Speciale
Emrush Bejtullahu: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi (II)
E merkure, 22.04.2009, 05:45 PM
NJOHURI MBI AFTËSINË E KUFIZUAR DHE REHABILITIMI
Nga Prof. defektolog Emrush Bejtullahu, logoped
ZHVILLIMI HISTORIK MBI KUJDESIN E EDUKIMIT
Historia na tregon se kujdesi për personat me vonesë mentale ka filluar në gjysmën e shekullit 19. edhe pse sëmundjet kanë ekzistuar me ekzistimin e vetë njeriut.
Në kohën e vjetër, si dhe në kohën e mesme, as që është menduar në lidhje me edukimin e përsonave me vonesë mentale, në të kundërtën, janë sjellë në mënyrë më arrogante dhe i kanë mbytur, sepse këta persona i kanë konsideruar si sëmundje e shoqërisë. Në kohën e vjetër spartakët përsonat me vonesë mentale i kanë mbytur dhe i kanë hudhë nëpër gropa. Indianët këta fëmijë i kanë hudhur jashtë qytetit dhe i kanë mbytur. Romakët, me pëlqimin e fqinjve, fëmijët me të meta në zhvillim, i kanë hudhur në lumin Tibër.
Eleminimi i fëmijëve me vonesë mentale është motivuar për shkak të religjionit si dhe çështjeve ekonmike për nevojat e ushtrisë për ushtarë të aftë. Në Spartë secili person është dashtë të bëhët ushtar, kështuqë për t`u bërë ushtar ka qenë dashtë të jetë shpirtërisht dhe fizikisht i shëndoshë dhe i fortë.
Në kohën e mesme këta fëmijë i kanë injoruar, përqeshur dhe maltretuar në defektet e tyre. Për këta fëmijë kanë menduar se është denim i Zotit. E njëjta gjë ka qenë edhe gjatë kohës së re.
Luteri ka thëne se fëmijët jonormal i janë të nënshtruar dreqit, për atë Zoti i ka dënuar.
Nigo thotë: Ajo që është e kalbur le të bijë në tokë dhe le të shkatërrohet. Në atë kohë janë marrë me sterilizimin, që të paaftit të mos vijnë deri te lindja e fëmijëve. Nëpërmes të operacionit i kanë bërë të paaftë për tërë jetën që të mos lindin - meshkujve ua kanë lidhur kanalet e spermetozoideve, kurse femrave kanalet e vezëve.
Sterelizimi edhe sot përdoret në disa shtete siç është rasti te ata prindër që lindin fëmijë me epilepsion, me shizofreni dhe në raste të trashëgimisë që paraqesin invaliditet të rëndë si dhe alkoolistët.
Sterilizimi në Amerikë ka filluar në vitin 1910, ku edhe sot përdoret në Kanadë, Danimarkë, Zvicër. Përveç këtyre masave, bëhet edhe segregacioni i këtyre, sepse të gjitha këto masa janë mbytje. Kastrakcioni, sterilizimi dhe segregacioni janë shumë të këqia por edhe utopike. Mbytja e njerëzve të pa vlefshëm nuk ka arsyetim te asnjë qytetar. Në bazë sociale të paaftit nuk mund të mbetën si jo produktivë të shoqërisë, atëherë bota kishte për t`u ndarë në atë produktivë dhe joproduktivë, me këtë bota kishte për t`u ndarë në dy klasë apo tabore, përmbytja do të merrte përmasa të gjëra. Shikuar nga aspekti biologjik i popullsisë, mbytja e këtyre fëmijëve, është e paarsyeshme sepse me mbytjen e këtyre fëmijëve nuk i asgjëson shkaqet e dobësisë mentale.
Në fund të shekullit 18, me fillimin e ideve filantrope, ka filluar praktika dhe kujdesi për fëmijët me të meta mentale (mendore) si dhe edukimi i tyre. Kjo ka ardhur si mbështjetje humane për të ndihmuar fëmijët me vonesë mentale, në radhë të parë kretenët ku më së shumti ka pasur në regjionin e Alpeve të Zvicrës. Në kantonin e Volës ku ka pasur mbi 300 (terqind) kretenë.
Enti i Parë
Enti i parë për të vonuarit mentalë është formuar në të njëjtën kohë, në vitin 1841, në Francë dhe Gjermani. Ky ent në Francë është formuar afër Parisit, aty janë bërë hulumtimet dhe shikimet e para pedagogjike. Në këto ente më së shumti kanë punuar dhe më së shumti janë marrë mjekët PINEL dhe ITARD. Këta dy mjekë kanë qenë të dalluar në punën e tyre me Ajvarofin 11 vjeçar të egër, të cilin e kishin gjetur gjahtarët në malin Ajvarof, Lituani. Pinel, në bazë të përcjelljes se Ajvarofit dhe shikimit të tij, ka konstatuar se Ajvarofi nuk mund të adaptohet në jetën shoqërore. Ndërsa ITARDI pas 10 vjetëve të përcjelljes së Ajvarofit ka konstatuar se Ajvarofi mund të adaptohet dhe të jetojë në shoqëri, por nëse me të punohet sistematikisht. Itardi punën me të e ka organizuar sikurse punën me të shurdhët, e cila metodë bazohet në ushtrime të zgjimit të të dëgjuarit.
Enti i parë është formuar në Gjermani më 1803 afër Frankfurtit në Insenberk. Dr. Gugenbel, Jakob të lindur në Zvicër si studentë kanë qenë të interesuar për krijimin e një enti për kretenët, fëmijë me vonesë të rënda mentale, me që në shtetin e tij, në kantonin e tij, sidomos në Alpe, ka pasur shumë fëmijë të tillë.
Gugenbeli si mjek e ka formuar entin e parë për kretenët në Adenberk në Zvicër në vitin 1841 dhe ka kontribuar për kujdesin e kretenëve jo vtëm në shtetin e vet, por edhe jashtë shtetit si dhe ka dhënë literaturë të pasur për kretenët. Nëpërmes literatureës së tij ka treguar se kretenizmi mund të shërohet, nëse fillon shërimi i hershëm, qysh në fëmijëri. Edhe ato nëpërmes ajrit të pastër dhe ujit të pijes të shëndoshë. Ky ka treguar se përmes edukimit special, kretenët mund të edukohen, por duhet kushtuar vëmendje ushtrimeve të të dëgjuarit, me qëllim të zgjimit të jetës emocianale. Sipas metodave pedagogjike të Dr. Gugenbelit fillon edukimi dhe arsimimi i këtyere fëmijëve ne disa vënde si në Francë, Gjermani, Itali. Kështu, në pjesën e parë të shekullit 19 në të gjitha shtetet e kulturuara janë formuar entet për fëmijë me vonesa mentale.
Në Çekosllovaki, në vitin 1871 është formuar ENTI I PARË ku kanë qenë të vendosur raste të shkallës së mesme dhe në shkallë të rëndë si dhe rastet tëjet të rënda. Këtë ent e ka formuar pedagogu Amerling. Po ashtu në të gjitha shtetet e civilizuara janë formuar entet për mbikëqyrjen e këtyre fëmijëve, siç janë:
a) Në Rusi në vitin 1830
b) Në Angli në vitin 1846
c) Në Amerikë në vitin 1848
d) Në Holandë në vitin 1858 etj.
Siç shihet, këto ente janë formuar për raste të rënda. Kryesorja është se me këta fëmijë kanë punuar vetëm mjekët, pasi që fëmijët me të meta të rënda kanë qenë në shikimin e parë si raste të rënda, kështu që anonimet humane kanë qenë të drejtuara kundër kuptimit të vjetër për mos afrim të ndihmës të këtyre fëmijëve. Kjo ndihmë u është dhënë vetëm në fushën medicinale dhe së pari kanë konstatuar se gjendja e këtyre fëmijëve mund të përmirësohet me implikimin e metodave të tjera siç janë: fizioterapia, terapia e punës, korrigjimi i masave korrektuese sociale e edukuese të këta fëmijë kretenë.
