Kulturë
Ukshin Zajmi: A është mbreti Artur ilir, dilemë që kërkon zgjidhje!?
E enjte, 16.07.2009, 06:40 PM
Pamje nga filmi “Mbreti Artur” |
Besoj se mbreti Artur ishte ushëheqësi ushtarak romak Lucius Artorius Castus, i cili është varrosur në Dalmaci, ka deklaruar historiani anglez John Mathews, këshilltar i producentit amerikan Jerryja Bruckheimerit, për verzionin e madh filmik për mbretin legjendar anglez(!?)
Nga Ukshin Zajmi
Filmi “Mbreti Artur” i regjisorit Antoinea Fuquea, në të cilin, udhëheqësin e Lankoletës e luajti aktori Clive Owen, , është paralajmëruar si “ tregim i patreguar i bazuar në histori, i cili e ka inspiruar legjendën”. Portretin e mbretit legjendar, scenaristi David Franzoni, i cili e ka shkruar edhe skenarin për “Gladijatorin” e ka bazuar në udhëheqësin ushtarak që ka jetuar në shekullin e 2-të, e i cili është varrosur në Podstran afër Splitit, për këtë ka fakte të dokumentuara. Këtu, deri vonë ka qëndruar stela e varrit të tij, por ai muri përskaj varreve të Podstranës tashmë është rrënuar.
Në pyetjen se a është mbreti Artur, i njohur si figurë e mitologjisë kelte, dhe nga shekulli i 13-të figurë e shumë veprave letrare, vërtetë Lucius Artorius Castus, i cili ditët e fundit i ka kaluar në Dalmaci, dhe aty edhe ka vdekur, histriani John Mathews është përgjegjur:-“ Besoi se ai është mbreti i parë Artur. Mathews deri më tash ka botuar shumë libra për te dhe thuaja qe 40 vite studion këtë legjendë. Këtë teori i pari e ka botuar historiani amerikan Kemp Malone, në vitin 1925, thot historiani anglez, i cili citon se historiani amerikan në artikullin “Atrorius” ka thënë” -i vetmi përsonalitet historik i cili mund të lidhet me legjenden angleze për mbretin Artur, është udhëheqësi ushtarak romak nga shekulli i 2-të Lucius Artorius Casstus”. Kur historiani Mathews u pyet se çka do të bëhej në Angli sikur kjo tezë të vërtetohej, ai tha: “Do të shkaktonte shumë pakënaqësi në Angli, nëse kjo vërtetohet si e saktë. Më kujtohet se kur e kemi punuar filmin disa në Britani të Madhe më kanë quajtur hajn. Me kanë akuzuar se po dëshiroj t’ua vjedh mbretin Artur. Vërtetë, kjo do të ishte një zbulim i madh. Hulumtimet arkeologjike në këtë pjesë të Dalmacisë do të kontribuonin mjaft”, deklaroi ai dhe njoftoi se një historiane amerikane është duke e përgatitur një libër të madh, pikërisht të bazuar në këtë tezë.
Krahas kësaj, në Kroaci pak është duke u punuar në këtë drejtim. Akademiku Nenad Çambi, ka thënë se rreth kësaj u angazhua dr.Julian Medini, por vdekja e ndërpreu. Ai shtoi, se para shumë kohësh është botuar një shkrim rreth këtij guri varrezor nga Podstrana, dhe zbuloi, se Medini me një rast ka thënë se Artorius mund të ketë qenë udhëheqës i provincës së Liburnisë, por se nuk mund të vërtetohet se shkurtesa “LIB” nga kjo pllakë mund të lexohet si Liburnorum.
Përndryshe, Artorije (Lucius Artorius Castus) ishte udhëheqës i disa legjioneve të flotës mizene. Kishte kariere të rëndësishme. Gjatë shekullit të dytë ka luftuar dhe udhëhequr edhe në Angli. Shtesa Castus në emrin e tij drejton kah fakti se ai në rrethin e vet trajtohej si përson i moralshëm. Është varrosur në Podstranë, ku kishte pasuri të madhe, prej detit deri në luginën e Mosorës. Mendohet se këtë pasuri e ka marr si shpërblim për aktivitetet ushtarake. Këtë edhe më shumë e vërteton edhe mulliri i madh për shtrydhjen e ullinjve, i cili ndodhet në këto varreza- ka thënë Çambi, i cili citohet të këtë thënë, se, nëse hetoj plasaritje rreth kësaj teze unë do të filloi punën në këtë drejtim, apo nëse rastësisht zbulohet ndonjë artefakt arkeologjik që e plotëson këtë çështje.
Nga e gjithë kjo që u tha, dhe duke e ditur se përgjegjësit arkeologjik të Splitit po punojne për gjetjën e këtij guri mbivarrezor, kozervimin e tij dhe punimin e kopjës së tij për ekspozim, mund të supozohet se mbreti Artur kishte gjak ilir dhe i përkiste fisit Liburn !? Por, për këtë duhet pritur deri sa shkencëtarët të thonë fjalën e tyre të fundit.
Komentoni
Artikuj te tjere
Përparim Hysi: Kujtiiiiim!
Bilall Maliqi: Intervistë me aktorin e mirënjohur Hadi Shehu
Skënder R. Hoxha: Dushkaja kërkon gjurmime arkeologjike
Violeta Murati: Epsh i dështuar i Fadilit
Demir Krasniqi: Mos harroni këngëtarët e vjetër
Më 24 qershor kremtohet zgjedhja e Kryepiskopit Anastas në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Agim Gashi - Drenica: Vargje satirike - humoristike
Sokol Demaku: Kënga shqip
Cikël poetik nga Ekrem Ajruli
Tri ese gjuhësore nga Ejup Ceraja
Halit Bogaj: Bekim Fehmiu në sytë e të birit të tij Ulisit
Nga Ditari i Luan Çipit
“Një grua me Urdhrin e Ujkut” – roman i ri i Petraq Ristos
Cezarina Adamescu: Logodn? Mistic?
Flet Roel Schuyt, përktheusi hollandez i veprave letrare të Ismail Kadaresë
Llemadeo: Tre kohet...
Dhurata Hamzai: Katër ose një film i fundit mbi komunizmin tonë
Jorgo Telo: Britma e lotit dhe e gjakut
Halit Bogaj: Sali Berisha
Shefqet Dibrani: Humanizmi, sintagmë e poezisë