Shtesë » Shkenca
A jemi afër fundit?
E shtune, 11.07.2009, 08:41 AM
Viruset qëndrojnë në krye të historisë së zhvillimit të jetës. Ata janë dëshmitarë të historisë
Mikroorganizëm i padukshëm. Parë nga prizma mikroskopike, grimca të imëta dhe të "vdekura" pluhuri! Ato nuk mund të vihen në vetëlëvizje, nuk mund të shumohen vetvetiu. Atyre iu nevojitet një qelizë e gjallë, të cilën ato grimca pastaj e detyrojnë që të riprodhojë kopje të tjera, duke u shumuar në pambarim.
"Viruset qëndrojnë në krye të historisë së zhvillimit të jetës. Ata janë më të vjetër se çdo qelizë komplekse, nga e cila sot ndërtohet secili organizëm i gjallë, qoftë shtazor, qoftë bimor. Ata janë dëshmitarë të historisë. Miliarda vjet të vjetër dhe akoma ekzistues, që t'i vështirësojnë jetën qelizave", - thotë virologu nga Universiteti i Parisit, Ali Saib. Dhe vërtet, edhe pse të padukshme dhe parazitë, ato demonstrojnë fuqi magjike: Janë në gjendje, që për pak kohë, ta mposhtin edhe gjallesën më të madhe tokësore. Kanë mposhtur dinozaurë gjigantë, balena disa tonelatëshe, por edhe ushtritë më të famshme të kohës si atë të Napolon Bonopartit.
Shumë herë gjatë historisë njerëzore, shfaqja e mortajave të ndryshme ka marrë me miliona jetë. Epidemia e quajtur "Loimos", që kishte përfshirë Greqinë 430 para erës së re, në një farë forme edhe i dha fund "epokës së artë", të cilën e shijonte Athina asokohe. Nga kjo epidemi vdiqën, pothuajse një në tre banorë dhe shkaktari i saj nuk u zbulua kurrë.
800 vite më vonë, malaria e përfshiu qytetin antik, Romën, duke e kthyer këtë metropol në një qytet të rrënuar. Vetëm 17.000 banorë, thuhet se kishin arritur të mbijetonin. Një epidemi e shkaktuar nga lia, popullatës së Meksikos i kushtoi mbi 18 milion jetë njerëzish. Brenda 100 viteve (1720-1816), kjo popullatë që numëronte asokohe 20 milion banorë, mbeti me vetëm 1.6 milion banorë. Dhe njëra ndër tragjeditë më të mëdha globale në këtë drejtim është pandemia e viteve 1918-20, që u quajt "gripi spanjoll". Brenda dy viteve ajo arriti të marr mbi 50 milion jetë njerëzish.
Fakti që viruset mund të nxisin sëmundje të tmerrshme dhe të përhapen me shpejtësi marramendëse në çdo pikë të globit, nuk është ndonjë temë e re. Dëshmia më e fundit është "gripi i derrave" H1N1, që po përhapet me shpejtësi të madhe në të gjitha anët e botës dhe që i ka vendosur para një sfide tejet serioze të gjitha institucionet më të rëndësishme botërore. Një mutacion i mundshëm dhe ky virus mund të shkaktojë një pandemi me përmasa të paparashikuara për njerëzimin. Dhe nga ky shkak, Organizata Botërore e Shëndetësisë, me seli në Gjenevë të Zvicrës, më 11 qershor 2009, shpalli edhe zyrtarisht virusin e derrave si pandemi globale, duke e ngritur gjendjen alarmuese në shkallën më të lartë - në të gjashtën. Është hera e parë që, pas më shumë se 40 vitesh (nga "gripi i Hongkongut" në vitet 1968/69, nga i cili vdiqën mbi 2 milion njerëz), kjo organizatë (OBSH) të shpallë gjendje pandemie. Vala e përhapjes së "virusit të derrave" nuk ka të ndalur. Mbi 100.000 njerëz (numri është gjithnjë në rritje marramendëse), në mbi 100 shtete, konsiderohen të prekur nga ky virus. Disa qindra njerëz kanë ndërruar jetë. "Virusi është i ri, jashtëzakonisht ngjitës dhe është duke e përhapur shumë shpejt".
"Nuk po mundemi ta vëmë nën kontroll, prandaj edhe kam vendosur që të shpall gjendje pandemie", thotë drejtoresha e OBSH-së, Margaret Chan. Megjithëse alarmi është ngritur në shkallën më të lartë, OBSH, akoma nuk rekomandon mbyllje kufijsh apo bartje të përgjithshme të maskave mbrojtëse.
Për këtë gjë epidemiologët që prej vitesh kanë paralajmëruar, që nga "gripi i shpendëve" se do të jetë vetëm çështje kohe kur do të shfaqej një vatër e re e rrezikshme e gripit që mund të shkaktonte miliona të vdekur në të gjithë botën. Virusi i shpendëve H5N1, sipas shkencëtarëve, mbetet akoma njëri ndër kërcënuesit më seriozë të mundshëm për njerëzimin. Që nga viti 2003, kur ky virus është bërë publik, janë infektuar, së paku zyrtarisht, mbi 300 njerëz në mbi 10 vende, kryesisht në Azi dhe 60% e tyre, kanë ndërruar jetë. Shkencëtarët janë shumë të shqetësuar sepse, sipas tyre, këtij virusi i nevojiten vetëm edhe pak mutacione, që ai të kthehet në një vrasës me përmasa katastrofale për njerëzimin, për shkak të mungesës së një vaksine adeguate. Specialisti i njohur farmaceutik, Novartis, ngjalli pak shpresa nga mesi i qershorit (13.06.2009), kur bëri të ditur se ka arritur të zbulojë një vaksinë efikase kundër "gripit të derrave", por se, për prodhimin serik nevojiten edhe disa muaj. Mirëpo, mbetet pikëpyetje e madhe efikasiteti i kësaj vaksine, pasi kjo nuk është testuar drejtpërdrejt tek njeriu. Shkencëtarët nuk mund ta parashikojnë mënyrën e mutacionit që mund të pësojë, duke qenë se ky grip është një kombinim i viruseve të njerëzve, derrave dhe shpendëve, prandaj edhe kundër një kombinimi të tillë, të panjohur akoma për shkencën, imuniteti i njeriut, por edhe vaksina që do të prodhohet së shpejti, mund të jenë të paefektshëm.
Loja e rrezikshme me gjene
Skenarët e mësipërm rreth një katastrofe të mundshme globale, po supozoj se mund të jetë si burim i proceseve të zakonshme të ligjeve natyrore, edhe pse me pasoja tragjike. Por, shumë më shqetësuese dhe të rrezikshme për njerëzimin, duket të jenë eksperimentet gjenetike që zhvillohen nëpër laboratorët e shumtë.
Një nga këto vende është edhe qyteti Boise, në shtetin Idaho të SHBA-ve, laboratori i universitetit të të cilit gjendet prapa mureve disa metërshe të betonit. Brenda duket gjithçka e zakontë - e parrezikshme: teknikë laboratorikë, mikroskopë, kompjuter etj. Megjithatë, kjo përshtypje është zhgënjyese: këtu zhvillohet eksperimenti gjenetik më i kontestuari në mbarë botën! Nën udhëheqjen e prof. Greg Hampikian, shkencëtarët kërkojnë kodin gjenetik të vdekjes. Ata krijojnë gjene artificiale, të cilat, në natyrë nuk kanë ekzistuar asnjëherë. Ky eksperiment tejet i rrezikshëm mund të krijojë një vrimë të zezë në të gjithë botën gjenetike dhe me këtë duket se shkenca po mundohet të luajë ose të zëvendësojë rolin e Krijuesit!
Eksperimentimit me gjene (zyrtarisht vetëm në bimë) dhe krijimit sintetik të tyre, në shumë shtete i është dhënë drita e gjelbër, me arsyetimin se kjo shkon në dobi të njerëzimit. Duke shpikur ADN-në (acidi deoksiribonukleik), në bazën fillestare të gjallesave që bartte mesazhet gjenetike të çdo qelize, duke i kyçur, shkyçur ose zëvendësuar, pra duke manipuluar me gjene, shkencëtarët po përpiqen t'i dekodojnë të gjitha sekretet e krijimit të një organizmi dhe me këtë edhe krijimin, konstruktimin e një organizmi artificial (sintetik). Dhe potenciali i këtij manipulimi me gjene, duket i pakufishëm: të pavarura nga procesi i evolucionit, organizmat sintetikë, shpresohet se një ditë, do ta rrisin produktivitetin e përgjithshëm agrobotanikë, përmirësojnë mirëqenien njerëzore, do të luftojnë kancerin, do të arrijnë të prodhojnë edhe karburante biologjike etj. Dhe kjo, natyrisht do të ishte në dobi të njerëzimit. Por, a do të jetë në gjendje njeriu, si krijues (si Zot) i këtyre organizmave, t'i ketë edhe nën kontroll ato? Sa të bindur janë shkencëtarët që luajnë me pushtetin kundrejt qenieve njerëzorë se këto qenie laboratorikë nuk do të pësojnë mutacione, duke u kthyer në një kërcënim shumë serioz për të gjithë botën? Kjo është pyetje, përgjigjet e së cilës lënë shumë për të dëshiruar.
Shkencëtarët e Universitetit të Boise-s kanë arritur vetëm të konstruktojnë sekuenca të ADN-së, që tek njeriu nuk ekzistojnë, madje edhe disa që nuk ekzistojnë në asnjë gjallesë tjetër të këtij planeti. Të bartura në organizëm përmes frymëmarrjes ose ushqimit, disa nga këto sekuenca të manipuluara të ADN-së arrijnë të paralizojnë çdo funksion të domosdoshëm për jetë të organizmit. Dhe kjo i shqetëson kritikët e këtij procesi, pasi fuqi të mëdha, qeveri të ndryshme, diktatorë apo edhe organizata terroriste, mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi, që përmes një arme të tillë biologjike, ta mbajnë nën shënjestër ose edhe ta shkatërrojnë armikun e tyre. Kjo praktikë e krijimit të një arme biologjike për shkatërrim masiv nuk është, po ashtu, diçka e re. Që në kohën e Luftës së Dytë Botërore është i njohur plani i disa shteteve të aleancës, për përdorimin e Anthrax - bombave (bombave të mbushura me baktere infektuese shume të rrezikshme - Bacillus anthracis), mbi qytetet më të mëdha gjermane si Berlini, Hamburgu, Stuttgardi etj., në fazën e fundit të luftës, për të mbytur çdo banor të tyre. Por falë vonesës transportuese të këtyre bombave nga SHBA në Britaninë e Madhe (mbi 5000 copë) dhe mospajtimit të disa aleatëve, fatmirësisht kjo nuk ndodhi. Përdorimi testues i këtyre bio-bombave në një pjesë të pabanuar të Islandës, shkatërroi tërësisht, të gjithë faunën, brenda një dite. "Armën më efektive dhe më të lirë e ka krijuar vetë natyra", thotë biologu Malcolm Dando nga Universiteti i Brodfordit në Angli. Nevojitet vetëm 100 kg bazile Anthraxi për të vrarë rreth 3 milion njerëz. Për të parandaluar ndonjë katastrofë të tillë, mbi 143 shtete, në vitin 1872, nënshkruan një marrëveshje për ndalimin e prodhimit të armëve biologjike.
Por, krejt ndryshe nga një pandemi e provokuar nga viruset natyrale, edhe nëse ata kanë kaluar disa faza mutacionesh, shpresat për të mbijetuar njerëzimi, megjithatë nuk janë të shuara tërësisht. Një shpërthim i një epidemie, i provokuar nga viruset sintetikë të gjeneve të manipuluar ose të krijuar artificialisht, do të ndalet, vetëm atëherë kur të vdes njeriu i fundit. Në krahasim me viruset natyralë, sekuencat e një gjeni sintetik, të manipuluar ose krijuar artificialisht, nuk vdesin. Në vitin 2012, janë parashikuar edhe preparatet e para të këtyre gjeneve sintetike. Qëllimi: luftimin e dëmtuesve të kulturave agrare. Mirëpo, askush nuk e di se këto gjene - vrasëse, nuk do të kalojnë edhe tek format tjera të jetës me potencial shkatërrues edhe për to. Ndoshta edhe tek njeriu. Do të ishte një proces që nuk do të mund ta ndalonte askush...
Ngrohja globale vë në pikëpyetje baraspeshën e Tokës
Shkencëtari britanik për studime klimatike, Xhejms Lavlok, ka deklaruar se për shkak të temperaturave të larta disa pjesë të botës do të shndërrohen në shkretëtira dhe do të vijë deri te ngritja e nivelit të deteve që do të vërshojnë pjesët e tjera. Lavlok (89), i njohur sipas teorisë së tij Gaja, sipas së cilës Toka është një lloj organizmi i gjallë, ka thënë se ndryshimet klimatike do të shkatërrojnë pjesën më të madhe të jetës në Tokë deri në fund të këtij shekulli, ndërsa njerëzimi është vonuar që të parandalojë këtë katastrofë.
"Toka gradualisht do të shndërrohet në shkretëtirë. Kjo do të ndodhë kur Sahara gradualisht të lëvizë drejt Europës. Por, kjo nuk ka të bëjë vetëm me Europën, por e gjithë bota do të ndryshojë në këtë drejtim", ka thënë ai. Ai ka shtuar se është e besueshme të kenë dështuar përpjekjet për të ulur emetimin e gazrave që shkaktojnë ngrohjen e planetit, si dioksid karboni. Madje, edhe nëse bota do të gjejë mënyrën për të ulur emetimin e këtyre gazrave në zero, tashmë është vonë që të ftohet Toka, konsideron ai. "Ky është si një super-tanker, nuk mund ta ndaloni vetëm duke ndalur motorin. Nëse çuditërisht do të arrini të zvogëloni dioksid karbonin, Toka nuk do të ftohej menjëherë", ka thënë Lavlok.
Shkencëtari britanik konsideron se të gjitha forcat duhen angazhuar në krijimin e strehimeve në rajonet, të cilat do t'i shpëtojnë efekteve negative të ndryshimeve klimatike. Sipas tij, pritet të ketë thatësi të madhe dhe vdekje të njerëzve në shkallë të lartë dhe se numri i banorëve nga rreth shtatë miliard mund të bie në një miliard deri në fund të shekullit, pasi njerëzit do të kenë shumë pak resurse. "Do të ketë uri të madhe dhe mungesë uji. Popullata mund të bie deri në një miliard ose më pak", ka thënë Lavlok. Sipas tij, deri në vitin 2040, temperaturat në qytetet evropiane gjatë verës do të rriten mesatarisht në 43 gradë Celsius, ashtu siç ndodh tashmë në Bagdad.
Lavlok konsideron se bota nuk është duke reaguar urgjentisht kundër problemit dhe tha se nuk duhet fajësuar ai për parashikimet e tmerrshme, pasi që edhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndryshime klimatike në raportin e vitit 2001 ka paralajmëruar se temperaturat deri në vitin 2040 dhe 2050 do të jenë shumë të larta.
Përmbytjet, si pasojë e ndryshimeve klimatike, mendohet se kanë qenë edhe shkaktarët e disahershëm të zhdukjes së jetës në Tokë. Ndër më të përfolurit është miti për Atlantidën, një ndër civilizimet më të lashta që kishte një shkallë të lartë zhvillimi (bazuar në dëshmitë e Platonit) e që mendohet se gjendet i përmbytur diku në oqeanin Atlantik. Supozohet se ndonjë ndryshim i madh klimatik e gjeologjik (nga përplasja e mundshme e ndonjë meteoriti), ka ndikuar që ky civilizim të zhduket nga faqja e dheut për pak kohë (brenda natës). Ishin përmbytjet e shkaktuara nga tërmetet, shpërthimet vullkanike, valët e mëdha të oqeanit etj, ato që fundosën këtë "kontinent" përgjithmonë.
Por Atlantida, nuk është rasti i vetëm i përmbytjeve nga ndryshimet klimatike. Zbulimet e shumta të fosileve të kafshëve parahistorike, siç janë tetrapodet (dinozaurët) barngrënës ose Mamutët e lloje tjera, që janë gjetur në hapësira të ndryshme të globit, të cilat sot janë të mbuluara nga shtresa të mëdha akulli ose në sipërfaqe ku, për shkak të mungesës së lagështisë, procesi vegjetativ është tërësisht i pazhvilluar, pra në shkretëtira të ndryshme, dëshmojnë për ndryshime ekstreme klimatike që janë zhvilluar në planetin tonë. Në Siberi është zbuluar një Mamut gjigant i ngrirë, i cili është ushqyer vetëm me bimë. Në gojën e tij janë gjetur mbeturina të myshkut, ndërsa në zorrët e tij edhe mbeturina barishtesh që sot nuk ekzistojnë në atë hapësirë. Trupa të shtazëve të ndryshme janë zbuluar edhe Kinë, Kanada, e vende të tjera të globit. Shkencëtarët mendojnë se këto zhvendosje janë bërë si pasojë e ndonjë kataklizmi natyror.
Jo vetëm sipas legjendave, por edhe sipas profecive religjioze, bota është përmbytur disa herë. Janë diku rreth 30 burime që flasin për përmbytje me pasoja katastrofike për gjallesat e planetit Tokë. Kemi rrëfimin e Biblës, ku Perëndia vendos të dënojë njerëzimin për shfaqjen e mosbesimit tek Krijuesi i tyre, dhe e urdhëron Noe-n t'i marrë familjarët dhe lloje të përcaktuar të botës shtazore e bimore dhe të vendoset në një anije, pasi vendimmarrësi hyjnor, kishte vendosur ta shkatërrojë njerëzim përmes përmbytjeve për ta ripërtërirë pastaj me një lloj tjetër më të mirë. Dhe kështu, 40 ditë pa ndërprerë, kishte lëshuar shi të fuqishëm dukë përmbytur çdo gjë mbi Tokë.
Rrëfime të ngjashme, si kjo në Bibël për Tokën e përmbytur, janë edhe kronikat e asiro-babilonasve, pastaj ato të grekëve të vjetër; shënimet e indiasve, ato kineze, egjiptase e të tjera, të cilat, pothuajse janë të ngjashme: personazhet e këtyre legjendave, meshkuj dhe femra, me të afërmit e tyre ose pa ta, me botën shtazore e bimore etj., pozicionohen në vende ose objekte të caktuara nga vet Krijuesi, që të mbijetojnë dhe bota sërish të mund të marrë frymë nga e para.
Duke e marrë për bazë numrin e madh të legjendave të ngjashme nga shumë popuj të lashtë të globit dhe duke pasur parasysh mundësinë e komunikimit të tyre në ato kohëra, që ishte tejet i vështirë, shkencëtarët janë të bindur në vërtetësinë e tyre. Ndoshta jo saktësisht, sipas skenarëve të rrëfyer nëpër ato legjenda, por me një skenar të përafërt, gjithsesi. Është shumë domethënës për ta, gjithashtu, edhe rrëfimi për Solonin (640-558 p.e.s) - një personalitet i njohur në antikitetin grek, që njihet si reformatori dhe udhëheqësi i Athinës, të cilit egjiptianët, kur ai ishte në vizitë tek ta në Saisu, i thanë: "Njerëzimi është përmbytur disa herë nga arsye të ndryshme dhe kjo do të ndodhë edhe në të ardhmen"... ndoshta këtë herë i provokuar edhe nga vet faktori njeri!!!
Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI - RD

Komentoni
Artikuj te tjere
Frenk Dreik: Nuk jemi të vetëm në Univers
Si shuhet një yll
Frenk Dreik: Nuk jemi të vetëm në Univers
Si do të jetë e ardhmja e planetit?
Horoskopi 2009
Krijesat e çuditshme dhe Fenomenet paranormale të kohëve moderne
Katastrofizmi/Rreziku vjen nga kozmosi
Dhjetë vitet që ndryshuan Tokën
Klonimi - Shpresë apo tmerr
21 Dhjetor 2012 - Çfarë do të ndodhë?
Kur u mundësua jeta mbi Tokë?
Sinjale misteriozë
Zhytje të mbarë me "Google Ocean"!
Kujdes! Po vjen një grip i rrezikshëm. Vaksinohuni!
Fotoja e parë e tokës nga hëna
Libri që po trondit botën, 41 shkencëtarët që studionin UFO-t dhe që janë gjendur të vdekur
UFO-t dhe CIA
A do të mund të jetojmë përgjithmonë në tokë?