Avzi Mustafa: Kongresi i Dibrës në raportin e diplomatit anglez
| E shtune, 01.08.2009, 07:24 PM |
Një dokument mbi Kongresin e DibrësKONGRESI I DIBRËS NË RAPORTIN E DIPLOMATIT ANGLEZShkruar nga: Prof. dr. Avzi MustafaDokumenti është plot informacione zyrtare në lidhje me Kongresin e Dibrës. Ai i është drejtuar zotëriut G. Lowther nga Edward Grey i cili atëbotë e kryente detyrën e zv./konsullit në Manastir. z. Grey nëpërmjet nëpunësve konsullorë të tij e ka ndjekur këtë kongres më për së afërmi dhe jep të dhëna interesante ku del në pah tërë politika djallëzore e xhonturqve në përgatitjen dhe mbajtjen e Kongresit të Dibrës.Dokumentet e shumta diplomatike të viteve 1908-1909 janë mjaft interesante dhe shumë herë me shumë peshë për historinë tonë. Një dokument i tillë, që ekziston në Arkivin Shtetëror të Maqedonisë dhe mban datën 16 gusht 1909, i evidentuar me nr. 1034.6.111/576-580, fotokopjen e të cilit ma siguroi gjurmuesi i denjë i Arkivit të Maqedonisë, historiani i vyer dr. Halim Purrelku, për çka e falënderoj shumë, flet pikërisht për të ngjarat në historinë tonë gjatë këtyre viteve.Dokumenti është plot informacione zyrtare në lidhje me Kongresin e Dibrës. Ai i është drejtuar zotëriut G. Lowther nga Edward Grey i cili atëbotë e kryente detyrën e zv./konsullit në Manastir. z. Grey nëpërmjet nëpunësve konsullorë të tij e ka ndjekur këtë kongres më për së afërmi dhe jep të dhëna interesante ku del në pah tërë politika djallëzore e xhonturqve në përgatitjen dhe mbajtjen e Kongresit të Dibrës. Ndonëse organizatorët e paraqisnin Kongresin e Dibrës se gjoja qëllimi kryesor i tij do të jetë ndalimi projektit të fuqive evropiane për copëtimin e Shqipërisë, por pikësynimi i tyre ishte pikërisht zhdukja e tendencës antixhonturke që te shqiptarët dita-ditës po forcohej dhe që kështu para botës t’i paraqitnin si të lidhur me turqit, pra si osmanlinj.Siç shohin në Shtojcën 1 nr. 1 të dokumentit që mban datën e 30 korrikut 1909, aty jepet informacioni zyrtar nr. 41 i 28 korrikut ku thuhet se: “Kam nderin ta njoftoj Shkëlqesinë e Tuaj se Kongresi i Dibrës është shpërndarë dhe, përkundër pritjeve, turqit e rinj në fund arritën një fitore të plotë”. Pastaj njofton mbi formimin e një këshilli ku duhej të aprovoheshin 5 pikat e parashtruara nga ana e xhonturqve. Në dokument janë të shënuara të pesë pikat e platformës. Mjaft me interes janë pikat: 2, 3 dhe 4. Pika 2 ka të bëjë me atë se Kushtetuta nuk është në kundërshtim me parimet e vendosura ne Kuran, pika 3 se shqiptarët do ti ngelin besnik Kushtetutës , kurse pika 4 ku del në pah tërë djallëzia e turqve të rinj ku thuhet “se nuk ekziston dëshirë për të themeluar një Shqipëri autonome”. Gjithashtu në shtojcën 2 nr. 1. më 4 gusht 1909 jepet informacioni zyrtar nr. 43 ku njoftohet se të gjithë delegatët janë kthyer në vendet e tyre, por ai ka gjetur një “mundësi për një bisedë të gjatë me njërin nga ata (delegatët) ku ai i tregon se, përveç vendimeve të njohura, janë miratuara edhe vendimet të tjera që janë gjithsej 7 kërkesa të tjera. Dy pikat të tjera kanë të bëjnë me shkollat e krishtera që do t’i nënshtrohen autoritetit të mutesherifit dhe pika e shtatë – të dërgohet një telegram proteste në Konstatinopojë në lidhje me çështjen e Kretës”. Po ashtu ky zv./konsull jep informata duke e njoftuar Shkëlqesinë e Tij se: “Asnjëri nga delegatët nuk duket të ketë qenë i aftë të zbulojë se cili ishte qëllimi i organizimit të Kongresit”. Pastaj ai vazhdon duke thënë: “Edhe pse ky Kongres dukej se ishte krejtësisht shqiptar, por më pas ai u transferua plotësisht në kongres osmanlinjsh me një manovrim të mençur nga ana e turqve të rinj”.Në bazë të të dhënave të agjentit të zotit Grey, i cili tregon se: “Shumica e të pranishmeve në fakt janë të prirë t’i mbështesin liberalët, por në saje të mungesës së organizimit, krahasuar me oponentët e tyre, ata ishin mjaft të paftë. Kështu që turqit e rinj padyshim shfaqen aftësi të mrekullueshme për manovrimin e tërë kongresit”. Pastaj ai shton se si u shmangeshin xhonturqit temave delikate që kishin të bënin me kërkesat e shqiptarëve. Ata dinin të manipulonin me mjeshtëri” - thuhet në këtë korrespodencë. Në raport thuhet se “Në këtë kongres shihet qartë edhe ndarja e toskëve dhe gegëve. Kjo ndodhi atëherë kur përsëri filloi të diskutohet për alfabetin e Manastirit”. Kështu konsideron agjenti i cili ka bindjen se: “Qëllimi kryesor i Kongresit është që të fitohet kohë që shqiptarët të largojnë vëmendjen nga kërkesat imanente kombëtare”. Në shtojcën nr. 3 nr.1 të dokumentit dërguar nga gjenerali i përkohshëm Satow deri te Lowther, të dërguar nga Selaniku në lidhje me informatat nr. 43, 44 të Z. Geary të 30 korrikut thuhet se: “Më ka rënë në dorë një kopje e vendimeve të Kongresit të Dibrës. Kërkesat nr. 4 dhe 7 të Vendimeve plotësuese janë hequr nga versionet e botuara në shtypin lokal dhe një apo dy të tjera paraqiten në formë të ndryshuar, si p.sh.: themelimi i kolegjeve tremujore për gjuhën amtare, përdorimi fakultativ i gjuhës shqipe në shkollat turke, caktimi i mësuesve shqiptarë, ndarja e shkollave nga kishat etj. Në shtojcën 4 nr. 1 jepen të gjitha Vendimet e Kongresit Shqiptar të mbajtur në Dibër në korrik të vitit 1909. Aty janë dhënë të gjitha vendimet e marra në Kongres, duke filluar prej Vendimit 1 ku thuhet se: “Ne (shqiptarët) jemi plotësisht të vendosur të jetojmë dhe të vdesim si otomanë. Cilido që do ta kundërshtojë këtë vendim, do të japë llogari te ne”. Vendimi i fundit është ai me numër 12 ku thuhet se: “Kongresi do të takohet çdo vit në fillim të muajit tetor në njërin nga kryeqytetet e gjashtë vilajeteve të Rumelisë i cili do të zgjidhet nga shumica dhe do të përbëhet nga njëzet delegatë nga çdo vilajet, do të zgjasë pesëmbëdhjetë ditë dhe emri i tij do të jetë KONGRESI KUSHTETAR I UNIONIT SHQIPTAR-OTOMAN”. Disa nga të dhënat nxjerrë nga raporti që po i prezantoj në këtë tekst jepen me të vetmin qëllim të shihet edhe pse pas disa ditëve të diskutimeve si dhe këmbëngulja e atdhetarëve shqiptar edhe pse u miratua një program prej 17 pikash i përberë nga dy pjesë që pjesa e parë e quajtën “ nene të bashkimit”, që në fakt ishte program i xhonturqve dhe pjesa e dytë prej 12 pikash që u quajtën “nene dytësore” ose “Nyje ndjekëse të nevojshme për shqiptarët”. Megjithatë me kërkesat e patriotëve apo më mirë me thënë ndryshimet e bëra, në vendimet, por në fakt ata ishin larg kërkesave të atdhetarëve në programin e paraqitur nga ana e turqve të rinj. Prandaj ky kongresi i përgatitur nga turqit e rinj dhe i përbërë në shumicën e tij nga delegatët turkoman, mbeti , në thelb, një mbledhje antikombëtare-thotë historiani shqiptar Gazmend Shpuza. Duke u bazuar faktet– që alfabeti sipas dëshirës donte të thoshte vetëm ai arab, paraqitjen e shqiptarëve për “besnikërinë” dhe “pajtimin”ndaj kushtetutës “gjuhën sipas dëshirës”, “tatimet”, “shkollat sipas dëshirës”, “nizamet”, “kufijtë e dëshiruar” etj dëshironin ta paraqitnin se gjoja ndërmjet shqiptarëve dhe osmanlijve ka mirëkuptime ndaj shtetit dhe kushtetutës osmane dhe se ky tubim e mori edhe emrin Kongresi i kushtetutës shqiptare- osmane. Turqit e rinj dëshironin të gjitha kërkesat që ishin në favor të Turqisë se janë të vetë shqiptarëve, dhe duke e bindur një numër deputetësh shqiptarë fanatikë që të njoftonin parlamentin Turk se shqiptarët e dhe turqit kanë qëllime të përbashkëta”.Si nga raporti ashtu edhe nga shtypi përparimtar i kohës kuptojmë shumë qartë se çfarë qëllimi kishte ky kongres. Kështu gazeta “Dielli” që dilte në Amerikë në nr. 22. të dt. 27.8.1909, d.m.th. një muaj pas mbajtjes së Kongresit të Dibrës, shkruante: “Lodër më të turpshme se ky Kongres nuk mund të lozin xhonturqit në kurrizin e shqiptarëve. Kongresi u quajt shqiptar vetëm që të gënjehet bota”. Ndërsa “Lidhja Orthodhokse”, që drejtohej nga Mihal Grameno, te artikulli “Kongreset kombëtare nr. 23”, të dt. 30.8.1909 e quante Kongresin e Dibrës “Kongres i papandehur”. Nga ajo që shqiptarët po ndërgjegjësoheshin dita-ditës me moszbatimin e vendimeve të marra në kongreset e mbajtura, ato morën masa shtypëse ndaj patriotëve shqiptarë, duke i burgosur e syrgjynosur në burgjet anadollake.
|
Faqja 1 e dokumentit |
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.