EDUKIMI I FËMIJËVE ME VONESA MENTALE TË LEHTA
Edukimi i fëmijëve me vonesë mentale të lehta ka filluar me vonesë, në gjysmën e shekullit 19. Vonesa e edukimit ka qenë shkas sepse çrregullimet dhe të metat e këtyre fëmijëve me vështirësi janë dalluar dhe me vonesë janë zbuluar, kështu që edukimi dhe arsimimi i këtyre fëmijëve me vonese ka filluar, edhe ajo në bazë të diferencimit të tyre.
Mësimi plotësues, paralelet ndihmëse dhe shkollat speciale kanë filluar në vitin 1859, mësimi plotësues ka filluar në këto vënde:
a) Në vitin 1860 në Zvicër
b) Në vitin 1867 në Drezden
c) Në vitin 1881 në Gjermani
d) Në vitin 1887 në Austri
e) Në vitin 1889 në Angli është formuar shkolla speciale
f) Në vitin 1878 në Amerikë
g) Në vitin 1897 në Belgjikë
h) Në vitin 1896 në Çeki, Pragë paralele ndihmëse.
ZHVILLIMI I SHKOLLAVE SPECIALE
Zhvillimi i shkollave speciale sidomos merr hov në shekullin XX. Vetëm në këtë shekull në Gjrmani – Berlin ka pasur mbi 30 shkolla speciale. Të gjitha këto shkolla janë zhvilluar pas luftës së parë botërore si në Çekosllovaki ashtu edhe në Austri janë formuar shkolla të pavarura me planprograme mësimore të dedikuar për këta fëmijë, ka pasur të formuara edhe paralele për ushtrime në të folur.
Në vitin 1908, në Rusi, masovikisht janë hapë shkolla për edukimin dhe arsimimin e këtyre fëmijëve. Vetëm në Leningrad janë hapur 20 shkolla, kurse në Kijevë është formuar Instituti Defektologjik si dhe Fakulteti i Defektologjisë. Po ashtu, masovikisht hapen nëpër të gjitha vëndet paralele ndihmëse dhe shkolla speciale në Francë, Itali, Danimarkë, Zvicër, Norvegji, Japoni, në Slloveni 1911, Maribor, në Zagreb, Novagoricë, Beograd, Zemun, Novi Sad - Vojvodinë, Sarajevë, Shkup, etj. Në Kosovë edhe pse ekzistojnë një numër i madh i fëmijëve me vonesë në zhvillimin mental për edukimin dhe arsimimin e këtyre fëmijëve, ekzistojnë vetëm tri shkolla, edhe ato, në Mitrovicë, Prizren, Pejë dhe në Prishtinë. Në vitin 2002 për arsimimin dhe edukimin e këtyre fëmijëve janë hapur edhe 30 paralele me ndihëmen e FSDEK nga Finlanda, të cilat punojnë në kushte minimale dhe me kuadër të trajnuar për këtë qëllim . Me prurjen e ligjit të ri për edukimin special parashihet përfshirja e fëmijëve parashkollorë - shkollor si dhe orientimi profesional i këtyre fëmijëve. Sipas ligjit, është e obligueshme dhe parashihet evidenca dhe katergorizimi me të meta psikofizike, në mënyrë që sa më drejt dhe me sukses të planifikohet zhvillimi i këtyre shkollave.
Në vitin 2003. pranë degës së Pedagogjijës , Fakultetit Filozofik është hapë edhe drejtimi i Pedagogjijës Speciale ku mësimet i ndjekin 20 studentë.
KUPTIMI I VONESËS SË ZHVILLIMIT MENTAL
Çka është dhe çka kuptojmë me fjalën vonesë e zhvillimit mental?
Vonesa e zhvillimit mental është shumë më e gjërë se sa mendohet. Ajo, në realitet do të thotë, pengesë në tërësi të jetës psikike, ajo fillon prej shumë pak të theksuar e deri në shkallën ku nuk ekzistojnë mundësitë për korrekcion edukues. Vonesë e zhvillimit mental, pra nuk është e njëjtë sikurse vonesa e të menduarit. Identifikimi i këtyre dy mendimeve në realitet është i gabuar, pra në kuptimin e të menduarit ka të bëjë vetëm me mungesën e paramendimit dhe gjykimit. Me një fjalë, me këtë ka të bëjë vetëm me zvogëlimin e inteligjencës, kurse në kuptimin e vonesës të zhvillimit mental, në masë të madhe ose të vogël, mund të jetë e dëmtuar intelegjenca. Në vonesën e zhvillimit mental paraqiten shumë fusha tjera të dëmtuara, p.sh. ndjenjat , vullneti, dëshira, instiktet, etj. Çrregullimet e këtyre fushave ndikojnë negativisht jo vetëm në inteligjencën por edhe në fushën e aftësisë psikike. Pra, kuptimi, apo fjala vonesë e zhvillimit mental, është shumë më i gjërë se sa vonesa e shvillimit mendor. Pra, si po shihet, kjo ka të bëjë me çrregullime në fushën e jetës psikike. Kuptimi, apo fjala vonesë mendore ka emërtime të ndryshme, disa e quajnë vonesë e zhvillimit psikik, disa e quajnë subnormale, disa defekte psikike etj. Nënkuptohet se këto terme nuk janë adekuate dhe mund të jenë pengesa të përkohshme të zhvillimit psikik ku kanë ndikuar shkaqet egzogene e bashkangjitur dhe qendrimet negative të pedagogëve dhe edukatorëve. Termi Subnormal më tepër përdoret në fushën psikiatrike kur duhet theksuar sëmundjet shpirtërore. Termi defekt është për së tepërmi i ashpër, kuptimi apo fjala defekt ka të bëjë më së shumti me gjërat teknike, siç janë makinat, të cilat simbolizojnë gjendjen dhe kohën e punës së ndërprerë gjatë apo shkurt. Te përsonat, konkretisht, te fëmijët me vonesë mendore për fat nuk janë raste të tilla. Çrregullimi dhe ngecja e këtyre fëmijëve nuk do të thotë se janë të paaftë për punë, në të kundërtën, ata në masë të madhe apo të vogël, e zvogëlojnë aftësinë e punës së tyre. Por në bazë të edukimit special, e para se gjithash, me punë sistematike . Si komponent i këtij edukimi, shkaqet e çrregullimit në masë të madhe zbuten dhe kështu aftësia e punës së tyre rritet.
KLASIFIKIMI NDERKOMBËTAR I VONESËS MENTALE
Vonesa ne zhvillimin mental është një gjendje e ndalimit apo paaftësisë së zhvillimit të mendjes, e cila është e kategorizuar nga dëmtimi i aftësive te fëmijës në periudhat e ndryshme të zhvillimit të tij e të cilat kontribuojnë në nivelin e inteligjencës si psh; aftësitë njohëse të femijës, gjuhës, motorikës si dhe aftësitë sociale. Vonesa mund të shoqërohet edhe me çrregullime te tjera por ndodh që dhe jo. Mundësia e tyre për te patur dhe çrregullime te tjera është 3 deri në 4 herë më e madhe se për fëmijët normal. Gjithashtu fëmijët e retarduar janë në rrezik më të madh për t`u abuzuar si fizikisht edhe emocionalisht dhe seksualisht. Sjellja e tyre përshtatëse është e lënduar, por nëse ata jetojnë në një ambient të mbrojtur me dashuri dhe përkujdesje, atëhere këto aftësi nuk janë shumë të dukshme të lënduara.
Karakteristikë e katërt, e cila është e nevojshme të specifikohet është deri në çfarë shkalle sjellja është dëmtuar, nëse ajo nuk është shkaktuar nga ndonjë çrregullim tjetër.
Prezenca e vonesës në zhvillim nuk përjashton mundësinë që fëmija te ketë edhe diagnoza të tjera si psh; depresion, retardim psikomotor, humbje apetiti, çrregullime gjumi etj.
Inteligjenca nuk është i vetmi element që duhet të merret në konsideratë pasi ajo përfshin një seri aftësish që ka fëmija. Sigurisht që të gjithë fëmijët nuk i zhvillojnë aftësitë e tyre në të njejtën kohë, megjithatë pritet që të gjithë fëmijët në një moshë të caktuar të kenë arritur të zhillojnë pjesën më të madhe të aftësive që janë përgjegjëse për atë moshë. Fëmijët që kanë vonesë mentale kanë një dallim shumë të madh prej këtyre fëmijëve të tjerë. Ata kanë dëmtime të fushave të ndryshme si psh. te të folurit, kujdesit për veten, shoqërorizimin, etj.
Sipas klasifikimit ndërkombëtar, vonesa mentale ndahet në:
• Vonesë mentale e lehtë
• Vonesë mentale mesatare
• Vonesë mentale e rëndë
• Vonesë mentale shumë e rëndë
• Vonesë mentale e paspecifikuar.
RETARDIMI EDUKATIV
Është një përzierje e çrregullimeve të ndryshme. Edhe varietetet “specifike” të retardimit siç është pamundësia për të lexuar, formojnë një grup mjaft heterogjen. Retardimi mund të jetë i përcaktuar gjenetikisht, ajo mund të lidhet me defekte të ndryshme perceptuale, mund të jetë pasojë e lëndimit të trurit, mund të formojë një pjesë të ndonjë çrregullimi psikiatrik, apo mund të jetë rezultat i deprivimit kulturor apo edukativ, apo faktorëve tjerë të panjohur. Kështu, shumë fëmijë neurotikë dhe delikuentë janë në mënyrë të konsiderueshme të retarduar në progresin e tyre edukativ, por gjithashtu është më se e mundshme që shumica e fëmijëve me retardim edukativ, nuk kanë ndonjë çrregullim psikiatrik. Klasifikimi i llojeve të retardimit edukativ është akoma shumë i palakmueshëm, por është e qartë se ekziston një grup i fëmijëve të cilët janë mbrapa në shkollimin e tyre, por që nuk janë neurotikë, delikuentë, apo intelektualisht subnormalë. Madhësia e këtij grupi është e panjohur, por duhet të dallohet nga subnormaliteti mental dhe çrregullimeve psikiatrike.
SHKAQET E ZHVILLMIT TË VONESËS MENTALE
Shkaqet e zhvillimit të vonesës mentale janë të llojllojshme dhe si të tillë sipas natyrës i ndajmë në ato endogene dhe egzogene, që do të thotë në ato paranatale dhe posnatale ( paralindjes dhe pas lindjes) së fëmijës. Para lindjes dhe gjatë lindjes bëjnë pjesë infeksionet dhe intoksikacionet, helmimet, traumat fizike, traumat psikike, lëndimet, streset e nënës gjatë kohës së graviditetit si dhe organizmi i dobët i prindërve. Pasojat më të rënda janë infeksionet, të cilat ndikojnë negativisht në zhvillimin e përjetshëm të fëmijës, sepse infeksionet bëjnë helmimin e sistemit nervor qendror (SNQ), i cili ndikon në ndërrimin e materies dhe bën dëmtimin e indeve dhe me këtë shkakton çrregullimin e funksioneve indore të organeve të zhvillimit të fëmijës. Nëna shtatzënë e infektuar me SIFILIS vjen deri te abortimi i fëmijës, ose nëse e lindë fëmijën, ai lind me të meta mentale si dhe sëmundje tjera psikike, siç është epilepsia, neurastenia, etj. Dëmtimi i SNQ te fëmija paraqet çrregullimin psikofizik siç është të vëbërit, dëmtimi i të dëgjuarit si dhe shkallë të ndryshme të retardimeve mentale.
Tuberkulozi
Një ndër shkaqet e vonesës mentale mund të jetë edhe TBC-ja e nënës gjatë kohës së graviditetit që mund të jetë një ndër shkaqet e vonesës mentale të fëmijës. Dobësia, si dhe mos ushqimi i mjaftueshëm i nënës, gjatë kohës së graviditetit ndikon negativisht në zhvillimin psikofizik të fëmijës. Fëmijët e prindërve të sëmurë nga TBC-ja nuk lindin me TBC, por ata pas lindjes infektohen nga prindërit. Fëmijët e këtyre prindërve janë të dobët dhe nuk kanë imunitet dhe, për shkak të mungesës së imunitetit, vijnë shumë lehtë te sëmundjet infektive.
Intoksikacioni
Intoksikacioni ndikon negativisht në zhvillimin dhe formimin e fëmijës, sidomos gjatë marrëdhënieve seksuale. Femra, e cila mbetet shtatzënë në gjendje të dehur, sidomos gjatë marrëdhënieve seksuale, mund të lindë fëmijë me të meta mentale pasi që alkooli bën helmimin e spermatozoideve etj. d.m.th degjeneron organet dhe tërë organizmin.
Organizmi i dobët i prindërve
Po ashtu organizmi i dobët i të dy prindërve në shumë raste ndikon në zhvillimin jo normal të këtyre fëmijëve. Këta fëmijë lindin me peshë të vogël, nuk marrin gjirin e nënës, duhet ushqyer, dhëmbët nuk i kanë të zhvilluar, ecin me vonesë për shkak të rakitisit, në këto mund të ndikojnë edhe lindjet e shpeshta të nënës, sepse organizmi i nënës harxhohet prej lindjeve të shpeshta. Këta fëmijë nuk janë imun ndaj sëmundjeve infektive.
Kryqëzimi i gjakut
Grupi i njëjtë i gjakut ndikon negativisht në zhvillimin psikofizik të fëmijës. Martesat e afërta në mes familijarëve, për shkak të grupit të njëjtë të gjakut, kanë paradispozicion për përcjellejen e sëmundjes që ata e kanë. Martesat që nuk e kanë grupin e njëjtë të gjakut te këta rreziku është ma i vogël për përcjelljen e sëmundjes. Kemi raste afër Lloshinjit (Dalmaci) ishull ku 50 % të banorëve janë me vonesë mentale për shkak të martesave në mes veti.
Sekrecioni i gjendrave endokrine
Sekrecioni jonormal i gjendrave endikronologjike gjatë kohës së graviditetit të nënës mund të shkaktojë çrregullime sidomos në kohë embrionale të zhvillimit të fëmijës. Është e njohur se tajimi normal i hormoneve endikronologjike mbron oganizmin nga helmimet. Çrregullimi i këtyre gjëndrave ndikon në ndërrimin e materies së frytit dhe bën helmimin e organizmit të nënës, kështu që negativisht ndikon në zhvillimin e fetusit, pra këto çrregullime shkaktojnë zhvillimin e vonesës mentale.
Traumat e nënës gjatë shtatzanisë
Traumat e nënës gjatë kohës sa është shtatzënë janë të llojllojshme (gjatë graviditetit). Gjatë kësaj kohe, e cila është bukur e gjatë, nënat mund të kenë trauma të ndryshme, të rënda dhe të lehta. Traumat janë shumë të rrezikshme, ato mund të shkaktojnë vonesë mental sidomos në kohën embrionale, paraqitja e vështirësive për mbajtjen e fëmijës, vështirësi gjatë lindjes, lindja me dana, lindja me shtypje, lindja me operacion si dhe trauma të tjera psikike të nënës, të cilat lënë pasoja në SNQ te fëmija dhe shkaktojnë vonesa mentale.
