E premte, 15.11.2024, 08:56 AM (GMT)

Kulturë

Poezi nga disa autor të LSHAKSH-në Gjermani, për Din Mehmetin

E diele, 17.05.2009, 04:26 PM


Pal Sokoli

BACË-LOKUT/¹

(me rstin e 80vjetoritte lindjes dhe 22 vj.te takimit te Mejes)

Heu bre Baclok
rraptuam në tela të çiftelisë
edhe emra kënduam
muza e zëri ynë dridhej
perdeve të brejtura
baca Sylë/² para drekës Fli
dialog-oj me mitologji Ilire
për parashikimin e motit
e ne kënduam duet
nen hijen e kumbullave
në vitin 1986 në Meje
e na dridhej zëri, e perdet
para Lëndinës se djegur
tani Lendinë pikëllimi.

Stuhia e jetës ta grishi gjakun valë
valë e kapërceve rrugën
qe dashurin ta vrau ne prag
dashurin qe e linde ne varg.

“Rrudhat ma kanë kapluar ballin
lëkuren ma ka plasaritur koha
për të kapërcyer muret e kalbura
gjithmonë kapërcyell u bëra
edhe kur qeni im lehte në mua
e jetën krah dallëndysheje
të gjatë për veti
po të shkurtër për art.

 
/¹, Din Mehmeti

/², Sylejman Lokaj(aktor dhe shkrimtar)

Motiv nga takimi ne Meje
Gusht 1986

***

Dibran Demaku

VALË ERENIKU
(Din Mehmetit)

Bacalok i brigjeve
jehonë kënge shtigjeve

Epikë e ndërtuar n´gur
shqipe në flamur

Rrebesheve nëpër stinë
gjakim për lirinë

Bacë e mik me emër
brezat të kanë në zemër

Me ty Din Mehmeti
shungullon dhe deti

Kurrë s`e nënshkrove fatin
nderë për mëmën-atin

Tërë jetën valë Ereniku
të trimërohet miku

Larg në meridiane
me lirikën tënde

Larg shumë larg nga trojet
mos të na shterrojnë krojet

Këngën tënde Bacalok
n`gjuhë e n`gjak e ruajmë cok

Bacalok i brigjeve
jehonë kënge shtigjeve

Epikë e ndërtuar n´gur
shqipe në flamur

Rrebesheve nëpër stinë
gjakim për lirinë

Bacë e mik me emër
brezat të kanë në zemër

Me ty Din Mehmeti
shungullon dhe deti

Kurrë s`e nënshkrove fatin
nderë për mëmën-atin

Tërë jetën valë Ereniku
të trimërohet miku

Larg në meridiane
me lirikën tënde

Larg shumë larg nga trojet
mos të na shterrojnë krojet

Këngën tënde Bacalok
n`gjuhë e n`gjak e ruajmë cok

***

Liman Zogaj

NUK E NENSHKRUAJ ...

Poetit Din Mehmeti

A mos po lekundet
barka neper vale deti
apo vorbulla e gjakut
te qoi peshe pas drites.

Ka kohe s`te pashe
xha poet
as ne Gryke te Rugoves
as te Drini i bardhe
shkrimtaret mergimtare te presin
te lezoshe deri ne agim

Librin “Fatin Tim Nuk e Nenshkruaj”.

Nuk e humb betejen:
me jepe pushken pa rripe
per rekuizit ne teatrin e vjeter
pallton e grisur furtunave
penden e rilindur vargjeve
Mozaikun e rrudhave ballit
si harte e Atdheut te Plaguem.

Me pende u bere
Arkeolog i hirit
i dheut,i gurit, i varreve
i Lavdise,i Diellit....

Te vargu yte
e takova dashurin per vashen
plaget dhe dhembjen
prushin dhe zjarrin ne kullat
malet dhe krismat e Lirise.

“Jam pakez i perbuzur nga dielli “...D.M
pakez i krrusur-por Shkembe
pakez i pergjakur ne shtegun e drites
pakez i thyer -por vertikalisht drejt
pakez i hidheruar ne heshtjen e pendes
por,neser kthehu me dallendyshet
e pranveres se re.

Asgje mos Nenshkruaj
o Din Mehmeti

***

Xhenc Bezhi

Din Mehmeti

U lind në ora 1932
ne krahët e shkrepave
bacëloku
zogu i diellit

u rrit si lulëbardhat
e rinisë diellore
dhe rinohej gjaku

si fanar drite
neper furtune
ne heshtjen e kulluar

dridhjet e dritës
iknin nga vdekja
e ti i ushqeve me  rreze.

ne toke as ne qiell
lumturia  (s)´është mashtrim
e ti bjeshkë e bardhe.

ne koncertin e maskave
gjak-kuqja këndonte këngë
balade per vargun e fryre

ne natën e poetëve
sytë qe shkrepnin dashuri
me lëne e me marrin
tanë jetën

prape fillimi ku këndohet
o vdiqët pa klithëm
Fatin tënd nuk e nënshkrove
As ne ëndërr,as ne zhgjëndërr.

Salzburg 2009



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora