Flet Dritan Prifti, deputeti i Levizjes Socialiste per Integirm qe shpalli i pari, mandatin e 71-te per qeverine e Berishes. Argumenton pse sipas tij, Edi Rama nuk do te kandidoje me per kryebashkiak te Tiranes. Ne intervisten qe i dha gazetarit Blendi Fevziu ne emisionin "Opinion" te Tv Klan, Prifti ndalet dhe ne raportet e Rames me ish-gruan dhe djalin
Perse javen e pare pas zgjedhjeve, ende kur rezultati nuk ishte krejtesisht i fiksuar, por kuptohej qe PD-ja do te kishte 70 deputete, ju deklaruat se nese do te duhej mandati juaj, ai mund te behej i 71-ti per mazhorancen e djathte. Kurse siguruat se mandati juaj nuk do te shkonte kurre ne favor te Edi Rames. Perse ky vendim?
Per mua ka qene nje vendim jo i veshtire, absolutisht jo i veshtire. Pasi gjate gjithe kohes qe une jam marre me politike dhe Edi Rama ka pasur nje rol te rendesishem ne PS, kam qene kunder tij.
Perse?
Edi Rama me eshte dukur ne te gjitha aspektet, nje njeri i cili eshte bosh, nje njeri i cili eshte aktor i mire, di te manipuloje mediat, te manipuloje miqte dhe shoket. Por s'me eshte dukur asnjehere kalli i mbushur.
Kur e keni njohur z. Rama?
Ne vitin 2000, kur une kam qene shef kabineti ne qeverine e zotit Meta, atehere ai ishte minister i Kultures dhe vinte perdite tek zoti Meta. Une duke qene personi qe drejtoja stafin e tij vinte perdite edhe tek une. Qe ne fillim, njohja me te ka qene jo nga ato qe te lene mbresa, ka qene me shume mangesi per z. Rama.
Ne c'kuptim?
Mbaj mend kur ne vitin 2000 z. Rama deshironte te kandidonte per kryetar bashkie per here te pare. Nga minister, vinte tek z. Meta perdite duke qendruar me shume se gjysmen e dites tek paradhoma e tij per t'i mbushur mendjen z. Meta qe te ishte kandidati i PS-se per bashkine e Tiranes. Megjithate e arriti ate dhe e bindi z. Meta. Une mbaj mend nje rast shume te vecante per te hedhur drite per te ate si njeri, ka ardhur nje leter nga SHISH tek zoti Meta ku thoshte qe strukturat e PD-se do te perdornin mjete filmike nga familja, nga ish-gruaja e z. Rama, apo djali i z. Rama per t'ia perdorur atij ne fushate elektorale. Ne ate kohe ai nuk kishte lidhje as me ish-bashkeshorten dhe as me djalin e tij. Mbaj mend qe zoti Meta e mori ne zyre dhe i tha qe keto informacione kemi dhe duhet te gjesh patjeter nje menyre qe te miqesohesh me familjen tende, qe te afrosh djalin tend. Mbaj mend nje reagim skandaloz te tij, qe nuk... Djali vete ishte 13-vjec ne ate kohe dhe ky s'e kishte takuar dhe njohur asnjehere ate, dhe nuk pranonte...
...Mbaj mend qe ai e ka takuar para vitit 2000...
Une po te them qe e mbaj mend shume mire. Jane shpalosur ngjarjet para syve te mi, ishte koha kur do te kandidonte per here te pare ne bashki. Erdhi letra dhe e ka detyruar zoti Meta, qe te dilte ne televizion dhe te njihte djalin e vet 13-vjec dhe qe atehere, me te thene te drejten, per mua nje njeri, i cili nuk mund te jete per familjen e vet, nuk mund te jete as per bashkine dhe as per shqiptaret. Qe atehere kam pasur nje pishmanllek te madh per cdo mbeshtetje qe mund t'i jepja atij lloj personi.
Por gjithsesi ai ka pasur karriere mbreselenese...
Une nuk mund te them se nuk ka pasur sukses, sigurisht ka pasur sukses duke u mbeshtetur nga disa njerez qe sot nuk e mbeshtesin me, jane kundershtare, si Ilir Meta dhe Fatos Nano. Ata te dy e bene Edi Ramen, une te dy atyre i ve faj te madh, qe nje njeri "moster" e paraqiten si nje njeri normal.
Nuk mund ta bejne dy njerez nje te trete, duhet te jete edhe ai vete qe te behet z. Prifti...
Nuk po them qe z. Rama eshte i paafte per te qene aktor. Ai eshte shume i afte per te qene aktor dhe shume i afte per te qene intrigant. Arriti te penetronte mes atyre te dyve, t'i armiqesonte ata te dy me njeri tjetrin, te gjente aleanca ne PS per te larguar njerin apo tjetrin.
Ju mendoni se ishte z. Rama qe nderhyri per t'i care ata te dy?
Pa diskutim.
Keni fakte, apo fjale ne pergjithesi?
Qe nga viti 2000 une s'jam ndare asnje dite nga Ilir Meta. Jam kthyer ne vitin 2000 ne Shqiperi, pas studimeve, kam filluar si pune si shef i kabinetit te kryeministrit, pastaj drejtor KESH-i, pastaj deputet, minister. Gjate gjithe kohes kam qene prane Ilir Metes, dhe pas vitit 2000, historine e lidhjeve dhe te marredhenieve te Ilir Metes, e njoh shume mire. Edi Rama vinte tek zyra ime dhe pergatiste deklarata per shtyp te Ilir Metes, kunder Sali Berishes, deklaratat per shtyp kunder Fatos Nanos. Ka qene nje "zar" te cilin Ilir Meta e perdorte per t'i shkruar deklaratat.
Nje minister, mund t'i shkruaje...
