E premte, 15.11.2024, 06:52 AM (GMT)

Kulturë

Arsim Halili: Rruga e përjetimit bashkëkohor

E premte, 29.05.2009, 06:07 PM


Vështrim  letrar   i romanit ” Rruga e ndjenjave” nga autori Burhanedin Xhemaili

RRUGA  E PËRJETIMIT  BASHKËKOHOR

Nga Arsim Halili

Romani me koncept filozofik, psikologjik dhe historik, ngërthen në vete  bashkëdyzim vlerash artistike dhe filozofike. Autori me mjeshtri ka përdorur vokacionin e tij intelektual dhe na lë që të tretemi thellë në idenë e të kërkuarit të asaj që është edhe artistike edhe filozofike.

MENDIMI

Në narratorin veprës e përcjell besnikërisht, që nga fillimi deri te faqja e fundit , dallojmë pjekurinë e tij artistike të mendimit në radhë te parë të shprehjes me një kulturë gjuhësore dhe me një eksperiencë krijuese. Këtu në romanin  e tij e parafytyrojmë njeriun cili drejtpërdrejtë i përjeton ato sfida jetësore, gjë që edhe përputhen me realitetin rastësishëm, si dhe me emocionalitet të përjetuar thellë në shpirt.
Personazhet, ose më mirë të themi protagonistët e veprës në fjalë janë: Burimi dhe Lumja, pastaj vijnë edhe Luli, gjyshja Burimit, Dini dhe Irena.
Personazhi kryesori këtij romani është Burimi, një djalë,për të cilin autori e përshkruan në kronologji jetën e këtij të riu. Fillimi i  këtij romani , tregon se gjyshja e Burimit , gjegjësisht ja transmeton përjetimet e saj dhe të familjes prej nga vjen edhe vet Burimi.
Përjetime të tilla ishin kobzezë, por të Burimi, ndikojnë që jo vetëm ato t’i përjetoj emocionalisht, por te ai krijohet një personalitet krijues dhe një person që has në vështrsi  jetësore, për shkak të diferencimeve ideo-politike të kohës.
Në roman vërejmë, se autori nuk vuan nga intelektualizmi i tepruar, ai nuk e ngarkon veprën me fjalë të huaja , e që fatkeqësisht disa vepra e hasim këtë ngarkesë.
Fati i individit, i cili në këtë rast është protagonist i romanit Burimi, paraqitet në disa rrafshe, për të cilën autori e paraqet me mjaft mjeshtërinë tërësinë e tij familjare.
Fatkeqësisht familjet tona ishin të viktmizuara nëpër kohë,  për të cilën gjë, te brezat e ardhshëm, jo që lanë njollë dhembje, por edhe ishin zë kumbues për t’u ngritur kundër padrejtësive që i bëheshin këtij populli.
Autori nuk i ik përgjegjësisë, ai pret të përgjigjet me zërin e tij artistik dhe intelektual për atë që e ka trajtuar në këtë vepër.
Romani pa dyshim përpos elementeve filozofike, përmban edhe elemente psikologjike.
E që vërtet është edhe pikësynim i autorit të strukturoj veprën e tij në këtë aspekt, sepse si të tillë atë e përjeton. Fatkeqësitë që kaloi populli ynë ndër vite, ai përmes veprës së tij dëshiron të tregon,  se megjithatë ekziston edhe rruga e krenarisë dhe dashurisë ndaj njëri tjetri tek gjeneratat që vijnë pas!  Ai ngjallë edhe ndjenjë dashurie edhe për familjen edhe për vendin  dhe gjithçka që është e bukur rreth tij. Në njëfarë formë  këtë mund ta kuptojmë edhe si porosi se nuk guxojmë të dorëzohemi para sfidave, por të qëndrojmë stoik. Është vepër kronologjike dhe historike, për arsye se  trajton dhe tematizon si dhe portretizon romanin e tij pa bërë kapërcime e përcjell dhe realizon  veprën duke ju qasur problemit shtruar dhe sipas ecurisë së qasjes së tij krijuese.
Romani “ Rruga e ndjenjave” është një gjetje e re , e cila shton spektrin tematik dhe të konceptuar, duke qenë një vepër që ne brendësinë e saj  ka përjetimet bashkëkohore , sepse shpalos raportet familjare  dhe shoqërore në përgjithësi.
Autori jo pa qëllim e lidhtë bukurën e jetës  “dashurinë”, ai për këtë është i vetëdijshëm se dashuria nuk njeh kufij, as në moshë e as në shtresa të ndryshme shoqërore. Ajo gjendet vazhdimisht në mes e njerëzve. Në këtë roman protagonist të dashurisë janë Lumja dhe Burimi.
 
MËRGIMI

Është një femër e cila ecën me fatin e humbur në shtigjet e jetës, por që edhe këtu përdoret mjeshtëria artistike, duke shfrytëzuarën mënyrë refleksive , raportet e së kaluarës dhe të sotmes dhe vet jetës në përgjithësi. Në këtë mënyrë i ka dhënë veprës një origjinalitet, gjë që e bënë të veçantë. Të mos harrojmë një gjë, autori e përshkruan edhe frustrimin e një pjese të rinisë e cila po vazhdon ende, sot e kësaj dite. Duke mos pas një rrugë progresive, ata për  t’i shpëtuar kthetrave të kohës grabitqare, gjejnë rrugë alternative , ja mësyjnë mërgimit. Autori këtë përjeton rëndë sepse tretët pjesa më mirë e shoqërisë në dhe të huaj. Ata ndonjëherë me, ose pa dashje edhe bijën viktima të shoqërive demode, gjë edhe barten edhe pasojat, ata si të tillë hyjnë në rrugë që sjellin fatkeqësi të përmasave alarmante. Në këtë rast një personazh   i tillë fiksohet Luli një  i ri i cili në pamundësi për t’i vazhduar studimet universitare. Ai ja mësyn rrugës së mërgimit , gjë atje edhe përjeton disa fatkeqësi pa dashjen e tij , por që janë peripeci të kohës.
Autori me mjeshtri artistike vendos në qemër të romanit komunikimin reciprok, nëpërmes personazheve që të shfrytëzojnë sa më racionalist dialogun e tyre konstruktiv. Kjo i jep një vulë qëndrueshmërisë artistike të këtij romani. Në saj  të shfrytëzimit nga protagonistët, herë pas here, del se lexuesi ndeshet brenda kornizave të këtij romani, shijon dhe përjeton   tri gjinitë letrare: prozën , dramën, poezinë. Është pjesa prozaike, në të cilën autori me pedanteri, harton dhe artikulon mjaft mirë përjetimet nga e kaluara deri tek e sotmja. Ndodh që të na përsëritet tragjiko-komikja, veçmas gjatë periudhës së fundit të luftërave në hapësirat shqiptare.. Pastaj dialogun mes Burimit  me shokët e tij dhe me të dashurën e tij. Sidomos vërejmë aktin dramatik,respektivisht dialogun mes Burimit dhe përfaqësuesve institucional të arsimit, ku pas diplomimit Të Burimit, ai nuk pranohet në punë, por diferencohet  në punësi i pa përshtatshëm politikisht. Duke aluduar aluduar edhe në mos përkrahjen, respektivisht mos qenin në një vij politike me lidershipin e kohës që ishte në pushtet dhe poezia e Burimit ishte denigruese dhe provkuse për ta!
Prandaj në bisedë me shokë Burimi shpesh shprehej, se do të vijnë kohë kur edhe poezia jonë do të triumfoj.

DASHURIA

Koha kur ata do të punojnë atë stil poetike vërejmë në faqen 117, poezia titullohet “ Dy mijë vjet të kërkova”. Në këtë aspekt  raportet e mendimeve dhe gjinive letrare janë pleksur. Në këtë relacion mundë të citojmë se, nuk është hera e parë që këto tema trajtohen , por ato janë trajtuar në këndvështrime të ndryshme. Mbi këtë bazëedhe autori i romanit, kompleksitetin e  tij të ndërthurjeve, e formojnë bazë të ndjenjës se si ai vet e përjeton.
Janë gjetur dhe transmetuar për mes fjalës artistike, në thellësi edhe mendimi i tij , por edhe përjetimi emocional. Këtë rast tema dhe mbarështimi i saj, janë thjeshtë, pikëpamjet e të lexuarit, sepse lexuesi e përjeton atë drejtpërdrejtë. Kur themi këtë gjë, mund të konkludojmë, se pavarësisht  leximit të romanit nga kush që bënë, ai do të mundohet jo vetëm ta përjeton dhe të futet thellë në brendësinë e tij shpirtërore! Dhe në një farë forme thuaj se çdo lexues është edhe protagonist i veprës në fjalë, kjo gjë ndodhë edhe te veprat tjera letrare. Mirëpo po ta marrim vetën në pozicionin e përjetimeve tragjike,mandej edhe të sfidave nëpër kohë, qofshin ato, momente gëzimi, apo hidhërimi, momente dashurie, apo urrejtje, themi se jemi edhe ne pjesë këtij romani. Lufta  në Kosovë dhe tmerri që përjeton populli në atë kohë thuajse ishte çdokush në strumbullarin e asaj odiseade, sepse si të tillë, ishim të atakuar  me këtë tmerr, qoftë direkt ose indirekt! Gjatë gjithë kësaj kohe sa zgjasin këto përjetime biblike, mbi supet e popullit tonë në historinë më të re, ajo që na mban pezull është bashkëjetesa e ankthit dhe frikës në mesin tonë. Në këtë roman nuk jepen si ndjenjë imagjinatave, por si përjetime edhe psikologjike edhe fizik.
Madje autori më vonë i vë në pikë takim dy të dashuruarit e rinisë së hershme, e që ky takim ishte më sipërfaqësor dhe kundërthënës me atë që e kishin përjetuar këta dy të dashuruar para pesëmbëdhjetë vjetësh, që tani kahja e jetës ishte në pole të kundërta.

VETMIA

Mund të quhet dashuri e humbur në kohë, kjo  gjendje e vetmisë dhe ankthit që tani më po përjetonin dy protagonistët kryesor të këtij romani. Tani më ishte krijuar një treshe dashurie  në mes dy vetëve, njëra ishte reale, e tjetra iluzion tani më. Autori këtë intimitet e kthen përsëri në fund si dy dashuri të humbura  në kuptimin e dashurisë në humburtirat e kohës. Fare në fund mund të themi: Konciziteti i mendimit  filozofik dhe psikologjik, harmonia e finesave intimitetit, mundëson komunikim në këtë roman. Për të dhënë pasurinë shpirtërore e materiale të letërsisë, nëpër kohë  Dëshirojmë që ky roman të jetë në funksion  të një vlerë të mirëfilltë artistike dhe letrare të romaneve  të përmasave mbarëkombëtare pse jo edhe ndërkombëtare.

Pak biografi:

Burhanedin Xhemaili, është i lindur  në Ramanli të Kumanovës, më 28.06 .1962. Pas mbarimit të studimeve  në Fakultetin Filologjik, dega e Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Shkup. Fillon procesin arsimor në shkollën e mesme ekonomike, po në Kumanovë, ku edhe aktualisht jeton. Merret me shkrime kaherë, është autor i disa veprave të botuar, kryesisht, tregime, poezi, romane, novela etj.  



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora