E marte, 24.12.2024, 12:24 AM (GMT)

Faleminderit

Albert Shala: Një jetë përpjekjesh për liri

E merkure, 29.07.2009, 08:28 PM


NJE JETE PERPJEKJESH PER LIRI

Nga Albert Shala, Gjakove

Ne fshatin Brovine te Gjakoves ne vitin 1955 lindi ne nje familje te varfer por bujare e atdhetare Deshmori i Kombit Adem Zeqiri,nje figure e ndritur e Kombit.Shkollen e Mesme e ka kryer ne Gjakove dhe ka qene i punesuar ne nderrmarrjen Metaliku.Ademi ne rini ka qene i terhekur,por shume i vendosur.Qe nga viti 1978 ka qene i inkuadruar ne aktivitet ilegal kunder pushtuesve serb sbashku me vella Ramen dhe banesa e tij ne Gjakove ka qene baze e aktivitetit ilegal.Ne muajin Nentor 1980 behet ndeshja e pare me pushtuesit jugosllav,ku nxihen shume material ilegal,si  43o parulla dhe material tjeter propagandistik i ndaluar per kohen.Ademi mbahet pese dite ne polici,ndersa vellau i tij Rama denohet me nje vit burg per veprimtari ilegale dhe perjashtohet nga Shkolla e Larte Pedagogjike,dega Gjuhe e letersi shqipe.Vellau i tij Rama ka vepruar ne treshe me Sokol Meten dhe Xhafer Osmanin.Ne vitin 1981 Ademi Sbashku me motren Safeten ka marre pjese ne demonstatat e vitit 1981 ne Gjakove ,ku eshte kerkuar qe Kosova te shpallet Republike.Deshmori i Kombit Adem Zeqiri ka qene njeri nder organizatoret dhe pjesmarres ne greva dhe marshime per ne Prishtine ne mbrojtje te interesave vitale te kombit shqiptar.Me 31 janar 1990 ai do te perballet me policine serbo-malazeze ne lagjen Gece te Gjakoves.Ne kete demonstate u vrane nga forcat policore serbo-malazeze dy te rinj,Fatmir Kerleshi dhe Xhevat Hoxha.Me krijimin e Frontit per Clirim Kombtar Ademi anetaresohet.Ne Front ishte sbashku me Mentor Kaqin,Sokol Dobrunen,Zenel sadikun,Fatlik Lilen,etj..Ai kishte poziten e koordinatorit me veprimtaret kombetar te Tiranes dhe Prizrenit.Adem Zeqiri u dallua edhe me
Deshmori i Kombit Adem Zeqiri
Deshmori i Kombit Adem Zeqiri
rastin e sumit qe ia kane bere forcat serbo-malazeze Kishes se Shen Antonit ne Gjakove,ku inqizimet e bera nga nje gazetare angleze i bart deri ne Kukes sbashku me Dr. Afrim Sylejmanin.Ademi ndihme perkatesisht strehim ne Tirane i ka dhene Shpetim Ruli,i cili pat deklaruar se nuk ka pare nje njeri ma vetmohues. Ademi me 17 dhjetor 1992 u arrestua nga policia serbe dhe eshte torturuar ne menyre shtazarake ne stacionin policor ne  Ponoshec.Po ate dite eshte marre edhe vellau i tij Salihi i cili e ka pare tmeresisht te torturuar.Policia serbe i ka thene vellaut te tij Salihit,thuaj Ademit te pranon se do ta leshojm(ai ishte i shtrire ne dysheme prej torturave)Ademi u thote:Kur sdo t ju nxene ai diell.Policia ka vazhduar torturat.Rreth ores dhjete te nates e kane derguar ne stacionin policor te Gjakoves.Sipas deshmitarve ndaj tij kane vazhduar tortura cnjerezore dhe te nesermen policia serbe e dergon ne spitalin e Gjakoves,me 18 dhjetor.Policia serbe ka dashur ta dergoj  ne Beograd per qellime te caktuara por ka kundershtuar Dr.Fehmi Vula.Ademi te nesermen rreth ores rreth ores dymbedhjete dergohet ne spitalin e Prishtines.Fjala e fundit e tij ishte:"shoket le te rrine te qete,por Rama(vellau) mos tju bjere ne dore te tyre.",u deklaron mjekeve shqiptar.Babai i tij Idrizi ishte per nga natyra i qete por i ndieshem dhe kur shkoj ne spital per te marre vesh per gjendjen e tij duke pare hezitimin e mjekut Dr.Ahmet Brovina i thote:Thuaj ka vdeke mos mu sill rrotull".Mjeku i thote Zoti te lashte shendosh dhe e dergon te Ademi i mbytur.Trupi i tij qendroj tri dite ne Morge dhe pas obdukcionit  trupi i tij kthehet ne vendlindje.Varrimi behet me 22 Dhjetor 1992 ku marrin pjese me mijera shqiptar nga mbare Kosova.Ishte nje varrim madheshtor.Lavdi e perjetshme Deshmorit te Kombit Adem Zeqiri.


(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora