E merkure, 13.11.2024, 06:21 AM (GMT)

Mendime

BDSH: Çarçafi i PDSH-së, si Qefin për Marrëveshjen Ndërkombëtare të Ohrit

E hene, 06.07.2009, 05:53 PM



Në vazhdën e strategjive antishqiptare në Maqedoni, rrënimi i Marrëveshjes Ndërkombëtare të Ohrit përbënte prioritetin kryesor.


Mospërmbushja e obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje ka pasur për qëllim përhapjen e defetizmit politik ndër shqiptarët dhe heqjen dorë nga realizimi i të gjitha të drejtave që rrjedhin nga obligimi ndërkombëtar i Maqedonisë.

Natyra antishqiptare e funksionimit të shtetit të Maqedonisë është faktori kryesor i kësaj logjike. Por, partitë politike që kanë pretenduar të mbrojnë interesat e popullit shqiptar kanë shfrytëzuar këtë marrëveshje vetëm në diskurset politike gjatë fushatave elektorale dhe më pas, për interesa të ngushta personale dhe klanore, kanë vepruar konform strategjisë antishqiptare të përhapjes së defetizmit politik.

Në vend të realizimit të plotë të kësaj marrëveshje, PDSH dhe BDI, herë nga pozita e herë nga opozita, kanë hyrë në marrëveshje partiake me bartësit e pushtetit maqedonas.
Qe disa mandate nga përfundimi i luftës së vitit 2001, asnjëra nga partitë nuk realizoi dhe nuk mbrojti me konsekuencë obligimet që dalin nga kjo marrëveshje ndërkombëtare.

Tani, pas 8 vitesh nga Marrëveshja e Ohrit populli shqiptar i Maqedonisë është populli më i diskriminuar dhe më i shtypur i Evropës.  

Tani, pas 8 viteve nga Marrëveshja e Ohrit, shumë nga ligjet e sjellura lëne që s’janë konform vetë marrëveshjes, por implementimi i tyre në praktik është jashtë çdo afati të mundur.

Tani, pas 8 viteve të Marrëveshjes së Ohrit, në vend që të përmirësohet situata aktuale, shqiptarët në Maqedoni ende ballafaqohen me të njëjtat probleme sikur 20 vitet e kaluara edhe atë në formë ende më të shprehur.

Tani, kur të gjithë e dinë se Marrëveshja e Marsit 2007 në mes të BDI-së dhe VMRO-së pati si të vetmin rezultat kthimin e BDI-së në Parlamentin e Maqedonisë dhe uljen e nivelit nga një marrëveshje me ndërmjetësim dhe garanci ndërkombëtarë në një marrëveshje gojore në prezencë të ndërkombëtarëve;

Tani, kur të gjithë e dinë se Marrëveshja e Majit 2008 në mes të PDSH-së dhe VMRO-së
pati si të vetmin rezultat manipulimin elektoral gjatë fushatës zgjedhore 2008 dhe uljen e nivelit nga një marrëveshje me ndërmjetësim dhe garanci ndërkombëtarë në një marrëveshje ndërpartiake pa prezencë të ndërkombëtarëve, na del edhe një “një marrëveshje e re”!

Populli shqiptar e din fare mirë se partia që sa ishte në pushtet ushtroi dhunën në Tanushë, vrasjet në Vaksincë, vrasjen në Haraçinë, vrasjet në Shkup, vrasjen në Odër, vrasjet në Malësi të Sharrit, burgosjet, maltretimet e shqiptarëve, plaçkitjet dhe reketimin e ekonomisë së vogël e të mesme përgatit manipulimin e ri të maskuar me çarçaf partiak. Ky çarçaf në realitet fsheh qefinin që i përgatitet interesave të popullit shqiptar që duhet të realizohen me marrëveshjen ndërkombëtare të Ohrit.

Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga garantët e Marrëveshjes së Ohrit (SHBA-të dhe shtetet e BE-së) që të ushtrojnë ndikimin e tyre për realizimin e menjëhershëm dhe të riafatizuar të Marrëveshjes së Ohrit!

Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga garantët e Marrëveshjes së Ohrit (SHBA-të dhe shtetet e BE-së) që riafatizimin e realizimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit ta shpallin si parakusht për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE!

Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga PDSH dhe BDI që të ndalin pazarllëqet partiake në dëm të Marrëveshjeve Ndërkombëtare për të drejtat e shqiptarëve!

Konsensusi kombëtar dhe ndërkombëtar rreth këtyre çështjeve dhe mobilizimi i përgjithshëm për riafatizimin e realizimit të tërësishëm të Marrëveshjes së Ohrit janë garanci e vetme për paqen dhe sigurinë në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor.

Bashkimi Demokratik Shqiptar
6 qershor 2009
Tetovë


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora