Editorial
Shaban Peraj: Bashkimi që solli qeverinë
E diele, 05.07.2009, 02:51 PM
Bashkimi që solli qeverinë
Nga Shaban Peraj
Tani pas zgjedhjeve të 28 qershorit duket se me të drejtë cdo gjë në skenën politike shqiptare po merr drejtimin që i duhet mbarë Shqipërisë e shqiptarëve. Kjo e drejtë lindi si dicka që i duhet këtij vendi për të arritur qëllimin më madhorë që ka Shqipëia në këto momente, ate të integrimit në strukturat evropiane. Kjo është rruga e vetme e shqiptarëve, rruga e duartrokitjes si cdo lloj iniciative dhe pune të dobishme në të mirë të atdheut dhe popullit si dhe mbështetjes së ushtrisë së të lumturve që u shërbejnë atyre, Nuk kemi për t’u përgjegjur akuzave që na bëjnë për mohim dhe devijim ata që me cdo kusht kërkuan të marrin pushtetin, po pse jo edhe me kërcënime e shantazhe nga më të ndryshmet, këtë për të justifikuar vetën për politikën dështake që udhëhoqen. Sovrani e tha fjalën e vet, ajo që tashmë është në tavolinë lypset të ndiqet nga koka të këthjellta, për fat ata i ka Shqipëria e shqiptarët dhe populli duhet atyre t’u besojnë me konceptin e ri të qeverisë së re. Një qasje tjetër kanë ata që humbën dhe kjo i arsyeton sepse nuk ndodhi ajo që pritej prej tyre, nuk u arritë shkatërrimi i bashkëpunimit majtas e djathtas të cilën ide e hodhi Edi Rama edhe para fushatës elektorale, jo për t’i bashkuar dy krahët, por për të shkatërruar konkurentët brenda së majtës. Pavarësisht ragimeve të tija po edhe të partickëve të partive opozitare si Gjinushi, Millo apo ndonjë tjetër si këta, tani nuk ia vlenë që Shqipëria e shqiptarët të mbahen peng i interesave personale të tyre, për këtë nuk kemi për t’i thënë mallkimit “amin, ashtu qoftë”. Ata kanë aq bagazhë politik sa të kuptojnë të vërtetën e realitetin e krijuar në hartën politike të Shqipërisë, atyre u takon më shumë të merren me vetën se sa me kundërshtarët politik pasi që nuk deshën për hir të karrierës politike të hynë bashkarisht në paqë, atëherë të mos bien në kontradikta, ose cështjet dhe dallimet të mos i zmadhojnë. Kjo nuk i shërben askujt në këto rrethana të krijuara, ndaj ata mund të sjellin në kokat e tyre cfarëdo koncepti për të arsyetuar veprimet e tyre e për të sulmuar kundërshtarin tjetër të cilin dorën në zemër deshën ta shkatërrojnë edhe para fushatës elektorale.
Pozicionet dihen dhe kjo tashmë u bë publike, interesi i atdheut kërkon që të shmanget kriza dhe pengimi i reformave të nisura katër vjet më parë, për cka interesat e vendit janë më madhore se ata të atyre që kanë mbetur të vetmuar pavarësisht trumbetimit që bëjnë për të hedur lotë krokodili.Tani këta të vetmuar e të kombinuar nga politika e vjetër duhet ta kenë të qartë se nuk kanë mbetr larg atdheut e familjes, që i ka bërë të jenë të ndarë prej miqve e shokëve. Këtë e bënë ata vet duke dashur kështu të jenë mbretër në politikën shqiptare. Ata duhet ta kuptojnë se me idealet e larta, me mendime për botën përtej, flijimin e kënaqësive personale për hirë të të tjerëve dhe me këmbënguljen dhe vendosmërinë e jashtëzakonshme bien shpesh në kundërshtim me grupet që ndjekin interesa të ngushta dhe pëplasen me to, ai që mjedisi e gjykoi për të keq, me të gjitha qëndrimet mbetet i huaj! Sistemet e ngritura mbi gënjeshtër dhe stërmadhim, sic vepruan këta të vetmuar, është dashur ta dinë se herët a vonë shemben mbi kokë të themeluesve të vet duke mbetur një ëndërr e hidhur dhe një iluzion i përmalluar.
Tani nuk ka pse të habisë askend formula e re e qeverisjes që u duhet shqiptarëve, ky është realiteti dhe këtë duhet përshëndetur. Gabojnë shumë ata që thonë se nuk duhet bashkur e majta me të djathtën, kjo është politikë dhe atë duhet përshëndetur me vet faktin se të gjithë jemi shqiptarë. Ata që punojnë në rrugën për të ndricuar njerëzit, ata që pëpiqen vazhdimisht për lumturinë e tyre, ata që u zgjasin dorën njerëzve të rënë në greminat e ndryshme të jetës, janë shpirtëra të lartë që kanë njohur vetën si mbrojtës të shoqërisë shqiptare mes së cilës jetojnë, ata janë koshentë për detyrat që kanë marrë në rrugën e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në strukturat evropiane. Ata kanë marrë për detyrë e obligim që shqptarëve t’u sigurojnë drejtësinë, garancën, të ardhmen të lidhur me të sotmen, pavarësisht nga cdo gjë. Këtë u kanë premtuar shqiptarëve dhe ata duhet t’u besojnë atyre ani pse vinë nga ky apo ai krah politik, ndërsa ata që janë nisur për udhë me shkaqe të paprovuara do t’i lënë të zhgënjyer ata që janë lidhur pas tyre, por edhe vetës do t’i bëjnë dëm.

Komentoni
Artikuj te tjere
Hysen Ibrahimi: 19 vjetori i miratimit të Deklaratës Kushtetuese të Kosovës?
Shaban Peraj: Përplasjet që nuk na duhen
Sokol Demaku: Një e keqe ogurzezë që po godet pa mëshirë
Bardhyl Mahmuti: Letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara Amerikane, z. Barack Obama
Engjëll Koliqi: Demokracia do fushatë pa plumba
Lebit Murtishi: Kush e “ projektoi“ kosovarizmin!?!
Skender Korça: Zgjedhjet e qershorit në Shqipëri
Hysen Ibrahimi: 10 vjetori i Çlirimit të Kosovës nga NATO
Engjëll Koliqi: Origjinaliteti dhe diplomacia e kombit iliro-shqiptar
Hajdin Islami: Skënderaj - qyteti i rezistencës shqiptare
Engjëll Koliqi: Presidenti i Republikës së Kosovës i hapi udhë një politike të mirë të shqiptarëve në Maqedoni
Ndue Ukaj: Rindërtimi shpirtëror i shqiptarëve
Engjëll Koliqi: E kemi një aleancë të fortë përtej oqeanit
Isuf B. Bajrami: Greqia te çështja çame, shkel Konventat
Engjëll Koliqi: Me mirëbesim e me mirëkuptim bëhen mirë të gjitha punët
Engjëll Koliqi: Politika e shqiptarëve në Maqedoninë antishqiptare
Albert Vataj: Vrasja, si test politik
Alfred Papuçiu: Shqiptarët dhe dyshtetësia
Alfred Papuçiu: Letër drejtuar kryeministrit Sali Berisha?
Dorian Koçi: 70 Vjet (Pa)Siguri Kombëtare