Dakord, nuk ka asgje. I shkruante me nje gjuhe, une ia thosha shume here Ilir Metes atehere, me nje gjuhe skandaloze, nuk mund t'i shkruash kryeministrit nje deklarate ku ta quaje kryetarin e opozites apo kryetarin e partise se vet, kriminel apo lloj-lloj fjalesh. Mbaj mend qe Edi Rama, ka shkruar nje here nje deklarate te cilen do ta mbante Monika Kryemadhi, pasi Berisha e kishte akuzuar ate per dicka dhe Monika, do te lexonte nje deklarate sic e kishte shkruar Edi Rama. Une per fat e lexova, se e shkroi ne kompjuterin e zyres sime, nuk mund te vihej ne gojen e zonjes se kryeministrit, nje fjalor rrugaceror si ai qe perdorte Edi Rama. Edi Rama, cdo dite eshte perpjekur t'i beje "pis" keto lloj figurash qe ka pasur PS, Fatos Nanon dhe Ilir Meten, qe t'i fuste ne grindje ata me njeri-tjetrin. Une kam bindjen, se sic i di une i dini edhe ju shume historise. Historine e vajtjes me lule ne Athine, ku Meten e frynte per t'u zene me Nanon. Rama ishte nje "dirigjent" shume i suksesshem i shkaterrimit te Partise Socialiste, i prishjes se Metes me Nanon. Atehere ne fakt filloi shkaterrimi i PS-se, ne 2001, kur filloi katarsisi i zotit Nano...
Zoti Rama, per hir te se vertetes ishte ne krah te zotit Meta ne vitin 2001...
Vetem per ta nxitur ate per te vazhduar me tej shkaterrimin e PS-se dhe zotit Meta vete. Meta i ka kuptuar tani shume gjera, por atehere ne ate kushte, kur kishte 84 vota ne KPD-ne e PS-se, ishte e veshtire qe t'i njihte njerezit qe e nxisnin ne kete lloj veteshkaterrimi te tijin, por edhe te Partise Socialiste. Une kam asnjehere, ne asnje moment nuk kam menduar qe Edi Rama, e para sepse nuk ishte njeri dhe e dyta se nuk kam menduar qe Edi Rama do te drejtonte ndonjehere Shqiperine. Nuk ia kam dhene asnjehere mbeshtetjen, as ne vitin 2007 kur kandidoi per here te fundit si kryetar bashkie. Kam qene zeri i vetem ne kryesine e LSI-se per te mos u futur ne aleance me PS-ne.
A keni pasur ju fyerje personale ne raport me te?
Jo, fare. S'kam pasur asnjehere problem me te, fare.
Pra raportet tuaja kane qene korrekte, nuk ka pasur asnje...
Totalisht korrekte.
Po i kthehem nje fakti tjeter. Zoti Rama ose kryesocialisti ka marr numrin me te madh te votave qe ndonjehere ndonje kryetar i Partise Socialiste ka marre ne historine e saj...
Ka qene pjesemarrja me e madhe ne keto zgjedhje ne krahasim me te gjitha zgjedhjet e tjera. Plus qe ne keto zgjedhjeve, po t'i hyme zgjedhjeve, Edi Rama ka blere jashte mase shume vota.
Si ka blere? Cfare do te thote?
Une mund te te informoj per ate qe ka ndodhur te pakten ne qarkun e Fierit, ku e kam ndjekur fushaten cdo ore dhe cdo minute, vete.
T'i kthehemi pyetjes fillestare. Pse deklaruat se do t'i jepni voten tuaj Sali Berishes?
Deklarova sepse PS duhet te qendronte te pakten kater vjet ne opozite. Edi Rama duhet te iki prej andej. Ajo parti duhet te reformohet dhe te rinovohet sepse vazhdon te jete akoma nje qender e ndyre biznesi.
Cfare do me thene kjo?
Ku secili perpiqet si t'ia fuse tjetrit per te perfituar dicka per vete. Por ajo eshte nje parti e cila nuk eshte gati per pushtet. Vazhdon pavaresisht fjalorit per politike te re, vazhdon te kete...
Cfare do te thote nje parti qe nuk eshte e gatshme per pushtet?
S'eshte e gatshme. Eshte akoma shume e korruptuar, e piset, akoma me nje intrige te pashoqe brenda vetes, eshte akoma nje parti jo e gatshme per te marre ne dore drejtimin e vendit. Ajo eshte nje force politike, te pakten drejtuesit e saj, jo te tjeret, drejtuesit e kesaj force politike jane te zhytur ne korrupsion, jane pjese te instrumenteve te erreta te politikes shqiptare, per te mos thene pjese te grupeve mafioze.
Kjo eshte deklarate shume e madhe...
Kesaj partie per tu pastruar i duhen te pakten 4 vjet ne opozite per t'i shkeputur nje here e mire lidhjet nga grupet e erreta kriminale qe e financojne ate, qe e drejtojne politiken e saj.
Ju thate qe PS nuk eshte ende e gatshme per pushtet, por edhe me ndihmen tuaj ajo eshte sot duke drejtuar bashkine e Tiranes...?
Kjo eshte nja nga fajet me te medha qe une i quaj LSI-se qe nga krijimi i saj. Une thashe se personalisht kam qene kunder mbeshtetjes se Rames, por kryesia e LSI-se ka diskutuar me ore te gjata per kete gje dhe me shumice votash ka votuar per te mbeshtetur, per te qene ne nje koalicion te majte, ne 2007 dhe per ta mbeshtetur Edi Ramen ne Tirane. Mendimi kryesor i Metes dhe i eksponenteve te tjere te LSI-se ne ate kohe, ka qene, nese nuk do te futemi se bashku ne zgjedhje, Berisha do te forcohej jashte mase, pra do te merrte qytetet me te medha te Shqiperise.
Nderkohe ju kishit nje oferte nga Edi Rama per tu bashkuar me koalicionin e tij...
Kishim oferte dhe ajo u pranua.
Pse kur kishit nje oferte ne vitin 2007, nuk e patet ne vitin 2009?
Sepse Edi Rama pasi siguri vendin e vet ne Bashkine e Tiranes edhe per kater vjet, pastaj filloi te mendonte se si pushtetin duhet ta merrte vetem. Vetem ai, vetem PS-ja. Nje dite pasi fitoi mandatin e tij ne krye te bashkise se Tiranes, ai e prishi marreveshjen me LSI-ne dhe me pese partite opozitare, filloi menjehere bashkepunimin me Berishen per ndryshimet Kushtetuese. Pra per te rrudhur per te goditur, pse jo per asgjesuar LSI. Ka qene nje taktike e Edi Rames dhe disa eksponenteve te PS-se, per t'u futur ne keto zgjedhje vetem.
Jeni i sigurt qe ishte taktike e zotit Rama apo ishte i detyruar per arsye te kushteve qe i vendoste LSI-ja?
Ne s'i kemi vendosur asnje lloj kushti per keto zgjedhje. Nuk jemi ulur te negociojme kushte. Edhe perrallat qe thoshin se Meta deshironte te behej kryeminister dhe te tjera, nuk kane qene here asnjehere ne axhende per kete post midis Metes dhe Rames.
Atehere pse ka ndodhur prishja midis PS dhe LSI?
Edi Rames iu prish mendja qe do ta fitonte vete pushtetin, pra duke ndryshuar Kushtetuten, duke ndryshuar sistemin zgjedhor, duke bere nje kod zgjedhor krejt ndryshe, mendoi qe do te kishte nje marreveshje me Berishen per ta bere edhe njehere dypolare politiken shqiptare. Iu mbush mendjen qe kete gje mund ta realizonte. Ai ka edhe keshilltaret e vet. Sec ka nje keshilltar cifut dhe ja 2 shqiptare, dhe me sondazhet qe benin, i thoshin qe mund ta bente pushtetin vetem. Por ne fakt rezultatin e dime te gjithe tani.
Qe eshte?
Edhe 4 vjet te tjera PS ne opozite.
Jeni i sigurt per kete? Zoti Rama kerkon t'i rishiten disa mandate qe i vihen ne dyshim.
Zoti Rama pasi ka humbur zgjedhjet, tani ka filluar nje tjeter aksion politik, per te justifikuar largimin nga PS. Ne fakt me statut, por edhe me nje standard qe eshte vendosur ne PS, kryetari qe humb zgjedhjet duhet te largohet pa kthim nga drejtimi. Ai tani nuk punon per fitoren e PS-se, por per nje alibi se si ne kthetrat e veta ta mbaj akoma drejtimin e PS. Kete gje jo vetem qe po e ben per interesin e tij personal, pra per te qendruar akoma ne krye te PS-se, gjoja me justifikimin qe zgjedhjet nuk i ka humbur. Por gje e cila keto dite Shqiperise po i kushton nje kosto shume te madhe per procesin e integrimit te Shqiperise. Zvarritja e zgjedhjeve dhe kontestimi pa arsye te bindshme nga opozita do t'i lej nje fature te keqe zgjedhjeve, pavaresisht se vleresimet fillestare kane qene pozitive dhe kjo gje mund te ndikoje me tej ne procesin e integrimin, ne liberalizimin e vizave.
Ju mendoni qe do te kete ndikim?
Pa diskutim. Nese Edi Rama do te vazhdoje kontestimin pa asnje lloj argumenti, mendoj qe do te kete ndikim ne raportet e nderkombetareve per zgjedhjeve, por edhe ne vendimet e nderkombetare ne proceset e integrimit me tej. Ai eshte vetem per te perfituar dicka. Ai eshte i gatshem te sakrifikoj edhe vendin, te sakrifikoje edhe arritjet tona te deritanishme. Eshte nje njeri monster i cili per interesa te veta mund te shkaterroje edhe cdo gje tjeter.
Nuk mund te perdoret nje fjale e tij per kryetarin e opozites...
Po shyqyr qe jemi ne demokraci qe une mund te perdor cdo fjale qe dua.
Zoti Rama ka pretendim qe votat jane vjedhur dhe prandaj po vazhdon te insistoje dhe te mos i njohe...?
Mund te pretendoj une qe me jane vjedhur vota, ku s'kam pasur komisionare ne asnje qender votimi, apo ne asnje grup numerimi. Te pretendoje zoti Rama qe ka pasur deri ne 3 komisionare ne cdo grup komisioni, mendoj qe kjo eshte absurde. Ta pretendosh kete ne nje kohe qe te gjithe komisionaret kane firmosur rezultatet pa asnje verejtje, kjo kuptohet qe ka vetem nje synim te keq, per te demtuar imazhin e zgjedhjeve dhe te vendit. Tani ai pretendon per Shkodren, Beratin, Tiranen. Kur te gjithe komisionaret e PS-se aleateve te saj i kane firmosur te gjitha tabelat permbledhesve, te gjitha dokumentet zgjedhore pa bere asnje lloj shkeljeje. Te kerkosh te vazhdosh kontestimet une mendoj qe eshte nje skenar i zi kunder vendit.
Zoti Prifti, zoti Rama sipas jush dhe statutit duhet te largohet. Po nese zoti Rama nuk largohet nga kreu i PS?
Une mund te them qe diferenca e koalicionit PD-LSI me PS eshte 135 mije vota. Une po te them qe nese zoti Rama do te vazhdoje te qendroje ne krye te PS-se, ajo pari ta harroje njehere e pergjithmone aleancen me LSI-ne, sot pas 4 vjetesh, pas 8 vjetesh apo pas 12 vjetesh. Zoti Rama nuk eshte i besueshem me per LSI-ne dhe per te gjithe lidershipin e LSI-se. Me ate ne krye nuk do te kete asnje lloj bashkepunimi elektoral me PS-ne. Nese ata qe jane brenda PS-se i bejne llogarite qe do ta fitojne pushtetin vetem, bujrum edhe pas 4 vjetesh dhe te shohim se kush do ta fitoje pushtetin.
Por cfare koalicioni mund te pretendoje koalicioni i majte, kur sot jeni me PD-ne?
Flas per pas 4 vjetesh. Pas 4 vjetesh gjithcka mund te ndodhe. Ne ne koalicionin me Berishen qe kemi filluar ta negociojme eshte nje koalicion per kater vjet. Pas kater vjetesh te dyja forcat politike nuk kane detyrim te futen perseri ne zgjedhje bashke apo ne nje koalicion. Ne kemi fiksuar bashke ne kete marreveshje, ne draftin e kesaj marreveshje, qe do te futemi bashke per zgjedhjet vendore, me 2011.
Eshte fiksuar kjo?
Po, kjo eshte fiksuar. Kjo s'eshte firmosur akoma, por eshte pranuar nga palet per te qene pike e marreveshjes se perbashket. Desha t'i thosha atyre qe jane akoma ne PS nese duan te rikthehen ndonjehere ne pushtet dhe te bashkepunoje me LSI-ne, kjo nuk mund te ndodhe me Edi Ramen, ai duhet te largohet per te miren e te gjithe socialisteve.
Ju thate qe koalicioni i djathte plus LSI-ne, ka rreth 135 mije vota perpara. Por koalicioni Aleances per Integrim ka rreth 80-90 mije vota. Vetem ne bashkine e Tiranes ka rreth 14 mije e 600 vota, ku diferenca eshte kaq vota mes PD dhe PS. Kush ju garanton ju qe do t'i mbani keto vota dhe nuk do t'i reduktoni nga koalicioni juaj me PD-ne? Keto jane vota te majta, qe edhe sipas PS dhe disa analisteve, jane marre per te hequr Berishen dhe per jo per ta mbajtur ne pushtet.
Keto vota jane marre per te sjelle ata qe na votojne per ne ne pushtet. Ne kete premtim e kemi mbajtur. Te gjitha ata qe votuan per ne votuan per te sjelle LSI-ne ne pushte. Ne erdhem ne pushtet dhe jo vetem qe do t'i mbajme keto vota, por kam bindjen qe do t'i dyfishojme keto vota.
Si do t'i rrisni?
E para, pasi kemi besim te jashtezakonshem ne kete koalicion qe do te kete rezultate te jashtezakonshme per shqiptaret. Duke filluar qe nga viti i pare per te liberalizuar vizat per te gjithe shqiptaret. Pastaj per te punesuar ne nje mandat mbi 100 mije shqiptare. Pastaj per te bere 4-5 mije kilometra te tjera rruge etj., etj. Une besoj qe kjo qeverisje do t'i tregoje shqiptareve qe paska qene e nevojshme nje pajtim midis te majtes dhe te djathtes. Paska qene e nevojshme nje koalicion per interesa kombetare, per interesat e integrimit dhe me gjere se kaq.
Nje koalicion qe e le PS-ne ne opozite...
S'ka asnje rendesi. PS eshte nje pjese e te majtes, pjesa tjeter eshte ne pushtet dhe do te jete e majte dhe gjate kohes qe eshte ne pushtet. Ne jemi socialiste, do te mbetemi socialiste, do punojme per socialistet edhe gjate kohes qe jemi ne pushtet. Do te mundohemi te gjejme sa me shume hapesira punesimi per ata qe na kane mbeshtetur, por edhe ata socialiste qe dje s'na kane mbeshtetur. Prandaj une kam pershtypjen qe do t'i ruajme ato vota, ne s'kemi marre 90 mije vota, po te hyjme tek pjesa e abuzimeve ne keto zgjedhje. LSI ka qene te pakten 12% ne keto zgjedhje. Edhe Gani Bobi, i cili beri exit-poll, mua ne Fier me dha dy mandate.
A jeni ju te sigurt qe keto afro 90 mije vota qe ka marre koalicioni juaj jane vota qe mund te qendrojne apo jane vota socialistesh?
Keto jane vota te LSI-se, njerez te cilet kane punuar me ne, qe do te qendrojne me ne dhe kam bindjen se ne do t'i rrisim votat ne keto kater vjet. Une marr perdite kontakte me socialiste qe edhe s'na kane votuar, pas cdo ore, pas cdo dite qe kalojne, po e kuptojne se sa atdhetar qenka vendimi qe ka marre LSI-ja, per t'u futur ne nje koalicion me PD-ne, per te qeverisur vendin, per te shmangur krizen aktuale dhe per ta qeverisur vendin drejt nje stabiliteti keto kater vjet. Cdo dite e me shume jane duke u bindur njerezit qe ne kemi bere njeri. Cdo alternative pervec bashkimit ne kete qeverisje te perbashket, te djathte dhe te majte, do te ishte nje kosto e jashtezakonshme per shqiptaret, nje kosto e jashtezakonshme per vendin, nje kosto shume e madhe edhe per socialistet.
Ne zgjedhjet lokale cili do te jete koalicioni qe do te keni me PD-ne?
Do te futemi me nje koalicion. Ajo do te negociohet se si do te ndahen zonat.
A mendoni qe mund te humbni Tiranen ne rast se zoti Rama do te kandidoje dhe me sa duket do te kandidoje nese mbetet ne krye te PS-se?
Une mund te te them nje gje. Zoti Rama nuk kandidon me ne Tirane.
Cfare do te thote?
Absolutisht. Ai nuk do te kandidonte edhe ne 2007 qe kishte vetem Berishen perballe. Nese nuk do te mbeshtetej ne 2007 zoti Rama nga Ilir Meta dhe LSI-ja, ai s'do te futej ne zgjedhje. Ju e dini shume mire historine e shtyrjes se zgjedhjeve per nje certifikate, ato s'kishin arsye reale, por frika qe kishte zoti Rama per te humbur zgjedhjet. Por ne do te takohemi prape pas dy vjetesh, Edi Rama nuk kandidon me ne Bashkine e Tiranes nese do te kishte Sali Berishen dhe Ilir Meten perballe. Ne fakt, per fat perballe do t'i kete ne 2011 dhe nuk besoj se do te marri guximin dhe te kandidoje. Jo vetem qe ne me rezultatin e sotem ate e mundim, 300 vota qe eshte diferenca nuk eshte asgje, vetem fryma e koalicionit te majte dhe djathte, vetem fryma e dy lidereve te forte si Ilir Meta dhe Sali Berisha, do te trembte jo vetem Edi Ramen, por kedo tjeter qe do te dale perballe Bashkise se Tiranes. Do te ishte mire qe kur te behen negociatat te kishte nje kandidat LSI-ja ne fakt, per tu perballur me Edi Ramen ne Tirane dhe atehere kenaqesia do te ishte me e madhe, per te kandiduar balle per balle.
Zoti Rama ka deshmuar qe di ta fitoje Tiranen, e ka fituar 3 here.
Asnjehere perballe me Ilir Meten. Kete radhe do te kete perballe Ilir Meten.
Mendoni qe kjo eshte e mjaftueshme?
Eshte e mjaftueshme qe ai mos te hy ne zgjedhje fare, te mos jete kandidat ne zgjedhje fare.
Po ne rast se zoti Rama jep doreheqjen, cfare perspektivash jepen per te majten?
Natyrisht qe hapen perspektivat per te bashkepunuar me te majten, jo brenda 4-vjecarit qe vjen, pasi ne do te firmosim nje marreveshje dhe do t'i qendrojme asaj strikte deri ne fund. Por nese zoti Rama largohet, aleancat tona natyrale jane majtas dhe shpresojme qe do te gjejme gjuhen me drejtuesit e rij te PS-se per te pasur nje koalicion fitues pas kater vjetesh. Ne jemi duke negociuar intensivisht nje marreveshje bashkeqeverisjeje me PD-ne per kater vjet, te ciles do t'i qendrojme besnik per 4-vjet dhe per asnje dit me pak.
Ju thate qe PS-ja ka bere nje blerje masive votash. Cfare do te thote kjo?
Une mund te them se vetem ne qarkun e Fierit, strukturat e PS-se kane hedhur mbi 5 milione euro per te blere strukturat e LSI-se.
Nga dolen keto, se jane euro, s'jane arra...?!
Po deshe i llogarisim bashke. Une po te them qe kam fakte, qe kam prova dhe kam deshmitare qe zoti Ruci me njerez te tjere te PS-se ka shkuar dhe eshte takuar me cdo kryetar organizate te LSI-se. Pa diskutim ata qe kemi ne kryetar bashkish apo komunash, pra deri ne nivel kryetar organizatash, pra nje njeri qe mbulon nje fshat per LSI-ne, mbulon nje qender votimi dhe jane 488 brenda atij qarku. Dhe secilit nga kryetaret e organizatave tona i eshte ofruar 5 milione lek te vjetra shqiptare per te punuar per PS-ne ne ato zgjedhje. Llogariti 5 milione lek per 500 qendra votimi, jane mbi 2.5 milione euro te hedhura vetem per organizatat e LSI-se. Mos harro qe PS na bleu dy dite pasi kishim regjistruar emrat e kandidateve ne KQZ, kryetarin e Bashkise Lushnje. Mbi 1 milion euro ka marre ai person per te ikur nga LSI-ja tek PS. I ben presion edhe me disa kaseta qe ia kane kapur ne motelet e Tiranes, e detyruan edhe me para, edhe me kercenime mafioze si ata qe dine t'i bejne ata, te largohen nga LSI-ja. Na blene dy kandidate. Dy kandidatet e Lushnjes jane blere nga LSI-ja vetem dy dite pasi ne kishim dorezuar listen ne KQZ. Eshte hedhur para e papare kunder strukturave tona. Te japesh 5 milione lek vetem per nje kryetar organizate per nje qark, jane vetem 2.5 milione euro te hedhura per qarkun e Fierit.
Jane te vertetuara keto?
Absolutisht une e ftoj zotin Ruci te me hedh ne gjyq per keto akuza. Dhe te garantoj ty qe do t'ia faktoj te gjitha me deshmitare te pafund qe e kane takuar ate vete apo perfaqesues te tjere te PS dhe i kane lene leket ne tavoline.
Cfare ka ndodhur realisht?
Nuk flas me papergjegjshmeri. Flas me gjera te cilat i kam hequr vete ne kurriz, gjera te cilat i kam pare vete, gjera te cilet m'i kane thene vete njerezit tane.
Po ju personalisht ju kane ofruar para?
Jo, ne asnje rast.
As pas deklarimit te votes ne favor te PD-se?
Jo. Nuk afrohen dot tek une se kam idene qe e dine koken time, e dine bindjen time, tentativa kane bere, por jo deri ketu.
Ju thate qe vota juaj po shperdorohej deri ne momentin qe ju komunikuat me zotin Berisha...? Si ka ndodhur realisht ngjarja?
Ne fakt qe nga kutia e pare qe eshte numeruar ne Qarkun e Fierit, deri tek e fundit, asnjehere nuk eshte vene ne dyshim mandati personal i imi. Kemi qene gjithmone mbi kuotat qe na duhej per te marre nje mandat. Qe nga kutia e pare deri tek e fundit. Por ashtu sic kemi punuar ne, ashtu sic kemi bere ne krehjen e te gjithe votuesve, ne parashikonim te pakten te merrnim rreth 25 mije vota ne ate qark. Une ne fillim mendova qe ne nuk po na votonin. Thashe na kane genjyer dhe nuk po na japin votat. Pastaj u afrova ne disa nga qendrat e numerimit, jam afruar vete per te pare procesin nga fare dhe kur pashe se cfare behej ne qendrat e numerimit, atehere kuptova qe po ndodhte nje masaker me votat e LSI-se. Ne tre raste, une duke qene prezent aty dhe shikoja numerimin e votave tek kamera, une po i numeroja vete. Kur u deklaruan votat ne fund, u deklarua jo ajo shifer qe kisha llogaritur une gjate procesit te shfaqjes se tyre ne kamera. E kam detyruar ne menyre te dhunshme, kur them me dhune, me te bertitura, jo me edukate, per t'i numeruar ato kuti votimi dhe cfare ka ndodhur? Ne te tre kutite e votimit ne kemi marre trefishin e votave qe kishin llogaritur ne numerimin e pare. Per fat, nuk i lejova qe te shkruheshin ne procesverbal, por kerkova rinumerim pa u plotesuar vetem ne 3 qendra votimi, ne disa te tjera u plotesua dhe s'kisha cfare t'i beja fare. Por te deklarojne 4 vota dhe ne rinumerim te dalin 20, te deklarojne 40 dhe ne rinumerim dalin mbi 130 vota.
Perse kontaktuat me zotin Berisha kur dhe ai mund te kishte dore...?
Po sepse pashe nje skenar qe luhej nga komisionaret e PS-se.
Si e kuptuat kete sepse komisionaret ishin te te dyja paleve...?
I pashe se si vepronim. Sigurisht votat tona ndaheshin te te dyja partite. Vota e LSI hidheshin edhe tek PD dhe tek PS. Por rolin aktiv per ta bere kete gje e kishin komisionaret e PS-se. E pashe, pastaj u detyrova te ndermerrja nje vendim taktik. Bera nje deklarate publike per te terhequr te pakten njeren nga palet per ta bere aleate. Thashe vota ime nuk do te jete per Edi Ramen. Vetem 1 minute pasi kam dale nga studio ku bera deklaraten me ka telefonuar zoti Berisha. Me ka telefonuar dhe me ka thene je ankuar ne televizion per gjerat qe po te ndodhin ne Fier. I thashe, po me vjedhin votat. PS bashke me PD, pasi PD-ja nuk po i mbron, po preferon qe te ndahen votat tona. Cfare do prej meje me tha. I thashe, te lutem shume dua vetem mbrojtjen e votave te mia dhe s'dua asgje tjeter. Dhe, per 10 minuta jam rikthyer tek qendra e numerimit dhe me kane ardhur dy komisionare nga PD, dhe me kane treguar celularin me sms te marre nga Sokol Olldashi, ruani votat e LSI, njelloj si votat e PD-se. Per fat, pas atij momenti, une kam bindjen qe ne nje pjese te mire te qendrave te votimit, te numerimit, pra jane ruajtur votat tona. Pasi edhe mandati im mund te ishte i diskutueshem.
Ju mendoni qe nese votat do te ishin numer ne rregull sipas jush, do te kishte me shume mandate LSI-ja?
Te pakten do te kishte dy mandate. Ne qarkun e Fierit.
Flas ne rang vendi....
Ne na kane vjedhur vota ne Shkoder, ku edhe atje mund te kishim nje mandat. Na kane vjedhur ne menyre te jashtezakonshme ne Elbasan, ku ne per 600-700 vota nuk kemi marre nje mandat dhe s'e kapi dot mandatin per shume pak vota. Te pakten nga biseda qe kam bere une me ate qe drejtoi fushaten tone ne qarkun e Elbasanit, me tha si nuk me the mua te njihnim te njejten strategji, te pakten te kisha aleance PD qe te me ruanin votat. Jane vjedhur votat ne menyre te tmerrshme.
Ka komente qe ne Qarkun e Tiranes, pas daljes se zotit Meta deputet, pati nje orientim te Partise Socialiste qe te numeroheshin votat e LSI dhe te mbroheshin ato...
Nuk e besoj.
Pra eshte informacion i rreme sipas jush?
Une s'e kam kete informacion qe me thoni ju.
Perse u mor vendimi per koalicionin me PD-ne?
Ka qene bindja ime personale qe une e thashe edhe me pare, qe PS-ja edhe po te ishte e mundur nepermjet nesh nuk duhet te vinte ne pushtet. Por, jemi ne kushtet qe nuk eshte e mundur qe edhe votat tona t'i bashketohen, nuk e bejne numrin e nevojshem per te pasur nje qeverisje, pasi PD ka 70 mandate dhe nuk ka asnje gjase qe te humbi ndonje mandat nga ankimimet qe ka ne KQZ. Nese do t'i bashkonim me PS-ne, nuk sillnim asgje tjeter vecse nje krize ne Shqiperi. Do te shkonim drejt zgjedhjeve te tjera, do te benim nje qeveri qe s'do te ishte qeveri, ndonje qeveri te ndonje lloji teknik, me baze te gjere, per gjashte muaj.
Kush i fitonte zgjedhjet e parakohshme nese shkonim serish ne zgjedhje?
Nuk besoj se do te kishte ndonje ndryshim te madh per gjashte muaj. Do te duhet perseri e njejta spirale, e njejta situate, perseri zgjedhjeve pas zgjedhjes, ne nuk mund ta benim kete gje sepse keto zgjedhje ne fakt jane guri i proves per integrimin e Shqiperise per ne BE. Duke qene qe votat tona nuk sillnin dot ne pushtet te gjithe te majten, ne gjykuam te mos beheshin faktor krize, por te beheshim faktor per te zgjidhur krizen, per stabilitet, per integrimin e Shqiperise.
A ishte gjithe partia e bindur per kete apo pati kontestime?
Ne te gjithe Konventen kombetare te LSI-se, ka pasur vetem dy persona te cilet folen, njeri ashper, njeri me nota kritike per kete marreveshje. Por te dy personat qe folen, qe nje ishte Fatos Klosi dhe tjetri Pellumb Xhufi, Ilir Meta, ne Konvente i pyeti, dakord qe po flisni emocionalisht kunder kesaj marreveshje, por ne nuk na falet te vendosim vetem ne baze te emocioneve, keni ndonje propozim per zgjidhje se si mund ta zgjidhim kete. Fatos Klosi tha, me vjen keq nuk kam asnje propozim per zgjidhje. Pellumb Xhufi tha qe t'i japim votat PD-se, por te mos futemi ne qeveri. Te dyja keto per mendimin tim ishin qesharake, nuk u pranuan nga Konventa. Pervecse jemi socialiste dhe te majte, mbi te gjitha jemi shqiptare, dhe si shqiptare ne nuk mund te kontribuojme per nje situate krize. Ne fakt Shqiperia eshte ne krize. Dje keshilltari ekonomik i Presidentit Obama, ndryshe nga disa parashikues ne bote, ai thote qe s'ka kaluar me e keqja. Une mendoj qe s'ka kaluar me e keqja e krizes ekonomike boterore, por edhe ne Shqiperi. Nuk mundet ne qe sot rritja ekonomike ka shkuar afersisht 1%, te pakten keto jane vleresimet qe ka Banka e Shqiperise per momentin. Nuk mundet qe ne te kontribuojme per vazhdimin e krizes. Nuk mundet ne te kontribuojme qe Shqiperia te varferohet me shume, ata qe jane me te pambrojturit te vazhdojne te kene nje situate problematike dhe me te keqe ekonomike. Pa tjeter duhet te jepnim nje zgjedhje, per te cilin une jam shume i lumtur qe e kemi dhene ne parim dhe do ta japim ne shtator dhe ne parlament.
Mbi c'baze do te ndertohet ky koalicion?
Koalicioni do te jete nje koalicion, ai ka marre emrin Koalicioni per Integrimin, do te kete ne themel te tij te gjitha reformat qe duhen per integrimin evropian te Shqiperise. Ne fakt reformat dihen, eshte nje matrice e aprovuar ne bashkepunim me Bashkimin Evropian. Gjera te cilat ne duhet hap pas hapi t'i zbatojme. Per shembull kemi reformat per liberalizimin e vizave, jane disa gjera qe jane realizuar dhe disa qe mbeten per tu realizuar, qe ne te kemi levizje te lire ne te gjithe Evropen, pa viza. Me negociata qe kemi bere deri tani me perfaqesues te PD-se, kemi vene teresisht programore, kemi vene kushte per permiresimin e Kodit e Zgjedhor.
Per te cilin zoti Berisha ka deklaruar se eshte i gatshem ta beje...
Zoti Berisha na ka dhene fjalen dhe kjo do te jete pjese e marreveshjes qe ai do te perfshire...
Me c'vota, se nuk i keni votat e mjaftueshme per te ndryshuar Kushtetuten?
Nuk ka nevoje te nderroje Kushtetuten, vetem Kodi Zgjedhor duhet te nderrohet, jo sistemi. Nuk do te ndryshoje sistemi, Kushtetuta do te nderrohet nese ndryshon sistemi. Ne ne fakt mund te kerkojme nje korrektim kombetar te te njejtit sistem, gje e cila behet vetem ne Kodin Zgjedhor dhe mund te kerkojme pjesemarrjen tone ne komisione ose depolitizimin e plote te komisioneve.
Nje numerim elektronik i votave mund te ishte i mundshem ne Shqiperi?
Per mendimin tim do te ishte kryeveper.
Pse nuk mund te realizohet?
Dy partite e medha asnjehere s'e kane dashur kete, pasi gjithmone do te kene mundesi qe te manipulojne diku ketu dhe diku atje. Nje manipulim votash do te jete pothuajse i pamundur te manipulohet, rezultati do te dale i menjehershem, partite e medha mbase s'e kane deshire kete, pasi gjithmone shpresojne tek nje manipulim i vogel per te favorizuar veten. Ne do te ishim 100% favor te kesaj gjeje. Nese do te realizohej do te ishte zgjidhja me e mire per Shqiperine.
Ju thate kryesisht per baza programore. Po tjeter?
Sektoret. Sektori i bujqesi. Reforma ne gjyqesor.
Ju keni pasur nje program shume ambicioz...
Shume ambicioz. Ku bujqesine dhe fshatin e kemi pasur prioritet. Ku shtresat ne nevoje i kemi pasur prioritet.
Kjo do te thote qe Ministria e Bujqesise mund t'i kaloje LSI-se?
Mbase edhe mund te kaloje. Kemi futur ne marreveshje aprovimin e ligjit te LSI-se per moshen e trete, per pensionistet. Nese e keni parasysh, u rrezuar nga Berisha kater pese muaj para zgjedhjeve kur kaloi ne parlament. E kemi futur aty dhe Berisha e ka pranuar si kusht, qe ai ligj do te kaloj nga qeveria e re e koalicionit ne parlament. Kemi futur shume gjera per te cilet eshte krijuar LSI, ka kontribuar, ka investuar jashtemase. Te them te drejten, me nje kenaqesi te vecante, Berisha dhe perfaqesuesit e tij ne negociatat e deritanishme i kane pranuar rreth 95% te kushteve tona.
A mund t'i jepni ju votat koalicionit te djathte duke e kushtezuar qe Berisha te mos ishte kryeminister?
Do te ishte jo e moralshme.
Ne c'kuptim?
Nese edhe do te benim marreveshje me PS-ne, kryeministrin duhet ta merrte partia qe kishte me shume vota. Nese do te kishte me shume PS-ja, duhet ta kishte ajo kryeministrin. Nese do te kishim me me shume vota, duhet ta kishim ne. Eshte nje standard qe eshte vendosur ne te gjithe boten, qe kryeministrin e merr forca e pare politike ne koalicionin qeverises. Te kerkoje te merrje kryeministrin kur Berisha kishte 70 mandate dhe i duhej vetem nje per ta marre mandatin, do te thote qe te mos kontribuoje per zgjidhje, por per vazhdimin e krizes. Ne nuk e kemi bere kete kerkese dhe nuk do ta bejme sepse drejtimi qeverise i takon asaj force politike e cila ka 70 mandate ne Kuvend. Nese ne i shtojme 4, nuk kemi te drejte te kerkojme kryeministrin. Sigurisht, ne brenda qeverise do te vendosim nje sistem kontrolli dhe balancash. Nese Berisha ka kryeministrin, zevendeskryeministri duhet te jete i LSI. Pra te kete nje far kontrolli, nje far ndarje reale pushteti, nje far force reale brenda qeverisjes. Nese PD-ja do te kete ministrine e Financave, LSI duhet te kete ministrine e Ekonomise. Pra brenda ministrive te te njejtit spekter per te krijuar nje far kontrolli te brendshem, brenda qeverisjes. Duhet te bere nje ndarje reale e portofolave per ta kontrolluar me te vertete njeri-tjetrit.
A shtrihet kjo marreveshje deri tek zgjedhja e Presidentit te ardhshem?
Pa diskutim ajo eshte brenda. Do te jete brenda marreveshjes dhe do te jete ky koalicion qe do te zgjedhe koalicionin e ardhshem.
A eshte parashikuar qe ky person te jete Fatos Nano?
Jo, nuk kemi hyre ne emra. Ai sigurisht qe mund te jete, por s'kemi hyre ne emra.
A eshte Fatos Nano pjese e marreveshjes midis LSI dhe PD ne pergjithesi?
Por Fatos Nano nuk eshte as ne PD dhe as LSI, eshte ne PS. Keshtu qe, njehere per njehere nuk eshte pjese e ketij koalicioni.
Cili eshte qendrimi i zotit Nano? Zoti Meta ka deklaruar se e ka njoftuar zotin Nano per koalicionin.
Jam informuar per takimin, nuk jam informuar per detajet, nuk mund te bej publike asgje sepse s'njoh detaje te ketij takimi. Mund te them qe, marredheniet midis zotit Meta dhe zotit Nano kane pesuar nje zbutje shume te madhe kohet e fundit, sidomos pas takimit qe kane bere nje jave para zgjedhjeve, ku zoti Nano iu pergjigj thirrjes se zotit Meta per ta bashkuar te majten, per te bere nje takim para zgjedhjeve, perdoren mesazhe bashkimi. Besoj qe ne ate takim, me pergjegjshmerine qe tregoi zoti Nano une kam vene re nje zbutje te marredhenieve te tij me Ilir Meten. Edhe me mua personalisht, marredheniet tona tashme jane goxha me te mira.
A do te funksionoje nje marreveshje qofte personalisht Meta-Berisha?
Une mund te jem nga deshmitaret e paket qe ka koordinuar ne keto negociata dhe ne kete marreveshje. Une kam bindje te plote qe marreveshja Meta-Berisha, do te funksionoje ne nje menyre perfekte. Te dy ata jane koshient qe kjo marreveshje duhet te funksionoje per te miren e vendit, per te miren e forcave te tyre respektive, te dy kane disa tipare burrerore qe njihen nga te gjithe ne. Berisha kur firmos marreveshjen nuk i prish ato dhe Ilir Meta kur firmos marreveshjen nuk i prish ato. Berisha ka mbajtur marreveshje edhe me Xhuvelin, Ndoken, Pollon, nderkohe ku Pollo i more siglen ne 2001 dhe mori 8%. Pra ka mbajtur marreveshje qe kane qene shume te pak te rendesishme se sa marreveshja sot me LSI. E njejta gje edhe Ilir Meta. Ai ka ruajtur marreveshjen me Edi Ramen, kur kishte fakte qe Edi Rama gjate gjithe kohes e sulmonte, punonte kunder, jane te dy njerez te cilet kane tipare burrerore qe e mbajne fjalen dhe kam bindjen qe kur ata dy burra shteti do te firmosin marreveshjen e perbashket, ajo do te funksionoje.
Shtatedhjete e tete deputete te ketij parlamenti nga 140 do te jene deputete qe do te hyne per here te pare ne parlament. A eshte kjo nje vecori shume e cuditshme qe nuk ndodh? Si shpjegohet?
Ne traditat me te mira qe ka sot bota demokratike, Amerika shkon 5-6%. Pra ata qe jane ne 95% te rasteve, gjithmone mbeten dhe gjithmone bota demokratike moderne, sidomos ajo perendimore, perpiqet t'i mbaje ato vlera qe ka ne parlament sepse duhen. Parlamenti eshte nje institucion qe garanton te gjitha pushtetet ne vend dhe duhet te kete sa me shume eksperience, sa me shume njohje, sa me shume njerez qe e kuptojne procesin legjislativ, mund te kontribuojne aty. Ne Shqiperi ndodhi nje gje komplet ndryshe, une s'mund te shpreh as kenaqesi dhe as zhgenjim per kete qe ka ndodhur. Eshte rreth 55% e parlamentit qe jane te rinj, pa asnje lloj eksperience. Nuk di se si te shprehem, me duket nje gje allashqiptarce, shume e cuditshme. Kjo ne fakt ka ndodhur tek PS-ja ne mase shume te madhe, kjo nuk ka ndodhur as tek PD, kjo nuk ka ndodhur as tek LSI-ja. Ne fakt, per fat te keq, dy nga kandidatet tane jane per here te pare dhe dy s'jane per here te pare, ne kemi shume pak. Por ne listat tona nuk parashikonim nje rinovim kaq te madh te perfaqesuesve tane ne parlament. Une besoj qe ka ndodhur per shkakun qe Edi Rames i duhej nje grup parlamentar qe ta kontrolloje edhe vete. Ai ka futur aty te gjithe njerezit e vet, po te shohesh te gjithe personat qe kane punuar ne bashki dhe gjate viteve qe ai ka qene ne bashki, te gjithe sot jane me mandat parlamenti dhe me mandat deputeti. Edi Rama ka pasur nevojen te bej PS-ne partine e tij dhe per te futur atje njerez qe pavaresisht nga eksperienca dhe njohurite, te jene ushtaret e tij, te jene te bindurit e tij. Mbetet per ta pare se sa e vlefshme do te jete kjo. Une mendoj qe te pakten gjashte muajt e pare ky parlament do te kete probleme me kete ekip kaq te ri sepse nuk eshte e thjeshte. Eshte nje profesion shume i veshtire, profesioni i anetarit te parlamentit. Procedurat jane shume delikate, kontributi eshte shume delikat, aty ku jepet dhe njerez qe s'kane asnjelloj eksperience sigurisht qe do te kene problemet e tyre, te pakten derisa te kuptojne se cfare ndodh ne parlament.
Disa nga keto qe une kam konsideruar dekane te politikes shqiptare, per arsye te moshes, por edhe njerez te cilet konsiderohen te tille per jeten politike, si zoti Gjinushi, Milo, Ceka, apo edhe zoti Nano, dhe vete Rama nuk jane ne parlament. Sa mendoni se e demtojne cilesisht jeten politike shqiptare?
E demtojne. Pavaresisht se te gjithe ato zoterinj, i kam apo s'i kam qejf une, kane kontribuar ne politiken shqiptare. Te gjithe ata kur flisnin kishe se cfare mesoje, edhe per Gjinushin qe une s'e kam fare qejf, edhe ndonje tjeter, me kontributin qe jepnin ne parlament per shkak te eksperiences qe kishin, gjithmone ishin kontribute te vyera, kontribute nga te cilat mund te perfitoje ti si deputet i ri.
Po per zotin Veliaj qe ka mbetur jashte...?
Zoti Veliaj nuk ka ndonje vlere qe duhet te ishte patjeter ne parlament. Por personat qe fole une do te preferoja qe te vazhdonin te ishin ne parlament per shkak te eksperiences shume te vyer qe kam pasur dhe per shkak te kontributit te vyer qe kane dhene ne te gjithe keto vite, s'mund te hedh asnje prej tyre poshte. Dhe zoti Ceka nje parlamentar me nje eksperience te shkelqyer, nje njeri qe ka nderhyre ne pika kulmore te parlamentit per te dhene zgjidhje, ne ligje shume te rendesishme, ne momente te rendesishme. Pra te gjithe ato persona qe permenda me lart, do te ishte nder nese do te ishin ne parlament.
Cili do te jete pozicioni juaj ne koalicionin e ardhshem, i juaji personal?
S'ka rendesi. Ne do te jemi ne koalicionin qeverises dhe une do te jem ne koalicionin qeverises. Nuk kane shume rendesi detajet.
Nuk keni percaktuar ende asgje konkrete?
Asnje gje perfundimtare.
Kur do ta kemi qeverine e ardhshme publike?
Do ta kemi ne fund te muajit gusht. Ne fakt, gjerat kryesore jane bere, nuk do te kete shume kohe per te vazhduar negociatat e metejshme dhe pikat me delikate jane pothuajse te zgjidhura me zotin Berisha dhe perfaqesuesit e tij. Zoti Berisha na kerkuar nje mirekuptim qe gjerat te behen publike vetem ne fund te gushtit ku te jete ne perfundim mandati i qeverise ekzistuese, te cilen ne e mirekuptojme plotesisht. Nuk mund te shpallim tani emra ministrash ku kemi ministra qe do te jene ne detyre te pakten edhe 1 muaj e gjysme. Nuk na intereson te bie ritmi i qeverisjes, por e kunderta, pasi Shqiperia eshte ne nje situate te pafavorshme ekonomike, per shkak edhe te krizes nderkombetare. Ne ia kemi dhene kete mirekuptim zoti Berisha, besoj se javen e fundit te gushtit keto gjera do te behen publike, marreveshje do te firmoste dhe ne fillim te shtatorit pastaj cdo gje do te kaloje ne parlament dhe cdo gje do t'i kthehet normalitetit.