Degjenerimet trashëguese
Prindërit me çrregullime të degjeneruar, gjithmonë degjenerimet i përcjellin te fëmijët e vet, sidomos degjenerimet psikike që shkaktohen nga përdorimi i alkoolit si dhe sifilisi.
Degjenerimet e fituara
Degjenerimet e fituara janë sëmundje të llojllojshme siç janë infeksionet e ndryshme të përcjellura me temperatura të larta, siç është difteria, sharllahi, fruthi, tifusi, meningitisi, encifalitisi, menogoencefalitisi etj. Pasoja më të rënda lënë meningoencefalitisi (ndezja e trurit). Hulumtimet e bëra të këta tregojnë se 40 % të këtye fëmijëve janë me pasoja të vonesës mentale. Këto sëmundje ndikojnë në dëmtimin e inteligjencës, ne dëmtimin e të dëgjuarit, të pamurit si dhe organeve të tjera, të gjitha këto negativisht ndikojnë në zhvillimin mental dhe psikik të fëmijës. Mu për këtë jeta psikike e këtyre fëmijëve është e varfur dhe i mungojnë emocionet. Këta fëmijë janë apatikë, melankolikë, të pavullnetshëm në punë, të ndieshëm dhe kanë paradispozicion për sëmundje.
LËNDIMET FIZIKE
Lëndimet fizike mund të jenë shkas i vonesës mentale sidomos lendimi i kokës që varet se cila pjesë e trurit është lënduar. Qendra e motorikës, apo qendra e të folurit, apo qendra e intelegjencës. Kemi edhe shumë shkaqe që shkaktojnë vonesën mentale, kemi të bëjmë edhe me sëmundje siç janë: epilepsia, sizophfrenija si dhe paradispozicioni për humbjen e të menduarit, çrregullimin psikik, çrregullimin e disponimit, humbjen e aftësisë së të menduarit etj.
MASAT PREVENTIVE
Masat preventive bëhen në fusha të ndryshme: ajo medicinale, sociale e pedagogjike. Në planin e përgjithshëm ajo merret me edukimin shëndetësor të prindërve, bëhet luftë sociale kundër sëmundjeve venerike, kundër alkoolizmit, luftë për mbajtjen e higjienës kolektive dhe përsonale, siç bëhet konkretisht vaksinimi i popullsisë si dhe mjekimi vetëm i atyre që janë të sëmurë. Duhet bërë ndalimin e kurorëzimit atyre që vuajnë nga sifilisi, AID ( sida) po nëse ndodhë kjo, atëhere duhet ndalur lindjen e fëmijëve. Po ashtu, duhet ndalur martesat e trashëgimisë për shkak të degjenerimit të pasardhësve. Te prindërit e shëndoshë, gjatë kohës së graviditetit të nënës, higjiena duhet të jetë e përkujdesshme për të mos ardhur deri të ndonjë infeksion që kishte për të dëmtuar frytin si dhe zhvillimin e fëmijës, sidomos duhet patur kujdes gjatë lindjes, kur lindja është e vështirë dhe bëhet me shtypje. Në fushën sociale shëndetësore kemi të bëjmë me një numër të madh të kretenizmit, kjo sëmundje të fëmijët paraqitet për shkak të mungesës së jodit në ujë, për këtë uji duhet të jodizohet për t`i ikur kësaj sëmundjeje. Masat për të cilat mirren për t`i penguar sëmundjet infektive te fëmijët nga infeksionet, traumat. Të gjitha këto mbërrihen me mbajtjen e higjienës si dhe mbajtjen e ligjëratave nëpërmes shtypit, filmave, broshurave dhe publikimeve etj.