E enjte, 14.11.2024, 06:33 AM (GMT)

Speciale

Astrit Leka: Dy fjalë për Shoqatën Soldiest dhe veprimtarinë e saj mbarë kombëtare shqiptare

E premte, 29.05.2009, 09:10 PM


Kamber Ndreca, Prof. Astrit Leka dhe Alfred Papuçiu
Kamber Ndreca, Prof. Astrit Leka dhe Alfred Papuçiu

SOLIDEST

Association Internationale de Solidarité pour le Développement des Pays de l’Est
International Association of Solidarity for the Development of Eastern Countries
Shoqate Nderkombetare Solidariteti per Zhvillimin e Vendeve te Lindjes

 
  Dy fjalë për Shoqatën SOLIDEST dhe veprimtarinë e saj mbarë kombëtare shqiptare

  Shoqata SOLIDEST, Shoqatë Ndërkombëtare Solidariteti për Zhvillimin e Vendeve të Lindjes e themeluar në Gjenevë nga personalitete të shquara të ONG-ve zvicerane dhe ndërkombëtare, dhe e rekomanduar në botë, në korrik 1992, nga  revistat informuese të NGLS, Shërbimi i Lidhjes jo qeveritare pranë Kombeve të Bashkuara në Gjenevë ka menduar e  mendon :
  • Se monumentet përkujtimore shkruajnë në sheshin publik, historinë e kombeve ;
  • Se një komb ka historinë e vet dhe të drejtën për të paraqitur botërisht identitetin e vet;
  • Se në këtë rast kemi të bëjmë me një vizion evolutiv të fatit të njerëzimit, nëpërmjet vendit që i ruhet njerëzve
  ose ngjarjeve të mëdha në kujtesën kolektive, që rimodelohet vazhdimisht, nëpërmjet artit publik monumental;
  • Se kjo pasuri e pafund e skalitur, që përbën zbukurimin kolektiv të qendrave tona të banuara synon t'i afrojë  kombet dhe t'i lidhë midis tyre.
  Në kuadrin e veprimtarisë së saj për një njohje më të mirë midis popujve, shoqata SOLIDEST, që nuk është një fondacion, por vetëm një Shoqatë Ndërkombëtare pa veprimtari fitimprurëse dhe pa burime financiare të asnjë natyre, të  hapët a të fshehtë ka bërë disa projekte me degët e saj nëpër botë. Eshtë fjala për ngritje përmendoresh të personaliteteve të shquara shqiptare që kanë dhënë ndihmesën e tyre për zhvillimin e njerëzimit si Skenderbeu, Nënë Tereza, Karl Gega e shumë të tjerë që bota shqiptare i dha si Perëndimit dhe Lindjes. Kjo veprimtari është shtrirë nga  Gjeneva në Paris, Londër, Berlin, Vienë, Trieste, Barcelonë, Prishtinë, Shkup, New York, Buenos Aires, Santiago e  Kilit, Johannesburg, Manila, Melburn etj.
  Vitet e fundit, SOLIDEST ka bashkëpunuar me OBVL (Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës antifashiste nacionalçlirimtare), me FMAC-Paris (Federata Botërore e Veteranëve dhe Viktimave të të gjitha konflikteve) si dhe me  CEAC-Paris (Konfederata Europiane e Veteranëve dhe Viktimave të luftës). Kjo e fundit pas trajtimit të kësaj çështje në  Asambletë e saj të mbajtura në Londër, Paris dhe Talin të Estonisë, përfundimisht në Asamblenë e saj të mbajtur më 21 Prill 2009 në Paris, me propozimin tim adoptoi një rezolutë për të mbështetur projektet tona të kësaj natyre në  bashkitë përkatëse të atyre qyteteve të mëdha ose kryeqyteteve të botës, ku kemi paraqitur deri më sot projekte për  ngritje përmendoresh për një njohje më të mirë të botës shqiptare.
 
  VETEFLIJIMI PER MBROJTJEN E ATDHEUT, TIPAR MORAL I SHQIPTAREVE NDER SHEKUJ (PËRMENDORE MBARËKOMBËTARE QE DO TE NGRIHET NË BORSH TË SARANDËS)
 
 „ Më 571, në kështjellën e Sopotit (Borsh) luftëtarët shqiptarë, për të mos rënë të gjallë në dorë të pushtuesit te huaj, u hodhën në erë duke u vënë zjarrin municioneve .“(Contarini, f.30, Venedik 1572).
 
„ Më 1826, në luftimet e pavarësisë greke në Misolongj, çamët suliotë të Marko Boçarit, në shembullin e Sopotarëvet, për të mos rënë të gjallë në dorë të pushtuesit të huaj zgjodhën vdekjen duke u hedhur në erë dhe jo dorëzimin.

“ Më 1861, Oso Kuka me shokë u hodh në erë duke i vënë flakën municioneve për të mos rënë të gjallë në dorë të pushtuesit të huaj, (At Gjergj Fishta, „Lahuta e malësisë).“
 
“Më 1861 Garibaldi bëri zbarkimin në Sicili të 1000 vullnetarëve, prej të cilëve shumë arbëreshë, për Bashkimin e Italisë në një shtet të vetëm duke rrëzuar mbretin Burbon. Në një luftim një arbëresh i shpëtoi jetën Garibaldit  duke i vënë gjoksin e tij plumbit burbon. Fjalët e Garibaldit në të mire të shqiptarëve, mbetën në historinë e Italisë”.
  Unë këtë e mësova nga profesori im arbëresh me mbiemër Cucci ( Kuçi), në Firence të Italisë në korrik të vitit 1941.
  Falënderoj për konfirmim të kësaj të vërtete historike Profesorin arbëresh Mandala të Universitetit të Palermos dhe  Profesorin arbëresh Altimare të Universitetit të Kozencës, kur në Manastir Shkup e Tetovë na bashkuan manifestimet e  100 vjetorit të Alfabetit të Gjuhës shqipe, që u zhvilluan për here të pare me dinjitet në Maqedoni.
 
  “Në prill të vitit 1881, Mic Sokoli, pasi kish luftuar për mbrojtjen e trojeve shqiptare në Plavë, Guci, në Hot, Grudë, Tuz, Prizren, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Shkup, në betejën e Slivovës kundër forcave osmane u vetëflijua, duke kryer një akt trimërie të rrallë. Ai i vuri gjoksin topit të armikut dh era heroikisht në fushën e betejës”.
  “Në vjeshtë 1912, gjatë luftës së Parë ballkanike vajza 18 vjeçare shqiptare e Maqedonisë me emrin Sulltane, duke mos duruar masakrat e komitëve vendas dhe çetnikëve serbo-sllavë ndaj populllsisë shqiptare, sidomos asaj të fshatit të  vet Qafë e Gostivari, një vajzë që nuk therte dot një pulë, merr gjithë atë forcë, duke u bërë një shqiponjë. Ajo e  armatosur me një gërshërë dhensh hakmerret duke lënë të vrarë në vend tre prej kriminelave masakrues, njeri prej të  cilëve ishte një kapedan, nipi i Mikail Brodit, kryekomandantit të masakrave të asaj kohe kundër shqiptarëve. Kështu u vetëflijua Sulltania e Mazllëmit, vajza shqiptare që nderoi kombin shqiptar. M’u lumtë atyre që ngritën përmendoren e kësaj heroine në Maqedoni”. Kisha kohë që e kërkoja këte gjest vetëflijimi te shqiptarët e Maqedonisë, por pa dobi. U desh vajtja ime në 100 vjetorin e Kongresit të Manastirit për t’u plotësuar mungesa e projektit tone nga Prof. Neziri dhe profesorë të tjerë, pa harruar atje Ali Ahmetin e në Kosovë Jakup Krasniqin e personalitete të tjera nga fusha e dijes, të cilët falënderoj që ma konfirmuan heroizmin duke ma plotësuar këtë mangësi të projektit tone  mbarëshqiptar.
  “ Më 1998, Adem Jashari dhe familja e tij në Prekaz pranuan vdekjen me nder për të mos rënë të gjallë në dorë të  pushtuesit të huaj. Ky hero duke qenë i epokës sone, pra i njohur nga të gjithë, do të nderohet në memorialin e Borshit, pa pasur nevojë për komente të tjera”

Dhe ja shkurtimisht historiku i projektit të miratuar përfundimisht

Projekti për ngritjen e memorialit në përkujtim të vetëflijimit të shqiptarëve në Borsh ka historinë e vet. Në fakt, ne jemi konsultuar me shumë shqiptarë e të huaj, që e kuptojnë rëndësinë e porjektit, të cilët na kanë mbështetur. Por na u desh të siguronim në Shqipëri mbështejen e pushtetit lokal të Lukovës , por edhe atë të Vlorës që të mund të përparonte projekti, për t’u pranuar edhe nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.. Sigurisht projekti gjeti edhe  mbështetjen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Ministrisë së Kulturës të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave të  saj, personaliteteve me vlerë të Maqedonisë, Malit të Zi si dhe të mjediseve universitare të botës së interesuar.
  Rezultat i kësaj veprimtarie është edhe bashkëpunimi i ynë SOLIDEST me Rektorin e Universitetit të Gjenevës duke prurë në Borsh një ekspedite shkencore të Universitetit të Gjenevës më 2005 e duke e lidhur atë edhe me Akademinë e  Shkencave të Shqipërisë.
  Projekti u zyrtarizua në takimin në UNESCO-Paris midis nesh dhe Presidentit Moisiu, Ministrit të Kulturës Rinisë e Sporteve dhe ambasadorëve të Shqipërisë në Francë e në UNESCO (Letra e Ministrit të Kulturës e …. Dt.26.01.2005).
  Një nxitje në dobi të realizimit të projektit ishin edhe diskutimet e zhvilluara në Paris nga 26 deri ne 27 tetor 2006 në mbledhjen e parë ndërkombëtare të delegatëve të 23 shteteve më të rëndësishme të botës për“ Kujtesën e ndarë“.
  Ky koncpet i ri, Kujtesa e ndarë kërkon nga ata që shkruajnë historinë e një kombi, që të njohin edhe historinë e armikut para se të nisin shkrimin e historisë kombëtare. Dhe kjo shtrohet me qëllim që shkrimi i historisë të mos u  lerë brezave urrejtjen kronike.
  Gjatë zhvillimit të punimeve të takimit të Mbledhjes së Kujtesës së ndarë nga shumë folës u tha se 7 vjetët e fundit  rinia e botës po i drejtohet patriotizmit. Këto deklarata të bëra në atë mbledhje të nivelit më të lartë ndërkombëtar më përforcuan bindjen se duhet të realizoja sa më shpejt projektin tonë. Sepse një njohje nga të gjithë brezat e vlerave të trashëguara ndër shekuj si edhe mbështetja në patriotizëm do të lehtësonin shumë udhën e kombit shqiptar për të dalë nga gjendja e vështirë, në të cilën ndodhet sot. Këtë e kërkon ngritja e prestigjit tonë kombëtar që ka  rënë në pikën më të ulët të historisë së tij. Ky qe një sherbim që i bëra kombit.
  Në përfundim themi se projekti i memorialit të Borshit parasheh vendosjen në të, të 7 pllakave prej bronxi, ku  krahas asaj të trimave që përshkruan vetëflijimin e luftëtarëve të Sopotit ( Borshit e gjithë asaj krahine), të kenë  vendin e nderit edhe shqiptarët trima arvanitë, sidomos çamët suliotë të Misolongit, që luftuan për Pavarësinë e Greqisë, vend ballkanik, Oso Kuka me shokë përfaqësuesi i Shkodrës dhe shqiptarëve të Malit të Zi, i pavdekësaur nga At Gjergj Fishta i Madh , arbëreshi që i shpëtoi jetën Garibaldit, Mic Sokoli, vajza shqiptare nga Maqedonia dhe Adem Jashari me familje nga Kosova.
 
Sot kur pranimi i projektit tonë është bërë një e vërtetë, pasi gjeti miratimin zyrtar të Borshit, atë më të rëndësishëm të Komunës së Lukovës, autoriteteve të Sarandës Vlorës dhe vetë Ministrisë së Kulturës , Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, pse jo dhe mbështetjen e Ministrit të Kulturës së Kosovës, pasi arritëm në etapën e fundit të  realizimit të projektit, lejomëni të bëj dhe falenderimet përkatëse.
 
  E ndjej të nevojshme të falenderoj të gjithë të huajt dhe shqiptarët e të gjitha trevave, që na ndihmuan moralisht  duke na dhënë zemër deri më sot, si edhe gjithë ata që do ta mbështesin këtej e tutje ndërtimin e përmendores, organizimin e kolokiumit shkencor si edhe inaugurimin e saj. Një veprimtari patriotike kjo me vlerë mbarëkombëtare, në krahinën e Bregut, në Shqipërinë jugperëndimore, por dhe me vlerë aktuale në këtë etapë të zhvillimit të historisë sonë
  kombëtare.
 
 
  Astrit Leka
  Kryetar i SOLIDEST-GJENEVË
 
  Ish-Bashkëpunëtor i Institutit të Shkencave (1947-1954), por me Vendim të Qeverisë nr.168, dt. 12.03.1952
  Ish- Këshilltar i Pëgjithshëm i FMAC-Paris, Federata Botërore e Veteranëve të luftës, me 30 milionë anëtarë
  Zv. Kryetar i CEAC-Paris, Konfederata Europiane e Veteranëve dhe Viktimave të luftës



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora