E enjte, 14.11.2024, 06:29 AM (GMT)

Mendime

F.H.: Respekt bashkëatdhetarëve tanë të çdo feje qofshin!

E hene, 15.06.2009, 06:21 PM


Respekt bashkëatdhetarëve tanë të çdo feje qofshin!
 
Të ruajmë gjuhën shqipe dhe përkatësinë si shqiptarë!

Nga F.H.
 
I nderuar Ilir!

I kam lexuar me interes shkrimet tuaja dhe ju përgëzoj për guximin që keni. E shoh se jeni një nga bijt e Krishtit si dhe unë. Vetëm se dua të të bëj një sygjerim shoqëror: si të krishterët dhe myslimanët janë njerëz dhe kanë të drejtë të ruajnë fenë, zakonet, ritet dhe gjuhën e tyre. Pra ta duam njeri-tjetrin edhe pse me fé tjetër. E vërtetë është se Kombi ynë ka pësuar shumë pushtime dhe shumë nga bashkëkombasit tanë kanë qënë të detyruar të ndrojnë emrin dhe mbiemrin. Në kohën e Osmanëve, bashkëatdhetarë nga Jugu i Shqipërisë, për arsye të përfitimit materal, vend në poste në administratën osmane, ushtri etj., u detyruan ta ndronin emrin dhe mbiemrin dhe ta turqizonin. Në vitet 1700, në Veri në Shqipërisë, shumë njerëz u detyruan të ikin për të mos rënë pré e osmanëve. Ata u detyruan apo i shtrenguan ta ndronin sidomos mbiemrin në "viç" apo "iç" nga ana e autoriteteve të vendit ku u vendosën, sidomos në Kroaci.

Më e keqja është se në një vend fqinj të Shqipërisë, si Greqia, nëse një shqiptar do të vendoset, duhet patjetër të ndrojë emrin dhe mbiemrin. Pra nëse quhet Osman Osmani, paguan disa lekë dhe emri i tij shkruhet Fatos Vito. Vetëm kështu ai ka mundësi të marrë lejen e qëndrimit në Greqi.

E përsëris e keqja më e madhe e një veprimi të tillë është se bashkëkombasit tanë apo fëmijët e tyre, do të asimilohen në Greqi apo edhe në vende të tjera europiane dhe do të humbin përkatësinë e tyre shqiptare. Për më tepër, ata nuk kanë mundësi të kenë dyshtetësinë. Cdo vit, presidenti i Republikës shqiptare është i detyruar të nënshkruajë lënien e shtetësisë për qindra e qindra shqiptarë, meshkuj apo ferma që martohen me të huaj. Kjo është tepër e dhimshme në shumë drejtime. Jo vetëm fëmijët e tyre dhe stërnipër do të humbin gjithçka që kanë patur në Shqipëri: pronat (që merren nga parlamentarë sidomos të opizitës apo ish ministra, pinjollë të regjimit të urryer të diktatorit E. Hoxha dhe "Zonjës së Zezë" Nexhmije që mirë është ta mbyllë sqepin), por edhe gjithçka që lidhet me përkatësinë e tyre si shqiptarë. Uroj të paktën që prindërit e tyre t'u mësojnë gjuhën shqipe që u ka rezistuar shekujve.

Pra i nderuar Ilir: problemi nuk është tek Turqia sot, pasi të paktën qeveria turke dhe njerëzit atje (unë kam qënë) të presin shumë mirë, jo vetëm me çaj turku dhe kafé po turku (pasi nuk e quajnë kafe greke), por janë grekët, serbët dhe disa të tjerë që u shkojnë pas, që duan ta shohin Shqipërinë jashtë Europës. Këtë duan dhe opozitarët tani në Shqipëri dhe ata që kanë akoma nostalgji për regjimin e kaluar, pasi demokracia u ka lënë jo një "kothere" por biznese të tëra: në botime, tregti, prona e ku ta di unë.

Zoti Ilir Dardani, besoj se më kupton. Prandaj jo me mllef ndaj bashkëbesëlidhësve tanë që kanë fe tjetër nga e jona: ta duan njeri tjetrin dhe të bashkohemi që Shqipëria të mos bjerë në duart e të huajve, qofshin këta serbë, boshnjakë, grekë, italianë etj.

Respekte Ferdinanti


(Vota: 12 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora