E hene, 23.12.2024, 06:41 PM (GMT)

Faleminderit

Mexhid Yvejsi: Shejh Muharrem Mitrovica

E merkure, 05.08.2009, 06:36 PM


Shejh Muharrem Mitrovica (1900-1975)
Shejh Muharrem Mitrovica (1900-1975)
Shejh Muharrem Mitrovica (1900-1975)


Nga Mexhid YVEJSI

         Shejh Muharrem Mitrovica lindi në vitin 1900, në Mitrovicë, ku i kreu mësimet fillestare  dhe medresenë. Meqë ishte i zgjuar, i etshëm për dituri, i vashdoi mësimet në Normalen e Elbasanit, kurse studimet e larta në teologji i kreu në Stamboll, Turqi.
        Në Stamboll, ku qëndroi deri në vitin 1927, Muharrem Mitrovica, si një student i zgjuar, përveç mësimeve, kishte mësuar disa gjuhë të huaja, turqishten, arabishten, persishten dhe frengjishten. Për disa vjet kishte marrë pjesë nëpër xhami, teqe, ku mbaheshin tubime, kishte përcjellur në vazhdimësi ligjërata e ceremoni nëpër rrethet e vëllezërive sufi, në veçanti të tarikatit Sa’adi…
       Në vitin 1927, posa kthehet e qëndron pak në Mitrovicë, Kosovë, vazhdon rrugën për Gjakovë e drejt në Teqenë e Madhe të tarikatit Sa’adi, ku shërbente Shejh Qamili, vllau i madh i Shejh Shefqetit (1900-1952), djali i Shejh Aqif Efendiut, nipi i Shejh Hyseinit, që ishte djali i Shejh Lutfullahut, që ishte stërnipi i Shejh Sylejman Efendiut, themeluesi i Teqesë së Madhe në Gjakovë, “Nana e Teqeve” të tarikatit Sa’adi në Ballkan ose siç i kanë thënë: Rumeli…    
       Pra, ishte Shejh Qamili, i Teqesë së Madhe të Gjakovës, ai i cili i dha Hilafetnamenë dhe e gradoi Shejh, Muharrem Mitrovicën.
       Shejh Qamili ndrroi jetë në vitin 1928, në vendin e zbrazët të udhërrëfyesit në Teqenë e Madhe erdhi vëllau i vogël i tij, Shejh Shefqeti. Ai i cili ia dha Hilafetnamen Shejh Shefqetit ishte Muharrem Mitrovica, i cili e kishte pranuar nga vëllai i tij, Shejh Qamili…!
      Shejh Muharremi, mitrovicali,  devotshmërinë, pjekurinë, aftësinë e tij e dëshmoi në Tiranë, në Shqipni. Ky shejh i ditur, ky shejh i ndritur, me xhybe, ahmedije, e taxh të bardhë, që tironsit e quenin “shehi kosovar” i tarikatit Sa’adi, rregullisht i falte namazet në xhami.
        Në veçanti, ditën e xhuma, në xhaminë e bukur të Et’hem Beut, në zemër të Tiranës, për Shejh Muharremin, “shehin kosovar”, shehin e tarikatit Sa’adi, një vend në xhami, afër Imamit, në safin e parë, ishte gjithnjë i “rezervuar” për “shehin kosovar”…
        Në vitin 1938, në Tiranë, katër tarikate, tarikati Sa’adi, Rifa’i, Kadiri dhe Tixhani u bashkuen dhe krijuen organizatën e tyre me emrin: “Drita Hyjnore”, e cila kishte për qëllim, përveç zbatimit të dispozitave islame, edhe ngritjen, lartësimin,
edukimin, pastrimin frymorë-shpirtërorë…

Shejh Muharrem Mitrovica, me uniformë të bardhë,në mes të antarëve të organizatës “Drita Hyjnore”, Tiranë, 1942
Në vitin 1940, në zgjedhjet e treta të radhës, të organizatës, “Drita Hyjnore” u vendos që në krye të organizatës, duke parë aftësitë e tij, të zgjedhët, Shejh Muharrem Mitrovica, i tarikatit Sa’adi.  

       Në vitin 1942, mueji korrik, në Tiranë, filloi të publikohet një reviste e re fetare, letrare,  kulturore, shpirtërore, me emrin “Njeriu”. Revista “Njeriu” ishte organ i organizatës “Drita Hyjnore”, që e drejtonte Shejh Muharrem Mitrovica. Cili ishte misioni i kësaj reviste? Misioni ishte sufizmi, tesavvufi apo misticimi…
        Redaksia e revistës “Njeriu” e përcakton kështu thelbin teorik të misticizmit:
          "Misticizmi, që ka kaq karakteristika të ngjashme, është udha e përbashkët prej se cilës kanë lindur pohimet e mëdha të së vërtetës dhe është pikëmbështetja që duhet të përmbledhë të gjithë ata që dëshirojnë me ba vepra bamirëse, mirëkuptimi, dashurie dhe durimi. Vetëm me pastërtinë e vetëmohimin e një mistiku të përsosur mund të sigurohet shumë shpejt naltësimi i njeriut, duke përshkruar rrugët e gjithë idealeve që pajtohen me qëllimin suprem të jetës njerëzore".
         Në këtë revistë mujore, prej korrikut 1942 deri në fund të vitit 1944, kur erdhën në pushtet komunistët e pa fe, kjo revistë u ndërpre,  por deri në atë ditë dolën 27 numra në dritë.
         Në revistën “Njeriu”, përveç Shejh Muharremit, kanë shkrue shumë penda të njohura, si: shkrimtari Haki Stërmilli, filozofi, poeti, Ferid Vokopola, studiuesi Vasfi S.Visoka, poeti e përkthyesi Vexhi Buharaja, prof. Vexhi Demiraj, Beqir Haçi, Mustafa Greblleshi, Jup Kastrati, Shefik Osmani etj.
         Në veçanti, shkrimet, studimet, përkthimet, e Shejh Muharremit në revistën “Njeriu” janë edukuese, frymëzuese, udhëzuese...
        Për të pasë çdo lexues i ri pakëz njohuri rreth shkrimeve të tij, këtu po i shënojmë disa fjali. Në një punim me titull:
“A pajtohet feja Islame me shkencën…?
Shejh Muharremi, ndër të tjera, shkruan:
        Kur’ani i Shenjtë është një ligj hyjnor, rrugëheqës veprimesh, që në esencë përfshin të gjitha themelet e diturive…
        Për t’i kuptuar plotësisht versetet ku’anore, të cilët në 750 vende përmendin dhe flasin mbi çudirat e qiejve dhe të tokës, kurdoherë duhet me qenë  me tërë kuptimin e fjalës dijetar…
       Për të kuptuar gjithë hollësitë kur’anore, në çdo mënyrë duhet ditur astrologjia, astronomia, matematika, kimia, anatomia, botanika, zoologjia, mineralogjia etj…
        Ata dijetarë që mjaftohem me një dituri të kufizuar – vetëm me fjalën e dëshmisë, “La ilahe il’Allah”, me falje, agjërim dhe haxh-duke qenë të mangët në dituri e shkenca të tjera të larta nuk është e mundur t’i japin kuptimin e saktë këtyre verseteve kur’anore…”
        ( Botuar në revistën “Njeriu” Tiranë, Gusht, 1943)  
        Shejh Muharremi , përveç artikujve me përmbajtje fetare, ka shkrue edhe punime, studime historike, letrare, filozofike, mistike, të cilat lexoheshin e lexohen edhe sot e kësaj dite, me vëmendje, me kënaqësi në Kosovë, Shqipni…, në mërgim, sepse vërtetë janë përplotë frymëzim…
        Gjatë diktaturës komuniste në Shqipni, Shejh Muharrem Mitrovica jetoi në Tiranë, në izolim, në varfëri, pa kurrfarë përkujdesje nga qeveria shqiptare, deri sa ndrroi jetë  në moshën 75 vjeçare….


(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora