E shtune, 21.12.2024, 02:50 PM (GMT)

Editorial

Hysen Ibrahimi: Apel për të ndihmuar themelimin e Universitetit Publik Shqiptar...

E shtune, 25.04.2009, 07:19 PM


UNIVERSITETI PUBLIK NË GJUHËN SHQIPE, E DREJTË THEMELORE PËR TRI KOMUNAT, MEDVEGJË, BUJANOC DHE PRESHEVË

Ky horizont i hapur, pret rreshtimin e atyreve që duhet rreshtuar dhe duhet ndihmuar vëllezërit tanë, që nuk kursyen asgjë për Pavarësinë e Republikes së Kosovës, as mundin as gjakun.

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Nga Hysen Ibrahimi, politolog, kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi
 
Apel për të ndihmuar themelimin e Universitetit Publik Shqiptar në tri komunat: Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, si nevojë imediate.

Është e arsyeshme dhe tejet themelore që të ket pasur, dhe që duhet të ket kërkesa përmes një faktori demokratik arsimor, dhe me përkrahjen e gjithë faktorit politik të të dy shteteve shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë, e  që do të bënte të vlerësohet me tendenca arsimore për dije dhe kulturë, për themelimin e Universitetit Publik në gjuhën amtare shqipe për komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, për të dëshmuar se fjala është për arsimimin superior kolektiv të të tri komunave në fjalë, me një stad të zhvillimit dhe përparimit.
Që të shihet modaliteti i pasqyrimit për të ndikuar në këtë drejtim në kohën aktuale, mund të na shërbej themelimi i Universitetit të serbëve të Kosovës në pjesën veriore të Kosovër për komunat Albanik, Zveçan etj, që askush nuk e ka kundërshtuar dhe penguar.

Kjo kërkesë themelore për themelimin e Universitetit Publik në komunat shqiptare, do të ishte ekuivalente me realitetin konkret të kohës. Përderisa ipet një e drejtë për minoritetin serb në Kosovë, kurse ndalohet për  minoritetin shqiptar, kjo bie ndeshë dhe aspak reale duke u eliminuar ekzistenca e faktorit shqiptar dhe e drejta e tij për arsimim superior. Kjo barrë mbi supe i bie së pari shtetit të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, pastaj të gjithë faktorëve relevant që kanë ndikim në këtë drejtim, e po ashtu edhe Universitetit të Prishtinës dhe Tiranës, për të sinjalizuar se janë të gatshëm që të ofrojnë kuadro për këtë Universitet Publik në çdo kohë.
Duke krijuar hapësirën me një shtrirje gjithëkombëtare shqiptare, do të krijohet një realitet i arsyeshëm, për të ndjekur të gjitha procedurat që kishin me arsytue bindshëm kërkesat e arsimit të lartë për shqiptarët në këto komuna, i cili do të dominonte në institucionet e shteteve shqiptare. Kur flasim për proceduar të tilla, konkretisht për ndikimin tek faktorët me ndikim, duhet të kemi parasysh edhe inisiatorin se sa ndikues kishte me qenë, i cilit nivel dhe çfar kuadri përfaqson, me qëllimin e përkrahjes. Kjo kërkesë si rrugë demokratike, duhet të dërgohet organeve të qeverisë së Serbisë, për t’a sinjalizuar se është koha e themelimit të Universitetit Publik Shqiptar. Këtë ata duhen ta kenë parasysh, sepse pretendojnë në shumë kërkesa në BE, tani sidomos për lebiralizimin e vizave dhe marrëveshjen.

Duke i qëndruar besnik kësaj kërkese, (që deri dje ka qenë tabu temë, apo tabu kërkesë), të jetës arsimore për dije më të lartë shoqërore dhe kombëtare, veçanërisht duke u ballafaquar për çdo ditë me kërkesa për themelimin e Universitetit Publik, do të arrihet mjaft bindshëm në një kohë relativisht të shkurtër aspirata e popullit shqiptar në fushën e arsimit të lartë në tri komunat, Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Mbase për disa kjo kërkesë dhe e drejtë e patjertërsueshme, disi mund të duket si e ftohtë, por kjo është e fuqishme për nga dashuria që zgjon për t’u arsimuar në radhë të parë, dhe pastaj që përkon me realitetin dhe plotësimin e standardeve që janë kushtë për integrimin e vendeve të rajonit, në BE dhe NATO, sidomos kushti më i veçant për plotësimin dhe respektimin e të drejtave minoritare.

Kjo kërkesë duhet përkrahur si një vijë e modernizuar në fushën e arsimit, si një e drejtë që e gëzojnë minoritetet e shteteve të rajonit dhe botës së qytetëruar, dhe as që ishte dashtë të bëhet pengesë në këtë drejtim. Po qe se vije në shprehje baza buxhetore dhe kuadri arsimor, këtu duhet patjetër të përgjigjen du qeveritë, së pari e shtetit të Republikës së Kosovës dhe pastaj ajo e Shqipërisë, që të mos mbetet arsye e shtetit të serbis në mungesë të përkufizuar të buxhetit që të pengojë thmelimine  Universitetit Publik Shqiptar.

Dua që t’i bëjë me dije institucionet e Republikës së Kosovës dhe personalitete me ndikim në Kosovë, për ndihmën që na dhanë pjesa Lindore e Kosovës, pikërisht të këtyre tri komunave
Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë gjatë organizimeve në mërgatë dhe Kosovë para lufte, gjatë lufte dhe pas lufte për përkrahjen e formimit të shtetit më të ri të Republikës së Kosovës. Në mërgatë vëllezërit tanë të këtyre komunave ishin në ballë të proceseve në mërgim. Ne që jemi në mërgim dhe që punuam bashkë me këta vëllezër, për Pavarësinë e Republikës së Kosovës, due ta dinë se do t’a kanë përkrahjen tonë institucionale të Qeverisë së Kosovës dhe do t’a ngrisim zërin për çdo të drejtë të tyre.

Këtu duhet krijuar një shkallë e lartë bashkëpunimi me përparësi për të drejtatë e shqiptarëve të Kosovës Lindore, dhe mund të themi se është një kërkesë legjitime dhe mjaft e drejtë e cila dëshmon para Bashkësisë Ndërkombëtare se kush është shteti serb dhe me çfar qeverije kanë të bëjnë, kishte me qenë një korruptim për qeverine ”demokratike” të ashtuquajtur të serbisë, kurse në të njejten kohë duhet të hapet një horizont i dijes kulturo-shqiptare me dëshirën për t’u arsimuar duke themeluar këtë Universitet Publik Shqiptar për komunat në fjalë.

Problemin të cilin cituam, na bën me dije ne dhe të gjithë të tjerët, për një gjendje zbrazëtije apo për një boshlluk të madh në mungesë të Universitetit Publik për këto komuna, e ¨qe krijon një situatë  të tillë e cila shkakton paknaqësi tek popullata e kësaj ane. Këtë zbrazëtirë është duke e penguar faktori politik serb, duke nxjerr kryet për të penguar për këtë problem, që ka shpërla mimorjen e vendosmërisë shqiptare.

Si do qoftë, kërkesa që del nga gjiu i popullit, është e gjykuar që të triumfojë, të cilat e shoqërojnë edhe shumë dukuri të tjera përcjellëse përveç arsimit. Pikërisht edhe kjo kërkesë që do të ketë një shtrirje shumë të gjërë, i jep vlera të dëshirës për dije dhe shkencë, kësaj radhe që janë arsimore dhe që duhen artikuluar në mënyrë profesionale.

Ky horizont i hapur, pret rreshtimin e atyreve që duhet rreshtuar dhe duhet ndihmuar vëllezërit tanë, që nuk kursyen asgjë për Pavarësinë e Republikes së Kosovës, as mundin as gjakun.

ZOTI I BEKOFT TË GJITHË ATA QË NDIHOJNË PËR THEMELIMIN E UNIVERISTETIT PUBLIK SHQIPTAR NË KOSOVËN LINDORE.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora