Mendime
Albert Zholi: Gazetaria si urë lidhëse
E marte, 04.08.2009, 06:08 PM
Gazetaria si urë lidhëse
Nga Albert Zholi
Kriza e rëndë ekonomike ka krijuar më së shumti dhe krizën e besimit ndaj shtetit, vetvetes, organizatave etj.. Pra, e përmbledhur në një togfjalësh, shihet qartë se në këto vite po krijohet një re e zezë, tepër e errët jetësore, për shkak të problemeve të shumta, sidomos ekonomike (mund të cilësohet si kriza besimit), ku sot shihet qarte se është situata më e rëndë që ka përfshirë opinionin publik shqiptar postkomunsit. Kjo është një pasojë e shkakut politik dhe ndërtimit të pushtetit në Shqipëri. Politika shqiptare premton si europianët dhe vepron si shoqëritë anakronike. Është ndërtuar një rrjet i tërë në Shqipëri për të krijuar një urë lidhjeje mes shoqërisë dhe politikës. Një rrjet ndërlidhjeje që kryesisht monitorohet nga donacionet e huaja dhe që ndihmon për një bashkëbisedim dhe bashkërendim normal mes tyre. Por përsëri njerëzit e thjeshtë e ndiejnë veten shumë larg politikës për shumë faktorë. Shtresat e varfëra, shtresat e nëmura nga fati sic janë :jetimët, të sëmurët paralitikë, njerëzit me të meta mendore, të varfërit, njerëzit pa përkrahje, moshat e treta e kanë shumë të vështirë për të krijuar kjashtë
Rendja ëtë lloj komunikimi me shtetin. Shumë herë problemet e tyre vdesin pa u evidentuar dhe pa u marrë vesh nga të tjerët sepse njerëzit e thjeshtë që janë të mbushur me paragjykime e ndjejnë veten shumë larg shtypit. Reklama negative shumë herë e oprimon dëshirën e tyre për të nxjerrë në shesh të vërtetën peër shkak të reklamës negative që kanë mediat shqiptare. Fakti që pjesa më e madhe e mediave shqiptare janë media të varura ekonomikisht nga interesa biznesi që janë të lidhur ngushtë me politika që e ushqejnë këtë lloj biznesi bëjnë që të shtohen gjithnjë e më tepër hendeqet që e ndajnë interesat e politikës nga interesat e njeriut të thjeshtë. Lidhja e politikës me biznesin, varësia e tij nga politika dhe interesat partiake humbin mosbesimin e njerzve por njëkohësisht ndikojnë negativisht dhe në korpusin kryesor të dobisë së shtypit që është kërkimi i së vërtetës. Kur flasim për shtresa të varfra, shtresa problematike gjithnjë e më shumë i afrohemi themelit të së vërtetës. Shtresa të tilla të braktisura nga fati janë ato njerëz që në mënyrë urgjente shfaqin problematikën e një vendi. Sepse politikat sociale, mbrojtja që ushtrohet ndaj tyre dhe përkujdesja janë faktorët bazë që tregojnë cilësinë e një shoqërie dhe të menaxhimit të një shteti apo qeverie. Ajo që mund të quhet ura lidhëse ose një lloj ishulli magjik ku njerëzit e kësaj shtrese dëshirojnë të gjejnë limanin e tyre të së vërtetës është një shtyp i lirë dhe i pavarur që të ndihmojë gjetjen e kësaj të vërtete dhe ta vërtetojë atë në bazat e krijimit të saj. Shtypi ka gjithnjë rolin e një gjykate, një gjykate të ashpër ku duhet të sundojë e drejta njerëzore dhe barazia. Duke qenë se gazetarët janë pararojë e shtresës intelektuale dhe pa dyshim një pjesë e madhe e tyre quhen akoma ëndërrimtarë pa dyshim që është detyra e tyre të krijojnë këtë urë lidhëse. Këtë urë që disa herë shteti në këto 19 vjet demokraci në mënyra të tërthorta mundohe ta prishë, pa hedhur themelet e forta, ku shpesh herë gazetarët e kanë parë veten të pambrojtur.

Komentoni
Artikuj te tjere
Naser Aliu: Letër homoseksualëve shqiptarë
Agim Vuniqi: Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar
Berat Buzhala: Në mes Thatcher dhe Chavez
Ilir Dardani: Dardania per Shqiperine miliona euro - Shqiperia per Dardanine nje serb me shume zero!
Agim Vuniqi: A e kapërceu Republika e Kosovës "fruthin" politik
Agim Vuniqi: Prishtina, atëherë dhe sot
Ilir Dardani: Hyseni, Terroristi islamik i radhes
Rohrabaker: Shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë?
Besi Bekteshi: Falja nuk është kulturë e demokracisë shqiptare, por standard që nuk do ta plotësojmë edhe për shumë vite
Robert Papa: Edhe ambasadori Withers duhet të pranojë, se Berisha i mundi kundërshtarët
Dalip Greca: Kambanat për diasporën
Augustin Palokaj: A janë kosovarët vërtet aq të rrezikshëm për sigurinë e Evropës
Arbror Sulovari: Dobiçi që ngreh kurthe mediave
Ilir Dardani: Shqiperia po Ndryshon ose Homoseksualizmi Berishian
Agim Vuniqi: Revolucioni: kundërevolucioni = dyshek
Enver Bytyçi: Maqedonia sipas modelit "Kinse...kinse...."
Agim Bacelli: Edhe një herë del në pah simpatia austriake për shqiptarët
Lavdrim Lita: Nëse dëshiron të vdesësh, shto shpejtësinë...
Agim Vuniqi: Udha e hutit
Agim Vuniqi: Kosova nuk është Banana republikë...!?