumë fatkeq e
mendje-viç
edhe miqtë i
shpall armiq
s’i lë rrugën
babës hiç
theret keq në
një iriq
Seancë tjetër
në kuvend
tollovi asgjë
me vend
T’gjithë për
paqe kuvendojnë
nën maskë armët
vringëllojnë
rend të ditës
s’miratojnë
Rreth e qark
qeni bën rojë
e nuhat se kjo
është lojë
një copë asht e
fut në gojë
dhe ngre këmbën
të urinojë
I pështyn
fytyrës një arushë
të palarat ua
nxjerr në fushë
si s’e ngopët
më atë gushë!
me kuvendin
luan - arushë
Me shumë naze
një luaneshë
kurrë pizhamet
nuk i veshë
më e ndershmja
jaraneshë
virgjëreshë se
virgjëreshë
njëherë qan e
dy herë qeshë
mbarë samitin e
ngre peshë
Grua e derrit -
dosa vetë
pa pardon nis e
kërret
ty drenushë ty
moj mike
ta hedh bombën
atomike
vetëm për një
akullore
unë bëj luftën
botërore
pi raki e ha
bukë nore
të ngre lala
përmendore
të qëndis me
lule bore
Nëse do dhe
lapidar
që të lidhesh
për mullar
shkërryhet
n’llucë histerike
gjithë botën
shpall armike
S’ma latë
burrin pa u lagë
duar-këmbë
lidhur plagë
kurrë nuk bëri
karambol
meqë nuk ishte
taravol
ju ma kthyet
arkivol
me akuza për
gjenocid
ma helmuat me
acid
E la shpirti
nga dëshpërimi
edhe kësaj do
t’i dalë tymi
Dhelpërisht
dhelpra n’foltore
me një bozë dhe
akullore
tjetër flet
tjetër mendon
dosën rreptë e
kritikon
Ty moj dosë
tamli t'ka sosë
plagët do t’i
lyesh me kos
kur e drejta
doli në shesh
edhe qumështi
mbi përshesh
ta dha samiti
një flakaresh’
hundë e buzë
t’i çaravesh
i ke shtjerë
veshtë në lesh
ende shtiresh
se s’merr vesh
fjalë e vepër
pa u sosur
rëndë derrkucja
e plagosur
bushtra dosë në
gojë një rosë
armë të ftohtë
mban një kosë
S’ka kritikë
thotë pa replikë
unë këtu mbaj
statistikë
gjitha
çështjeve u vë pikë
t’i nxjerrë
dada sytë pa thikë
Në seancën e re
plenare
flut’rojnë
karriget për dritare
Nga intrigat në
kuvend
dhuratë shqelma
për çdokënd
Deputetët nuk
zënë vend
u ka hyrë bukla
brend’
Kundër drogës
prostitucionit
abuzimeve
korrupsionit
dhe përqindjeve
në tendere
që u bënë me
dallavere
ka formuar
komision
revizion mbi
komision
Kush n’dritare
kush në derë
do të ik edhe
këtë herë
batërdi
gjithkund poterë
krejt samiti
mori erë
Biri i bushtrës
një qenush
zemra e tij hi
e prush
me qenushen
diku n’rrush
sikur zorra
nëpër prush
s’dëshiron ta
shohë askush
mos t’shkojë si
qeni n’rrush
Në gojë banane
një majmun
e gëlltit si
një samun
shkumon f’tyrën
me sapun
ndaj samitit
është imun
s’e ha djathin
për sapun
Midis mali mbi
kotec
lakuriq si
dordolec
pesë para s’i
jep një kec
S’dëshiron të
jetë kasnec
as për gjel as
për mistrec
as s’i hahet as
s’i pihet
s’i punohet as
i rrihet
Sa herë cjapin
e zatet
dhia bishtin
thik përpjetë
kjo
bishtdredhur torollake
shtat e faqe
topolake
Kali i kuq e ka
një huq
edhe mizën nën
kapuç
se një shekull
i shkoi huq
sikur pula
mbetur këlluç
Në foltore një
sorrëshkinë
shkon e kthehet
në dy stinë
pa u testuar në
karantinë
vetë krekoset
me origjinë
s’di të gatuajë
bukë me kore
asnjë punë s’i
shkon për dore
edhe thotë se
është hyjnore
kokërr drithi
nuk lë në arë
as për bukë e
as për farë
skrajë të
gjallë s’lë n’ugar
Tok me motrën
një laraskë
kurrë në jetë
s’u la në vaskë
me surratin
gjithë nën maskë
përmbys djepin
la n’Alaskë
Pa revole pa
dyfek
verë e dimër pa
jelek
një lejlek me
fodullëk
çdo fjali
n’kuvend e ndjek
çdo gjë i duket
gomarllëk
Gjatë seancave
të samitit
sekush mishit
kush simitit
sekush thumbit
kush patkoit
sekush mollës e
kush ftoit
sekush
kthetrash e kush thoit
kush me gotë
kush me shishe
me ryshfete me
bakshishe
si lavë ujqish
dac e mi
hanë meze e
pinë raki
ç’lukuni dhe
ç’zogori
mbarë samiti në
batërdi
Befas vjen një
dallëndyshe
krejt vendimet
i kthen ndryshe
Xhamadanin hiç
pa mëngë
pa një euro pa
një frangë
gjithë
anëtarëve në falangë
që pa leje
gjuajnë drangë
turizinjve me
faqe danga
u hedh rrjetin
merimanga
këmbë-duar u vë
n’pranga
Morri qorr del
n’oborr
pa e mbjell
fjalën e korr
ende jam i
moçmi horri
tjetër mbjell
tjetër korri
nuk jam plesht
por jam morr
humb më ka udha
n’oborr
Poni i vogël
është pagan
me jaranesha
luan jaran
për gorillën
s’i jep pesë pare
herë pi kaçak
herë cigare
me kokë zgjatur
flet xhirafa
mrekullueshëm
shërben qafa
kush e ka qafën
shumë t’gjatë
sheh gjithçka
dhe n’mesnatë
sheh hamshorin
me kravatë
gjerë e gjatë
shtrirë në shtrat
nuk ndodh
shpesh veç për natë
Qafa ka dhe të
mira tjera
këtij samitit
ç'i vjen era
Ngjitet zvarrë
n’shesh një boll’
faqezezë dhe me
bel të hollë
as dy ditë s’i
ka bërë shkollë
luan tenis dhe
luan tombol
me cigare
bishtin fjollë
Veç dy fjalë i
kam moj krushkë
kur pjell
mushka s’qitet pushkë
Kryeneç diku
pas dushku
këmbët në baltë
kryemushku
i pa tundur
kurrë nga krushku
asnjëherë nuk
del nga dushku
I ka zbritur
pelës nga bishti
edhe sot ç’po i
kruhet gishti
koka e mjerë i
ka marrë erë
ëndërr dimri
sheh në verë
ngase i polli
pela në derë
Një kokot një
don kishot
i kurdisur dje
dhe sot
pa buzëqeshje e
pa lot
sanço panço
kërkon kot
pa pagesë nuk e
gjen dot
këngën e
djeshme këndon sot
Pa pikë ashti
mish as gjak
vetë vërtitet
mbi oxhak
Nuk është vetëm
ky kokosh
vëllanë kodosh
e ka mbi kosh
xhingla-mingla
fjalët bosh
kënga e tij
s’vlen pesë grosh
E lë shpirti
për oriz
e mundon njaj
sifiliz
Edhe dreri me
një sutë
hiç pa marre
hiç pa tutë
dashurohet në
një skutë
gazi i botës pa
lahutë
kur belaja e zë
bizonin
vrik e vrik
nxjerr jataganin
midis zjarri e
fut jaranin
në betejë seç e
bën namin
për një plesht
djeg jorganin
Korb katran një
xherah
nat’e dit’me
stupc n’krah
anembanë botës
gjithkah
shallvarecub
n’kokë qylah
seç e lëshon
shpirti për gjah
Ky despot që
bën komplot
dje tiran por
xhelat sot
meqë miu s’ia
bren pallën
nga askush s’e
luan qepallën
N’seancë
t’fundit në samit
diskutohet
vetëm për simit
maskë mbi maskë
një bandit
vendos bomba
dhe dinamit
që t’u mbesë
simitja në fyt
Me acarin dhe
shtrëngatën
dikush natën
sjell dhuratën
kalë prej druri
nga lashtësia
mirë të luhet
tragjedia
hashter neshter
ujku e dhia
nuk e dinë ku
është sh’pia
Mështjerrë zeza
me të zeza
ditë e natë me
një mëzat
pa kurorë fle
në
shtrat
herë pi bozë
herë limonadë
nuk është
ngushtë për serenadë
Një ogiç me
shumë armiq
për deledash
s’mërzitet hiç
del në mejdan
me një kërriç
s’njeh drejtësi
nuk njeh gjyq
shumë iriq i ka
bërë miq
Dhe teraku nga
meraku
dashurinë e bën
si plaku
simpatitë i
vijnë te praku
ku prek ai aty
del
gjaku
Derri i egër
nuk zë
vend
minë pas mine
vë në’kuvend
vetë xhungla ta
mbajë mend
me çdo kusht
t’dështojë samiti
hi e pluhur të
bëhet simiti
Kjo anije pa
timon
midis stuhish
në oqean
pa busull e pa
fener
pa dritare
askund
derë
pa kulturë e pa
bonton
kush s’e di se
kah po shkon
NEBIH BUNJAKU
Është nga Poliçka e Dardanës. Ciklin e ulët të fillores e kreu në
vendlindje, tetëvjeçaren në Malishevë, të mesmen në Gjilan, kurse studimet në
Prishtinë. Si student ka filluar karrierën e tij pedagogjike. Fillimisht punoi
në shkollën fillore në Banjën e Sjarinës, pastaj në gjimnazin e Dardanës, në
shkollën teknike të Gjilanit, në shkollën fillore të Banullës - Gllogofcit,
në gjimnazin e Lypjanit, në shkollën teknike të Kastriotit.
Që nga viti 1993 punon në gjimnazin “Eqrem Çabej”
në Prishtinë. Një mandat ishte drejtor i këtij gjimnazi. Ka botuar këto vëllime
me poezi: Dalje nga balada 1994, Gramatikë zemre 2004, Terapia
e dashurisë 2005, Një samit për një simit (poemë satirike) 2007 dhe Prushimë
buzësh 2008.
Ky është libri i gjashtë.
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe anëtar i Lidhjes së
Poetëve Bashkëkohorë (
Jeton në Prishtinë.
ShkoqitjeAgim Gashi, rapsod e mësues
Disa aspekte të epikës historike
në këngët popullore shqiptare
/Figura e gruas
shqiptare në këto këngë dhe aspekte të tjera/
Nga Agim Gashi
Me një fond shumë të madh këngësh, të krijuara e të ruajtura brez
pas brezi si lapidar kujtimi, epika historike popullore shqiptare, është
padyshim një pasuri e madhe kombëtare.
Me vlerat e shumta kjo është një dëshmi e gjallë e së kaluarës së popullit
tonë, e jetës plot peripeci, e vuajtjeve nën sundimet e huaja, e baticave
e zbaticave që përpëlitën shqiptarin ndër shekuj, me një synim për një të
ardhme më të mirë. Këto këngë në të shumtën e rasteve zëvendësuan atë zbrazësi
të kronikave luftarake, mungesën e shkrimeve shkencore, që zakonisht përcillen
në momente të caktuara, duke lozur një rol të posaçëm në ruajtjen e kujtimeve
të shtrenjta për sakrificën e madhe të popullit, për luftërat e betejat, për
luftërat që u bënë fli, duke rënë në altarin e lirisë e duke treguar heroizma
për ruajtjen e atdheut e qenies kombëtare.
Trashëgiminë që na e lanë këngëtarët popullor, vlerësuar sipas këngëve,
duket sheshit se përcollën hap pas hapi të gjitha ndodhitë e
vogla e të mëdha, individuale e kolektive dhe në këto kohëra. Ata kënduan për
historinë tonë të lavdishme; kënduan për çdo lëvizje çlirimtare dhe çdo synim a
përpjekje të vërsuljeve në atdheun e popullin tonë. Dhe tani me zellin e këtyre
këngëtarëve, ne do të njohim të gjitha virtytet e veset e popullit,
psikologjinë e tij, shpirtin luftarak e liridashës, do ta njohim njeriun tonë
në tërësi, moralin e lartë njerëzor që është gjithherë i gatshëm të vihet në
ballë të atdheut e të bjerë theror për truallin e tij.
Nga kjo lëndë e pasur do të mësojmë për luftërat e popullit shqiptar, që
gjithmonë patën karakter çlirimtar e mbrojtës; fitimin e lirisë dhe ruajtjen e
saj. Këngët e tilla na kujtojnë në moralin e lartë luftarak, luftërat e drejta
për çlirimin kombëtar edhe pse përndryshe këngët na kujtojnë, jo vetëm numrin e
ushtarëve armiq që vërsuleshin kundër nesh, por edhe armatimin e tyre shumë
herë më të madh, e kur dimë se populli ynë kishte vetëm sëpata e hanxharë, me dyfek
e fishek në xhep, por edhe moral e ideal të ngritur, siç thotë edhe kënga:
/"Me tre vetë luftën e nisi,/ si me kanë Misirlija,/ Avlla Aga,
Kahremani,/ Zanin ja njeu Rumelija"./ Këngët tona historike karakterizohen
nga përshkrimi real, qoftë i luftëtarëve tanë, qoftë atyre të armikut, duke
formuar një tablo mjaft bindëse dhe duke na vënë përpara skenave që na duken
njëmend se jemi duke i parë e përjetuar.
Këngëtari popullor me një filozofi të rrallë shfrytëzon figurat tona
legjendare siç ishte ajo e Skënderbeut, ku heroizmat e mëdha të tija u bënë
shëmbëlltyrë e luftëtarëve shqiptarë, të cilët hynin në beteja me vetëdijen e
lartë se janë stërnipërit e Skënderbeut, apo të Teutës e Agronit, sepse kjo ua
shtonte fuqitë morale e i bënte guximtarë të rrallë. Ose ka raste kur në këto
këngë përmenden edhe fytyra të tjera si p.sh.: /"Me gajret po na vjen
deka,/ do t´bajmë luftë si Tuçi e Leka/ me u knu n´kangë si u knu Gjin
Leka"/. Por ka raste kur këngëtari u jep vullnet luftëtarëve, duke marrë
si cytje fjalët e prindërve ose motrave e grave dhe këtu ndeshim këso vargje
kur i jati i thotë të birit: /"Qindro djal, ban gajret/ do t´këndojmë për
shumë vjet"/.
Në epiken tonë popullore historike, si virtyt i lartë moral e veçori
pozitive e popullit tonë në kuadrin e marrëdhënieve kombëtare, një vend me
rëndësi zë edhe BESA. Këngëtari e vë në pah për bukuri, por siç dihet edhe
historikisht, shqiptarët niseshin në luftëra të përgjakshme, të lidhur me
besa-besë, e kjo ndihmonte për mrekulli, mbasi duke e ditur se besa nuk thyhet,
pavarësisht nga sakrificat që ndonjëherë duhej bërë në raste konkrete, binin në
beteja me hove më të mëdha kundër armiqve. Pos kësaj vihej re edhe vargu: „Neve
jemi shqiptarë" , moto kjo që nxit ndjenjën e pastër patriotike e që
lidhet ngushtë me besën e dhënë. Por kjo kishte edhe për qëllim dhënien e një
kushtrimi për ngritjen e ndjenjës kombëtare ndaj atyre që e ndjenin veten si
turq, grekër a diç tjetër, mbasi që fare qartë dihet se sundimtarët e ndryshëm
kishin bërë ç´mos që në gjirin e popullit tonë të fusin ndasinë fetare, të
identifikuar me elementin kombëtar për të na përçarë. E tani edhe njeriu më i
thjeshtë e kishte kuptuar tradhtinë e ndytë që bëhej kundër tij nga ana e
robëruesve të atdheut. Andaj krenaria e luftëtarit shqiptar e vetëdijesuar për
qenien e tij, bëhej më e zjarrtë e hidhej në luftëra me hove edhe më të mëdha.
Një spikamë të posaçme e me rëndësi e japin edhe këngët të cilat pasqyrojnë
botën femërore: të nënës dhe gruas, në rolet pozitive që lozin ato, qoftë në
edukimin e trimave për ta dashur atdheun e për tu flijuar në ballë të tij,
qoftë në pjesëmarrjen aktive në proceset luftarake. Sipas këtyre këngëve, vend
të posaçëm i lihet nënës, e cila e kishte barrën e edukimit të luftëtarëve e
patriotëve, por në raste konkrete edhe të flijohet siç na e përshkruan edhe
kënga: „/Mic Sokoli n´dy tagana, /Udha e mbarë, m´i ka thanë nana!/ Lufto bir
Ti për Shqipni,/ mos i len turqit me hi;/ n´koftë nevoja vi me ty /.
Kishte me mijëra nëna të këtilla shqiptare, disa prej të cilave këngëtarët
u kushtuan vargje të bukura e të rralla, siç ishte rasti me nënën e Deli
Pjetrit të shtatë shaljanët, Nëna e Tuçit, ajo e Rexhep Gashit nga Gjakova, e
Jusuf Gërvallës etj. Por ne do të marrim shembullin e nënave të Preshevës që i
nisin djemtë në luftën e Vrajës duke i kujtuar:"/Për këtë ditë u kena
rritë,/ burrat s´ban me u koritë"/. Mirëpo në epin tonë, nëna luan edhe
role të tjera, e në fytyrat e luftëtarëve tanë e para syve të tyre gjithherë
ishte nëna; kur ndjenin lodhje „Oh nanë", kur kishin dhimbje nga plagët e
marra „Oh nanë", apo para vdekjes ua linin amanetin e tyre pikërisht
nënave, duke i porositur ato që të mos qajnë apo edhe duke ua lënë amanet armët
e brezit. Ka raste edhe shumë prekëse kur ua lënë amanet shokëve, që për
vdekjen e të birit, nënës ti tregojnë ngadalë, siç është rasti me këngën e
Jusuf Rexhës: „/Eu, po ua la ni amanet,/ ni qoft se dvet nana për mue,/ Thuj
Jusufi te daja t´ka shkue. / Pra, ni dvet nana opet,/ Thuni e mur gjakun e
babës t´vet"/.
Të dhënat historike vazhdimisht përkojnë me ciklin e këngëve, edhe pse
nganjëherë vërejmë idealizmin në të përshkruarit e fytyrave të ndryshme ku rol
vendimtar ka nëna. Mund të marrim shembull kur dashuria e popullit ishte
mishërua në strategun e luftëtarin Ali Pashë Tepelenën, ku skalitet për bukuri
profili luftarak i këtij pashai, këtij „gjarpri" që drodhi dhenë, ku tani
këngëtari i drejtohet nënës së Ali Pashajt: „/Hanko pash e Hanko nuer?/ Hanko
kur polle Alinë,/ ndriti bota vetëtimë!/ Ali pashë Tepelenë,/ gjarpri që piu
dhenë!/ Bëri fet gjithë Morenë!"/.
Pothuaj në të gjitha ciklet e këngëve fytyra e nënës zë një vend të dendur
por është me rëndësi se si skalitet në ciklin e këngëve të kaçakëve, kur ajo
është plot kujdes për të birin; i frikësohet vdekjes së tij dhe nuk dëshiron që
i biri i saj të tregoj dobësi. Përkundrazi, e do birin trim dhe dëshiron t´ja
ndjejë gajretin. Te kënga „Luftë po ban Rexhep Trimi", nëna na paraqitet
me të gjitha virtytet e nënës shqiptare; ajo duket krenare për birin e saj që
di të luftoj me heroizëm dhe që vetveten e shpaguan për disa herë, prandaj çka
tjetër pos: „Hallall bir, të kofshin gjinjtë!" E tillë është edhe e ëma e
Tuçit te kënga "Leka mbush e Tuçi qit" ku fare nuk vërehet frika për
vdekjen e të birit, por brenga se:"Zot, a ka Tuçi fishekë?"
Sa i përket femrës si faktor i rëndësishëm i ndërtimit të shoqërisë,
ruajtjes së traditave, moralit por edhe si luftëtare e denjë për liri, ka cikël
këngësh të bukura që epika jonë i ruan me besnikëri qysh prej kohës së
Skënderbeut. Dihet mirëfilli se këngët për Skënderbeun i pari i shënoi De Rada
nga arbëreshët që jetojnë në Itali dhe i botoi në përmbledhjen „Rapsoditë e një
poemi shqiptar", qe mërgimtarët e Italisë i ruajtën më lehtë, mbasi atje
nuk shkeli këmba e turkut. Për dashurinë që kishte populli për këtë figurë
legjendare më së miri e përshkruan M. Barleti në: „Historia e jetës dhe veprave
të Skënderbeut" ku thotë: „Fytyra e Kastriotit ishte ngulitur aq fort në
mendjen e secilit dhe emri e mbretëria e tij ishte skalitur aq thellë në
gjokset e të gjithëve, saqë do të ishte më lehtë, siç thonë, t´i çkulje
nga duart e Herkulit topuzin, se sa të fshije, nga zemrat e zjarrta të
vegjëlisë, dashamirësinë dhe dashurinë për Skënderbeun".Andaj nuk është e
rastit që nënat tona u thoshin bijve të tyre:"Mendo bir ti Skënderbenë".
Këngëtari ynë përcillte çdo akt të fatosit tonë, madje edhe në jetën e
rëndomtë, në martesë si te kënga „Martesa e Skënderbeut" ku me një
kënaqësi evokon deklaratën:"/Shqipëtare un e due,/ si nga gjuha e nga
zakone", e deri te kënga: „E motra e Skënderbeut". Ndërsa sa i përket
trimërisë së femrës shqiptare si luftëtare ka me mija shembuj, por ne do të
marrim shembull këngën "Gjorgj Golemi" ku i këndohet Gjorgj Arianit
Golem Komnen Topisë, zot i Labërisë, Shpatit, Mokrës dhe i Çermenikës, vjehrrit
të Skënderbeut, i cili edhe pas vdekjes së kreshnikut tonë, vazhdoi rezistencën
kundër turqve. Njëherë kur ai nuk ishte në Sopot, turqit ishin lajmëruar për
këtë, sulmojnë, por nuk ndahen me nderë, sepse femrat shqiptare, sopotaret,
rrokin shtizat, rrokin shpatat e rrokën thikat dhe:" /Na do rrimë e të
luftojmë,/ Gjergj Golemin se turpërojmë"/ thanë ato dhe luftuan, e kënga
mbeti gjallë deri në ditët tona, sepse qëndresa e femrës shqiptare në këtë
gjakderdhje të madhe ishte shembullore. Ose, është e njohur gjakderdhja shumë e
madhe në Grykën e Kaçanikut kur komandanti famëkeq Shefqet Durgut Pasha më
11-13 Maj 1910 sulmon me 70.000 ushtarë. Me këtë rast bëhet kënga „Robt e
gjallë nuk muj mej dhanë" ku përshkruhen disa tablo e momente interesante
të operacioneve luftarake e posaçërisht na kujton se bota femërore shqiptare
ishte shumë aktive:"Kaçaniku e paska lshue,/ kur ka ba me u farue,/ dul
Kosova burrë e grue"/.
Rol të rëndësishëm në këngët e tilla zë vend edhe motra. Ajo shihet duke i
ndihmuar vëllait, duke nxjerrë hak për vëllanë sidomos kur vëllai ose
vëllezërit janë të tradhtuar, e këtë më së miri e përshkruan kënga „Halili e
Mustafa" ku tradhtia që u bëhet Halilit e Mustafës nga ana e Bejta Sylës
kur këta ia dorëzon Ibrahim Pashë Bushatit, motra Hajrija pa ngurrim hakmerret:
/"Kur ja vuna pushkën burrit,/ si t´i nxjerrësh vëllaznit burgut!/ Kur ja
vuna thikën djalit,/ si t´i nxjerrkësh sytë e ballit!"/
Por me rëndësi është të ceket se këto nëna, motra e gra shpesh herë ranë në
kujë e vajtime për bijtë, vëllezërit e burrat e rënë në arenat e luftërave, por
më i dhimbshëm ishte vaji e kuja për bijtë tanë që binin theror për mbrojtjen e
interesave të huaja siç përshkruan edhe kënga „Ju nizamët e shqiptarisë".
Kjo këngë njëmend na bënë një sintezë të gjendjes së vështirë, e cila ishte
krijuar në këtë periudhë historike për djelmëninë shqiptare, se, si nizamë të
Turqisë, gjendje kjo që për pasojë u kishte sjellë shumë të zeza nënave e grave
shqiptare, sepse:"/Shumë nana ka mbetë pa djal,/ shumë motra kanë mbetë pa
vlla,/ jau kann lanë nuset pa marrë"/ etj. Ose i kohës më të re e në
vorbullën e ngjarjeve të mëdha të prishjes së Jugosllavisë kur populli shqiptar
doli me kërkesa të hapta për pavarësi, dhe kur këto kërkesa patën jehonë të
madhe jo vetëm në ngritjen e vetëdijes kombëtare, por edhe në arenën
ndërkombëtare filloi të flitet për Kosovën, shumë djem shqiptarë, që shërbenin
në ushtrinë Jugosllave, ktheheshin në arka. Këtë më së miri e përshkruan
kënga:"Kah po e qojnë atë kufomë", ku thuhet: „/Cila nanë ka mbetë pa
djalë?/ Dëshmor Kosovës me ja falë!/ Cilat motra po mbajnë zi?/ Se ua vranë
vëllaun n’ushtri!"
Këngët popullore historike te shqiptarët kujtojnë jo vetëm rezistencën e
një populli për ruajtjen e ekzistencës, por përshkruajnë edhe vuajtje të panumërta,
mall për familje, farefis e atdhe, keqtrajtimet që bënin në ta të huajt, kur
rekrutonin me dhunë si turqit ashtu edhe serbët, poshtërimet që
ua bënin atyre, por edhe durimin e matur të shqiptarit që kur e ka prekur aty
ku vritet morali dhe ndërgjegjja e tij, më nuk ka pasur vend durimi. Një këngë
e tillë është edhe "Arif Sinani nji djal i ri" ku shihet qartë se sa
mund të duron shqiptari: "-Kur ma shajke babën mu,/n´vend t´zabitit e kam
durue,/ kur ma shajke nonën mue,/n´vend të babës e kam durue./ Kur ma shajke
motrën mue,/ n´vend të dhëndrit e kam durue./ Kur ma shajke gruan mue,/Përte
atyhi s´pata ku me shkue".
Këngëtari ynë me mjeshtri individualizon figurën e femrës shqiptare dhe na
mëson se ajo vërtetë ishte e ndershme, e vendosur, luftëtare e pa kompromis.
Morali qëndronte më lartë se çdo epërsi tjetër. Egërsia hakmarrëse dhe egërsia
e ndjekjeve të aparatit shtetëror dhe e spiunëve të tyre e tradhtarëve ngjyrash
të ndryshme, nuk mund ta poshtëronin studenten e viteve ´81 që me masa
drakonike hynë në konviktet e tyre. Ajo tani nuk përkulej as para çizmes së
Nipollë Lubiçiqit e as para taksave të tij. Më kot thuhej në propagandën armike
se pjesëmarrësit e demonstratave të ´81-shit ishin "huligan" e nxënës
të dobët. Këngëtari me besnikëri përshkruan të kundërtën në këngën për këto
demonstrata ku: "Ja një shembull të vërtetë/ për një vajzë si luaneshë./
Ishte e re e studenteshë,/ mi tank të shkaut hipte mbi,/ mirë vendos flamurin
kuq e zi./ Oficeri me revole n´dorë,/ i bie vashës në krahnorë,/ i ra "Indeksi"
i kishte dhjeta!/ Kjo ishte pra e vërteta". Dhe e vërteta tregohej me vetë
qëndrimin heroik të gruas shqiptare edhe në tortura më çnjerëzore, edhe para
gjykatoreve armike, por edhe qëndrimi i denjë në burgjet e ish Jugosllavisë.
Duke u ruajtur me dinjitet nga çnjerëzimet, që donte t´i bënte armiku dhe
disa tradhtarë shqiptarë vegla të armikut, këngëtari përshkruan bukur
shfrytëzimet e paskrupullta që bëheshin në popull. Ja heq maskën fort bukur
kënga "Tre haraç për nji vjet", e cila këngë reflekton fatkeqësinë e
një familje shkodrane së cilës turqit ja kishin vënë syrin për t´ja marrë një
vajzë të bukur, e për t´ia dalë kësaj në krye më mirë e rëndonin me shumë
haraç, dhe:"Në të parin-o haraç,/ shiti arën të pa korrë;/ në të dytin-o
haraç shiti grigjën me kumbonë;/ në të tretin-o haraç,/qiti vashën-o në
treg!" Përndryshe, motivi i imoralitetit, i jetës së shfrenuar të disa
tradhtarë shqiptarë u pasqyrua edhe më mirë në këngën " Halit Gashi nji
djal i ri" ku Beçir Aga i Vushtrrisë ja kërkon motrën Hajri, Halit Gashit
"soll si i ka dy sytë e zi", e mandej t´ja sjell në shtëpi. Ky
kushtëzim për një copë tokë çipçi qe i rëndë për Halit Gashin, i cili e ndjen
në shpirt fyerjen e përuljen. Prandaj, për malësorin tonë nderi qëndron më
larte se gjendja e vështirë ekonomike, për çka pason një skenë e cila përkon
mjaft me mentalitetin e njeriut tonë:" N´cilën tokë m´shtje çipçi?/ Ta kam
pru motrën Hajri!/ I ra sipëri gjashtë herë allti./ Qekjo asht motra Hajri,/ si
ti ka dy sytë e zi.../ Rrotulloje e merre n´gji!" Këngë të tilla me
tematikë historike e dokumentare ka me mija. Për të mos hyrë në detaje, po
përmendim të lavdishmen Norën e Kelmendit, e cila për ta ruajtur nderin bie nga
shpatijet e larta për të vdekur beqareshë. Ndërsa, do të ishte mangësi të mos e
përmend edhe Shote Galicën, e cila me trimërinë e saj në luftëra me serbët
dridhte Ballkanin; Ibe Palikuqin,Ganimete Terbeshun, Marije Shllakun, e shumë e
shumë vasha, nëna, gra e motra, që ranë në altarin e lirisë e për të arritur në
ditët e sotme kur ranë përsëri Nurije Zeka, Ylfete Humolli, Shukrije Obertinca,
Xheva Lladrovci etj. Por, edhe sa do të bijnë, edhe sa këngë do të këndohen për
heroizmat e femrës sonë, e cila nëpër shekuj hyri në histori, mbetet të
shihet?!! Kosova e fitoi një liri të brishtë, Medvegja, Bujanovci e
Presheva akoma janë nën kthetrat e Serbisë, ndërsa e njëjta zbaton akoma të
ashtuquajturin presion permanent, i cili shprehet me ndarjen e Mitrovicës e
disa lokaliteteve tjera gjë që është e mundshme edhe një luftë e re në
Ballkan ku sigurisht do ta keqësoj gjendjen edhe ashtu të pa lakmueshme të
shqiptarëve.
Terrore të tilla njihen edhe në të kaluarën jo fort të largët e sidomos në
luftën e parë ballkanike, kur ushtria dhe xhandarmëria malazeze në Dukagjin,
bën terror që nuk mbahet mend, duke u përpjekur që shqiptarëve t´ua ndërrojë
fenë. Në këtë aksion për të zi u dallua Sava Llazareviq-Batarja me xhandarët e
tij. Për këtë rast një studiues ynë në "Përparimi" nr. 4/1970
shkruan:"Ajo që godiste më së shumti shqiptarët e Kosovës është padyshim
politika e kolonizimit të banorëve serbë nga viset e tjera. Sipas ligjës së
vitit 1931 shqiptarëve u është marr toka më pjellore dhe ajo u jepej
kolonistëve. Kjo gjë i godiste interesat jetësore të fshatarëve të varfër, të
cilët mbesin pa mjete të ekzistencës". Këngëtarit popullor i dhemb kjo,
pse ishte një goditje e idhët për popullin tonë dhe këtë e pasqyron përmes
këngëve me ngjyra më të vrazhda, ashtu siç ishte vet e vërteta: "Jo-o
Shumanjoku, o n´Tumrovi,/ naj kan marrë tokat bitevi,/ Ka dy shpi-o poj bojnë
ni shpi!" (Bec Sinani qaj djal i ri). Pra përpjekja e Serbisë që ti
shpërngulë shqiptarët nga Kosova dhe Reforma Agrare e vitit 1938 ishin
përpjekje për zhdukjen tonë nga trojet etnike. Ndonëse reforma qe zbatuar me
forcë, duke ua marrë shqiptarëve tokat e duke ua dhënë kolonistëve që këto toka
i punonin shqiptarët prapë përgjysmë. Shpërngulja hasi në rezistencë
shembullore, jo vetëm nga popullata shqiptare së cilës gjoja i qenë ofruar
kushte shumë të favorshme në Turqi, por edhe nga deputetët shqiptarë, ndër të
cilët u nda me shej Ramë Bllaca nga Bllaca e Sufrekës (Therandës) për çka edhe
i këndohet: "N´Beligrad shkon ky zog shqiptari,/ s´po troket, hyn te
krajli!/ Shkyn vendimin ja ban copa,/ po çuditet tanë Evropa!/ Ja ka prishë
krajlit planin;/ se shqiptarët se lëshojnë vatanin!"
Do të ishte një mangësi e këtij shkrimi, po të mos i shënojmë edhe disa
kuadro këngësh për pajtimin e gjaqeve në Kosovë e vise të tjera etnike. Dihet
mirëfilli, se viti më frytdhënës, më i organizuari e më stabili në ngritjen e
vetëdijes kombëtare, në historinë tonë, ishte Viti i pajtimeve. Këso aksione
njihen edhe në të kaluarën: në kohën e Teutës pas vdekjes së Agronit, në Kohën
e Skënderbeut me kuvendin e Lezhës, në Verrat e Llukës etj.
Po aksioni i pajtimeve në kohë e në moment, ngriti në këmbë të madh e të
vogël: burra e gra, pleq e plaka, intelektualë e katundarë, bujq e xehetarë
dhe: "Kudo valle e burrnisë,/ s´mbante mend toka e Arbnisë!"
Padyshim, heronjtë e këtij viti ishin ata që falnin gjaqet: "Ai që shtrinë
dorën t´pajtimit,/ ashtë burrë-burri, e trim i trimit!" Por, fytyra e
plakut të urtë Anton Çettës i dha karakter gjithëkombëtar këtij aksioni, që
rinia me vetëdije të plotë e futi në ballë të aksionit; sepse Anton Çetta ishte
një plak i urtë, i dashur për të gjithë; simbol i rezistencës sonë, e njëherit
edhe ndër njohësit më të mirë të dokeve e zakoneve tona, njohës i mirë i
mentalitetit tonë, dhe për këtë i këndohej: "Filloi punën me i falë
gjaqet,/ e me i gëzu n´Kosovë konaqet". Fjala e tij e urtë bënte për vete
çdo kënd, andaj pa ngurrim falnin gjaqet e bijve e të afërmve të tyre burra e
gra. Gruaja shqiptare prapë ishte në qendër të vëmendjes: "Kur Burrnesha
shtrinte dor´ ,/ Lëkundej bjeshka bashkë me borë!/ Dridhej mali e l´kundej
vërrija/ n´bark të nanës gëzohej fëmija!"
Vdekja e plakut Anton Çetta ishte dhimbje e madhe për të gjithë. Në ditën e
varrimit të kësaj figure kombëtare, ishte shpallur ditë zie në Kosovë, e në
ceremoninë e varrimit marrin pjesë mijëra e mijëra shqiptarë. Ndërsa, poeti Faruk
Tasholli shkruan tekstin e këngës më të bukur të tij, e pikërisht që i
kushtohet amanetit të plakut tonë:" Flet Prizreni e l´shon kushtrim, / Me
shumë mall e me gjëmim,/ Njaj shqiptar që e shkel besën/ Ma ka vra n´vorr Anton
Çetten".
Vend të posaçëm në këngët epike historike zënë edhe këngët më të reja të
luftës së shenjtë për liri, luftë e cila mori shumë viktima, qiti në sipërfaqe
heronj e heroina të reja, hapi faqe të lavdishme të historisë sonë. Kjo luftë
si e pabarabartë me armikun më të egër që patën ndonjëherë shqiptarët, shkaktoi
shumë plagë të rënda sepse ishte një luftë e ndytë, me egzod të pa parë, me
kallje të shtëpive, me masakrime e dhunime të cilat i shkaktuan bandat
serbo-çetnike të Arkanit e të ushtrisë serbo-jugosllave. Mirëpo, heroizmi i
shqiptarëve në luftë për liri ngriti në këmbë tërë botën demokratike e sidomos
Amerikën dhe popullin amerikan të cilët të parët iu bënë krah popullit tonë dhe
UÇK-së, ushtri kjo e dalë nga gjiri i popullit. Komandantët trima si Adem
Jashari, Agim Ramadani, Fehmi Lladrovci me gruan Xhevën etj., nuk do të
harrohen kurrë as nga populli e as nga këngëtarët tanë që me përpikëri
vështruan ngjarjet e luftës si në Prekaz, Deçan, Reçak, Bllacë, Kukës, Tropojë,
Llapashticë, etj. Kronikat e luftës mundësuan që këngëtarët tanë me besnikëri
t’i shënojnë ngjarjet, të krijojnë këngë të reja për ti bërë të pavdekshëm të
gjithë ata që u flijuan në altarin e lirisë e deri te falënderimi i të gjithë
atyre që ndihmuan në këtë luftë siç është NATO-ja dhe aleatët e saj.
Padyshim, fillimin e luftës e bënë Adem Jashari me familjen e tij ku këtë
fillim të kësaj dasme të madhe kënga e përshkruan në këtë mënyrë: " Korba
t´zi po vijnë prej qiellit,/ E kanë zanë rrezen e diellit./ E kanë mësye
Qyqavicën,/ Rrafsh me tokë me ba Drenicën". Edhe pse të pabarabartë në
armatim dhe në ushtarë, në shprehje vinte morali i fortë dhe dashuria e madhe
për dëbimin e armikut nga këto vatra. Andaj Serbia në luftën e Prekazit ndahet
e pa nderë , sepse:" N´Drenicë trima lind prapë Shqipnija/ Kamer Losha,
Ahmet Delija,/ Lindin trimat të grykë e pushkës/ Që mi ngjajnë Shaban
Polluzhës". Padyshim Prekazi dhe Drenica gjithherë ishin fortifikatë e
fortë e njëherit pushkë e ngrehur për armikun, andaj edhe këngëtari nuk i
mbetet borxh duke ia dhuruar vargjet:" Ç´po trazohet keq Beligradi,/ Ma ka
shkelë fytin Prekazi,/ Njëqind vjet dridhet Kralica/ S´po ma ndal pushkën
Drenica". Nga ky moment lufta përhapej me të madhe, për t´u kurorëzuar me
një ushtri të vërtetë me vasha e djelmosha shqiptarë të cilët lëshonin vendet e
punës, lenin familjet e veta në Amerikë, Gjermani, Zvicër e Australi dhe
suleshin në frontin e luftës. Pastaj fshatarë e intelektualë nga të gjitha
viset etnike shqiptare, studentë e mësues, mjek e infermier, vetëm e vetëm që
sa më parë të rreshtoheshin në radhët e UÇK-së për të vdekur për një të ardhme
më të lumtur. Këngëtari ynë edhe këtë rast e shënon kështu:" Qyqavicës o
n´ato male,/ Zbret ushtria çlirimtare/ Zbret ushtria e fort si guri,/ Djem
Kosove zemër burri". Mirëpo, ushtria jugosllave e bandat tjera të Serbisë
në pamundësi të hakmerreshin për humbjet që u shkaktonin luftëtarët trima
shqiptarë, bënin masakra të pa para në popullatën civile dhe ishte i arsyeshëm
një egzod i pa parë në historinë shqiptarë. Me këtë rast nuk mungoi solidariteti
i madh i shqiptarëve të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi e kudo tjetër. Kjo
dukuri e përshkruhet me vargjet në vijim:" Dorë e zezë plagon
Arbninë/ Karvanët sapo mbërrin,/ Me t´plagosun gra e fmi/ E kan msy nanën
Shqipni." Dhe turmat e para të ikurish u lajmëruan në veri të Shqipërisë
ku për mikpritjen e ofruar pasojnë vargjet: "Eni vllazën eni motra,/ Se
nuk jeni ju të huej,/ Bukë e kryp e zemër t´bardhë/ Qet Tropoja n´sofrën
tuej". Ndërsa luftëtarët shqiptarë të UÇK-së mikpritjen tropojane e
përshkruajnë me vargjet e këngës:"Ah Tropojë, Tropojë e vjetër/ Prite,
prite gjakun tim,/ Ç´po më pret me atë fllad bjeshke/ M´i merr plagët
n´ledhatim", dhe pastaj " Vij pushoj në prehrin tand,/ Pak cigares ia
dredh tymin,/ I ngjesh armët marshoj malit/ Krah i bahem Dukagjinit./ Me atë
frymë të Mic Sokolit/ Me atë za të Smajl Hysenit,/ Më jep gjak me ujë
t´Valbonës/ Më jep forcë me ujë t´Shkëlzenit".
Padyshim se kjo luftë ishte epopeja më e lavdishme e popullit shqiptar në
kohën e re e në fund të milineumit që po e lëmë pas. Ka shumë këngë të bukura
që me besnikëri përshkruajnë çdo detal të kësaj lufte, humbjet e fitoret,
betejat e vështira ku duhej të ruheshin fëmijët, grat, të plagosurit, pastaj
organizimet e mira e të këqija e deri te idealizimi i kësaj lufte me ngjyra
politike që në të ardhmen sigurisht se do të dalin sheshit, sepse dihej
mirëfilli se luftën e bën bashkimi e jo përçarja. Nga këto përçarje ideologjike
me vlera të dyshimta komuniste dalin në shesh grupe të vogla kriminelësh të
llojit të tyre,e të shtyrë nga urdhërdhënësit e tyre të pa shpirt, qysh në
fillim të luftës vriten gazetari Ali Ukaj, Azem Hajdari dhe ministri i
Mbrojtjes së RK-ës kolonel Ahmet Krasniqi. Këngëtari duke e rikujtuar edhe të
kaluarën e hidhur se shqiptarët edhe në të kaluarën bënë vrasje të tilla, në
këngën për Ahmet Krasniqin ia këndon edhe këto vargje:"Sikur vritet Bajram
Curri/,Gjon Serreqi kur thuhet guri,/ Sikur vritet pa i dal fjala, Trimi yne
Jusuf Gërvalla". Seria e vrasjeve të dyshimta nuk ndalej edhe gjat luftës
por edhe pas mbarimit të saj. Vriteshin njerëzit më të devotshëm të kombit;
gazetar, shkrimtar, Komandant të Ushtrisë sonë të Lavdishme bile edhe
parlamentar. Andaj këngëtari në këto momente bie në situatë që në emër të
Kosovës martire të i lutë të tillet duke thënë:"Qan Kosova e qan me
lot,/Ndalnie krimin thotë e mjera,/Mos ma vritni krenarinë,/Mos më mbillni me
varre t´reja". Padyshim se me anë të këtyre vrasjeve bëhej një përçarje e
madhe në popull që ishte edhe një dëm i madh për ardhmërinë dhe lirinë e
posafituar. Këngëtarit i dhemb kjo, andaj me tone të buta iu ep zemër duke i
premtuar popullit të posa dalë nga lufta se:"Do t´vijë prapë pranverë
shqiptare,/ Porse duhet t´jem unik,/ Tuj i lanë hasmit ndërvete/ Bahemi t´fortë
porsi çelik".
Luftën për liri e bënë vashat e djelmoshat të cilët e dinin se Kosova e
robëruar është e të gjithëve andaj edhe të gjithë duhet të luftonin, por ishte
e ditur se lufta bëhët në shumë fronte sepse është e pa mundur që të gjithë tiu
rreken pushkës. Në këtë luftë muarën pjesë fëmijët,nuset e vashat, pleq e
plaka,fshatar e intelektual, mërgimtar e miq të tanë. Pa dyshim nderin më të
madh e mbajnë ata të cilet ishin ball për ballë me armikun dhe të cilët i
thoshn njeri tjetrit: "Mos t´ju dhimbset gjak as jeta/ Sulnju hasmit
n´istikam,/ Kur të soset djalë baruti/ Gjuju n´shpinë haje me dhambë".
Guximi i shqiptarit edhe në këto raste nuk mungoi, andaj edhe ky mund u
kurorëzua me fitoren e lirisë, por normalisht me ndihmën e NATO-os andaj edhe
me këtë rast këngëtari ynë gjen vargje falenderimi të kënduara me çifteli, kur
nga qielli duken avionët e parë mbi qiellin e Kosovës të nisur:" Që
Kosovës t´i ndihmojnë/ Si shqiponja fluturojnë,/ Bombarder të Aleancës,/ Ka
urdhnu Baba Klinton". Për këngë të shumta të këtij cikli mbetët që në të
ardhmen të merren studjues të Institutit Albanologjik të Tiranës e Prishtinës
me qëllim të ruajtjes së këtij thesari kombëtar.
Duke i vështruar këto krijime të bukura të popullit do të kemi një pasqyrë
të plotë jo vetëm të femrës shqiptare e figurave të tjera historike, por edhe
të etapave të tjera kohore. Përkundër këtyre, pjesa dërmuese e këngëve
popullore historike, u thur me një realizëm që përnjëmend edhe ua shton vlerën
artistike të tyre. Pasqyrohen ngjarjet me një besnikëri që të mahnit, sepse nuk
na parafytyrojnë vetëm fitore të shkëlqyera; fytyra më të ndritshme të
historisë sonë kombëtare, por edhe humbje të mëdha, fytyra tradhtarësh, të
verbërish e të mashtruarish nga shkelësit e trojeve tona me motivacione të
ndryshme-qoftë fetare, krahinore etj. Kjo gjini letrare u bë një kronikë e
gjallë ngjarjesh, luftërash, marrëdhëniesh të mira e të këqija, jo vetëm brenda
popullit tonë, por edhe me popuj të tjerë me të cilët na lidhi historia.
Dhe kjo krijimtaria e popullit, tani na end nëpër etapat historike si në
ekran të filmit; na njeh me ditë të zeza e të bardha të popullit tonë, na njeh
me tortura e masakra të pashembullta, rrahje e vrasje, burgime e zhdukje,
dhunime e helmime, me dhuna të llojllojshme deri të cenimet e nderit familjar,
që ushtruan të tjerët ndaj nesh. Nga kjo epikë, do të mësojmë edhe për
rezistencën tonë të vazhdueshme, sakrificat e mëdha që bëri njeriu ynë i
ndershëm në altarin e atdheut: burra gra, djem e vajza, pleq e plaka. Nga kjo
rezulton, se protagonist i këngëve tona epiko-historike qe i gjithë populli;
secili patriot që simbolizoi virtytet më të larta të popullit tonë liridashës.
Epika jonë popullore historike burimin e vet e ka në të pasqyruarit e
realitetit, në ushtimën e drejtpërdrejtë të ngjarjeve historike të poetizuara
nga këngëtari ynë popullor, i cili duke i kënduar këto vlera nëpër oda burrash,
nëpër ndeja, në kremte kombëtare e kudo tjetër, luajti një rol të madh, jo
vetëm në ruajtjen e kujtimeve të shtrenjta të historisë sonë të lavdishme, por
edhe në edukimin e ndjenjës patriotike të pastër të brezave në kalim.
Veprimtaria
atdhetare e Arif Hoxhës në shërbim të Shqipërisë Etnike
Nga Abas Fejzullahi
Jetëshkrim i shkurtër
Arifi u lind me 6 tetor 1917, në
fshatin Randobravë bashkia e Dardhës së Madhe (Krushës),
aso kohe rrethinë e Prizrenit. I ati Ramadani, në jetën
bashkëshortore me Gjylijen rriten dhe edukuan fëmijët e
tyre Arifin, Shabanin dhe Maxhunin, duke kultivuar tek fëmijët e
tyre ndjenjat e atdhedashurisë më fisnike për Kosovën Martire si vazhdimsi
e traditës familjare Hoxha.
I ati,
Ramadani dashamirë i arsimit në kushtet dhe
rrethanat e robrisë, e ila në vazhdimësi rëndonte gjendjen e
Kosovës martire në shumë drejtime, si politike
dhe ekonomike,
Arifin dhe Shabanin i
dërgoi për të vijuar shkollimin në gjuhën serbokroate në Dardhë të
Madhe (Krushë të Madhe), ku
aso kohe ishte bashki (komunë), në të cilën u
hap për herë të parë shkolla katërklasëshe
në vitin 1926. Arifi u dallua në mësimnxënie edhepse
mësimet zhvilloheshin në gjuhën e okupatorit serbosllav (sepse
shkollimi në gjuhën shqipe ishte i ndaluar, kuptohet, për
qëllimet strategjike afatgjata
serbosllave, të përpunuara në hollësi nga Institutet e
ndryshme politiko-ushtarake dhe etnopsikologjike të kishës ortodokse serbe që
zhvillonin veprimtarinë e tyre antishqiptare
në vazhdimësi, sipas udhëzimeve dhe këshillimeve të
elaborateve të ndryshme,
si nga Garashanini, Qubrilloviqi, Andriqi etj.)
Edhe mësuesit e tij, kishin
vërejtur zgjuarësinë dhe aftësinë e Arifit. E këshillonin Ramadanin
që Arifi të vazhdoi shkollimin,
pasi që kishte treguar sukses të shkëlqyer
gjatë shkollimit katërvjeçar.
Mirpo, këshillat i shin në
shpërputhje me veprimet politike të regjimit serb
mbi Kosovën e robëruar dhe krijimin
e kushteve gjithnjë e më të rënda për jetesë
në përgjithësi e për shkollim në veçanti
. Pas
kryerjes së shkollimit katërvjeçar, edhe pse Arifi ishte i dalluar në përvetësimin
e mësimnxënies, s`pati mundësi për ta vazhduar
shkollimin.
Veprimtaria
Arifi kreu punë të ndryshme në
vendlindjen e tij, si në fushën e
bujqësisë dhe blegtorisë, por
gjithnjë i interesuar për lexim
dhe për çështjen kombëtare.
Me kujdes përcillte rrjedhat
e situatës politike aso kohe dhe gjithnjë përvehtësonte përvojë nga i
ati, i cili mirrej me ativitete ilegale
për çështje kombëtare.
Në Kosovën e robëruar nga
pushtuesit serbosllavë në kushte dhe rrethana të rënda si politike dhe ekonomike, në
vazhdimësi kanë
vepruar shqiptarët në forma dhe mënyra
të mundëshme ilegale,
të organizuar për të bërë aq sa ka qenë e mundur për
Kosovën e robëruar, e në shumë raste kanë bërë
pothuajse edhe të pamunduren, sidomos në qëndresën
afatgjate duke u përballur me të gjitha vështërsitë e imponuara
dhe duke mbijetuar!
Ramadan Hoxha, i ati
i Arifit, kishte krijuar një rrjet
lidhjesh me njerëz të besuar të Hasit përrreth
kufirit shqiptaro-shqiptar (i
ndarë padrejtësisht sipas Kongresit të Berlinit me
1878, Konferencës së Londrësme 1913, dhe të Parisit me
1919, duke copëtuar Shqipërinë Etnike, Kosovën ia
dhuruan Serbisë ndërsa Çamërinë Greqisë), për t'iu
ndihmuar kalimin ilegal të kufirit shumë atdhetarëve të rrezikuar pas
zbulimit nga regjimi barbar serb!
Kur ishin të rrezikuar grupi prej
50 veprimtarëve për çështjen kombëtare nga Kabashi i
Korishit të Prizrenit, Ramadan Hoxha, organizoi kalimin
e kufirit përmes njerëzve të besueshëm që i kishte në rrethin
e Hasit përrreth kufirit për në Shqipëri.
Vlenë për të theksuar
se, Arifi deri në ndërrimin e jetës e vazhdoi këtë
veprimtari sikurse i ati , në sigurimin dhe kalimin e
njerëzve ilegalisht, të cilët
ishin të ndjekur dhe rrezikuar si gjithnjë nga
regjimi policoro-ushtarak e barbar serb. Në vitin 1991
pas vrasjes së komandantit të policisë
serbe në Mushtisht, dy të rinjë, njëri nga Mushtishti dhe
tjetri nga Bukoshi, Therandë (Suharekë) nën kujdesin dhe
organizimin e Arifit u përcollën për në Shqipëri.
Deri sa Arifi ishte kryetar
i rrethit për Dardhë të Madhe (Kurshë të Madhe)
që aso kohe ishte bashki, merr pjesë si i ftuar
në mbledhjen e Kuvendit të Prizrenit organizuar nga regjimi jugosllav
me 8, 9 dhe 10 korrik 1945. Por më
heret paraprakisht në mënyrë perfide dhe të përgatitur
u moren masa siç ishin:
…*Marshali Josip
Broz Tito kishte lëshuar urdhërin më 8 shkurt 1945, për
vendosjen e pushtetit ushtarak në Kosovë dhe siç arsyetoheshin atëherë
«përderisa të mos asgjësohet
rezistenca kontrarevolucionare në Kosovë»!
Me këtë urdhër, nga posti i komandantit të Shtabit
të UNÇ-së
për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit, shkarkohet Fadil Hoxha
dhe në vend të tij emërohet koloneli Sava Dërleviq…* Duke e përgatitur terrenin për
vendimet përfundimtare lidhur me çështjen e Kosovës ashtu siç e
kishin planifikuar më parë
për t`i pezulluar vendimet e Konferencës së Bujanit
ku ishte vendosur, që
pas përfundimit të luftës Kosova duhej bashkangjitur Shqipërisë sipas vullnetit të popullit. Në Prishtinë
prej
19-24 mars 1945, në sallën e kinemasë (tani salla e kulturës fizike e gjimnazit…)
mbahet Konferenca e Këshillit Popullor të
Rretheve të Kosovës dhe Metohisë*
duke përgatitur terrenin që në Kuvendin
e Prizrenit, siç
dhe u vendos, me dhunë e kunder vullnetit të popullit shqiptar, që
Kosova t`i bashkangjitet Serbisë Federale!
Para se me hy në mbledhje
të Kuvendit në Prizren, pati kërcënime dhe sygjerime direkte dhe
indirekte tek pjesëmarrësit se si duhet përcaktuar që Kosova të jetë
pjesë e Serbisë Federale-Jugosllavisë, në të kundërtën do të kenë
pasoja të gjithë ata që kundërshtojnë këto sygjerime të komunistëve çetnikë
serbo-jugosllavë dhe që kërkojnë që Kosova t’i bashkangjitet Shqipërisë
sipas vendimeve të Konferencës së Bujanit
dhe dëshirës së popullit!
Në revistën ORA
të 7 gushtit 1991, nga autori Besim Kajtazi janë shënuar këto
deklarime nga pjesëmarrësi i gjallë aso kohe Arif Ramadan Hoxha siç vijon:
«
…Në Konferencë merrnin pjesë afër 400
delegatë nga të gjitha rrethet e Kosovës. Ne-
thotë Arifi- u thirrëm për në këtë Konferencë
në kohën kur mbi popullin shqiptar
kryheshin veprime çnjerëzore, pas shuarjes me gjak
të Kryengritjes
së Drenicës, në kohën kur vetëm brenda një dite OZNA
likuidoi në Rahovec 28
veta, ndërsa në tërë rrethin ky numër kalonte
70 (shtatëdhjetë)
veta, nga krimineli Vllado Popoviq. Pasi popullsia
ishte e shqetësuar, ne u ftuam të marrim pjesë
në Konferencën e Prishtinës, që u bë në Prishtinë
më 19-24 mars 1945. Konferencën e kryesonin
Mehmet Hoxha (i cili mbajti referatin
mbi çështjet ekonomike), Xhavit Nimani (poashtu mbajti
referatin për çështjet e punëve të brendshme), Fadil Hoxha, Elhami Nimani, Ali
Shukria, Dushan Mugosha, Predrag Ajtiqi, Sava Dërleviqi, ndërsa, ndër
afro 400 delegatë, merrnin pjesë edhe Halim Spahiu
(kryetar i KQNDSH-së, që vepronte në ilegalitet), Rifat Berisha,
Hasan Kryeziu, Mustafë Hoxha, Hajdar Rrustemi, Sheh Danjolli,
Malë Sadiku, Kolë Delhysa, Ibrahim Cërrnilla, Abedin Abazi, Shaban Çela,
Ibrahim Meta, Qamil Luzha, Sadik Hoxha e të
tjerë. Procesmbajtës u caktuan Kolë Shiroka dhe Sokol Dobroshi».
«Referati
i Mehmet Hoxhës nuk zgjoi ndonjë kërshëri te delegatët
dhe nuk u ndoq me diskutime, ndërsa në referatin e
Xhavit Nimanit, lidhur me çështjet e punëve
të brendshme dhe situatën në Kosovë, sa mbaj mend
, ndër të tjera u shtruan çështja e kthimit të kolonëve serb e
malazez, që sipas tij, thot Arifi , mund të ktheheshin në ato toka
të çelura me prerjen e maleve që quheshin rrahe e djerrina !
Ndërsa pjesa më interesante e referatit i kushtohej situatës aktuale
që mbretëronte në Kosovë dhe zgjidhjes së
çështjes shqiptare. Siç theksoi Xhavit Nimani
në referat, »Marshali Tito, u ka bërë të fala, ua
ka falë gabimet që i ka bërë Kosova, edhe luftën që e ka bërë
Shaban Polluzha është amnistuar ! Ju, Kosova keni
vuajtur shumë në ditët e kralit e ju
ka falë, kurse ju kosovarët, ka thënë Titoja, tri
vjet do të qëndroni nën Jugosllavi, për arsye se qeveria
shqiptare në Shqipëri është ekonomikisht e dobët, e ju keni
vuajtur shumë e duhet t`u ndihmojmë ! Në pikën e dytë, rreth
kësaj çështjeje , Xhaviti theksoi, duke i transmetuar fjalët e
Titos, siç thoshte ai, se qeveria shqiptare, shteti
shqiptar i Enver Hoxhës është i ri, ndërsa reaksioni ¨shtë shumë
i madh në Kosovë, po edhe në Shqipëri, prandaj kur
të bashkohet reaksioni kosovar me atë të qeverisë
së Shqipërisë, nuk do të ketë jetë të gjatë shteti i
Enverit, prandaj ne ju kemi marrë për tri vjet dhe pas tri vjetësh do
të bashkohen prap viset shqiptare ! Për këtë edhe është bërë
lufta, tha Xhaviti në referatin e tij !
Pas fjalës së tij
pasuan diskutimet e delegatëve, të cilat ishin mjaft
polemizuese dhe në shumë pikëpamje u shpreh mospajtimi me qëndrimet që i
paraqiti Xhavit Nimani.
«Na qenkemi tradhtuarë»
«Delegati i parë që diskutoi
ishte Hajdar Rrustemi nga Luboveci i Drenicës, i cili
shprehu mospajtim lidhur me kthimin e kolonëve në Kosovë
dhe shtoi nëse do të ndodhë kjo, atëherë as vëllazërim e as
bashkim nuk do të ketë, as shovinizmi serb kurrë nuk ka për
t`u zhdukur, nga se tokat na janë marrë pa të drejtë vetem pse
jemi shqiptarë. Po merren edhe tokat e «buta e të pabuta », po
merren si malet e Hereqit!».
«Pas tij diskutoj Halim
Spahiu, tha se« merren malet e Hereqit, ku do të jetojnë
shqiptarët, ku do të jetojë katundaria jonë? Ku do ta mbajnë
bagëtinë shqiptarët?! Halimi kundërshtoi dy vendimet e ardhura, atë
për kthimin e kolonëve dhe tjetrin për qëndrimin e Kosovës nën
Jugosllavinë. Në këtë rast pyeti kryesinë e Konferencës.
»Pse nuk bashkohem
me Shqipërin, por rrim këndej?» «Kur e përmendi çështjen e
bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ndërhyri
Xhavit Nimani, i cili tha:
«Ti nuk ke të drejtë
të diskutosh një orë!»
«Ndërsa Halimi iu përgjigj :
»Unë do ta them fjalën time deri në fund, e ti bëre tëndën»
Pastaj Xhaviti ia ktheu
:«Shoku Halim e ke vesvesen e bagëtisë e jo të njeriut, e
malli i tij është djegur në luftë !» Halimi në fund e
tha edhe këtë:
»Pra, e gjithë ndihma
jonë, që ia dhamë LNÇ-së, paska qenë e kotë. Ne qenkemi tradhtuar!»
«Diskutimin e tij e përkrahën të gjithë delegatët
e tubuar. Në Konferencë diskutoi edhe Sheh
Danjolli, i cili foli për brigadat shqiptare që mobilizoheshin
në Kosovë dhe marshonin pa flamur kombëtar, për shqyerjen
e flamurit kombëtar nëpër disa qytete
të Kosovës, për brigadat që dërgoheshin
në Tivar, ndërsa pas tij për diskutim u paraqit Hasan
Kryeziu, i cili me këtë rast i
parashtroi shtatë kërkesa, tregon Arif Hoxha dhe shton,
derisa i parashtroi pesë, sërish Xhavit Nimani ndërhyri duke thënë :
«Nuk ke të drejtë më tepër!»
Ndër kërkesat që i
bëri Hasani në formë pyetjesh ishin: »Pse ikën ushtria? Pse kthehen
kolonët? Pse nuk e kemi lidhjen politike momentalisht me Tiranën, por
me Beogradin?
Xhaviti i tha :
«Unë po pyes: interesi i kujt është
që të jemi me Tiranën? A është kjo dëshirë vetëm jotja?
Hasani iu përgjegj :
«Jo, nuk është vetëm dëshirë
imja, por e gjithë popullit. Unë jam Hasan Kryeziu, mua nuk mund
të m`i mohoj të drejtat as Moska, as Berlini, as
Sofja, as Beogradi e as Tirana ! »Ndër pyetjet
e Hasanit u permend edhe çështja e ikjes së ushtrisë
dhe me atë rast Xhavit Nimani tha:
«Pse ma bën këtë pyetje
mua, se përse ikën ushtria? Delegati i Krushës së Madhe ka qenë
aty, pse nuk i bënë pyetje atij? Ai e din më së miri».
Atëherë unë u
ngrita dhe mora fjalën:
«Shoku Xhavit, unë as nuk kam
qenë komisar brigade e as komandant! Unë kam bërë atë që u takon
këshillave të rrethit. I kam strehuar nëpër shtëpi sa ka mundur të
pranojë Krusha e Madhe e të tjerët i kemi strehuar në Krushë të
Vogël. Ja, këtu është komandanti i atij
batalioni, Malë Sadiku, le të japë ai përgjigje për këtë»!
Mal Sadiku u ngrit dhe iu drejtua Xhavitit:
«Shoku Xhavit, me
atë batalion kam shkatërruar Luftën
e Drenicës dhe Shaban Polluzhën! Kanë qenë luftëtarë
të fortë dhe kanë luftuar shumë dhe kanë fituar në
atë luftë!? Por, kur nisën të arrijnë prej familjeve të
tyre letra e takime, jo t`u ka pre vëllai, jo t`u ka pre
baba, jo t`u ka pre mixha … dhe kur në një vend në Drenicë, në një përrua
hasëm kufoma të shumta të hedhura, pastaj lajmi tjetër se
Fadil Hoxha nuk është më komandant i Shtabit
të Përgjithshëm, por Sava Dërleviqi; pastaj, edhe i
dërguari i juaj për qetësimin e situatës në Drenicë, Asim
Efendi Luzha u vra, pra për këto arsye edhe ka ikur ushtria! Se neve
na u mohua lufta jonë, na tradhtuan!. . .
Delegati nga Gllogovci, emri
i tij nuk më kujtohet, foli për plaçkitjen e ushtrisë
partizane nëpër fshatrat shqiptare:«Po na e marrin drithin nëpër
hambarë, miellin, mallin nëpër dyqane, po na vrasin e deri edhe
qefinin po na e marrin dhe nuk po kemi me çka t`i varrosim
të vdekurit!« Atëherë delegati nga Mitrovica tha
:"Vëllezër, ta heqim vesvesen e doriut të kuq, të
topit të pambukut, të qefinit, të hambarit me grurë e të
koshit të kallamoqit! I lutem kryesisë të mos luaj me
kokat tona si me top të llastikut! Se po luajnë me
kokat tona, e ne nuk kemi dhembjen e pasurisë!. . ."
Gjatë pesë ditëve
sa zgjati Konferenca, pati shumë
diskutime. Një moment me rëndësi që vlen
të theksohet, thotë Arif Hoxha, është ai se, gjatë tërë kohës
sa mbahej Konferenca, salla e Kinemasë ishte e rrethuar nga forca të
mëdha ushtarake e policore».
Dhe pas
kësaj Konference në Prishtinë përgatitet Kuvendi i
Prizrenit me 8, 9 dhe 10 Korrik 1945 .
Në këtë mbledhje të Kuvendit
në Prizrenit u
zhvilluan diskutime të rrepta dhe reagime nga
përfaqësuesit e vërtetë dhe besnikë të popullit
shqiptar, ku në mesin e tyre ishte edhe Arif Hoxha
që me përkushtim, guxim dhe vendosmëri mbrojtën
me argumente të drejtën e Kosovës për vetvendosje sipas vullnetit të popullit.
Shërbimin ushtarak, Arifi e kryen
në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene. Gjatë Luftës së Dytë Botërore,
Arifi angazhohet bashkë me vëllezrit
e tij. Pas vitit 1945 caktohet kryetar rrethi në
Dardhë të Madhe (Krushë të Madhe) që aso kohe
ishte bashki (komunë) deri në vitin 1947. Nga organet e OZN-së
aso kohe përgatiten kurthet ndaj Arifit, fillimisht lidhur
me mbledhjen e tatimeve, por e vërteta
ishte krejt tjetër...! Nga regjimi i asj kohe nga Arifi
ishte kërkuar që në Dardhë të Madhe të pranojë
kolonë serbë e malazias,
kuptohet duke rrezikuar pronat e shqiptarëve për t`i shpërblyer
kolonët. Arifi këtyre kërkesave
u përgjegj me vendosmëri ashtu siç i ka hije një atdhetari, siç ishte Arif
Hoxha, ku mes tjerash u tha: Në këtë rrethinë populli, s`ka bukë për të ngrënë,
e për serbë dhe malazias s`kemi tokë tepër
për t`iu ndarë.
Në këtë vendim të drejtë dhe real,
Arifi ishte këmbngulës dhe i paluhatshem deri në fund. Pas këtij
vendimi, ndaj Arifit fillojnë, përcjelljet nga sigurimi serb,
thurja e intrigave dhe montimet e tyre me llojlloj
shpifjesh. Në këtë veprimtari
të shëmtuar u dallua sidomos aso
kohe shqipfolësi me veprime të shkjaut,
Ali Shukriu, i cili kishte post e
përgjegjësi si në bashkinë e Rahovecit e
më gjerë. Pas arrestimit Arifin e keqtrajtojnë në të gjitha mënyrat më
çnjerëzore, për 7 muaj rrjesht, gjatë të ashtuquajures hetuesi
gjatë vitit 1947, me akuzat e kurdisura dhe të
montuara për të cilat OZN-a kishte një përvojë
dhe mjeshtri të dalluar në sajimin e tyre, sidomos për
shqiptarët e vendosur dhe atdhetarë siç ishte
Arif Hoxha me shumë shokë të tjerë. Në këto keqtrajtime
fizike dhe psikike pjesëmarrës të drejtpërdrejt, përpos shkieve
që shpesh kanë ditë të rrinë në prapaskenë, duke dhënë urdhëra
dhe ndërsyer bashkëpunëtorët e tyre të
dalluar, që populli i emëronte (zagarë) siç ishte Ali
Shukriu, i cili fliste shqip e vepronte serbish në
përpunimin dhe ngarkimin me fajësi të rrejshme por me pasoja fatale për ekzekutim
të përgatitur tek vendi i quajtur: ”Ura e Filës” në Rahovec, ku rastësisht
nderhyn një epror nga Prishtina dhe
fal zotit shpëton nga ekzekutimi.
Të gjitha këto si
pasojë e qëndrimeve dhe diskutimeve dinjitoze të
drejta në shërbim të çështjes kombëtare dhe mbrojten
e Kosovës Martire në Konferencën e mbajtur
në Prishtinë prej 19-24 mars 1945, dhe në Prizren me
8, 9 dhe 10 korrik 1945 .
Arifi ishte i matur
në veprime dhe vendime, kujdesej për organizim të
mirëfilltë të veprimtarisë
për çështjen kombëtare. Duke njohur mentalitetin e
njerëzve në terren dhe shtrirjen e miqësisë
autoritetin dhe afërsinë që kishte i vuri në veprim, kështu që në
kontakte të vazhdueshme me atdhetarë të shquar
vepronin bashkërisht e sidomos lidhjet që i kishte me
Ibrahim Lutfiun e të tjerë.
Ndaj atdhetarit të shquar Ibrahim
Lutfiut, me të cilin kishte një bashkëpunim dhe bashkërenditje të
veprimtarisë për çështjen e Kosovës në veçanti dhe atë kombëtare në
përgjithësi. Arif Hoxha, fliste me admirm dhe kishte emocione
që vërehej, nga respekti dhe nderimi që ai kishte
dhe e tregonte gjithnjë sa binte fjala dhe përmendej
Ibrahim Lutfiu, duke treguar dhe përshkruar personalitetin e tij
me një të folur aq të rrjedhëshme, të natyrshme dhe bindëse
si për rrethanat kur janë zhvilluar ngjarjet si dhe për vetë ngjarjet
dhe personalitetet, sa që dëgjuesi me një vëmendje dhe interesim ishte i
përqëndruar jo vetëm ta dëgjonte por edhe ta përjetonte atë
ngjarje me ato personalitete siç ishte Ibrahim Lutfiu, Bitër Dehalla,
Jakup Muqeziu dhe shumë atdhetarë dhe veprimtarë të tjerë që i përmendte për të
bëmat e tyre .
Me të vërtetë ishte mjaft
imteresant, mbarshtrimi, lidhëshmëria në kohë dhe hapësirë e
ngjarjeve që baca Arif i tregonte bashkë me përmbajtjen dhe
personalitetet, sikur ato po zhvilloheshin aty për aty, i binte
aq afër dhe të dukej se po i shef dhe përjeton
ato ngjarje dhe fytyrat e atyre patriotve dhe atdhetarëve.
. si lëvizjet dhe veprimet e tyre për ç¨shtjen e Atdheut. . .!
Kjo ishte një aftësi e natyrshme e Arif Hoxhës edhe kur rrëfent por edhe kur këshillonte
apo analizonte rrjedhat e ngjarjeve të kaluara, dhe të atyre që ishin në
zhvillim e sipër të cilat kishin të bënin me fatin e Kosovës
martire dhe çështjen e Atdheut. Në vepren
e Dr. Muhamet Pirrakut: Mulla Idris Gjilani
dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 11941-1951
mes tjerash se si e përshkruan rrëfimin
e Arif Hoxhës në faqe 596
shihet nga teksti në vijim: « …Gruaja e Behlul
B. Kokolarit, Zyhraja , kur dëgjoi fjalën e zjarrtë
të Ibrahim Lutfiut, mori guximin t`i thërriste:
»Zotëri Ibrahim! Pash të Madhin Zot, kalle luftën, mos
ma marro burrin, mos m’u le fëmijëve hije të keqe…!- vërteton më
12 janar 1991, endeshisti i shquar Arif. R. Hoxha- Randobrava«
Në bashkëpunim të vazhdueshem
me miqësi dhe shoqëri pas vitit 1948, në Dardhë të Madhe (Krushë
të Madhe) në shtëpinë Rexhep Hotit (vëllai i Nezir Hotit)
formojnë partinë e NDSH, i quajtur grupi i ” Lidhjes
së Prizrenit ” dhe bënë betimin në flamur, kuran
, ungjill dhe revole.
Në këtë betim ishin të
pranishëm shumë shokë nga Prizreni, Theranada (Suhareka) dhe rrethina e Rahovecit. Edhe pse bëheshin përpjekje në
ruajtjen e veprimtarisë ilegale në sistemin e treshës, UDB-ja u
ra në gjurmë duke zbuluar përmes një shoku që ishte anëtar i këtij grupi
dhe me 18 shkurt 1950, u arrestua grupi që më
vonë pas hetimeve dhe keqtrajtimeve
, sipas zanatit të UDB-es,
trashiguasja e OZN-së famëkeqe në Gjykatën e Prishtinës
ju dhanë këto dënime me burgim të rëndë:
REGJISTRI I GRUPIT
”LIDHJA E PRIZRENIT”
TE DENUAR ME SHUMË VITE BURGIMI TË RËNDË
NGA GJYKATA NË PRISHTINË
TË ARRESTUAR ME 1950-II-18
Nr. |
Emri dhe mbiemri i
anëtarëve |
Përgjegjësi |
Denimi me burg |
1. |
Shaban
Durguti |
kryetar |
20 vjet burg |
2. |
Mustafë
Nixha |
nënkryetar |
20 |
3. |
Jakup Muqeziu |
|
20 |
4. |
Shaban
Mazrreku |
|
20 |
5. |
Zekë Bajraktari |
|
17 |
6. |
Tomë Mjeda
|
|
15 |
7. |
Nezir Hoti |
|
15 |
8. |
Biter
Dehalla |
|
15 |
9. |
Isuf
Dellova |
|
12 |
10. |
Arif Hoxha
|
|
12 |
11. |
Islam
Fishari |
|
6 |
12. |
Gjokë Spaçi |
|
6 |
13. |
Shehide Kabashi |
|
6 |
14. |
Zenelabidin Kabashi |
|
6 |
15. |
Zeqir Xhambazi |
|
6 |
16. |
Halil Mazreku |
|
4 |
17. |
Sefë Bajraktari |
|
4 |
18. |
Rifat Saraqi |
|
4 |
19. |
Shemsi Gashi |
|
1 |
20. |
|
Gjithsejt për 19 veta
u dhan burgë: |
209 vite burg |
Qëndresa e të arrestuarve gjatë
hetuesisë nëpër çelitë e burgjeve nga keqtrajtimet më çnjerëzore ishte
jashtzaskonisht e fortë në veçanti në ruajtjen
e shokëve, siç ishte rasti me Miftar
Bajraktarin i cili përkunder keqtrajtimeve fizike dhe psiqike nuk
e dorëzoi regjistrin
e 400 anëtarëve që e ruajti me kujdesëin dhe përgjegjësin më të madhe deri
në marrjen e urdhërit nga të burgosurit e Nishit për ta
djegur regjistrin shumë vite më vonë, të cilin urdhër e zbatoi
dhe e dogji regjistrin . Arifi pas arrestimit me 18
shkurt 1950 në Prizren u denua me 12 vite
burg të rëndë nga Gjykata e Prishtinës. Burgun e
mbajti në burgun e Nishit, Pozharevcit dhe Beogradit deri në vitin
1960 ku me një amnesti të shtetit u lirua dy vite më
heret.
Arifi edhe pas vitit
1960 vazhdimsht përcillej nga mekanizmat e UDB-së
dhe më vonë e SSHS-sigurimit shtetëror serb,
si për lëvizjet e tija me çfarë mirret,
me kënd ka lidhje, gjithnjë ishte nën mbikqyrje dhe
kontroll të mekanizmave shtetëror serb të shtrirë pothuajse në çdo mjedis
për ta pasur situaten në duart e tyre.
Kur në Kosovë
vinte për vizitë kryetari
i Jugosllavisë Josip Broz Tito, Arifi
me urdhër të organeve shtetrore si të UDB-së dhe
SSHS izolohej me familje ishte nën mbikqyrje dhe
s`ka pasur të drejtë të dali nga shtëpia për aq sa zgjaste vizita aq zgjaste
edhe burgimi shtëpiak i Arif Hoxhës me familje
Pas ngjarjeve të marsit dhe prillit të vitit 1981, Arifi
me shumë interesim dhe kujdes i përcillte ngjarjet
dhe rrjedhat e zhvillimet e proceseve të shumta
politike, proceseve gjyqësore dhe ishte në kontakt të vazhdueshem me
veprimtarë të shumtë të çështjes kombëtare, ku gjithnjë me
urtësinë, mençurinë dhe përvojen e tij si veteran i
çështjes kombëtare jepte këshilla dhe udhëzime mjaft të dobishme dhe me
rëndësi për kohën dhe rrjedhen e ngjarjeve pas
demostratave të vitit 1981.
Arifi ishte i brengosur lidhur
me zhvillimin e ngjarjeve për fatin e Kosovës martire, duke njohur si në
brendi dhe thellësi veprimtarinë armiqësore të Serbisë në veçanti
dhe Jugosllavisë në përgjithësi, ndaj shqiptarëve dhe
Kosovës në veçanti. Ai kishte një përvojë të madhe nga
sundimi barbarë serb, e njifte atë dhe qëllimet e tija
strategjike e aftgjate kundër shqiptarëve, andaj këshillat e tija ishin të mirëseardhura
edhe për njerëz të arsimuar dhe akademikë, që në
këtë drejtim , ndoshta edhe fillestar
e të pa përvojë fare, kontaktonte me ta
vazhdimisht, siç ishte Mr. Ukshin Hoti e shumë të
tjerë, që me mençurinë dhe njohurinë që kishte
ndihmonte vazhdimisht në këshillëdhëniedhe afrimin e bashkimin
e veprimtarëve për çështjet madhore kombëtare.
Ishte i nderuar dhe
respektuar kudo që ishte i pranishëm,
këtë nderim dhe respektim që rrethi ia bënte e kishte me meritë
dhe autoriteti i tij ndikoi me shumë sukses jo vetem në
drejtimin politik por edhe në aksionin për pajtimin e gjaqeve , ku
Arifi dha një kontibut të madhë në këtë drejtim.
Nga respekti që ai gëzonte tek
familjet shqiptare në përgjithësi dhe tek ato të hasmuara ishtre
i pakthyeshëm, prania e tij në pajtimin
e gjaqeve dhe ku ai hynte pajtimi ishte me sukses. Me anëterët e
grupit punues në terren për pajtimin e gjaqeve luajti rol mjaft me
rëndësi dhe ishte aktivist i palodhur si në rrethinën e Prizrenit e
më gjerë, bashkë me shumë veprimtarë të këtij aksioni gjithëpopullor, me
në krye të urtin profesor Anton
Çetën, gjatë viteve 1990, e më vonë deri
sa ndërroi jetë.
Kujtime
Gjatë tekimeve dhe ndejave
që autori i këtij punimi pati me të nderuarin
Arif Hoxhën herë pas here prej vitit 1981, e deri kah mesi
i vitit 1993, ka shumë mbresa dhe kujtime
interesante, që me këtë rast shkurtimisht do të
paraqes disa nga ato kujtime:
Gjatë ndejes pas ngjarjeve të vitit
1981, pas
daljes nga izolomi aty kah muaj qershor i 1981-së, gjatë bisedës në banesën
e Rexhep Buçajt në Prizren ku mes tjerash
e pyeta të nderuarin Arif lidhur me bashkëveprimtarinë e
shokun e tij Z. Biter Dehallën dhe
veprimtarinë atdhetare të tij, ai u përgjegj:
”Po, kur ta permendim emrin e Bitrit duhet luajtur vendi me nderim të madh që
ai e meriton ti bëhet gjithnjë. Dhe ai
vet lëvizi nga vendi siç ishte ulur si zakonisht këmkryq
dhe me kamishin e tij të ndezur një qëndrim të drejtë në
ulje dhe me një
fytyrë karakteristike prej malësori, ku mustaqet dhe pamja e tij ta përkujtonin fytyren
e Bajram Currit, një përgjasim shumë interesant, dhe
vazhdoi rrëfimin për Bitrin:
Bitër Dehalla ka qenë një shok
i vendosur , trim , besnik i fjalës e i veprës. Ka qenë i
pathyeshëm në burgun
e Nishit dhe në të gjitha keqtrajtimet e
bëra nga barbarët e sigurimit serb
. Bitri ua thoshte haptas në fytyrë : qëndrimet dhe veprimet e mija janë kundër okupimit serb
të Kosovës dhe do ta luftoj këtë pushtet sa të
jem gjall. . .”
Arifi i çmonte shumë
shokët e burgut
dhe për ta fliste me admirim, pothuajse për të gjithë,
ndersa për vete ma së paku apo rrall ndonjëherë
vetëm me këmbngulësinë e bashkëbiseduesit. Për Bitrin
fliste sa me admirim aq edhe me dhimbje
për rastin tragjik, humbjen e jetës në ndeshje që patën në
fatkeqësi komunikacioni në Kroaci, pas daljes nga burgu.
Me rastin e kremtimit të Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit, pas takimit me
Prof. Hajrullah Goranin, në qeshor të vitit
1991, në Prizren ishim bashkë
me Skënder Berishën (vllai i dëshmorit Xhemajli Berisha), Arifi na ftoi tek
shtëpia e tij, të cilën ftesë e kishte bërë edhe
më heret përmes porosive të derguara lidhur me
një bisedë të veçantë... Pas një jave vizituam Arifin në
shtëpinë e tij në fshatin Randobravë. Bisedën
e veçantë e zhvilloi tek
pas orër 1 pasmesnatës,
kur ishim veç ne të tre, lidhur me rastin e një problemi të rëndë familjar, në familjen
e një intelektuali e që ky
problem e brengoste shumë...! Veprimet dhe nderhyrja e
Arifit në këtë problem familjar i cili mund te merrte përmasa tragjike
duke nderlidhë edhe familje tjera e shqetësonte pamasë
dhe nga e gjithë biseda e zhvilluar erdha në
këtë përfundim: Arifi ishte shumë ma në nivel në
gjykimin e drejtë të problemit familjar,
në parandalimin e ngatërresave të më tejme dhe në vlerësimin e
drejtë të gruas në familje dhe shoqëri, se sa vetë të
ashtuquajturit intelektualë me tituj të ndryshëm .Arifi thoshte
vazhdimisht, më mirë është të pengosh dhe parandalosh të keqën, se të
mirresh me të keqen dhe pasojat e sajë.
Qëndrimet dhe veprimet e Arifit
ishin shumë të arsyeshme, largpamse, të kulturuara të drejta dhe
demokratike sa i përket problemeve familjare siç ishte rasti për çfarë
edhe biseduam, dhe shifej keqardhja dhe zhgënjimi i tij nga veprimet e
rastit lidhur me problemin në fjalë. . . ” Unë dhe Skënderi e dinim
problemin në fjalë dhe burimin e problemit që në të vërtetë kishte të bënte me
sëmurje psiqike që në të shumtën e rasteve në popull këto
sëmurje tek disa njerëz nuk njifen, sepse ato
kamuflohen nga i sëmuri siç është ( gjelozia e pa bazë patologjie, sëmira, dyshimet, mbivlersimet
e vetvetes, nënçmimi i
të tjerve, diktati në familje etj).
Komentimin e ngjarjeve dhe
parashikimet e tija lidhur me zhvillimin e më tejshme ishin aq të thukta
dhe analizuese sa që shpesh qëndronte shumë më në nivel se shumë njerëz me
tituj profesorësh, magjistra e akademikë, të cilët fluturonin me
fantazi e fjalë jasht realitetit . . ! Arifi me analiza reale dhe parashikime
reale duke mos nënçmuar as forcat e lëvizjeve demokratike legale dhe ilegale
por as fuqinë dhe mekanizmat e shtetit serb, Ishte shumë real dhe syçelë në
këto vlerësime si dhe kushteve dhe rrethanave ekzistuese.
Vlersimet e tija lidhur me
mjetet e informimit dhe propogandën ishin jashtzakonisht të
qëlluara. Ishte lexues i rregullt i Rilindjes dhe informacioneve tjera
nga shtypi dhe RTV. Po mungoi informimi je i verbët dhe i
shurdhër, thonte Arifi, e nga mungesa e këtyre
dihen pasojat, thoshte vazhdimisht. Ishte dashamirë i
arsimit, dhe kishte lidhje dhe kontakte me shumë mësimdhënës, të
cilët e nderonin dhe e respektonin të nderuarin
Arif Ramadan Hoxhën,
sepse nga ai mësonin shumë gjëra e
sidomos për Lëvizjen kombëtare të NDSH-re
si në rrethinen e Prizrenit dhe në Kosovë.
Oda e Arif Hoxhës në
Randobravë ka qenë e vizituar
gjithnjë nga vizitorë të shumtë, si nga rrethina
dhe mbarë Kosova. Arifi poashtu ka vizituar shokë e miq në
tërë Kosovën.
Tani kujtmet e djalit të Arifit Nazimit janë të shumta
dhe gjatë rrëfimeve të tij mes tjerash i
kujtohen vuajtjet e së kaluarës por edhe
krenaria, sepse, ka mësuar dhe dëgjuar e
njohur shumë nga i ati. Ai gjithnjë përmendte
kujdesin e vëllezërve të Arifit, mixhallarët
e vet në veçanti
Shabanin që kanë punuar dhe e kanë mbajtur e
ndihmuar babajn e tij në lëvizje dhe zhvillimin
e veprimtrisë për çështje kombëtare si në rrethinën
e Prizrenit dhe në Kosovë në kontaktet e tija deri
sa ka ndërruar jetë.
Përmendë
miqë nga Mitrovica dhe rrethina,
si dhe për vizitat reciproke që kanë bërë si te
Adem Kqiqi, Imer Bala nga Koshtova,
në Gufshacë, Lipë e shumë vende tjera si dhe
përshtypjet e tija nga këto takime e ndeja që gjithnjë ka dëgjauar
biseda dhe rrëfime lidhur me fatin dhe situatën
e Kosovës. Pra kjo dëhmon shtrirjen e njohtësisë
dhe veprimtarisë së Arif Hoxhës për çështjen kombëtare.
Të flasish dhe të shkruash për personalitetin
e Arif Hoxhës është sa kënaqësi dhe përgjegjësi, sepse
është si një gurrë e pashterrshme që rrjedh vazhdimisht me ujë të paster
ashtu siç ishte dhe mbeti
e do të jetë veprimtaria atdhetare e
pashterrshme me të dhëna nga jeta dhe
veprimtaria e Arif Hoxhës.
Në këtë drejtim ndoshta
do mbesim borgjli në mospërfshirjen e gjitha të dhënave lidhur
me të bëmat e Arifit që ai shumë pak fliste për vete e më shumë
për shokët e vet.
Shpresojmë se në të ardhmen është
obligim i të gjithë atyre që e kanë njohur
dhe kanë bashkëpunuar me te, të flasin dhe shkruajn për të
plotësuar me ndershmëri jetëshkrimin
e Arifit ashtu siç e meriton dhe të zë
vendin e merituar në historinë e popullit tonë në
mënyrë sa më reale dhe të drejtë.
Ja disa nga kujtimet e
Pofesor Hajrullah Goranit lidhur me personalitetin dhe veprimtarinë e Arif
Hoxhës:” Do të përpiqem t`i rikoujtoj
disa ngjarje nga e kaluara që ka te
bej me Arif Hoxhën ose Bac Arifit si e quajshim
në at kohë. Arif Hoxha ka ra në burg
me 18. 02 1950 e unë me 19. 02 1950
në Pejë. Me bacin Arif jam njour në burgun
e Prishtinës në dhomën nr. 9 ku
ishin të vendosur të burgosurit e dënuar
me burgë të rëndë . Aty i
kam njohur të gjithë ata që i përmendni në pyetsorin Tuaj
por edhe shumë të tjerë
që kanë qenë të dënuar si Grupi i Prizrenit dhe
të burgosurit e tjerë politik.
Arifi në burg (në Prishtinë)
kishte një autoritet të veçantë. Të gjithë e
respektonin për qëndrimin dhe mençurinë e tij.
Në biseda ishte shum i matun dhe i qetë gjë që më
ka lënë përshtypje të një patrioti
të bindur dhe konsekuent në realizimin e synimeve kombëtare. Meqë në burg
kam qenë mjaft shëndetlig, me keqësimin
dramatik të shëndetit më kanë dërguar në spital…Pas
kthimit sërish në burg nuk më kanë vendosur në dhomën nr. 9 por në nr. 8
që do të thotë se nuk jam takuar ma në burg me bacin Arif. Në burgun
e Nishit nuk jam pare edhe pase te dytë kemi qenë në „Zavod të Nishit” si e
quanim ne burgun e Nishit.
Pas lirimit nga burgu
më ka rastis ta takoj disa here. Rasti i fundit ka qenë kur kam
vizituar Nezën ( Nezir Hotin)-nuk më kujtohet data. Përveq Arifit ka
qenë edhe Uka (Ukshin Hoti) dhe disa të tjerë që nuk më kujtohen
emrat. Kemi biseduar gati tërë natën. Kuptohet tema e bisedës ka
qenë politika.
Vdekja e bacit Arif më
ka pikëlluar pamasë, sepse Arif Hoxha ishte një symbol i rezistencës
sonë kombëtare. Nuk kam marrur pjesë në varrimin e bacit
Arif, meqë kam mbrit vonë pasi që është kryer varrimi.
Hajrullah Gorani“
Arif Hoxha ndërroi jetë me 4
shtator 1994 në fshatin e tij të lindjes Randobravë. Në
përcjelljen dhe nderimin e fundit morën pjesë një numër i
madh njerëzish (miq dhe dashamirë të Arifit, familjarë e farefisi i
gjërë), shumë shokë, aktivist e veprimtarë të tij
Vlenë për ta theksuar thënjen
e njërit prej veprimtarëve me rastin përkujtimor: “Arifi
ishte një Lis i madh me shumë degë që mbulonte këtë pjesë të Kosovës, pa
të do të jetë një hapësirë e madhe në këtë rrethinë” Kisha për t`i
shtuar kësaj thënie aq të mirë dhe krahasuese
edhe këto fjalë: “Arifi ishte një Lis i madh me shumë degë që
mbulonte këtë pjesë të Kosovës, pa të do të jetë një hapësirë e madhe në
këtë rrethinë, ku mungon hija dhe freskia e tij”
Fjala vdekje për njerëzit që me veprimtarinë e tyre
për çështjen e popullit dhe atdheut kanë qenë të gatshem
dhe kanë sakrifikuar edhe jeten e tyre siç ishte Arif Hoxha me
shumë shokë, s`ka vend, sepse ata s`kanë vdekur por vetëm se kanë
ndërruar jetë.
Veprimtaria e tyre atdhetare i bënë
të pavdekshëm dhe jetojnë përherë në kujtesënhe historinë e popullit
tonë të shumëvuajtur në shekuj për liri e pavarësi dhe do shërbejnë si shembuj
për brezat e ardhme se si punohet dhe sakrifikohet për çështjen
e atdheut.
Arif (Ramadan) Hoxha pas la
dy djemë dhe një vajzë. (Nazimi i lindur para burgosjes kurse Nexhybja u lind
mbas 6 muaj burgosje, kurse Agimi u lind pas lirimit nga burgu).
Por mbi të gjitha, Arifi
la pas veprimtarinë atdhetare që përherë personaliteti i tij do jetë
në kujtesen e të gjithë atyre që e njohen dhe e nderuan, dhe ata që do ta
njohin përmes shkrimeve, duke e nderuar dhe respektuar ashtu si në të
vërtetë e meriton.
Musa AHMETAJ
Musa Ahmetaj u lind më 01.01.1958 në Hogosht të Dardanës.
Shkollën fillore e filloi në vendlindje kurse e mbaroi në Dardanë. Po
ashtu në Dardanë e mbaroi edhe gjimnazin. Më Pastaj regjistroi Letërsinë dhe
Gjuhën Shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku edhe i mbaroi studimet.
Në fillim të viteve 80 punoi mësimdhënës në Shkollën Fillore
"Fan S. Noli" në Dardanë. Më 1985 u punësua si punëtor
admistrativ në Gjykatën Komunale në Dardanë. Më 1991, si çdo shqiptar, edhe këtë
pushteti serbo-sllav e pushoi nga mardhënja e punës. Pas luftës, me
rifillimin e punës së Gjykatës Komunale në Dardanë, u rikthye në vendin e
tij të punës.
Me shkrime filloi të merret
nga shkolla e mesme. Në fund të viteve 70 bashkëpunoi me “Zërin”
javor ku në atë kohë botonte poezi satirike.
Më 2007 në kuadër të Klubit letrar “Nositi” nga Dardana botoi përmbledhjen e
parë “Kur sytë shohin keq”.
Është bashkëpunëtor i rregullt i revistës letrare “Nositi” në Dardanë.
Në dorëshkrim ka “Doket dhe tiparet e lindjes , dasmës dhe vdekjes në
Hogosht”.
Jeton dhe vepron në Dardanë.
Cikël poetik nga Musa I. Ahmetaj
AUTOBIOGRAFI
Në vitet e
pesëdhjeta
U linda në katund
Biografia ime
Akoma pa fund
Çantën e
shkollës
E kisha nga tekstili
Nuk dija ta dalloja
Kaçën nga trëndafili
Sot nuk më
besojnë
Arianiti e Tringa
Që në shkollë kam shkuar
Pa çorape e me opinga
Në bankë
uleshim
Tre katër veta
Për zhurmën më të vogël
Pasonin thuprat e nxehta
Byrekë e tost s’kemi parë
Atëherë askush
E hanim bukën nganjëherë
Vetëm me rrush
Nganjëherë
nëna
Bënte lakrorë me spinaq
I madh e i vogël
Atë ditë kishte për t’u kënaq
Për party e
diskoteka
As që kishim dëgjuar
Asnjëri nga ne
Duhan s’ka konsumuar
Unë nuk kam
qenë
Fëmijë hasreti
Por nuk vuaj nga ajo
Që nuk jam fëmijë qyteti.
EMRI IM
Nëse nga emri
im
Shkronja e parë më ik
Atëherë në internacionale
Unë qenkam Amerikë
m-USA
NËNË -
BACA ZEKË
Ne si
fëmijë kemi pasur
Nënë Bacën Zekë
Edhe verë edhe dimër
Bukë na ka pjekë
Të gjithë e
kemi njohur
Bacën Zekë si burrë
I vetmi ka qenë ai
Që ka pjekë bukë n’furrë
Me bacën Zekë
S’ka qenë hajgare
Na ka dhënë bukë
Bile edhe pa pare
Bukën e
Bacës Zekë
Thatë e kemi ngrënë
Shpesh ka ndodhur
Për nesër s’e kemi lënë
Ju që s’keni
ngrënë
Mua më besoni
Bukën e bacës Zekë
Edhe ju ta keni e lakmoni
NË FAQET E
SHTYPIT TË HUAJ
Serbisë
bishtin ia zuri dera
Shkruan “Corriere de la Sera”
Kurse në
“Figaro” dhe “Mond”
Serbisë ndihmë nga asnjë fond
Nga vëllai i
madh “Izvestia”
Agresor u shpall Serbia
“Allemeine
Züddojqe Zeitung”
Serbia fund e krye u lëkund
Nga Tirana
“Zëri i popullit” raporton
Serbia komunizmin më së shumti e don
Kurse
“Zemani” dhe “Hyrijeti”
Kosovës
patjetër sovraniteti
Në faqen e
parë “La pais”
Demokrate Albaneze “Quo vadis”
20.03.1992.
VAJZAT
MODERNE
Tash e sa
kohë
Detyrë i kam caktuar vetit
Të shkruaj poezi
Për vajzat e qytetit
Vajzat e
qytetit i kemi
Shumë të moderuara
Me kozmetikë të tepruar
E me hundë të shpuara
Vajzat e
Dardanës
Me rrethinë
Gjoksin shpalosur
Xhemperin n’shpinë
Disa nga
dieta
Janë bërë si shtizë
I kanë hequr vathët nga veshët
E i kanë vënë n’kërthizë
Në shtëpi nuk
kanë
As bukë as djathë
E në hundë e vetulla
Tre katër vathë
Shtyhen në
mes veti
Kush ka më shumë miq
Shtiren e krekosen
Kush kërthizën më lakuriq
Kohën më të
madhe
E kalojnë në gjumë
Bëjnë gara në mes vete
Kush muzikë dëgjon më shumë
Gjumin e
natës
E bëjnë ditën
Prindërve e arsimtarëve
Nuk ua kanë frikën
Për sjellje e
mësime
Fare nuk u ha palla
Fat i mirë është për to
Që s’është gjallë “Hanko Halla”
REFORMAT
SHKOLLORE
Shkollat në
Dardanë
Janë afër në mes veti
Në to vijojnë mësimet
Nga katundi e qyteti
Shkollat e mesme
Në një oborr gjenden
S’di a mbahen
mësime
Vetëm në rrugë enden
Nxënësit
në shkollë
Me makina shkojnë
Rrugës kah stadiumi
Gjithherë defilojnë
Disa
vazhdimisht
Blejnë hamburgerë
Ata që s’kanë para
Ngopen me
erë
Gjithnjë në
duar
Telefonat celularë
I pyesin profesorët
Çka kemi me orar
Neve,
prindërve na thonë
Arsimi është reformuar
Me profesorë patjetër
N’kafene për t’u
takuar
PARODI PËR
QYTETIN TIM
Rrugë të
përmbushura
Me meshkuj e femra
Për habi të të tjerëve
Qyteti mban dy emra
Ato rrugë që
i kemi
Asfalti me baltë është mbuluar
As ata që i emërtuan
Nuk dinë si janë
emërtuar
Të gjitha
organizatat
Janë
n’falimentim
As ëndrra nuk
shohin
Për rehabilitim
E çka të
themi
Për ekonominë
As ata që punojnë aty
Si venë punët s’e
dinë
Shtëpitë
private ngrihen
Në mënyrë stihike
Punë e madhe që s’përputhen
Me plane urbanistike
Nxënësit e
shkollave të mesme
Edhe disa profesorë t’ri
Ëndërrojnë edhe bibliotekat
T’i shndërrojnë n’kafiteri
Këto i di
secili
Të gjithë flasim për dobësi
Japim një mijë e një premtime
Dhe kërkojmë përgjegjësi
Kështu
bashkëqytetarë të mi
Nuk di ç’t’ju them tjetër
Diskutojmë natë e ditë
Dhe më shumë shkruajmë në letër.
Si banor i
provincës
Dhe qytetar i mirë
T’i kritikoj të
tjerët
E kam për detyrë
Vera në
Dardanë
Ka diçka më vete
Ka të mira e
të këqija
N’ krahasim me disa qytete
Trotuaret
vërshohen
Nga rinia e diasporës
Kanë harruar t’flasin shqip
Përshëndeten me anë t’dorës
Në Darkway e
Sugarfree
Çka nuk bën vaki
Djemtë pinë lëngje freskuese
Vajzat duhan e raki
Yjet e
muzikës
Vijnë për levërdi
Krijohen skena të papara
Edhe bëjnë kërdi
Vajzat e
Dardanës
Vishen për mrekulli
Pastaj deklarohen
Jemi të këtij shekulli
Erëza dhe
Titaniku
Më të
tymosurat
Mjerisht nga rinia
Më të vizituarat
Vera në
Dardanë
Nga stinët e tjera dallon
Libraritë e bibliotekat
Askush nuk i viziton...
Vera në
Dardanë
E ka një
freski
Rrugët pastrohen
Vetëm kur bie shi
PUSHIMET
VERORE
Për
durrsakët dhe ulqinakët
Viti zgjat dy muaj
Mobilizohen me të madhe
Për kosovarë dhe të huaj
Kosovari ku
të shkojë
Gjygymat me veti
Ulet në shilte midis rërës
Pi çaj rusi buzë
deti
Domate dhe
speca
Me vete si gjithherë
Në frigoriferë fusin
Argetë ndonjëherë
Në plazh
birrën Tirana
Burri s’e heq nga goja
Zonjës s'i intereson për fëmijë
Kryesore t’i marrë boja
Në mbrëmje
paguan
Tri-katër euro një pije
Fëmijët i lë në gjumë
Hajde bjeri n’fije
Durrës, gusht
2006
KOMANDANT NEZA
KFOR-i Rus
kur pat ardhë
Thoshe se vjen nga mali
Protestove me plis të bardhë
Dukeshe si princi në kali
Nëpër kafene
Mbaje ligjërata
Që s’të rroku fare
Plumbi as granata
Ta kisha fort
lakmi
Gjuhën me gramatikë
Për të kaluarën e bujshme
Komandat në logjistikë
Tiranën e
bukur
Shpejt e harrove
Bulevardeve të shumta
Kohën ku e kalove
Nuk kaloi
shumë kohë
O komandat Neza
Çlirimtarët e vërtetë ta bënë
Mat me dy poteza!
DËSHIROVA
Dëshirova të
shkruaj
Një ditë një urim
Dhe atë në adresë
Ministrisë për Arsim
Mendova t’i
pyes
Punët si ju shkojnë
A thua gjatë ditës
Rrinë apo punojnë
- Fakultetet
private
Kur i licenconi
Përveç drekave
Tjetër a përfitoni
Drejtorët e
shkollave
Kur i emëroni
Biografitë e tyre
Pse nuk i kërkoni
Për hir të
shpenzimeve
Mirë e keni menduar
Një titull kaq të madh
MASHT e ke zvogëluar…
PËR TË GJITHË
NGA PAK
Bujqve ju
dëshiroj
Rendimente
n’hibrid
Kurse qeverisë sonë
Sa më pak suficit
Studentët dhe
profesorët
Të mos ndahen në dysh
Nga zemra ju dëshiroj
Një universitet tjetërqysh
Juve
sanitarë
Më shumë t’keni primate
T’i zbritni
çmimet
N’ordinancat private
Ministritë
tana
Shumë kanë “përparuar”
Çdo të punësuari
Makinë i kanë siguruar
“Ne jemi të
pavarur”
Slogan i tejkaluar
I madh e i vogël e di
Qind për qind i politizuar
“Ethet e së
premtes”
Emision i qëlluar
Ministra e drejtorë
Aty i kisha testuar
Duke bredhur
Nuk mbushet norma
Nëpër kafene
Nuk bëhen reforma...
NXËNËSI
BASHKËKOHOR
Ne dikur si
nxënës
Kemi pasur obligim
Atë çka kemi lexuar
Ta paraqesim me shkrim
Tashti askujt
s’i intereson
Për botime të reja
E aq më pak çka shkruajnë
Qosja e
Kadareja
Po ta pyesësh
një maturant
Kush ishte Homeri
Pa menduar fare përgjigjet
Njëfarë futbolleri
Po
n’letërsinë shqipe
Çka është “Meshari”
Nuk e di autorin
Por vetëm: Është i pari
Kryefjala dhe
kallëzuesi
Nuk i di n’gramatikë
Kur shkruan diçka
Pa presje pa pikë
Ne i themi
vetes
Nxënës bashkëkohor
Të marrin nota t’mira
Pa prekur libër me dorë
KRONIKA E
ZEZË
Për çdo ditë
kronika e zezë
Me plot informata
Me shumë tituj
prekës
E të dhëna
t’sakta
Rrufeja mbyti
një bari
Nga
terreni
lajmërojnë
SHPK-ja prononcohet
Hetimet vazhdojnë
Dikur na
kujtohet
Dilnin me referenca
Ankoheshin në UNMIK
- “Nuk kemi kompetenca”
Struktura
gjinore
Më shumë gra se burra
Sikur kishin lindur
Vetëm në vetura
Vetëm me
tiketa
Shpesh mbushet norma
Lavdërohen në mes
vete
Me kravata e uniforma
Droga e
prostitucioni
Gjithkund evidente
Harem e shtëpi
publike
Kaherë janë prezente
Vriten në
pikë të ditës
Me vetura alarmojnë
Edhe me kalimin e kohës
Asnjë rast nuk e zbulojnë...
DIALOGU
SHQIPTAR-SERB
Në takimin e
dytë
Propozon zoti Rohan
Të bisedojmë së bashku
Pa raki e duhan
- Nga djepi im
i lashtë
Me dhunë na keni hequr
Natë e ditë
shoh ëndërr
Të kthehem ku kam
djegur
- Ne këtu s’kemi
ardhur
Ëndrrat t’i
lexojmë
Mandatin e popullit e kemi
Për pavarësinë të
bisedojmë
- Kërkesë e
jonë decidive
Në djepin me lulak
Autonomi të
zgjeruar
Pavarësi më pak
-
Falënderohemi nga
zemra
Që jeni aq dorëlirë
Të jetojmë së bashku
Është pak si vështirë
Dëgjohet zëri
i
Ahtisarit
Nga Brukseli e nga Shkupi
- Po ju përgatisim
gardërobën
S’është më rëndësi a ju vjen për trupi
Maj 2006,
Dardanë
Alo, Alo,
Alo...
A është mjeku?
Na është
sëmurë
Zoti KEK-u!
- Frymëmarrja
I është dobësuar
Në këmbë të
veta
S’ka
t’qëndruar
Nga popullata
Kërkon infuzion
I vetmi gjigant
Terr prodhon
Nga terri i
madh
Na dhemb koka
Të dobët paskan qenë
Në KEK këta blloka
Me vite të
tëra
Korporatë u pagëzove
Pesë pare nuk i
jep
Pse këtë popull e
dëshpërove
Nuk të vjen
fare inat
Nga zhurma e gjeneratorëve
Pse nuk ke mëshirë
fare
Ndaj
konsumatorëve
POEMA E
KORRUPTIMIT
(Migjeniane)
Kafshatë që
s’kapërdihet është or vëlla korruptimi
Kafshatë që s’të mbeti në fyt por as s’të zë
trishtimi
Kur sheh fytyra të qeshura e xhepat plot me pare
E nuk skuqesh fare, se vjedh ashiqare
Edhe ashtu shtiresh dhe gojën plot patriotizëm .
Për tërë jetën e vet flasin për heroizëm
Gjithherë të mavijosur nëpër dreka e darka
Pushimet
verore i kalojnë duke bredhur me anije e barka
Disa sahanlëpirës ju shkojnë pas e ua rrahin defin
Me makina të shoqërisë, grave dhe fëmijëve
s’ua prishin qejfin
Në mjete të informimit kur flasin për buxhet
E konsiderojnë më shumë se arkën e shtëpisë së vet.
Korrupsioni ka pasur
vulën e shëmtuar gjithherë
Ka qenë me të tjera mënyra dhe jo me tenderë
Pastaj i qofshin falë, mirëkuptim-intervistimit
“Hiqet” dilema e dallavereve dhe e intervenimit.
Po t’i kalojë ndonjë rast pa fituar e t’i shkojë huq
Edhe kur apostrofohet, nuk i ha palla që ka mizën nën kapuç
Janë bërë elastikë, si në kishë si në xhami
Po të pasurohem së tepërmi nuk bëhet nami
E për popullin që bukën nuk mund ta sigurojë
Krekoset me të madhe - të dalë në votime dhe të votojë
Populli është barometër dhe një ditë do të protestojë
Të korruptuarit, vallë? - ku mund të shkojnë?...
Mexhid Yvejsi:
Haxhi Hasan Vuçitërna
E Marte, 21-07-2009, 07:35pm (
Haxhi Hasan Vuçitërna (1919-1998)
Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Haxhi Hasan Vuçitërna është dëshmori që u vra nga forcat serbe për fe e atdhe,
në verën e vitit 1998; është djali i dëshmorit Hoxhë Hasan Vuçitërna, i cili u
vra nga ushtria serbe në pranverën e vitit 1919…
Lindi
me 9 Maj të vitit 1919, në Rahovec, dy muej mbas vrasjes së babait, Hoxhë Hasan
Vuçitërna, nga ushtria serbe. E trashëgoi emrin e babait, Hoxhë Hasanit, siç e
trashëgoi edhe shehidllëkun, kur ra dëshmor me 21 Korrik 1998, në moshën 79
vjeçare.
U rrit
jetim, në fukarallëk, në varfëri, në robni, me shumë vërshtirësi, por arriti
disi të shkollohet dhe u përpjekë në vazhdimësi, tërë jetën, për liri…
Pas
Luftës së Dytë Botërore, Haxhi Hasan Vuçitërna punoi si nëpunës administrate në
Rahovec, ndërsa gjatë viteve 1947-1949 shërbeu si mësues në katundin Gllarevë
të Klinës…
Kishte
ndjenja të zjarrta fetare dhe atdhetare, nuk pajtohej kurrsesi me robërinë
shumë vjeçare. Nuk pajtohej kurrsesi as me ndarjen e Kosovës nga Nana Shqipni…
Në
vitin 1950, Haxhi Hasan Vuçitërna, si pjestarë i organizatës
politike-ushtarake, NDSH, arrestohet së bashku me atdhetarët: Mulla Oruç
Sajari, Halil Dërguti, Behlul Bajrami, Ismail Musliu, Ahmet Fazliu etj. Regjimi
i atëhershëm jugosllav, serbo-komunistë-çetnik, e dënoi si armik, me katër
vjetë burg…
Burgu
nuk e mposhti, as nuk ligështoi, por e forcoi dhe ia shtoi edhe më shumë
zjarrin fetar e atdhetar…Për guximin e tij, për qëndrimin, për formimin e tij
kishin respekt pleqë e të rinjë…
Në
vitin 1972 zgjedhet anëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Rahovec, ndërsa,
katër vjetë më vonë, duke i parë aftësitë e tij, zgjedhet në krye të tij…
Pra, prej
vitit 1976 deri në vitin 1981, Haxhi Hasan Vuçitërna ka shërbye me devotshmëri,
si kryetar i ri, i Këshillit të Bashkësisë Islame në Rahovec…
Haxhi
Hasani ka qenë dashamir’ i diturisë, i dijetarëve, atdhetarëve, shejhlerëve,
hoxhallarëve… E kishte passion leximin, studimin, meditimin…
Në veçanti
kishte simpati, dashuri, për shkrimet e Shejh Malës (1865 -1928), bejtexhiut,
Melami, më të njohurit bejtexhi në Kosovë e besa edhe në Shqipni…!
Në
gjysmën e dytë të muajit korrik, 1998, gjatë sulmeve të forcave
policore-ushtarake serbe në Rahovec, kundër luftëtarëve të UÇK-së, duke iu
ndihmuar popullatës civile, u vra, nga forcat serbe, Haxhi Hasan Vuçitërna, në
moshën 79 vjeçare, siç ishte vra edhe babai i tij, Hoxhë Hasan Vuçitërna, 79 vjetë
më parë, në pranverë të vitit 1919, nga ushtria serbe…
U
vranë, babë e bir, me krahë të hapur, në kohë robërie, për të përqafuar
hapësira lirie…
Haxhi
Hasanin, këtë dëshmor të lirisë, për vite të tëra e kam pas mik të dashur të
shtëpisë…Kur u vra për liri, një natë m’u shfaqë në ëndërr… dhe e thurra
për hirë të tij, këtë
poezi…
KOSOVA DO T'JETË VARRI I TYRE
(Dëshmorit Haxhi Hasan Vuçitërna)
(1919-1998)
O Haxhi Cana!
Paqja, shpëtimi
Dhe bekimi i Zotit
Qoftë mbi ty!
Kudo që je
Në të shtrenjtin atdhe!
Ky nuk është
Fundi yt!
Pa dyshim është një
Fillim i ri!
Me te do të kënaqesh,
Në mesin e të zgjedhurve,
Në amshim, në përjetësi...!
O Haxhi Cana!
Prehu i qetë
Atje ku je
Fjalën e vërtetë
Në jetën tokësore
E kumtove drejtë!
Më në fund
Me gjakun tënd dëshmove...
Se kot nuk jetove
I dëshmove mikut e dushmanit
Se ishe bir besnik i vatanit!
Bir i bindur i Islamit...!
Të njoha në xhami
Me zjarrin prush në gji,
Për një zgjim të ri!
Sa hije t'kishe në dorë:
"Dituria Islame", "Selami",
"Hëna e Re", "Drita e jetës",
Që i shpërndajshe me mall,
Me dashuri, me shumë gëzim
Vetëm për t'na sjell dritë
Si dielli me rrezet n'agim...!
Në jetën e përvuajtur,
Kurr nuk ngurrove
Kudo që shkove,
Nëpër Kosovë, Sanxhak
Bosnje e deri n'Arabi,
Gjithnjë dëshmove me pjekuri
Se Allahu është i madh
Se Ai është një...
S'ka tjetër veç Tij...!
O Haxhi Cana!
Mbrëmë të pashë në ëndërr!
Me të vërtetë, ishe vet ti!
Fale jacin dhe vitër
Bëne duan, bëne zikër...!
Kur dhe selam
Desha me të thanë:
Se Hydajeti, Idrizi...
Janë gjallë
Ti më ndërpreve
Duke më thënë:
"Edhe unë jam gjallë!
Por kam tjetër hall...!
Juve mos t'ju ligështoj
Hidhërimi e dëshprimi
Për varrin pa nishan!
Nishani ynë është imani,
Këtë le ta di dushmani..!
Kosova do t'jetë varri i tyre...
Kjo poezi
është botuar pjesërisht në revistën “Dituria Islame” Nr.107, Dhjetor, 1998,
Faqe:70, Prishtinë, ndërsa është botuar e plotë në librin: “Pakëz dritë për
Kosovën” shkruar nga miku i përbashkët, z. Faik Miftari, botuar në Prizren, në
vitin 2001.
“Shqipëri etnike – për fëmijë!Aziz Ruhani
Aziz Ruhani/Dy
vjersha
QYTETI IM
VENDLIDJA IME
U rritëm krahas
Prishtinë,
Ti vendlindja
ime,
Vendlindja e
tim et,
Vendlindja e
fëmijëve t’mi.
Ti rrite
shkolla,
Rrite
fakultete...
Tani ke edhe
universitet.
Vendlindja ime
Vendlindja e
dashur.
U rritëm së bashku –
S’jemi më t’vegjël,
S’jemi më fëmijë:
Unë i mbusha të 30-at –
E ti banorë:
Nja njëqindmijë.
Me ty lindëm e u rritëm:
Çerdhet e fëmijëve,
Çerdhet e pleqve,
Çerdhet e zoghve.
Me ty lindën:
Kënët e punës,
Këngët e fëmijërisë,
Këngët e ushtrisë,
Këngët e pleqërisë,
Këngët e trimërisë.
Ti zgjerove rrugët –
E ne... dijen,
Ti lulëzove jetën –
E ne mikpritjen.
U zhduk qiriu –
U zhduk dhe terri,
U zhduk balta –
Lindi Dielli.
Rrënohet kasollja –
Lind rrokaqielli.
S’ka n’rrugë më karroca,
S’ka kuaj qe as buaj.
Jeta trasoi ardhmërinë,
N’qytet tim s’ka kush tëvuaj...
Ti...
Qyteti im,
Vendlindja ime...
Prishtinë.
Qyteti im...
Vendlindja ime...
Prishtinë...
Të dua – shumë të dua
Hapin tënd e dua
Ka ecën nëpër çdo stinë.
Por më e dashur
Më je përherë
Behari kur të vesh n’pranverë.
DUART E DRITËS
-Duart e Dritës, thotë mësuesja
Janë më të mirat në klasë.
-Duart e Druitës, thotë nëna,
Gëzojnë shtëpinë pa masë!
/Morëm nga Përmbledhaja me vjersha:
“DUART E DRITËS”, Prishtinë, 1976/
Jonuz Fetahaj
Hysen Këqiku
DEMIR BEHLULI
(50 vjet krijimtari)
Prishtinë, 2008, f. 313
AFORIZMA
(Demir Behluli)
1.Dëshirën asnjëherë s'mund ta kaësh, ajo gjithëherë
rritete më shumë se mundësia.
2.Njeriu gjithëmonë i beson asaj qëdëshiron.
3.Vendlindja dhe njeriu i lirë në të e mbajnë ekulibrin
e jetës.
4.Populli është sikur bari: gjithkush shkel
mbi të e ai përsëri drejtohet e rritet.
5.Populli dhe mali janë të pandashëm.
6.Njerëzit e dobët gjithmonë mundohen që fali
tëpërgjithësohet.
7.Disa të vërteta njerëzit kurrë s'kanë pasur mundësi
t'i thonë, ato vdesin bashkëme ta.
8.Është i keq ai njeri që shanë kombin tjetër, por shumë
mëi keq ëahtë ai që shanë kombin e vet dhe do të jetë shumë më i lumtur ai
njeri që nuk urren të tjerët.
9.S'duhet zgjedhur mjedisin kur bisedon diçka të drejtë,
por suhet zgjehur kohën kur e thua atë tëvërtetë.
10.Njeriu është vegël vepruese, por mjaft e ndërlikuar,
e cila me kohë amortizohet dhe ndaj sa (tij) së pari humb simpatia, pastaj
interesi e më në fund zhvleftësohet dhe bëhet antipatik – tepricë e pavlerë,
kurse vepra mbetet.
Nga Fatime Maliqi- Gjata/ Tri vjershaFatime Gjata, poete dhe edukatore-veprimtare
Dialog
Se ku është
babai
Nuk e di Lirika
Desha t`i
tregoj
Është e vogël
Nuk më kuptoi
Lirikë!
A më kupton?
Babi këtu
pushon
këtë lule po ia
mbjell
I çel dimër e
verë
Nënë!
kjo nuk është
lule po është pishë
Këtu s`është
babai duhet ta dishë
n`Shqipëri ka
shkuar pse s`vjen s`di
Të shkojmë ta
marrim unë edhe ti?!
Më kot Lirikës
desha t`i tregoj
Është e vogël
sërish s`më kuptoi
Së bashku me
lirikën shkova te varri i Selimit
Ia mbolla një
pishë dhe desha ta shpjegoj Lirikën
Për babin e
saj;- po Lirika shpreson se
Babi ende është
në Shqipëri për shërim
Ndërsa ai
tanimë prehet në amshim...
15.4.2002
Të premtova
Nuk më kanë
kursyer vërshimet
As katastrofat
As vuajtjet…
Në mua janë
shembur
Unë mund të
shërohem
Pas vdekjes...
Të premtova që
Për fëmijët do
të flijohem
Rreth meje sillej
diçka me vlerë
Që më detyron
të mbijetoj
Nuk zbulova
Amerikën
As kontinentin
e Afrikës
Tretem sikur
qiriri t`iu bëj dritë
Shpatit, Jetës
dhe Lirikës
20.4.2002
Kujtimet...
Kujtimet më
sillen si në agoni
Për fillimin
dhe mbarimin e jetës tonë
Për martesën
tonë që mbante harmoni
Dhe në
katastrofë befas kalon
Tani mbrëmjet
më janë të rënda
Mëngjeset e
sfilitura
E ditët e
hidhura...
Fëmijët më
bëjnë t`i lë përkujtimet
Fëmijët m`i
rrëmbejnë shqetësimet
Më imponojnë
t`i rrekem shtëpisë
Edhe t`i bindem
ardhmërisë
T`i gëzohem
Shpatit, Jetës dhe Lirikës
Pasurisë time
më të shtrenjtë-prikës…
8.5.2002
----------
Si mund të na i dhurojnë ardhacakët shkollat tona?
Nga Shaban Llozana
Më 2 shtator 1996 Televizioni serb i Beogradit
transmetoi informatën se kryetari serb Slobodan Millosheviqi dhe Dr. Ibrahim
Rugova nënshkruan marrëveshjen për kthimin e nxënësve shqiptarë në lokalet
shkollore.
Që në momentin kur pashë se kjo marrëveshje ishte
shkruar në gjuhën serbe dhe në alfabetin cirilik (së paku kështu u dha në
televizion) kuptova se serbët tentuan që edhe njëherë popullit shqiptar të
Kosovës t`i ofrojnë asgjë më tepër se një mashtrim. Unë, si pjesëmarrës i LNÇ,
ish- kapiten i rangut të parë, i dënuar nga gjyqi ushtarak në
Shkup, i vuajtur dhe i munduar nëpër golgotat e ishujve të Adriatikut, e di se
shkolla është pronë e popullit dhe se ajo nuk mund të jipet në mënyrë
humanitare nga askush. Shkolla shqipe është shkollë jona që e fituam gjatë
LNÇ-së. Prandaj, nisur nga kjo, Serbia nuk mund të na japë neve në baza
humanitare diçka që ishte jona dhe të cilën na e pati marrë me zor. Meqë në
marrëveshjen e nënshkruar nuk paraqitet askund funksioni i Rugovës, konsideroj
se kjo marrëveshje është e paqëndrueshme. Ne jemi të interesuar të shohim aty
nënshkrimin e Rugovës si lider yni, apo si kryetar i Republikës të Kosovës, e
jo si emër pa farë funksioni.
Serbia nuk e solli Kosovën nga Karpatet, por e gjeti
këtu në Ballkan dhe shtrohet pyetja: si ka mundësi që ardhacaku të na i dhurojë
në mënyrë humanitare shkollat që na i pushtoi me pafëtyrësinë më të madhe.
(Botoi gazeta “Bujku”, e hënë, 23 shtator 1966, f. 10)
Duket se lojërat
nuk janë vetëm sa për të humbur kohë, për nxitje të dhunës tek të rinjtë dhe
gjëra të ngjashme. Në University of Missouri një lojë e përdorin si mjet për
nxitjen e punës së trurit tek fëmijët me sëmundje nervore – autistët.
Demir KRASNIQI
NAZIF RRAHMAN PËRLEPNICA
N’ Përlepnicën legjendare,
Në familjen atdhetare,
Lindë e rritë Nazif Rrahmani,
Trim për pushkë, kundër dushmani!
Nazif trimi i Përlepnicës,
Shumë luftoi në Luftë të Kikës,
N’ Velegllavë, Ush, Bujanoc –
Bombahedhës – nuk kishte shoq!
N’ Gjyrishec e në Novak,
N’ shumë katunde në Gollak,
Mbrojnë kufijtë Shqipnisë Etnike –
T’ mos shkelë knej kamba anmike !
Nazif trimi, ai luftëtarë,
Bombahedhës i dorës s’ parë,
Shumë çetnikë, n’ Kikë shpartalloi,
Shumë armët jav konfiskoj!...
N’ Belegllavë , në Ush e n’ Kikë,
Ushtrinë serbe e kanë koritë...
N’ Bujanoc e në Gjilan,
N’ lufta t’ mbrojtjes për vatan...
Me shumë shokë, Nazif Rrahmani,
Nji Kuvend , nji ditë e bani –
Eni vllazën t’ i biem Gjilanit,
Mos ta lamë n’ dorë t’ serbijanit!”...
Mulla Idrizi, ai prijatar ,
Kish Nazifin, dorë të parë,
E urdhnoi t’ shkojë n’ Përlepnicë –
Ta formojë nji Shtab t’ Ushtrisë!
Shtab Ushtrie Vullnetare,
Që ta gjejë nji odë shqiptare!
Shtab Ushtrie n’ rreth t’ Gjilanit –
Ishte oda e Zenel Osmanit!
N’ Përlepnicë, n’ këtë Shtab të Parë,
Vijnë shumë trima vullnetarë,
Garda e rojës ishte formue,
Krejt atë Shtab me e sigurue!
Komandant në gardë të rojes –
Nazif Rrahmani do të emnohet!
Më datën 20 Dhjetor,
Një Vendim në Shtab u mor –
Vullnetar edhe eprorë,
Më 23 Dhjetor,
Të shtunën , para sabahit –
Me ushtri me i ra Gjilanit!
Ditë e shtune , n’ ora gjashtë,
Fuqi Zoti, ne na dhashtë,
Në Gjilan kemi me hy –
N’ luftë me shkije sy me sy!
Ndër shumë trima vullnetarë –
N’ kamë u ngrit Nazifi i parë,
Para Shtabit dhe Flamurit -
Dha betim me fjalë të burrit:
“Pasha Zotin , që m’ dha shpirt,
Pasha nanën, që m’ dha gjitë,
Pasha djepin , që m’ ka rritë,
Pasha bukë e pasha kripë,
Pasha krojet, ku jam flladitë,
Pasha diell e pasha dritë,
Pasha tokën Nanë Shqipni,
Pasha Flamurin Kuqezi,
Unë ma i pari kam me shkue,
Bombat OZNES , me ja gjue,
Edhe burgun me shkatrrue –
Krejt vllazninë kam me i lirue!”...
Siç e flet – e banë shqiptari,
Ditë e shtune – ditë pazari,
Gjithë Gjilani dhe shqiptarët –
Do t’ i presin vullnetarët!
Nazif trimi, ai burrë me namë,
Armatoset deri n’ dhamë,
N’ krah e qiti nji çekan,
Dhe u nisën për Gjilan.
Me shumë shokë, pa nji pa dy –
Si drangoj n’ Gjilan kanë hy,
Shpejt i nxor bombat e dorës
Dhe ja qiti flakën OZNES!
Dyert e burgut ren me ren,
Me çekiç , tana po i then.
Po i liron shqiptarët e ngratë –
Ishin kanë tridhet’ e shtatë!...
Luftë të rreptë po banë n’ sabah,
E kish marrë nji plagë në krah!...
N’ ora dhetë – për katër orë –
Krejt Gjilanin e morën n’ dorë!...
Nji plagë t’ randë , Nazifi e kish marrë,
Ishte nisë kah Dheu i Bardhë,
Me lypë vend për me u strehue,
Edhe plagën me e shërue!
Tej n’ Ponesh, qashtu ka dalë –
Kërkush ndihmë nuk i ka dalë?!
N’ nji mulli , n’ Ponesh ka ra –
Aty, shkijet e kanë vra!...
10-vjetori i revistës tonë “Shqipëriasetnike”
UDHË E MBARË „SHQIPËRI ETNIKE”!
Nga Kadri Mani, kryeredaktor
Sa herë që në
të kaluarën është pushtuar Shqipëria, kjo
ka qenë pasojë
e mungesës të rezistencës të perbashkët.
(Faik Konica)
Shqipëria Etnike: kjo shprehje e drejtë, nga armiqtë e
huaj dhe nga bastardët shqipfolës, shpesh po zëvendësohet me shprehjen
joshkencore dhe qëllimkeqe,- Shqipëria e Madhe!
Pra, themi Shqipëria Etnike, Serbia e Madhe,
Bullgaria e Madhe, Kroacia a Madhe…sepse: ne shqiptarët e duam Shqipërinë
kompakte me territor e me banorë- me shumicë absolute shqiptare. Kurse Serbia e
Madhe, Bullgaria e Madhe, Kroacia e Madhe…kanë tendenca shoveniste për
pushtimin dhe gllabërimin e popujve e të tokave të huaja ku, vetë serbët e
bullgarët e kroatët…do të ishin pakicë kombëtare!!- e kjo do të ishte fatkeqësi
për vetë ata popuj shovenë, sikur që u pa e po shihet konkretisht, me Serbinë
çetnike neofashiste.
Ky, pra, është ndryshimi i theksuar dhe thelbësor dhe
intektuali e njeriu me mend në kokë, nuk duhet të gabojnë: kurse lëpushkat
shovene serbe vijojnë me të vjetrën: Shqipëria Emadhe, shiptari, Kosmet!…
Ua tërhqeim vërejthen që t`iu përmbahen shprehjeve
shkencore: Etni?ka Albanija, albnaci, Kosova…, ndryshe, për revansh, ne do t`i
quajmë: srvi, crvi!!-(krimba!!).
Pra, ku është fati që edhe fqinjët tanë shovenë, të
kërkonin formimin e Serbisë Etnike, të Bullgarisë Etnike, të Kroacisë
Etnike…dhe kurrëmë nuk do të kishte luftë.
Pra, morëm mundin t`ua shpjegojmë atyre që nuk e dijnë,
se “Shqipëria Etnike” nuk është gogol që të frikësohen fëmijët, as është
kuçedër me dy kokë. Por, për shovenistët gjakatarë-terroristë, “Shqipëria
Etnike” edhe mund të shndërrohet në kuçedër me dy e me dymbëdhjetë kokë, që t`i
zhduk armiqtë tanë, të cilët do të guxonin të na fyjnë e të na mësyejnë.
Çështja e Toplicës
Në Kongresin e Berlinit, më 1878,-Çështja Shqiptare u
injorua krejtësisht: me të raportuar delegacioni serb, Qeveria shoveniste
serbe, jep urdhër që të shpërnguleshin shqiptarët e Toplicës, për 15.-minuta!!!
Toplica (Nishi, Vranja Prokupla, Kurshumlia, Leskovci, Piroti, Dragusha…) ishte
ca më e madhe nga Kosova ë kufijtë e sotëm.
Lexuesit e kuptojnë se për 15 minuta është zor të
shpërngulësh edhe nga banesa në banesë?-po qëllimi i shpërnguljes ishte
shfarosja në masë përgjatë rrugës: banorët e shpërngulur me nga ca bohçe ndër
duar apo barrë mielli mbi shpinë, hepoheshin dhe anoheshin nëpër borë e
acar, nën kerbaçët e policisë çetnike serbiane…e kur diku ndaleshin të
shlodheshin: nënën e lodhur, duke i dhënë gji foshnjës, e zinte gjumi, xhandari
ia prente sisën me bajonetë dhe e çkapte foshnjëm, të cilën ose e shkonte në
singi, ose e hudhte, që të ngrinte në borë e në akull…
Megjithatë, një pjesë e madhe edhe i mbijetuan torturat
e çmendura çetnike; dhe ata ruajtën mbiemrat-toponime të vendeve: Epiroti,
Nishlia, Kurshumlia, Toplica, Dragusha, Leskovci, Surdulli, Ratkoceri,
Velegllava, Sekiraça…dhe pavarësisht që me kohë atje edhe mbizotëroi elementi
serb, tapitë janë tonat-të shqiptarëve…Dhe edhe sot e gjithë ditën, edhe vetë
serbët ardhacakë, kanë ruajtur ca toponime shqiptare: Alijina
Vodenica!-(Mulliri i Alisë), Hasanova Livada!-( Livadhi i Hasanit), Muratov
Pašnjak!-(Kullotat e Muratit)…
Kurse kur kthenin pleqtë tanë andejpari, shkjau, „ i
zoti i shtëpisë”, po i shpjegonte gruas së vet: “?eno!-došli su nam
gospodari!”-(grua moj, na kanë ardhur të zotët e shtëpisë).
Kur u pa puna hapur, se Fuqitë e Mëdha po i përkrahnin e
miklonin fqinjët tanë shovenistë, krerët shqiptarë formuan Lidhjen Shqiptare të
Prizrenit, më 10 Qershor 1878: e cila e mori situatën në dorë, me luftërat qe
dihen e që do të defilojnë nëpër faqet e “Shqipërisë Etnike”. Që po del në
121-vjetorin e Themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe që përputhet me
Çlirimin e Kosovës, për çka “Shqipëria Etnike” falënderon Institucionet e
Kosovës dhe UÇK-në, krahun djathëtist, falënderon NATO-n, SHBA-të, si dhe
Presidentin Clinton, Bler…Në revistë do të kultivohet historia dhe kultura jonë
kombëtare.
Është një gabim dhe skandal që nuk u përkujtua
119-vjetori i vdekjes të të madhit Mit`hat Frashëri-(më 25.3.1999), i shpallur
tradhtar, nga tradhtarët monisto-fashistë: ka qenë momenti kur duhej dhënë
grushtin vendimtar neofashizmit në trojet shqiptare. Poashtu edhe në lidhje me
At Gjergj Fishtën dhe veprën e tij madhore:”Lahuta e Malëcisë”, nxjerrja e
shpirtit kombëtar nga programet shkollore…
Në këtë suazë, (kornizë, kuadër), do të trajtohen tema,
projekte, plane e disertacione…në rapoprtet tona vetanake dhe me të huajtë. Kjo
është shkencore dhe e vlefshme për ne dhe për të tjerët. Andaj është e
pranueshme, dhe do të përkrahet nga të gjithë liridashësit
kombëtarë-ndërkombëtarë.
Në Shtetin e Shqipërisë Etnike do të ketë vend dhe do të
trajtohen barabar pjesëtarët e minoriteteve dhe të grupeve etnike; kur është
fjala për shkollim dhe për prosperitet të gjithanshëm. T`i kthehemi tani
citatit të Faik Konicës, të cilin nuk e vumë sa për ta vënë;- por për të
konstatuar e rikonstatuar një tër vërtetë të madhe e të hidhur, që na ka
përcjellur përgjatë historisë tonë, e deri në ditët e sotme, që po na
përsëritet me një kërcënim serioz dhe shfarosës: forca të errëta të së
kalauarës, në relacionin: Tiranë-Tetovë-Prishtinë, janë të gatshme edhe për
masakra të një lufte civile, për restaurimin dhe inagurimin e fantazmës
komuniste në trohet tona.
Shanset e tyre janë të destinuara për dështim, sepse,
duhet të jenë tepër të marrë e primitivë, që të besojnë se ka një kapitalizëm
budallaq, që të çliron dhe fill ta dorëzon stafetën e komuninizmit, me drapër e
me çekan, që nuk ishin simbole të bujqësisë e të ndërtimtarisë, sikur që iu
servoheshin popujve, por ishin mjete të korrjes e të mbytjes- shfarosjes të
mija e milina njerëve të pafajshëm.
Këtë ne e dimë dhe as kemi dilema. Por, nuk e dinë e as
duan ta dijnë kukuvajkat që po grishin të kaluarën: dëshmi janë atentatet dhe
kërcënimet në vijimësi dhe pandërprerje, verbale dhe me shkrime.
Atyre tipave duhet treguar vendin, duke krijuar një digë
të fortë e të pakalueshme për fantazmat komuniste. Forca të njaftueshme kemi në
vend dhe jashtë. Dhe kur është fjala për Diasporën, kjo është Bashkësia
Shqiptare në Zvicër sot, e në nivel evropian nesër, duke u lidhur ngusht edhe
me sivëllezërit tanë në kontinentet tjera, sikur që është Bashkësia
Shqiptare-Amerikane etj.- pa asnjë lëshim as labërgim. Përse mendojnë fantazmat
komuniste se duhet të ikim prej tyre!?-JO. Jemi kuadër i gatshëm që t`i ngopim
dajak e barut, po që se nuk e marrin në dorë situatën gjykatat kompetente, për
t`i sjellur në bankën e zezë atentatorët mizorë.
Sigurimësat e SHIAK-ut_( Shërbimi Informativ
Anti-Kombëtar) sërish po e ngrit kokën ngjashëm me derrat e egër, por do të jua
ulim kokat dhe do të jua tregojmë vendin: për dy arsye: për Bashkimin Kombëtar,
ekskluzivisht në baza nacionaliste-sot, dhe për prevendtivë kundër shpërthimit
të një lufte civile ndërshqiptare-nesër.
Po zbret Kurta, po hip Murta!!
Konkretisht: Sllobodan Millosheviçi po shkon-Hysni
Milloshi po vjen!?!- Hysni Milloshi është kryetar i Partisë Komuniste të
Shqipërisë (për të mos i thënë “shqiptare”- sepse disa dinosaurë kosovarë
tanimë e kanë përqafuar hapekrahë!!). Pavarësith, se në disa tubime të Hysni
Milloshit është brohoritur:”Poshtë Kosova!”.
Ne kemi shpresa në Amerikën, por kur është fjala për
rregullimin e brendshëm, kemi frikë se demokracia amerikane mund të mos përzihet!?-
dhe na qoftë për hajr rirobërimi nga Milloshit shqiptar!?!- e jo që kanë farë
ndryshimi, por ky “yni”, pa mëdyshje, se është edhe më i poshtër.
Një shpjegim për simbolin: me emrin “Kosovë” duhet të
kuptohen të gjitha trojet shqiptare nën Jugosllavi: Kosova, Maqedonia
Perëndimore, (mespërmes Vardarit), trojet tona në Malin e Zi, si dhe Presheva,
Bujanovci e Medvegja).
Pushka e pena janë relike të së kaluarës, sepse sikur që
nuk shkruajmë më me pupël, por me kompjuter, as nuk luftojmë më me hutë as me martinë,
por do të armatosemi deri te bomba atomike. Dhe Shteti ynë i Shqipërisë
Etnike-(demokratike-neutrale), do t`i eliminojë e do t`i zhduk armët krahas
Zvicrës demokratike-neutrale.
Te “Shqipëria Etnike” do të shkruhen artikuj
analaitikë,- le t`i mbajnë rubrikat e veta degët e specializimeve të veçanta:
legjislatura, ekonomia, medicina…hoxha dhe prifti, por me kusht që ta
predikojnë secili fenë e vet, pa u përzier në kompetencat e tjetrit.
Udhë e mbarë “Shqipëri Etnike”!
Vdekje Enverizmit-Liri Popullit!
(Botuar te revista « Shqipëria Etnike »
nr. 1, më 10 Qershor 1999-Zvicër)
Botues:
Bashkësia Shqiptare në Zvicër
Stafi:
1.Alistar Ramadani,
2.Ahmet Hasani,
3.Fadil Krasniqi,
4.Kadriu Osmani, kryeredaktor,
5.Niman Jusaj,
6.Sefedin Krasniqi,
7.Sylejman Morina,
8.Shefqet Jashari
Meqë ky Staf nuk u angazhua as për daljen dhe as për
shpërndarjen e revistës të numrit-1 as -2, në numërin tre e shemba atë skllop
sabotatorësh-koprracë dhe në vend të emrave të tyre shkrova vjershën:
Pa dëgjoni moj shqiptari,
Kanë ardhë derra në Bashkësi,
Kanë zënë vend në Kryesi,
Nuk paguajnë as anëtarësi!
Unë dhe bashkëshortja ime paguanim anëtarësinë me
rregull, ata nuk po paguanin!?!
Dhe vazhdova ta botoja vetë revistën, me ndihmat e mia
sociale!!! Ka pasë raste kur që të gjitha të ardhurat e mia mujore prej 1600.-
frangash t’i paguaja Shtypshkronjës! Nga punëdorja e guas time blenim bukë të
mbetur nëpër frigoriferët e shitoreve me zbritje çmimi 50% dhe e hanim me lëng
e me speca në Kryeqytetin e Zvicrës!
Njëherë zbritëm nga mikrobusi, dhe unë kisha dy strajcat
me libra që po i bartja, njërën ma mori pleqnari Tahir Krasniqi, i cili po më
thoshte: Dëgjo o Kadri, më ke ftuar në Bashkësi dhe do të vija, por me këta
pisa shokët tu, që ecin me duar në xhepa, e ne të moshuar të ngarkuar, kurr nuk
ke me pasë sukses!?! Dhe i doli prognoza-profetike!!
E NDIHMUAN REVISTËN “SHQIPËRIA ETNIKE”
KËTA BASHKATËDHETARË SHQIPTARË
Nëse nuk e di (nëse nuk e njeh), nëse nuk e kërkon dhe nëse nuk e
realizon të drejtën tënde, personale, legjitime kombëtare e njerëzore, i bën
shumë keq jo vetëm vetes tënde e komunitetit (kombit) që të ka prodhuar deri më
tani, por i bën keq edhe Evropës, Amerikës, Azisë, Afrikës...apo njerëzimit
mbarë.
(Rexhep Ahmeti)
1.Zotni
Shaqir Shabani………..……………1500.- DM
2. Zotni Halim Jashari…………………………..1000.-Euro
3. Zotni Qamil Nivokazi………………......…….500.-Fr.
4. Zotni Shemsedin Kajtazi…………………..….400.-Fr.
5. Zotni Ylber Osmani…………………….….….400.-Fr.
6. Zotni Nazmi Berisha-
Dyzi...........................…300.-Fr.
7. Zonja Shukrije
Bunjaku-Osmani.......................200.-Fr.
8. Zotni Salih Tahiraj…………………….......…..200.-Fr.
9. Zotni Idriz Kelmendi………………….........…200.-Fr.
10.Zzonja Afërdita Salimi-Cërnica………….......200.-Fr.
11. Zotni Behxhet Krasniqi………...……….....…200.-Fr.
12. Zonja Sabrije Zeqiraj-Mahmutaj………..…....100.-Fr.
13. Zonja Gjyzepina-Pina Thani………...…….....100.-Fr.
14. Zotni Xhevdet Ademi…………………..…....100.-Fr.
15. Zotni Tefik
Berisha..........................................100.-Fr.
KADRI OSMANI
& REVISTA SHQIPERIA ETNIKE
ProCredit
Bank-Prishtinë
Account Number:
Numri i
llogarisë: 1110162085000136.-
Tash aktualisht
më del “këshilltar” gazetari sqepverdhë e kanarinë politike, Ramadan Asllani,
dhe më mban ders se nuk duhet thënë “Shqipëri e madhe”!?!
-Po kush e ka
thënë!?!
-Mitat
Frashëri!! (ia mbylla mesengjerin, ngase vjersha ishte ngjitur me hartën e
Shqipërisë etnike, dhe nuk çkapej, e neve na nevojitej- harta.)
Herën tjetër i
kam dërguar shtypshkronjës edhe 1000.- franga, qiranëe banesës! Herën tjetër e
kam paguar qiranë, ia kam dërguar shtypshkronjës pagesat sociale në shumën prej
700.- frangash, e kështu me radhë... Njëherë tjetër i ngala borxh 800.- euro
Shtypshkronjës “Siprint” në Prizren, dhe u fut në kredi bija jobnë atje e
pastaj ia kam la me këste 200.- euro mujore. Dhe kur më nuk po ecte es me
forcat e fundit shteruese, na erdhi në ndihmë i ndjeri Bajram Vitia dhe na e
hodhi revistën në internet!
Është dalë
libri HISTORIA E SHTYPIT SHQIPTAR, dhe le ta krahasojë kush të dojë nëse ka
apasë në histori një të vetmën sakrificë që ka bërë familja jonë!?!
Me këtë rast i
falënderoj edhe parapaguesit, dhe i përbuzë joparapaguesit, për të cilët zoti
Sherif Shatri pati thenë:
-Mos i prek te
kuleleta, ngase e kanë gjarpërin në nëkuletë dhe jua ha gishtat!!!
----------------------
Letërkëmbime
Tiranë, 1
qershor 2001
Shumë të dashurit tanë, zotni Kadri e zonja
Shukrije, mirëdita!
Para së gjithash, Ju familjarisht, Ju dëshirojmë dhe Ju
urojmë të gjitha të mirat, siç e dëshiron zemërbardhësia Juaj e madhe..
Si jeni me shëndet? Ylli, Rabiti, Jeta dhe fëmijët e
tyre si janë? Po nga gjendja ekonomike si po kavardisen?
Ne na ka marrë malli pa masë për Ju dhe nuk e dimë a do
të kemi fatin të takohemi e të çmallemi me ju, njerëzit që na kanë dashur dhe
na donë me gjithë zemër, që keni bërë aq shumë për ne, kurrë ne s`kemi mundur
të bëjmë asgjë për ju.
I dashuri Kadri,
Revistën ma çoi Idrizi (Kelmedi), na erdhi me shumë
vonesë, se shërbimi postar nuk është në rregull.
Poezinë që Ti jua kushton bashkëshortëve Shkurtë e
Myftar Memia, për ne është dekorata më simbolike e jetës tonë, më e çmuara, çka
ana obligon që, për çështjen kombëtare, ne të mos kursejmë as djersën as mundin
as jetën tonë. Ne Atdheut, bashkimit mbarëkombëtar, lirisë e demokracsë së
vërtetë, progresit të gjithmonshëm, ia kemi borxh djersën, munndin dhe jetën
tonë.
Ju jeni një nga ata luftëtarë të paepur, që familjarisht
jeni shkri për idealet më të larta kombëtare, dhe kurrë, dhe në situatat më të
rënda, nuk jeni thyer, as nuk jeni kthyer mbrapa. Ju jeni simbol qëndrese.
Vendosmëria, qëndresa dhe zemërbardhësia Juaj janë shumë frymëzuese për të
gjithë ata që i kushtohen sadopak çështjes së lartë mbarëkombëtare.
Ju lutemi na falni se po Ju shkruajmë me shumë
vonesë! Por kur isha në Kosovë, mora një të ftohur dhe s`pata fat të takohem me
Ju. Mjekët në spitalin e Pejës më thanë të shtrohesha në spital, por nuk u
shtrova për shkak të Shkurtës, që do të shqetësohej së tepërmi, dhe nga ana
tjetër, do t`u nxirja shumë telashe atyre miqve, që boll kishin problemet e
veta. Ata, i gjithë fshati, ishin shumë bujarë, por të djegur e të zhuritur:
fjala është për fshatin Brolaj, ka 120 shtëpi të fiseve Shalë dhe Gash, por
fort të bashkuar; unë isha te vëllezërit: Hamdi, Rakip e Mustafë Tolaj.
U ktheva i sëmurë. Kura nuk më bëri efekt. E ftohura m`u
përsërit. Tërë dimrin e kalova në krevat me antibiotikë. Po të mos ishte
kujdesi i jashtëzakonshëm i motrës Tënde, Shkurtës, unë nuk do ta kaloja.
Shkurta është shumë e lodhur. Ka sa kohë që iu ka
shfaqur tensioni dhe shqetësime në zemër, plus lukthit e poliartritit. I ënjten
këmbët. Ka pagjumësi të theksuar. Të gjitha këto ajo i përballon me një kurajo
të pazakontë. Por mosha e madhe e ka bërë dhe po e bën punën e vet.
Këto kohët e fundit, kur e kalova të ftohurën, unë u
përmirësova diçka nga shëndeti, por u detyruam t`i heqim edhe ata pak dhëmbë e
dhëmballë të prishura që na kishin mbetur. Edhe ky operacion në gojë na mundoi
shumë. Tani kemi mbetur për të hëngër vetëm qull, kështu për t`u ushqyer jemi
kthyer në fëmijë.
Shumë të dashur Kadri e Shukrije! Neve na ka marrë malli
shumë për juve. Nuk e dimë kur do ta kemi fatin me u takue? Motra Juaj,
Shkurta, thotë: Droe po vdesim pa u çmall me Kadrinë e me Shukrijen, që na kanë
dashur e na duan pa masë dhe kanë bërë aq shumë për ne. Unë po e mbaj me
shpresë. I them: Kadria e Shukrija e dinë që na nuk kemi mundësi ekonomike për
të shkuar në Zvicër për t`i takuar, por me siguri ata do të vijnë në plazh këtë
verë. Ju presim me padurim.
Juve, familjarisht, Ju urojmë të gjitha të mirat,
shëndet, suksese, në punën Tuaj krijuese në dobi të çështjes më madhore
mbarëkombëtare, lirisë e pavarësisë së Kosovës demokratike. Gëzime e lumturi në
familje e në jetën shoqërore, faqebardhësi.
Për së shpejti, në gëzime u takofshim!
Juve, familjarisht, Ju përqafojmë me shumë mall e
dashuri vëllazërore.
Bashkëshortët
Myftar e Shkurtë Memia
Në Bern, më 3.7.2001
Fort të dashurit tanë, zotni Myftar Memia e zonja
Shkurtë Gjongecaj- Memia, Tungjatjeta!
Të mos i përgjigjesh njeriut në letër, është fundi i
kulturës dhe i civilizimit, sepse do kuptohej si mospërfillje e cinizëm
agresiv, e barabartë sikur kur të përshëndetë dikush, e ti me mospërfillje e
kthen kokën anash!?! E kur është fjala për mua, që e mbaj veten për- polemist,
si të arsyetohet!?!
Njëherë u gëzova që një e afërmja Juaj qe kompjuteriste
dhe ia filluam mirë me letra e me artikuj, por ajo shkoi diku jashtë në
specializim, dhe ne ngelëm në mëshirën e pamëshirë të postave të hallakatuara
të Shqipërisë tonë të mjerë.
Që para tre vjetësh, nga pushimorja xhenet e Zvicrës,
pas operacionit të sukseshëm të zemrës, ju kam shkruar edhe Juve edhe
bashkëshortëve Osman e Drita Perolli në Durrës, dhe çfarë të mësoj: asnjëra
letër s`kishin arritur!?! Ky ishte ai zhgënjimi që na e ndërpreu vullnet e hov
për ta mbajtur gjallë korrespondencën në nivel të nevojshëm e të domosdoshëm.
Në këtë situatë, e kemi përdorur telefonin që, edhe na kushton edhe zor merremi
vesh ashtu rrëmbimthi.
Arsyeja tjetër pse ngurroja të Ju shkruaja është se:
ishit të sëmurë dhe nuk doja të Ju shqetësoja me realitetin e hidhur të
improvizimeve tona që bëhen në vend të organizimeve të vërteta e të mirëfillta.
Zoti Myftar, Ju keni qenë shkrues i rregullt në revistën
„Shqipëria Etnike“, që nga numri i parë, dhe jeni i vetmi që dy herë Jua kam
dërguar nga 100 franga „honorar“- Ju kam „mashtruar“: ato jua ka dërgua gruaja
ime e devotshme, zonja Shukrije Bunjaku- Osmani, ato çka i kanë „tepruar“ nga
punëdorja; sepse të 1700 frangat e ndihmave sociale unë u fus në nxjerrjen e
revistës, madje as këto nuk mjaftojnë: njëherë nuk i paguaj socialet, muajin
tjetër i paguaj socialet, por nuk e paguaj qiranë e banesës!! Dhe tash Kryqi i
Kuq Zvicëran na i ka paguar borxhet, por na detyron ta lajmë borxhin me kiste,
duke na i ndalur nga 500 franga për çdo muaj.
Ribotimin e librit Tuaj: “LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT
NË KËNGËT POPULLORE“ e ka financuar biri im, zoti Ylber Osmani-(2000.- marka
gjermane), me tirazh prej 1000 kopjesh, me ndarje të „fitimit“- përgjysmë ;-
Ylberi nuk fitoi gjë, po Ju?- mendonim se do t`i ndihmonte zhvillimit të
luftës, por shqiptarët as luftonin e as lexonin!! Kurse ajo që është vënë në
fund të librit:“Ky libër botohet nën kujdesin e Shoqatës së Intelektualëve
Shqiptarë në Zvicër, me kryetar z. Kadri Osmani.“- është pjellë e fantazisë së
prishur e botuesit, z. Enver Bytyçi;- sepse unë as kam qenë „kryetar“ e as
Shoqata ka pasur lidhje me librin Tuaj.
Ju i keni lexuar „reportazhet“ e mia se revistën e boton
Bashkësia Shqiptare Zvicër-Gjermani-Itali!!!- sot, me mëtime që nesër të jetë
Organ i Bashkësisë Shqiptare Evropiane-(BESH). Të gjitha këto, si duket, janë
vetëm iluzione të mia!?! Unë vetë jam „Bashkësi“ dhe vetë jam „Redaksi“- asnjë
shok nga „ish- të burgosurit politikë“ apo „të burgosurit e ndërgjegjes“!?!-
mbase për shkaqe të ideologjisë socialiste-fashiste, apo për shkaqe të nivelit
të tyre nën çdo nivel e për faqe të zezë???
Në një tubim të LDK-së në Bern, veprimtari i vjetër,
zotni Hajdar Sadrija ka thënë: Në bazë të kulturës e të civilizimit, tamilët janë
të fundit e listës në Botë; kurse në baza të organizimit, shqiptarët janë nën
tamilët!?!
Për ta shkruar këtë letër, më nxitën edhe dy pullat
postare nga 25 „LEKE“!!- me dy portrete: Roland Amundsen dhe Robert Skot, për
ta shtruar pyetjen: kush nga bota e sotme shqiptare do të meritonte që „fëtyra“
e tij të vihet në qarkullimin postar kombëtar-ndërkombëtar!?! Dhe kur i
kujtojmë „fëtyrat“ politike të disa politikanëve, na vie për të qeshur e për të
qarë!?!- hiç më mirë nuk qëndrojnë as shkrimtarët!?!- as oficerët!?!- as
familjet e dëshmorëve-(në shumicën absolute të rasteve!?!), sikur që janë:
Osman Zhitia, Hasan Mala, Ramiz Lladrovci, Bekim Ramadani, Premton
Bajrami-Elmazi etj.
Pastaj: LEKE!- SHQIPERIA!- DURRESI!! Hej ju gjuhëtarë:
hiqni dorë nga qëndrimi i gabuar se në shkronjën e madhe-Ë, nuk paskësh nevojë
për pikat- pika që s`u bie! Përse të huajt ta mësojnë shqipen gabimisht, për
njëfarë „marrëveshje“ tonën konvencionale!?!
Dje ishte „2 Korriku“- 11-vjetori i Deklaratës
Kushtetuese të Kosovës, dhe 2-vjetori i çlirimit të Kosovës: salla as
përgjysmë, arsyeja- kanë shkuar të lahen!!!- u lafshin në gjak. Tentoja t`iu
bëja humor ca të pranishëmve dhe bankave të zbrazta!! Tutje dëgjoj të thonë se
tanimë jemi çliruar dhe s`ka nevojë për tubime as për organizime!?!- ja, tamam
sikur shtazët pas kositjeve e të korrave- sallamadi!!!
Nga 100 pajtimtarë të revistës, asnjë i burgosur
politik!?!- me kë çojnë inate derrat!?! Dhe lëre që as kjo indiferencë nuk iu
mjafton; kur t`i botoj e t`i lexoni letrat e zotërinjve e të zonjave
revolucionare të djeshme: Shefqet Jashari-Strofci-(struci!), Kadri Veselaj,
Nexhmedin Gërguri e Hava Shala-Gërguri, Fehmi Kelmendi-(vëlla i Ali Aliut dhe i
Zenel Kelmendit, rektor)...do të shihni se ato janë nënniveli i çdo gabeli e
çdo gabelice, janë lehje të zakonshme të çdo zagari e të çdo zagarice; e kur ua
jap shokëve e shoqeve të tyre indiferentë, qeshen e ngërdheshen, duke
shndërruar fëtyrat e tyre nga simite në simuta!!!
Tash do të Ju zbavis ca me një humor të zi;-
një shok imi, të cilin kurrë nuk mund e bëra dot shok, shpesh thoshte: unë e
dua veten time, se unë veten time e kam shok, vëlla, motër, baba, nënë; se unë
veten time e kam lopë, kalë, gomar- pse po qesheni si të marrë!?- a nuk po më
shihni se jam ngarkuar, jam vetëngarkuar?- e kush lejon të ngarkohet më lehtë
se gomari!?!
Po, ama soj gomarësh të veçantë janë edhe ata që
vetëm hanë fiq e nuk ngarkohen-hiç!!! Dhe pa shpjegime dalin nga Bashkësia
njëri pas tjetrit, ose me shpjegime qesharake, kinse unë me telefonata po jua
prish gjumin në ora 8-9 në mëngjes e po ashtu në ora 8-9 në mbrëmje!?! E për
ato telefonata, me të cilat po i shqetësoja, tentoja t`i bashkoj horrat e
sorrat e morrat,- paguaja 400 (katëqind) franga në muaj!?!
Dhe nga dëshira që ta krijojmë një Bashkësi, një Komunitet,
një Unitet, lejuam që të na mashtrojnë batakçinjtë për të 10-tën, për të
100-tën e për të mijëtën herë!!! Vijnë e flejnë te ne, e na i vjedhin paratë
dhe ikin!!! Kurse sivëllezërit e tyre jo vetëm që nuk angazhohen e nuk
solidarizohen me ne, por vazhdojnë koketimet me ta, sepse janë si ata, fort të
ngjashëm, në mos të njetë.
Dhe Ju nuk patët fëmijë, dhe tash në moshën 80-vjeçare
keni nevojë për ndihmë... edhe ne jemi nga 65-vjeçarë, por ende vitalë,
aktivë...andaj as kemi pasur rast t`i provojmë fëmijët tanë; por patëm
raste të zeza t`i provojmë disa miq, disa dajë, disa kushërinj, disa djem
të vëllaut-( a të shkjaut), të motrës ( a të shkinës, se pa pasur kurrë fërkime
me motrën time të ndjerë, po e fyej pa dashje për shkak të birit të saj bastard,
që quhet si Ramush apo si Ranko-Branko), të cilët që katër vite e gjysmë në
Zvicër, as na e kanë kaluar pragun, ndërsa jemi njohur me njerëz të tjerë për
të parën herë në jetë, dhe jemi bërë shokë e punëtorë- bashkëpunëtorë.
Kurse ata „intelektualë“ që më kërkojnë honorar sot, ato
kërkesa të marra, i konsideroj- haraç në gjak. Ne do t`i paguajmë honoraret
atëherë kur të krijohet Redaksia. Kur të dali revista në tregun evropian, ashtu
sikur që ka dalë në tregun kosovar.
Mirupafshim sa më parë!
Kadri Osmani, kryeredaktor
______________________
I nderuari z.
Kadri,
Para disa
ditësh më ra në dorë Revista e Juaj “Shqipëria etnike” nr. 11-12/2001 E lexova,
siç i thonë fjalës, me një ngëç. Revista ka gjëra të mira, më pëlqeu dhe vlen
të lexohet e të përhapët më shumë... Suksese të mira dhe Ju lumtë!
Mu për këtë
arsye edhe unë vendosa të bashkëpunoj me revistën dhe të kontribuoj, pak a
shumë, me humorin e vizatuar, karikaturën. Sepse edhe “karikatura është mendim.
Është art. Është formë e veçantë e përjetimit të botës. Është formë speciale e
raportit që vë individi me aktualitetin, me fenomenet e ndryshme, me mileun.
Ajo zhvillohet paralelisht jo vetëm me artitin figurativ por me të gjitha
format paralele të të shprehurit artistik.”
Prandaj, në
emër të kësaj, që thashë më lart, po Ju dërgoj nja 10 karikatura për
“Shqipërinë etnike”. Karikaturat janë të punuara bukur e me përkushtim. I
freskojnë faqet e Revistës, terrin ngapak me tema nga aktualiteti dhe nga
përditëshmëria jonë.
Karikaturën e
parë e kam botuar në gazetën “Rilindja” më 1958 dhe, deri më tash kam
bashkëpunuar me më shumëse 40 (dyzet) gazeta e revista që dalin në Kosovë,
Maqedoni, Shqipëria, Turqi, Itali etj.
Mëshihem prapa
pseudonimit THERRË MURRIZI që nga viti 1960 e deri më sot.
Me këtë
pseudonim simpatik kam botuar mbi 3000 kartikatura nëpër gazeta e revista të
ndryshme. Më 1997 kam botuar edhe albumin me karrikatura “S’më ha palla për
kopalla”. Është e vetmja përmbledhje e këtij lloji në hapërisrën gjithë
shqiptare.Ë’shtë e vërteta kjo ishte një punë pionieri. Kisha shumë karikatura
në dorë, çfarë të bëja me to? Vendosa të motojs një album. Doli albumi dhe pati
jehonë pozitive. U prit mirë nga dashamirët e karikaturës etj. Ishte koha kur
pritej rrokullisja e madhe në Kosovë. Unë ftoja Evropën (NATO-n) në ndihmë fq.
55 (...) e albumit. Çfarë “parashikimi”? Nato erdhi... dhe bashkë
me NATO-n edhe shumë organizata qeveritare e joqeveritare. Një organizatë
italiane IRC më 19.
Tash pa 42 vite
pune të rënda e të vështira në arsim si arsimtar i gjuhës shqipe dhe i
letërsisë, pakëz krijoj e më shumë pushoj si pensionist e veteran i arsimit në
Prizrenin e bukur.
Ju falemnderit,
të fala
Ram. Zaplluzha,
alias
THERRË MURRIZI
Prizren më
16.IV.2001
P.S.:
Po ju dërgoj
një kopje tëalbumit “S’më ha palla për kopalla” dhe stripin “Arbëri nuk vdes
kurrë” dhe 5 k. Për faqen e fëmijëve të ”Sh. E.”
Ramadani
(nënshkrimi)
Adresa:
Ramadan
Zaplluzha
Rr. “Brigada
125” nr. 25
38400 Prizren
KOSOVA
Tel. 029/24-172.-
I nderuar z.
Kadri,
Dëshiroj që kjo
letër t’Ju gjejë shëndosh e mirë e duke kryer punën me vlerë dhe me peshë
tëveçantë...
Unë jam mirë,
si zakonisht po punoj ngapak sa mos me thanë hiç. Bashkarisht me artistët
figurativë të Prizrenit; kemi hapur një ekspozitë për nder të 123-vjetorin e
Lidhjes Shqiptae të Prizrenit.
Ekspozita u hap
më 10.VI e do të jetë e hapur deri më 17.
Fotografitë
janë bërë gati dhe po Ju dërgoj. Shpresoj se do t’Ju poëlqejnë.
Në fund të
fala.
Ramadan
Zaplluzha
Prizren, 4.
Tel. 029/24-172.-
Shefki OllomaniShefki Ollomani, poet
SHQIPËRIA ETNIKE
Gurthemeli i Pellazgjisë,
është krijesë e Perëndisë,
Panteoni i perëndive,
është vullneti i hyjnive,
embrion për shqiptarinë,
këtu Zeusi kish selinë.
Është legjendë mitologjike,
është baladë e lashtë kreshnike,
është etni pellazgjike,
është hyjneshë ilirike.
Është tempulli i Dodonës,
piedestali i Shqiponjës,
është altari i lirisë,
sot është zemra e Ilirisë,
është rilindja e Arbërisë.
Është si Dielli kur rrezon,
porsi Hëna kur ndriçon,
është kështjellë gur mbi gur,
është Shqiponjë e Flamur,
është Feniks që nuk vdes kurrë.
Është burim e gurrë lirie,
është betim e gjoks rinie,
është ylber e yll gjithësie,
është kala - themel Shqipërie.
Është prush që përvëlon,
është këmbanë që ushton,
është rrebesh që shkatërron,
ortek bore që mbulon,
është tërmet që tmerron.
Është si lulja plotë me erë,
dallëndyshe në pranverë,
është kullë brezash me bajrak fisi,
vatër arbërore me bardhësi plisi.
Është zjarr e vullkan,
është stuhi e uragan,
është furtunë e bubullimë,
është rrufé e vetëtimë,
është top e jatagan,
është princ e kapedan,…
që luftojnë për vatan.
Është gjaku ynë që nuk falet,
zemra jonë që nuk ndalet,
është si buka në çerep
dhe si uji nën një kep,
është si ajri n'atmosferë,
është si drita në humnerë,
pa të cilat s'ka jetë as nderë.
Shqipëria Etnike është e gjallë,
si baroti e guri strallë,
është një rrënjë që s'shkulet fare,
ëndrra jonë mijëravjeçare,
është si nuse me kurorë lavdie,
zanë e bukur Ilirie.
Kjo Shqipëria jonë Etnike,
është trimëreshë heroike,
që nuk njeh asnjë pushtet,
derisa të bëhet Shtet.
------------------------
NJË UDHËTIM NË BOTËN SHPIRTËRORE TË ARVANITASVEPilo ZYBA
Nga
Pilo ZYBA
Nuk e di në mund të quhen të mjaftueshme 19 vjet jetë mes lëvizjeve,
këngës, mënyrës së jetesës, mikpritjes apo vdekjes, për të dhënë mundësinë të
hedhësh në letër tingujt e të ngresh në këmbë nga rrënojat një kulture që
udhëtoi mes shekujve.Udhëtoi mes sëpatës e gërshërës së pa mëshirshme në
lufte për mbrojtjen e gjuhës dhe veshjes së saj kombëtare.
Nga njëra anë donin ti prisnin gjuhën “Formën e komunikimit e shprehjes së
ndjenjave” dhe nga ana tjetër, ti ndërronin kostumin e veshjes, që kishte të
bënte me paraqitjen e saj në ambjentin e jashtëm e më tej. Si mund të
gjelbëronte ajo kur pranvera nuk hynte kurrë në degët, filizat e sythet e saj.
Si mund të ruante ajo “kostumin e blertë” për ta përcjellur përpara epokave,
jetesën dhe mbi jetesës? E megjithatë ajo mbijetoi, lartësoi vlerat e saj deri
në pabesushmëri.
Po... po! Kjo është e vërteta! Këtë vërtetim e dëgjoj si muzikë të ëmbël
dhe në
një fjalë të vetme të dëgjuar në një mbrëmje, në një pagëzim apo në rrugë.
Lexues të nderuar, duhet të jetoni për pak kohë pranë me arvanitasit, për
të kuptuar të përgjithshmen, kalërimin nëpër shekuj të qënies së tyre…
Dëgjoja ato vite të 1990- ës qoftë dhe një fjalë të vetme, të përgjysmuar,
dhe mbyllesha në dhomën time të vogël e bisedoja me veten. Merrja ato
fjalë ëngjëllore “natënë e mire” të asaj plake, që mosha i kishte hedhur
miellin e bardhë të mirësisë, ndërsa vitet kishin krijuar hendeqet e përrënjtë
e rrudhave, nga mund të lexoje rrjedhën e të gjithë jetës së saj.
KËNGA ARVANITASE
Me gjithë kulturën, natyrën dhe talentin e të shkruarit, i mbyllur në
dhomë, bisedoja me veten. Pesha e lapsit më dukej kaq e rëndë sa e ndjeja të
vështirë të hidhja në fushën e bardhë të letrës farën e mendimit, për të folur
për botën e tyre të brëndshme, KENGEN. U deshën plot 19 vjet të bluhet në
mullirin tim të talentit, për të nxjerrë për ju, miellin e pastër të
shpirtit të tyre, për të ushqyer kureshtjen dhe dashurinë tuaj për ta.
Jemi lodhur e stërlodhur me historinë, nga kanë ardhur Arvanitasit, kur
kanë ardhur, pse kanë ardhur etj. Janë Arvanitas apo Grekë, Italianë apo
Arbëreshë? Ç’fare kanë shkruar historianët!?
E pra mua nuk më duhet asnjëri prej tyre. Kam përpara historinë të
shpalosur katërcipërisht. Nisur nga një këndvështrim tjetër, do mundohem të
bind të gjithë ata, që hedhin baltën e harresës mbi ta. Për të bërë këtë, do
shfrytëzoj dy këmbët e një ure të madhe, në të cilën kaloi jeta e Arvanitasve,
për tu shpëtuar rrjedhës së lumenjve të shpifjeve, dallgëve të fyerjeve,
mjegullës së harresës.
Dhe këto dy këmbë me të cilat ajo erdhi deri në ditët tona, janë kënga dhe
veshja popullore. E para, e lindur dhe trashëguar gojë më gojë. E dyta, pesha e
traditës që e vishte kombin me një kostum të veçantë që e dallonte nga të
tjerët.
Mendoj se këto dy dritare janë të mjaftushme, për të pare rrugën e gjatë të
këtij kombi, që fitoi mbi katakombet. Dhe dritarja tjetër, ajo që tregonte të
veçantën, historinë e tij pa folur, vetëm me prezencën e saj.
Përpara se të filloj e tu flas, për thellësinë shpirtërore, që e
ushqyen me dashuri, pagëzime, dasma e vdekje, do shpreh një pakënaqësi që më
pengon në rrjedhën e mendimeve. Janë të shumta këngët Arvanitase për të
cilat po shkruaj. Por, më përpara do qëndrojmë te e veçanta.
Kam mbledhur gjatë lëvizjeve të mia nëpër Greqi, këngë dashurie, dasmash,
ninulla të ndryshme, por këngë trimërie e lufte nuk kam gjetur, ose janë
aq sa numërohen me gishtat e njërës dorë. Pse?
Arvanitasit që bënë luftën në Greqi, nuk i kënduan kësaj vepre të cilën e
ngritën me gjak?Janë vetëm tre – katër këngë, për tre-katër arvanitas si
ajo e Osman Takës. Dhe kjo me qëllime të caktuara (jo se nuk e meritojnë) Po të
tjerat?
Këtu mendoj se duhet ushtruar kujdes dhe vëmëndje.
Që nga viti 1900 ato filluan të ndalohen. Nuk u lejuan të këndoheshin. Me
kalimin e kohës, u harruan apo u greqizuan, aq më keq. Ndodhi ajo që grekët
dëshironin. Ata hoqën një armë të fuqishme të arvanitasve, për të thënë më
vone: “Ja ku janë Arvanitasit, ka trimëri e trima pa këngë”? Ata që luftuan
ishin grekë dhe këngët në greqisht i kanë! S’ka rëndësi, se sa here lidhin
besë, thonë, “besa – besë”, apo levend, lërë – vend për më të fortin, trimin,
kjo në gjuhën e arvanitasve. Po këtë rrugë ndoqën dhe për gjuhën dhe zakonet
por aty ndeshën veshtirësi, pasi ajo ishte pengesa e fundit drejt çfarosjes e
harrimit. Nuk ja arritën, se nëna, kur këndonte ninullën mbi djep ata nuk ishin
aty që ta dëgjonin e ndalonin.
Gjuha u mbrujt bashkë me këngën dhe të dyja mbajtën njëra-tjetrën. Kur
plagosej gjuha, luftonte kënga, dhe, atje ku kënga mundohej të vritej, gjuha
lëshonte ilaçin e shërimit e të mbijetesës. Dhe ashtu dorë për dorë erdhën deri
në kohën tone. Diku të plagosura diku të gjymtuara, flasin e na kujtojnë rrugën
e bërë. Për të mos u zgjatur më shumë me analizat e mia, po u citoj fjalët e
saj.Të këngës apo të shpirtit kuptojeni vetë. Ato janë aq të shumta e të
ndërlidhura mes tyre sa duken si një e vetme.
Ja njëra prej
tyre:
Arvanitës këngë
thoni,
Gjuhën të mos e
harroni.
Mendoj, se nuk ka nevojë, as për analiza e as për sqarime. Gurra e këngës e
ka aq të pastër ujin e burimit të saj, sa është e tepërt, që ta shprehim me
fjalë e analiza.
Pas kësaj një këngë tjetër thotë:
Po të dija të këndoja,
Gjithë të bukurat do zgjoja.
Kush mund të flasi më thjesht e më bukur? Po të dija të këndoja, do zgjoja
tingujt e fjalët e bukura të gjuhës së lashtë, të gjyshërve, stërgjyshëve…Nuk
janë të lidhura këto dy këngë, si vetë shpirti i Arvanitasve me gjuhën. Te e
para, këndoni këngën për të mos harruar gjuhën. Te e dyta, lëvroni gjuhën për
të mbajtur gjallë këngën. Ç’duhen analizat, hamëndjet e historitë e gjata pa
bukë?
Kush mund ti qëndrojë tundimit të këngës “Gjon…Gjon”, këtij zogu që endet
duke kërkuar folenë e braktisur në zëmër të Ilirisë! Do më lejoni të bëj dhe
një sqarim. Zogu Gjon, është Gjon Kastrioti, i cili humbi mbretërinë e
tij, fëmijët. Ai u kthye në zog për të fluturuar e për të pare tokat e tij të
Arbrit, zogjtë që i rrëmbyen dhe ja shpërndanë larg, shumë larg. Ky zog
këndonte në dritaren e Skënderit në Stamboll. I kujtonte atdheun, token,
prindrit, deri sa një ditë ai, Skëndërbeu braktisi gjithçka për amanetin e
zogut Gjon, babait të tij (ky është mendimi i autorit të shkrimit, ai e ka
përshtatur dhe në një legjendë të shkruar).
Ja teksti i këngës:
Gjon, Gjon, çfarë kërkon,
Bora, gjithçka po mbulon!
E pra populli nuk bën fjalë për borën e maleve, por borën e robërisë që po
i rrethonte. Luftën që po u bëhej për gjuhën dhe mohimin e meritave
liridashëse. Përveç tekstit dhe këngës, ajo shoqërohet nga një klarinetë, që
shpon errësirën e natës, si një thikë ku kërkon të mbijetojë shpirti dhe vepra
e saj. Ajo është një thirrje për zgjim. Në fillim melankolike e më pas një
shpatë e thekshme në kraharorin e armikut të heshtur e tinzar.
VËLLEZËR LEXUES,
Arvanitasit kanë bërë luftë të dyfishtë për mbijetesë. Ata kanë
luftuar dy armiq njëkohësisht për shumë shekuj me radhë. Kundër Turqisë dhe
kundër Greqisë njëkohësisht. Këtu vlen të përmënd dhe lufta e vëllezërve
Kosovarë kundër Serbisë dhe Turqisë, që ishte në të njëjtat rrethana dhe
njëlloj e vështirë. Ata, bënin një luftë të katërfishtë, luftonin dy pushtues
njëkohësisht dhe dy fe. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të
botës, dhe kundër asnjë populli, por vetëm kundër Shqiptarëve. Pse? Kjo kërkon
një analize më vete në një shkrim të mirfilltë, analizuar me kujdes,
ndërthurur e mbushur me fakte.
Jo pa qëllim, përmënda këto këngë, e jo ato, që janë më të thjeshta si,
“Moj e bukura gjitone”, “Kur vajta në krua” “ Do ta pres gërshetin” etj.
Ato i këndojnë ndjenjës së brishtë, dashurisë. Jo se është pa interes
analiza për to, por, ky shkrim ka një qillim më të largët. Jo thjesht, atë të
shprehjes së botës së brëndshme intime.
VESHJA ARVANITASE
Përsa i përket pjesës së dytë, asaj të VESHJES KOMBETARE (sa bukur e
thotë populli) të veshjes Kombëtare, të veshjes që përfaqëson Kombin.
Studjuesit tanë gjithjë e kanë të pagëzur me fjalën e huaj “Ethnografi”. Për
veshjen Kombëtare kisha vendosur të bëja një shkrim të veçantë,
por, parë nga këndvështrimi i mëparshëm, si një nga këmbët që mbajti urën e
ecjes së tyre, e pashë se ajo nuk mund të shkëputej nga trupi dhe qëllimi që i
kisha vënë vetes. Pra, ashtu si janë të lidhura në të vërtetë ashtu dhe do të
analizohen.
Kam shkruar dikur për një veshje të tillë që e kam pare nga afër. Që në
fillim të kësaj analize mund tu them se veshja jonë, (Arvanitase në rastin
tone) është mahnitëse. Ajo bie në sy në tre drejtime:
- Është shumë e pasur në koloritin e saj, në kontrastin e thekësuar
të ngjyrave dhe të formës vizuale.
- Kombinimi i qëndisjeve, mënyra dhe harmonizimi, kanë një force, që here
here të lënë me gojë hapur për mjeshtërinë dhe forcën e shprehjes- Kjo veshje
pak e studjuar, është krejt e veçantë nga forma, modeli dhe prerja.
Një veshje e tillë të imponohet që në shikimin e pare. Krijuesit e saj, si
rrallë në botën e veshjes, kanë një kolorit që të merr sytë. Po ta shikosh me
vëmëndje, ka një kombinim të ngjyrës së kuqe me të bardhën e të
florinjtën njëkohësisht.
Njeriu që ka në trup një veshje të tillë, arrin deri atje sa të
tjerëve tu duket si ireal. Ai kthehet në ëndërr, në mit. Ngjet sikur lëviz
një trup i pikturuar nga një dorë mjeshtërore. Këtë e shprehin dhe studjues të
huaj dhe më tej thonë: “Në luftë ata ngjajnë si zogj legjendarë”.
Një vëmëndje e veçantë i kushtohet kombinimit të veshjes me armët që
ai mban me vete (nga rastet e rralla në botë)Ilirët, Arvanitasit në rastin
tone, i stolisin armët aq me merak dhe dashuri sa të mahnisin me mënyrën e
gdhëndjes së dorezave, qytave etj. Vëndi ku ato vihen në brez, majtas, djathtas
atje ku është më e lehtë përdorimi i shpejtë dhe i saktë.
Forma e prerjes e bën njeriun më fisnik, më serioz, e mbi të gjitha i jep
pamjen e një heroi, përpara të cilit tundohesh dhe e ndjen veten inferior.
Kjo veshje nga forca goditëse e ngjyrave, qëndrimit, lëvizjes i jep
ambjentit në lëvizje e sipër ngjyra e të bën të jetosh në një botë ëndërrash.
Nuk e di sa u ka rënë në sy studjuesve tanë por, në të gjitha fushat e
betejës ( nga piktorët botërore) bie në sy një veçori e ambjentit, qoftë edhe
të gurëve. Nën rrezet goditëse të diellit, gjithë fusha e betejës mërr ngjyrën
e zjarrit që bubulon dhe flaka në çdo moment krijon figura të mahnitshme. Kam
parsysh se kur Ata hidheshin në sulm me vrullin që i karaktarizonte, thirrjet e
fuqishme, e ndiznin fushën e luftës dhe me prezencën e ngjyrave që të
trëmbin, të kujtojnë flakët, zjarrin dhe gjakun.
Të gjithë piktorët e këtyre tablove kanë një nuance të veçantë që është e
njëjtë për të gjithë, e kuqja në kontrast me të bardhën, me thirrjet dhe
lëvizjet.Të gjithë së bashku pa e kuptuar kanë dhënë të njëjtën tablo. Në atë
tablo që Arvanitsit e kishin në mënyrën dhe dëshirën se si shkonin në luftë.
Çudi! Cili popull në botë shkon në luftë i veshur me të bardha si në dasëm?
Vetëm Arvanitasit!
Fakti që në varret Ilire gjënden dhe armë si rrallë kudo në botë, tregon se
ata jetën dhe luftën e quanin një “dasëm” që bën pjesë në jetën e tyre. Sa
krijuan dhe mitin e veçantë se arma duhet me vete dhe në varr, pasi dhe atje
njeriu nuk mund të flërë i qetë. Ka të drejtë Pukvilli kur shprehet. “Vetëm me
prezencën e tyre ata të bëjnë për vete” apo “Në fushën e betejës, valvitja e
krahëve dhe rrobave të tyre të trëmb”.
Shikoj me vëmëndje të madhe tablonë e rënies së Marko Boçarit. Kali i kuq,
po i kuq flamuri që valvitet ne sfond (pse ai nuk është
grek?).
Të pranishmit vëllezrit e tij, me fustanellat me bardhësinë e tyre që
ua përkund era, qielli përflaket. Dhe gurët e shprehin dhimbjen për të.
Mbi këtë det të pafund fustanellash, Markua përkundet, shoqëruar nga duart e të
gjithëve që e ngrejnë lart mbi kokat e tyre, atje ku kishte vëndin kapedani,
trimi.
Mos kujtoni të dashur lexues se këto piktura u bënë thjesht. Arvanitasit
ato kohë iu imponuan botës, tërhoqën vëmëndjen e saj, pra ajo nuk mund të bënte
ndryshe, veçse ti ngrinte në pjedestalin e kultures botërore.
Shikoj këto tablo dhe mendohem këtu në zëmër të Arvanitasve në Poloponez.
Shikoj detin dhe dallgët që me vine te këmbët, përplasen në brigjet e gurtë
e ngrihen si dhjetra fustanella në një valle masive apo qoftë dhe në fushën e
betejës. Qëndroj një çast dhe pyes vete: “Pse grekët, e shkurtuan, e shkurtuan
fustanellën, sa e bënë si veshja e balerinave të Çaikovskit te “Liqeni i
mjelmave”? Pse do pyesni edhe ju? Është e thjeshtë! Ata nuk donin të përçmonin
veshjen por ata që i vishnin. Një fustanellë minifund do ti bënte ata qesharakë
në sytë e botës. Por çfar ndodhi? Piktorët botërorë e pane nga afër luftën e
Mesollogjit, Tripolicës, Nafplios, dhe e shprehën me imtësi atë në pikturat e
tyre. Pra grekët në vend që të arrinin qëllimin e tyre u diskredituan.
tuduesit e huaj, më tepër italianë e francezë, thonë se kjo veshje ishte
shumë e kushtushme. Asgjë për tu habitur e çuditur. Dihet nga të gjithë që
mbajtësit e saj, ishin njerëz puntorë, krijues dhe dashamirës të së ardhmes.
Këtë e kuptojmë që nga Ilirët, Skëndërbeu, Ali Pasha. Në kohët e tyre zhvillimi
ekonomik arriti kulme. Mehmet Pasha me reformat e tij krijoi Egjiptin e sotëm.
Ndonse ishin gjithnjë nën presoin të luftës dhe shpenzimet më të mëdha
shkonin atje, ata dinin dhe të luftonin, dhe të jetonin e krijonin.
Deri tani nuk fola aspak për veshjen e grave. Ashtu si te burrat dhe ato
janë shumë të pasura nga forma dhe forca shprehëse. Në muzetë e Greqisë ka një
fakt të çuditshëm, që atyre u ka shpëtuar nga syri i mëndjes keqdashëse.
Në muze janë disa piktura apo fotografi me veshje arvanitase ku në to
thuhet. ”Veshje arvanitase nga Suli (Janinë) Viotia (pranë Athinës) Korinth,
Salamina (pranë Athinës), Idhra (Peloponez) Argos (Peloponez) Athinë, Arta etj.
Unë që i shikoj shtroj pyetjen: “Nëse në të gjitha këto vëndbanime përdorej
veshja e tyre (këto zona nuk paraqiten me veshje të tjera), nënkuptoj që
arvanitasit përbënin ¾ e gjithë Greqisë, dhe pa u habitur fare, gjithë pjesën
detare të saj.
Ja dhe një fakt i pa njohur por kokëfortë.
Kjo pikture e Bubulinës është bërë në vitin 1827 nga
Adan de Friedal. Kjo pikturë është e njëllojtë me veshjen e Zadrimës (pranë
Shkodrës) Kam jetuar në ato zona dhe e kam parë me sytë e mi. (Megjithatë
analistët le të japin mendimin e tyre). Atje në Zadrimë, ishte dhe zëmra e
Ilirisë.
Duhen më tepër fjalë?
Ja, dhe një fakt tjetër i historianit grek Egonopulos. Kur bën analizën për
historinë e Kretës ai, thotë. “Lira,(vegël muzikore) vjen nga fjala Iliri.
Kënga është një zog i lirë. ”Bën një analizë për gjakmarrjen dhe krahasimin e
Kretës me Veriun e Shqipërisë dhe, nxjerr ngjashmëritë. Me të vetmin ndryshim
që i leverdis, “Ilirët u nisën nga Kreta”. Qesharake, kur dihet që Ilirët
zbritën poshtë në kohën e luftës Iliro –Romake (168 p.e.s lufta e Shkodrës).
Të tjerat nuk duan komente, nuk është as qëllimi i këtij shkrimi.
Përsa pamë dhe analizuam, Arvanitasit me të dy këmbët që përmënda, lëvizën,
punuan, luftuan dhe krijuan kulturën e tyre. Atë kulturë që është e veçantë jo
vetëm nga ajo greke por e veçantë ndoshta dhe në kulturën e veshjen botërore.
Kjo kulturë, e këngës, e veshjes nuk japin të kuptosh se ata mbijetuan si
një komb më vete në thellësi të kombeve të tjerë dhe jashtë truallit të tyre (
kjo e fundit kërkon analizë pasi unë mendoj se jane vendas ).
Unë them, po!
Nuk janë këto që përmenda, fakte që çojnë në burimin e rrjedhës së kulturës
së tyre dhe pastërtinë e ujit të tij?
Nuk ka dyshim!
Pra historia ka shumë dritare nga mund të lexohen gjurmët e kulturës
që nga e kaluar deri të ditët tona. Historia është një rrugë që ka
dhjetëra mënyra leximi për të të nxjerrë në rrjedhën e pastër të burimit.
Nexhat Rexha: Koncepcioni
artistik i ngritur ne frymën kombëtareNexhat Rexha
E Diel, 28-06-2009, 06:24pm (
KONCEPCIONI ARTISTIK I NGRITUR NË
FRYMËN E REZISTENCËS KOMBËTARE
Mr.sc. Kadri Mani “Falë të qoftë gjaku”, Botoi “Koha”,Prishtinë, 2008, fq. 174.
Nga Nexhat Rexha
Konceptimi i veprës poetike “Falë të qoftë gjaku”, është ndërtuar në disa njësi
përmbajtësore, përmes të cilave autori ka radhitur ngjarjet e disa
dekadave ,sepse Ai është protagonistë aktiv i këtyre proceseve të
zhvilluara brenda kësaj kohe. Kadri Mani është njëri ndër kreatorët e shumë
lëvizjeve politike e kombëtare,që gjithsesi qëndron në ballë të tyre.
Vizioni dhe qartësia e tij prej poeti e atdhetari,gjithnjë e
gjallëroi udhën e fatit të popullit tonë për liri e pavarësi.
Në këtë miratim dhe reflektim të brendshëm shpirtëror, vjen edhe kjo
vepër letrare për herë të parë në vitin 1997, pastaj për ta ripunuar dhe
sistemuar punën e tij hulumtuese, e në veçanti për t`i dhënë frymën sa më
të lirshme poetike kësaj vepre. Kadri Mani në vitin 2008 në
botim të Shtëpisë botuese KOHA, riboton këtë vëllim poetik me të njëjtin
titull, ”Falë të qoftë gjaku”.
Ai është autor i disa veprave
letrare e publicistike, si: Shqipja e lartësive, 1988, Falë të
qoftë gjaku” 1997, Nënë Tereza e Shqipërisë, 1998,Shqiptarët janë atje,
-(publicistikë), 1999, Nuset tona, (roman), 2003 dhe i shumë punimeve
letrare e shkencore dhe së fundi ai edhe magjistroi, e tërë kjo tregon se elani
i tij është gjithnjë në funksion të realizimit të botës së ëndrrave të
tija krijuese.
Pra, njeriu që çerekun e shekullit të kaluar e kaloi
nëpër burgjet serbe është dëshmia më konkrete se Kadri Mani është njeri me
personalitet të palëkundur të avancimit të çështjes kombëtare. Ai me shembullin
e tij ka ditur dhe dinë të portretizojë njeriun tonë për të vënë në
lëvizje ngjarjet për lirinë e këtij trolli.
Në këtë konceptim të përgjithshëm vjen edhe vëllimi
poetik “Falë të qoftë gjaku”, i cili është perceptuar dhe në brendi të
vargjeve artikulon; ëndrrat, dëshirat, dhembjet me një kredo ,që gjithnjë këto
brenga autori i ka bartur me vete kudo që është gjendur. Dëshira e
përmbajtur dhe karakteri i papërkulur për ta pa popullin e tij të bashkuar, e
të çliruar e ka mbajtur autorin e këtyre vargjeve gjallë, edhe atëherë kur ai
ishte në skëterrat e ish Jugosllavisë.
Përmes kësaj vepre dhe të tjerave ai dëshmon se ka gjetur
forcë për të mposhtur me dinjitet sunduesin, e për ta vë në qarkullim vullnetin
gjithëpopullor, gjithnjë me kreativitet e stoicizëm të gjallë.
Përvoja e tij prej njeriu e intelektuali nxori në dritë këtë vepër
poetike, e cila është artikulim dhe kërkesë e pa ndalur e botës përparimtare të
etnikumit tonë.
Vëllimi poetik”Falë të qoftë gjaku”, sajohet nga kjo përmbajtje:
Parathënie e autorit apo Hyrja në Evropë. Ndërsa, titulli i veprës vjen
nga poema “Fal të qoftë gjaku”,për të vazhduar me ciklet: Vjershë satirike, nga
shtypi revolucionar ilegal kosovar,Vjersha për fëmijë, Vjersha për të rritur
dhe Metafora e arratisur.
I tërë ky perceptim i autorit ka mbështetje anën reale e burimore të
rrjedhës së ngjarjeve nga vijnë frymëzimet, pastaj ai me mjeshtri i
vendosë edhe figurat artistike dhe në brendi të përpunimit artistik ato pastaj
marrim frymë më shlirshëm dhe japin kuptimin e tyre përmbajtësor e
funksional.
Kadri Mani përmes vargjeve ka stigmatizuar të ndodhurat e përditshmërisë
jetësore ,duke i veshur ato me petkun artistik,kuptohet gjithnjë me
përkujdesje prej poeti. Për këtë arsye poezia e këtij vëllimi buron nga
artikulimi i ngjarjeve, e që autori është përjetues intim i tyre.
Kadri Mani në poemën ”Falë të qoftë gjaku” ka specifikuar vargun me elemente të
rëndësishme poetike, ai në brendi ka dhënë idenë e formësimit e të
karakterit për një shtresë të njerëzve dhe të ngjarjeve dhe atyre iu ka
dhënë ngjyrim burimor, sepse vetë fjala e thënë nëpër këto ngjarje të fillimit
të viteve të ` 90-ta është e njohur dhe aty zhvillohej beteja e madhe për
zhdukjen e gjakmarrjes. Autori, nëpër vargjet e saj ka pasqyruar pamjen e
afërt të këtyre dialogjeve që ishin shprehje e vullnetit të mirë, ato
ishin kuvende ku gjykohej drejtë dhe pa inponime domethënë vetë shtresa
popullore me prijësit e saj i paraprinë kësaj drame të rëndësishme, e
cila ishte po aq rezistuese ndaj flakjes për bimën e keqe, që kishte hyrë
nga sunduesi në tokën tonë.
E tërë kjo pamje e gjallë në vete reflekton pikëpamje
shumëdimensionale për qëllim të zhdukjes së kësaj të errësire, por
njëherit, autori në vepër ka përdorur një gjuhë shumë të qartë, e herë –herë,
në disa raste fjalë arkaike, të cilat i japin kuptim të rëndësishëm
qëllimit të kësaj lëvizjeje kombëtare. Të gjitha ndodhitë e afërta të lëvizjes
për Pajtimin e Gjaqeve, ruajnë në vete karakterin e fuqishëm të shumë nënave,
të cilat në odat kuvendore, vërtetë ditën të falin gjakun e më të dashurve të
tyre, me bindjen se fjala e tyre, jo vetëm që bashkonte, por ajo
rrezatonte në kuvendte e burrave dhe vërtet ajo e mundi të keqen. Me këto
ngjarje e ndodhi të rëndësishme u hap një perspektivë me një faqe të re për
historinë tonë.
Me tërë këtë bagazh poetik,autori ka përfaqësuar një numër të madh
protagonistësh të kulturës sonë, të cilët i kanë paraprirë
ngjarjeve për lirinë Kosovës ose kanë qenë viktima të një politike shfarosëse
ndaj popullit tonë. Për këtë më së miri flasin vargjet:
Për një mezhde arë
u vra
Shefqeti
arën përfare
e hëngri
ryshfeti
Fq.12,
Ose disa vargje tjera flasin kështu:
ti i mbyllur
në kotec
as je patate
as je spec
disa do t`i marrin
paratë
të tjerët
do t`i çnjerëzojnë
gratë!
Fq.14.
Sa herë që të hyjmë më brendinë e vargjeve kuptojmë më për së afërmi klimën dhe
atmosferën e rreshtave të gjatë për të madhështuar këtë ngjarje të
rëndësishme. Veçantia e këtyre vargjeve është shumëdimensionale,sepse
autori ka specifikuar shumë emra të nderuar të kombit,përmes të cilëve është
ruajtur tradita për të ardhmen dhe njëherit ai ka lidhur ngjarjet bashkë me
personalitetet e dalluara kombëtare të të gjitha kohërave.
Ky parashtrim i kësaj tradite ka ruajtur elementin
tradicional të besnikërisë,e me këto refleksione autori ka sjell
imazhe të kohëve dhe ato i ka bashkuar në një kohë. Prandaj edhe ka shënuar
vlera të mirëfillta artistike dhe tradicionale, që konsiderojmë se janë pasuri
edhe bibliografike. Ndërkaq, autori ka përmendur 114 emra, nga këta 9
emra janë të femrave veprimtare, 4 emra janë të diktatorëve të politikës
Jugosllave dhe 101 emra janë meshkuj të çmuar të kulturës sonë, të
cilët mund të shërbejnë për studiuesit që do të merren me këtë
problematikë në të ardhmen.
Kadri Mani në këtë vëllim poetik ka shtuar tema të
ndryshme nga areali ynë, përmes të cilave ka shqyrtuar probleme aktuale
të realitetit tonë shoqëror, duke dhënë mundësi të kapshme për lexuesin për atë
që ka paraqitur në vepër,
Temat dhe motivet
Temat dhe motivet e këtij vëllimi janë kuptimplotë, sepse përmes
brendësisë së vargut shihet qartë se autori është njohës i thellë i
ngjarjeve, për faktin se ai nuk është vetëm kalimtar i rastit, por është
përjetues dhe projektues real i këtyre ngjarjeve që i kanë dhënë rrjedhë,
vullnet e gjak shumë brazave të këtij populli. Të gjitha këto rrjedha të
kohëve Kadri Mani i ka lidhur përmes aktualitetit politik e
kombëtar, për të shkrirë përmes artit letrar. Ai me tërë koloritin e
shtruar si lëndë të gatuar i ka afruar lexuesit mundësinë për ta njohur nga
afër të kaluarën dhe për të hapur rrugë për një të ardhme më të mirë të
kulturës sonë.
Motivi satirik që është trajtuar në vepër zgjon kureshtjen për mënyrën e
trajtimit dhe kjo tingëllon bukur në disa poezi, por në poezinë ”Kërcet lahuta
e çiftelia”, ai përmes figurave të zgjedhura e domethënëse demaskon këtë
shtesë të pseudointelektualëve, të cilët për hirë të karrierës personale janë
në gjendje të marrin poste të pamerituara në shoqëri, e tërë kjo dukuri është
pjesë shoqërore, sepse kjo ndodhë në të gjitha kohërat e ata nuk zgjedhin mjete
për të arrirë aty ku nuk e kanë vendin. Autori, jo vetëm që ka demaskuar këtë
soj të njerëzve, por i ka veshur me një figuracion të latuar dhe i ka
portretizuar edhe të gjitha pikëpamjet e tyre. Ajo që spikatë në këtë motiv e
në disa poezi satirike është pamja e brendshme e padijes
për këtë shtresë pseudovlerë.
Atdhedashuria
Atdhedashuria është ideal dhe frymëzim i autorit për shtetin e tij
unik,për këtë dhe njëmijë arsye të tjera Kadri Mani ka kultivuar e brumosë
vargun e tij me mjete të fuqishme artistike, përmes të cilave ka një harmoni
gjuhësore. Ai nuk ngurron asnjëherë të demaskojë intrigën që bëhet shkas
për ngecje të përgjithshme.
Për të hyrë në vargun poetik të Kadri Manit, kërkohet njohje
paraprake, të cilat fuqizojnë këto dëshmi e fakte. Ai i këndon UÇK-së,
UÇPMB-së, Jusufit ,Kadriut ,Bardhoshit e shumë të tjerëve, Ajshe
Gërvallës e shumë nënave që ditën në djep t`i këndojnë ninullat e pavdekësisë
edhe atëherë kur paradokset e politikës ditore prodhonin skena e
kontraste nga më të ndryshmet. Ai iu kushton këngë edhe poetëve e miqve, për të
shënuar se atdheu është i të gjithëve,por për të nuk punuan të gjithë mirë e
drejtë, e mos të flasim edhe për sakrificat që nuk janë të njëjta, sepse ato
edhe s`mund të jenë të njëjta. Mirëpo, ata që ranë në altarin e lirisë janë të
pazëvendësueshëm, për këtë shtresë të të flijuarve, autori ka zgjedhur fjalën
që jep jetë, sepse ata ndriçuan, e duke u flijuar dëshmorët e
bashkëluftëtarët kënduan për sot e nesër, si Rexhep Mala e Nuhi Berisha, kjo
shihet në poezinë ”Dy dëshmorë të Shqipërisë Etnike”
Kërcyen në një bodrum,me revole dhe dy
bomba
derdhën gjakun sikur lumë,gjithë natën jehoi
kënga!
moj Kosovë të tillë i rrite, dhe u ngritën n`jataganë
moj Kosovë sa u trondite, kur u rrëzuan këta viganë??
.......................................................................
........................................................................
Moj Shqipëri n`det sa ke vala, moj Shqipëri n`mal sa ke
pisha
aq të ka dashur Rexhep Mala, aq t`ka dashtë Nuhi Berisha!
Fq.82.
Kadri Mani me fuqinë e fjalës artistike ka saktësuar rënien heroike të dy
bashkëluftëtarëve. Ai përmes figurës së krahasimit ka lartësuar
krenarinë,dashurinë dhe qëllimin e rënies së dëshmorëve. Është kuptimplotë
vargu që shpreh edhe art, edhe histori e mbi të gjitha ai në vete është i
mbështjellur me unitet e dashuri për të dhënë dritë e jetë për tokën Arbërore.
Cikli i fundit Metafora e arratisur edhe si vëllim edhe si cilësi zë vend të
rëndësishëm në vepër, sepse rrezaton mall e dashuri. Pra ky titull
është mjaft i ngrohtë, po aq është edhe konsekuent, sepse
materia e jonë ka lëvizur shumë edhe pse kjo lëvizje ishte
domosdoshmëri e qëllim për ta ruajtur frymën e trungut tonë. Ai e
ka ushqyer shpirtin me mendje e moral të shëndosh, pra këtu kemi realizimin
gradual dhe zhvillimi sa vjen e merr formën në përputhshmëri të
shpresave përmbajtësore, gjithnjë duke i dhënë psherëtimën dhe
uratën e qëndrueshme me shumë mall e sakrificë,brezave që
vijnë për këtë metaforë të arratisur. Autori bashkëjeton me kohët edhe kur e ka
përjetimin e keq,ai nuk mposhtet, dëshiron të dalë nga kjo amulli, nga kjo e
keqe dhe gjenë frymë e gjak për të fal të djeshmen, por gjithnjë në
kërkim të kohës për shtegdalje me qëllim që të krijojë dashuri me bindje
për njeriun tonë,se atdheu është i të gjithëve dhe ai i takon më shumë si
gjithmonë gjeneratave që vijnë. Këtë proces të rrjedhës së vazhdueshme
autori e shenjëzën me fatin pasardhës dhe me prijës ideator që kërkon
historia e një kombi për të gjitha kohët, e ai këtë e donë e mbjellë e
transmeton në vargun këtij vëllimi poetik, e krejt në fund këtë mesazh e merr
lexuesi në tërësinë përmbledhëse të kësaj vepre letrare. Pastaj titulli i
librit është më i kapshëm dhe më i afërt, më i dashur e më kuptimplotë, për të
ruajtur këtë mesazh e vlerë gjithsesi autori aludon në ndërtimin e
vendit,por me një qëllim që e kaluara të ruhet në muzeun e zemrës e mendjes,
sepse ”gjaku nuk bëhet ujë”, thotë një fjalë e urtë popullore. Por gjaku duhet
të ruhet për ditë të bardha e kjo bardhësi i takon vetëm kësaj toke,që vlen për
t`ia kushtuar jetën të tërën asaj.
Pra, në këtë kontinuitet e vazhdimësi ,autori i librit ”
Falë të qoftë gjaku ”, Kadri Mani edhe në këtë moshë ka elan e vullnet për të
ndërtuar të ardhmen, ai nuk ndalet, vepron, punon në shumë fusha të
kulturës e të dijes, si përherë në shërbim të kombit.
Pra,vëllimi poetik “ Falë të qoftë gjaku”, në tërësinë e
brendshme që ka shtjelluar autori në të specifikon me qartësinë e gjuhës së
pasur e të unifikuar,me shumë pajisje gjuhësore autoktone,të
cilat burojnë nga leksiku ynë i pasur. Njëherit, vargu i tij është
i ndjeshëm e kryengritës,i afërt për lexuesin dhe me tërë përmbajtjen e vetë ai
e begaton vëllimin kulturor e kombëtar të etnikumit tonë.
Pra, në të kemi të shtruar e të shkruar fjalën artistike
përmes të cilës është trajtuar edhe herezia e kohëve njerkë. Pra,
fuqia magjike e artit tingëllon bukur, guximshëm dhe sublimon në mënyrë
reprezentative të ardhmen emblemë, të cilën e ka ëndërruar Kadri Mani.
Më 2 qershor 2009
PSE S’KA GOZHDA NË PRISHTINË?
-Ngase i ka blerë vetëvendosja!
Nga Kadri Mani
Pos tjerash (në
hotel), biseda kryesore u zhvilluat për afishet e VETËVENDOSJES ngjitur me gozhda të gjatësisë
8 (tetë) centimetra nëpër drunjtë e alesë që nga Teatri e te Grandi!! Vetëm një
dru përpara teatrit ka dy afsihe me nga 6 (gjshtë) gozhda= dymbëdhjetë gozhda
në trungun e gjallë!!!
-O gocë, a
nguliten gozhda në trupin e jeriut?
-Jo!
-Po a ju kanë
folur arsimtarët se edhe drunjtë janë të gjallë!?- i hapin sytë si bretkë e si
bretëkosa, “vetëqeverisësit”, që s’janë pos vetërobërues!
-O vashë, me ta
ngul ty... gozhdën 12 centimetra, a tdhemb?
-!?! (nuk di se
çka po e pyet e çka t’i përgjigjet plakut të urtë, Sadriut.)
Në Angli në
shekullin XV-të, përreth bunareve me pompa, mblidhet uji dhe shkaktohet
epidemia! Jepet urdhëri të pinë ujë shiu; sikur lopa në Indi që është zot, në
Evropë drunjtë janë të shenjtë: edhe te ne shqiptarët ishte një traditë në
Dukagjin, në Mirëditë... në Shqipërinë veriore: i riu duhej ta mbillte një pemë
dhe kur pema të jepte frute, çuni kishte të drejtë të martohej!
As në kopshtin
tënd privat, s’guxon të presh drnjtë pa leje!
Ja edhe kritika
publike:
“Lëvizja
“Vetëvendosje” i rifillon aksionet e saj simbolike
Akuzohet Kermabon
Yves De
Kermabon nuk është njeriu që do ta ndihmojë Kosovën. Albin Kurti, lider i kësaj
lëvizjeje, tha se Kosova nuk mnd të jetë e lirë, e pavarur, sovrane dhe
demokratike derisa ka misione që askujt nuk i japin llogari. EULEX-i
është një mision për menaxhmin e krizës. Kjo do të thotë se kriza mbetet në
Kosovë... Ne kemi pasur nevojë për zhvillim, demokraci e liri, që nënkupton
profesorë të universsiteteve evopiane, që nënkupton eskpertë evropianë të
ekonomisë, që nënkpton mjekë e doktorë specialistë nga Evropa, e jo për
policë e gjykatës”-(“LAJM” 14 tetor 2008, ballina).
Duhet t’iu besojmë!
Derisa veturave UN jua shtonte fUNnd, dhe ata u tutën e shkuan!! Tash mbase EULEX-it jua
shkruan- KOMPLEX- dhe edhe këta tuten e shkojnë!?! Dhe kur të shkojnë
ata, pushtetin e merr dueti Demaçi-Qosja dhe t’ia dorëzojnë Serbisë!!
“VETËVENDOSJA”
KUNDËR EULEX-it DHE KUNDËR GJELBËRIMIT!!
RINJOHJA E MIQVE TË VJETËR!
Familja e Selim Jasharit: në mes, në këbë- dhëndërri e tyre; kujtim nga shtpia e vjetër, tash janë në të renë; shtëpia e re dhe e mobilaur bukur e me shije- sikur në qytet! |
Nga Kadri Manai
Kam qenë arsimtar i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në shkollën 8-vjeçare
“Rilindja” në Keqekollë në vitet ’65, dhe tash, verë 2009, e vizitoj familjen e
zotit Selim Jashait. I evokojmë ato kohë paraplenumiane e pasplenumikane dhe
rezirencën që po bënin dy shokë të pandshëm: Selim Jashari e Kadri Osmani!!
Selim Jashari 01.01.20 Ismail Jashari 18.04.54
Nazmie Jashari 10.03.61Fatime Jashari 26.07.81 Adem Jashari 27.06.83 Ekrem
Jashari 15.02.86 Kadri Jashari 15.10.89 Fatmire Jashari 15.12.91 Minire Jashari
26.09.93
Familja e Selim Jasharit: në mes, në këbë- dhëndërri e tyre;
kujtim nga shtpia e vjetër, tash janë në të renë; shtëpia e re dhe e mobilaur
bukur e me shije- sikur në qytet!
Edhe bijtë e selimit më vijnë mysafirë dh efotografohemi bashkë: bëjmë
humor e tregojmë qyyfyre! Kënaqemi tek zhvillojmë ato tabllo rankoviqaine, siç
thoshte redaktori i “Rilindjes”, zotni Shemsi Mehmeti: “Kur kumbullat bajshin
rrush!”- kur ishe i shtrënguar të thoshe marrëzira nën dajak!
Dhe që të mos zgjatemi me evokime dhe improvizime, po ribotojmë diçka nga
ajo kohë e shkuar dhe e paharruar!
DRAGANI DHE REFORMANga e majta: Adem Jashari, Kadri Mani, Kadri Jashari
Reformën ekonomike shum kush e ka kuptue mirë, por ka edhe sish që nuk e
kanë kuptue ose nuk e duen me e kuptue për shkak t'interesave të veta
personale.
Ai që shkon në Keqekollë nuk shpëton pa i ra në sy katër derrat e milicit
Dragan që kullosin tanë ditën nëpër ara të katundit. Njeëzit, si për çudi, as
nuk i ndjekin derrat nga arat e tyne, sepse thonë: "bre vëlla të milicit
janë"...! E shumë kushi ia zen për të madhe pse Dragani i mbanë vetëm
katër derra, kur mundet ma shum, mbasi për ta nuk hargjon kurrgja!
Kadri Osmanj, mësues, Keqekollë
("Rilindja", 6-V-1966)
Dhe Selimi ia mbyti derrkucin policit!
-Si ia mbyte derrkucin polic Draganit?
-Ti më pate nxit!- ma pate shkruar një anëkesë dhe shkova të shefi i
policisë në prishtnië, te zotni Xhevde Hamza, edhe ai më tha sikur edhe ti: në
pronën tënde ke të drejtë t’ia mbysish krejt! Dhe i mëshova derrkucit çykë
sëpate në kokë!
---------------
Zotni Klajd Kapinova, mirëmëngjesi!
Desha ta huaj artikullin tënd për shuarjen e "Diellit", por ti ende
nuk u mësove të shkruash shqip me 36 shkronjat tona të lara në gjak përgjatë
historisë!?! Ti bre burrë (burrë!!), edhe ke pas shkruar për një çift kosovar
me shumë fëmijë, që ju ra rasti e ta zurën udhën ty!?!
Pra të mbaj mend përjetësisht si antikombëtar dhe antinjerëzor me damkë
pisë, si mendon ta shlyesh atë damkë?- pse ke kaluar në anën e pushtuesit
gjakatar serb, që nënat e gratë tona po i quanin-lavatriçe!?! Pse kompjuteri im
merr vesh shqip e kompjuteri yt nuk di shqip?
Shëndet.
Kadri Mani, gazetar
www.shqiperiaetnike.bravehost.com
Agim GJAKOVA/Dy vjershaAgim Gjakova, poet (11.7.1935)
aaggiimm@yahoo.com
Agim Gjakova, poet (11.7.1935)
KTHIMI I SHOKËVE NGA
KAMPI I PËRQËNDRIMIT
Sollën besimin e thelluar në ballë
revoltën e shtruar në buzë
sollën qëndresën e shtrënguar në dhëmballë
buzëqeshjen e shndërruar në muzë,
sollën të ardhmen e përshpejtuar në eshtra
tradhtinë e çmontuar në gënjeshtra...
Shekulli përdori vulë fytyrën tuaj
si shkëmbinjtë në faqet e maleve
kur vulosi frymëprerë e pa bujë
djepin e idealeve.
FILLESË
Përkundëm në djepin e botës
prindër nuk kam
nuk jam as jetim
tek zbres shtigjeve të kontinenteve
ma këndojnë baladën e rrugës
yjet më duken se janë afrë të mbjella
në univers
që të bmijetojë miërsia e tokës
hutohu habitu hallakatu hasharitu
qytetar e bashkëvedas
i varrezave
shoh
se miradija është bërë emër kuptimi.
------------
Në vend të interpretimit
Pesimisti është një optimist i informuar mirë! (Fahri
Gashi)
Poeti i mirëfilltë, Agim
Gjakova, nga vrulli rinor i çunakut bukurosh dhe entuziast, mbase edhe
romantik-idelist, kur e shihte vendin dhe botën në kolor, në distancën kohore
nga botimi i përmbledhjes: ”I gjuaj ëndrrat me
gurë” dekada më parë, te përmbledhja: “SAGA FLURORE”, Prishtinë, 2008; tash të njeriut të
moshuar flokëbardhë, vjen i befasuar me stagnimet tona po se po, por edhe me
kthim prapa e me traditë të rrëgjuar: “kamp përqëndrimi” na u bë vendi dhe
shtëpia; s’ke ku të shkosh e të mos dëgjosh lajme as këngë të këqia: mashalla-tallava!!
Në liri, si në gjendje lufte: nuk ndalen gjakmarrjet as
fatkeqësitë rrugore!!
Andaj poeti që është: syri, veshi, ndjenja kombëtare,
është i zhgënjyer në vetë kolgët e vet ish-të përndjekur, ish- të persekutuar,
e tash të shndërruar në persekutues!? Ata nuk luftojnë më për ideale e për
punë, por për famë e grada të grabitura e pasuri pa djersë!!! Ai këlthet:
hutohu habitu hallakatu hasharitu
Çka po sheh e çka po dëgjon, o tempora, o mores! Vargu
që me katër fjalët fillon me inicialet- h: shqiptar, bëje kthesën, ose çmendu e
haja mishin vetvetes!?
Ngase po e sheh me dy sytë e ballit:
se miradija është bërë emër kuptimi.
Poeti nuk është kah i sheh më në faqe të dheut, bijtë
luftëtarë të Skëndërbeut, as vrushkujt e rrezës, bijtë humanë të Nënë Terezës!
LETERKEMBIM
(në vargje)
I dashur koleg Ibush/ që i ke sytë si rrush!
më ka dalë libri nga shtypi/i nxehtë prush!
çdokuj i është dhënë haku/"falë të qoftë gjaku!"
nuk po të thërras me prashitë/po librin me shitë?
tri euro e ka çmimin/nga ti kërkoj shpëtimin!?
edhe mos më ndihmofsh/shëndosh qofsh!)
Kadri Mani
"TENTIM HAKMARRJEJE!"?
/për Letërkëmbimin në vargje/
Baca Kadri, lis për lakmi!
Qysh në rini, tra për shtëpi.
Stoik për liri, i mirë në pleqëri.
Kosovës lirikën e armikut frikën.
Në dej valë gjakun që armikut hakun...
Ia dhe ti, baca i vet Kadri!
Hej, bacë Kadri, letra me vargje,
Unë dhe ti si ura me harqe:
Një këmbë në Prishtinë, një në Kaçanik,
Dil he burrë një ditë, bukë e kripë s'na fikë.
Po s'u shit tirazhi, s'do kërkohet faji,
Ne në Kaçanik fort na pihet çaji.
Një tufë libra n'dorë, siç bëhet n'Kosovë,
I vështirë “shpëtimi”, po s'digjet botimi.
Mysafirit nder e më shumë gëzim,
Kthehet bacaloku sikur zog n'Prishtinë.
Vazhdon libri i dytë si rendet e flisë,
Rritet dhe rinohet dhe zonjë e shtëpisë.
E një ditë patjetër akt i ribotimit,
Pena e dikujt sikur pushka e trimit...
Shëndet autorit, kokë e rrënjë e thembrës,
T'uron Ibush Vishi nga loçka e zemrës!!!
---------
Masakra e
Iseukaj Karadaku i Preshevës
(Më 30 Nëntor
1944)
N’fund t’
Nëntorit, Dyzet e katër,
Do t’shënohet
nji masakër.
Nga ushtria
serbe barbare –
Nëpër fshatra,
n’tokat shqiptare.
Bajnë masakra
në këto treva –
N’Bujanoc e kah
Presheva.
Kumanovën s’e
kanë harrue –
Nga shqiptarët
me e spastrue!...
Kasaphanën e
parë masive,
Për shfarosjen
kolektive,
Si mbas planeve
të Serbisë –
Do ta bajnë në
Gosponicë!
Muaji Nentor,
Dyzet e katër,
Ish caktue veç
për masakër!
Ashtu shkijet
kanë paraparë –
Vjeshtë
t’përgjakshme për shqiptarë!
N’atë mëngjes,
t’Tridhjetë Nentorit,
Vjen Brigada e
okupatorit,
Bashkë me serbë
e maqedonë –
Xhelatxhi, si e
kanë zakon!...
Drejt
Preshevës, ishin nisë,
Me dalë n’
fshatra të Malësisë,
Si mbas planit
që e kanë kurdisë –
T’bajnë masakër
n’Gosponicë!
Katër pleq,
katër shqiptarë,
Iu dalin para
me “Flamurë t’bardhë”!
Janë t’pa
ngopun prej urisë –
Kërkojnë gjak
të shqiptarisë!
Pleqtë, përpara
i kanë nisë,
Paskan hy në
Gosponicë.
Sypërgjakun për
përndjekje –
Mbi shqiptarë
të mbjellin vdekje!
Sjellje t’egra
shtazarake –
Ju hynë
n’shtëpia e në konaqe,
Tue plaçkitë e
tue bastisë,
Gra e fëmijë i
kanë shashtisë!...
Çdo gja
t’vlefshme tue e plaçkitë,
Marrin arin
edhe stolitë,
Marrin rrobat e
nusnive,
Dhe çeizet e
vajznive...
Tue thye dyer,
tue thye dritare,
Tue marrë ari,
tue marrë pare...
Çka kanë gjetë
prej orendive –
Krejt jua
thejshin para syve...
Nuse e çika i
kanë trishtue,
Tue bërtitë e
tue kërcënue:
“Gjithë çka
jini shiptarkinja –
Në Serbi, do
t’ju çojmë robinja!”...
Nji çetnik, i
biri i thiut –
Kish hy n’fjetë
t’Ibrahim Nuhiut,
Ja ka nisë e po
bastisë,
Don me i marrë
pajën nusnisë!
Kësaj Hanifes,
ju ka afrue –
Po don nusen,
me e çnjerëzue!
Por Hanifja,
ish bijë e vendit,
Bash si Nora e
Kelmendit!
“Largou, Qen –
i biri i shkinës,
Nuk jam shkinë
e Kurshumlijes!”...
Me sakicë, sa
rreptë po i mëshon –
Krejt në gjak
po e ckurron!
Kjo Hanifja, si
shqiponjë mali,
Ruejti nderin
dhe moralin.
Heroikisht e
mbrojti veten –
Për shpëtim, e
zgjodhi VDEKJEN!
Shkau i dehun,
e drodhi pushkën –
N’fjetë të vet,
e vrau nusen!
Për dysheme e
plandosi –
Në rini, jetën
ia sosi!...
Mbasi mallin ua
kanë vjedhë –
Të gjithë
meshkujt i kanë mbledhë.
Gra e fëmijë i
kanë tubue –
Para syve jua
kanë pushkatue!
Pleq e t’rinj
krejt çka janë kanë –
I kanë vra
njizet e nandë!
Sa t’kenë toka
gurë e lisa –
S’do t’harrohet
GOSPONICA!
At
Gjergj FishtaMretëresha Teuta
TEUTA
Si ajo rrfeta e
Perënidsë,
Pse dikur këtu
edhe Berdyti
Me gjak
haserush dheun kertyli;
E ajo Teuta
mbretëreshë,
Vashë ilire
sokoleshë,
Që nuk dijte se
çka a tuta:
Nisin vallet
palë e palë
Me ato motrat
shqypëtare,
Tue ra fyll e
zanamare.
Aty njitu edhe
ti valle,
E pa derte kund
e halle,
Tue lodrue ti,
e tue kërcy,
Thueja këngës
gjith sa t’keshë n’krye.
Veç se prapë ti
këtu me kthye;
Përse kanga
ende pa ty.
Ajo asht vaj e
tym ndër sy.
Edhe kështu,
nëpër hënë e nëpër dritë
Tuj u argtue,
s’ke m’u mërzitë,
E ty moti ka me
t’shkue
Si don vetë, e
pa u kujtue.
Qe lahuta,
vjerrë n’sergji.
Eja pra, moj
sy-qershi
Moj bel-holla,
rritë ndër molla,
Edhe kangën ma
fillo:
E unë këndo,
mbande, e ti këndo,
Si këndon zogu
i verës-o!
------------------------------
Teuta ishte një
personalitet me zë në historinë e Ilirisë, pas Bardhylit e Glaukias, Klitit e
Agronit. Ajo mëkembësoi (u bë regjente) të shoqin, Agronin, në vitin 231 p.e.s.
Duke qenë gruaja e parë dhe tutore (kujdestare), njerka e Pinit, birit të
rritur të Agronit (qe e kishte me gruan e dyte-Triteuten), ajo u vu në krye të
shtetit ilir e të ushtrise, duke mbretëruar e komanduar në vitet 230-228 p.e.s.
Janë vetëm tre vjet sundimi, por vepra dhe lavdia e kesaj gruaje ka triumfuar
në shekuj. Për kohën që udhëhoqi ajo rivalizoi perandorinë dhe perandorët e
medhenj romakë.
[1] Një ditë gushti të vitit 1989, derisa prisja “Te Ura”
(në trekëndëshin: Prishtinë-Klinë-Pejë) autobusin për të shkuar në Pejë, para
meje u ndal një veturë. Drejtuesi i saj hapi derën dhe, sikur të ishte ndonjë
mik imi i vjetër, më tha: “Kolë, eja nëse je për në Pejë!”. Thirrja në emër nuk
më la vend të dyshoj se mund tl jetë ndonjë e papritur, që do të mund të më
vinte nga ndonjë njeri qëllimkeq. Në rrugë për në Pejë, ngase vërejti se nuk e
njihja, më sqaroi se quhej Zejnullah Bici, nga fshati Koliq i Prishtinës, se më
28 mars të vitit 1989, si punëtor operativ në SKPB të Kosovës (Sektori IV i
SKPB-së në Prishtinë), kishte qenë në përcjelljen tonë (të izolanteve nga
Kosova) për në Burgun Komunal të Leskovcit dhe kishte pasur rastin ta shihte
një pjesë të atij procesi të “përpunimit” tonë gjatë pranimit në atë burg dhe
se, për atë që kishte parë e kishte dëgjuar, menjëherë të nesërmen, pas kthimit
në Prishtinë, i kishte informuar me gojë e me shkrim eprorët e tij në SKPB. Më
siguroi se edhe sot e kësaj dite e ruan deklaratën personale si dhe informatën
zyrtare, të hartuara bashkë me kolegun e tij Kajkush Hajvat. Më premtoi se, në
rastin e parë që do të takoheshim, do të m’i sillte këto dy dokumente si dhe ca
të dhëna të tjera. Dhe Zejnullah Bici, vërtet e përmbushi premtimin e dhënë. E
kam për borxh të them edhe këtë se, edhe pse ishte dhe ishte i detyruar të
merrte rolin e taksistit “në bazë”, ai ai assesi nuk m’i mori të hollat për
biletë.
[2] Radhitjen e kandidatëve sipas komunave, respektivisht
sipas qendrave të shërbimit të atëhershëm të Sigurimit Shtetëror të
Sekretariatit Krahinor të Punëve të Brendshme në Prishtinë, e prezantuam sipas
shënimeve të punëtorëve të atëhershëm operativ tl Sektorit IV të këtij
shërbimi, Zejnullah Bici. Kjo nuk do të thotë se radhitja është reale.