| E premte, 10.04.2009, 09:11 PM |
Idriz Dakaj
Prekazi i Madh?
Ky është vend i dhembjes
I krenarisë kobëtare
Vend ku zuri fill
Hitoria e re shqiptare
Nga çdo anë vijnë njerëzia
Ta shohin vendin ku mbiu liria
Vijnë njerëz nga terë bota
Por jo i zgjedhuri me vota
Mallkuar qoftë ai shqiptar
Që nuk i falet te varri Ademit
Dhe familjes Legjendë e gjallë
Jasharëve të historisë së vendit
------------------------------------
Shoku Idriz, revistat “Shqipëria etnike” dhe Zemrashqiptare janë proinstitucionale, vjersha jote është antiinstitucionale. (Kadriu)
idriz_dakaj@hotmail.de sent 4/8/2009 12:51 PM:
Jam bazuar në një ngjarje te vërtet,ashtu si ndodhi në jetën tonë,nuk jam bazuar në istituciane.Partit i fshehin te vërtetat,për hirë të interesave te tyre e te luftës për pushtet.
--------
O Idriz!
Kur themi proinstitucionale, nënkuptojmë prorugoviane e proberishiane, e kur themi antiinstitucionale, nënkuptojmë komplet rymën enveriste-staliniste: Demaçi-Qosja me kompani që duhet të arrestohen për vepra të tradhtisë së lartë, ku ke rënë ti me kompani, edhe sot në këtë moshë!?!
Ata që mtojnë të jenë demokratë, detyrimisht tuhet t’iu përmbahen dy linjave demokratike:
1.respektimi i votës së lirë dhe
2.respektimi i të dhënave statistikore.
Popolli me shumicë votash zgjodhi dy figurat më të ndritura kombëtare, duetin Rugova-Berisha; të cilët si dy binarëkthyes të shkathtë trenin e politikës shqiptare që po shkonte drejt lindjes, e kthye në drejtim të perëndimit, prej nga na erdhi liria.
Stokholm: Konferenca Ndërkombëtare mbi gjenocidin "Parandalimi i
Gjenocidit në Botë”
Në Shqipëri nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 veta.
(Pergatitën: Halil RAMA & Beqir SINA)
Kush çka po të fsheh ty, or rob-insan!?! A je duke jetuar në Gjermani në kushte të mira e me gazeta e me internet!?! A je ai i cili e ke shkruar një përmbledhje vjershash kundër Dr. Ibrahim Rugovës, me fyrje e me mallkime!?! Ti shkruan “fshehin te vërtetat”!?! A i ke dy sytë në lule të ballit!?! Po përse ore nuk u bëre bir i hallalit por u bëre bir i haramit!?!
“Idriz Dakaj që shkruen dhe lexon pamflete jo fort moti neper klubet dhe shoqatat e shqiptarve neper Gjermani kunder Dr. ...”- edhe pas të gjitha atyre paudhësive tua, kam dashtë të të besoj dhe ende pa e elexuar vjershën, ta kam këruar foto-portretin, i bindur se tanimë ke bërë kthesën pozitive në prag të vdekjes!?!
Përse, o rob i dreqit, nuk shkrove kundër Miliç Kërtës, po kundër Ibrahim Rugovës!?! Përse shpif se kinse familja e Jasharjave dhe familja e Rugovës qenkan kundështare!?!
U promovua libri NJERIU I PAVARËSISË – DR. IBRAHIM RUGOVA
Pamja e librit NJERIU I PAVARËSISË – DR. IBRAHIM RUGOVA
Më 26 janar të vitit 2007 në njëvjetorin e ceremonisë së varrimit të ndjerit Dr. Ibrahim Rugova, në sallën e promovimeve të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare në Prishtinë u bë promovimi i librit të redaktuar nga Kadri Mani:
Kryetari i Kosovës Dr Ibrahim Rugova
(10.12.1944-21.1.2006)
Nga biografia e shkurtër e kryetarit të Kosovës mësojmë se Dr. Ibrahim Rugova (i biri i Ukës dhe i Sofijes-Sofa) u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Burimit (Istogut), në Kosovë. Që në moshën e tij të vockël sapo kishte mbushur një muaj e tetë ditë, më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babin e tij, Ukë Rugova dhe gjyshin, Rrustë Rugova, i cili kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës.
Më 21 janar 2006, pushoi së rrahuri zemra e madhe e njeriut të madh, të cilin e rriti dhe e edukoi nëna shqiptare, nëna Sofa, që dinte të shtronte sofra: dhe e edukoi me mikpritje dhe me traditat më të mira e më bujare shqiptare për ta bërë zot shtëpie dhe zot pavarësie; vdiq në moshë relativisht të re, por që arriti çdo gjë për vete e për ne!
Ndryshe nga dimri i sivjetmë (2007), që duket si pranverë e vërtetë, vjet ishte acar i madh: ama as acari nuk e pengoi popullatën që të udhëtonin në Prishtinë me lot ndër sytë, të takoheshin me njeriun e tyre, të cilin e donin dhe rregullisht ia jepnin votën timonierit më preciz të pavarësisë: ishin lodhur me demagogjinë e vëllazërim-bashkimit të fqinjëve tanë tinëzarë dhe me miqtë e tyre, me të cilët nuk bëri asnjë aleancë, dhe po i besonin urtësisë së tij tradicionale, pas thënies gjeniale të popullit tonë: Kurrqysh besë nuk muj me t’zânë, pa vetë edhe për babagjyshin tânë; të shënuar nga Destan Bajraktari.
Pritnim në radhë të gjata: pritnim me durim rugovian-gandian, ca të rinj të papërvojë ishin veshur dobët (sikur edhe nipi ynë Ermali) e po dridheshin si thupra në ujë, ca të moshuarve po iu binte të fikët, të cilët i ndihmonin pjesëtarët e policisë e t; kujdestarisë dhe i kalonin pa radhë... të rinj e të reja, burra e gra, pleq e plaka vinin e përkuleshin përpara trupit e shpirtit të tij... ishin në gjendje të vdisnin në ditën e homazheve, sikur që ishin gatshëm të vdisnin për të sa ishte gjallë Rugova dhe për fjalën e tij burrërore...
Dhe populli gjenial me përvojë të hidhur pyeti dhe ia mësoi mirë e mirë biografinë njeriut të vet të traditës dhe lehtazi po i dallonte ata llafazanët mendjelehtë që kishin nga pesë dhi e nga gjashtë zile! Që nuk iu priste sëpata kurrë në një vend, që nuk iu dihej as prejardhja dhe në bazë të sjelljeve çapraze, të mbushej mendja se, vërtet, do t’ i ketë sjellë lejleku, siç iu thoshin fëmijëve!
Rezili të bën rezil!- do t’ia kishte përsëritur shpesh nëna Sofa dhe hasreti e hazreti Ibrahimi ynë urtak, do ta kishte mbajtur vëth në vesh: i anashkalonte rezilët e allçakët, edhe kur bënin prapështira, edhe kur sabotonin, edhe kur merreshin me obstruksione, edhe kur e përgojonin e shpifnin pas shpine dhe e shanin hapur me fjalorin e rrugaçërisë, edhe kur tentonin ta merrnin kalanë nga brenda, edhe kur po kalonin nga partia në partiza dhe vijimisht po dështonin!
Krejt bota po i merrte lakmi Dr. Rugovës: çfarë filozofie e zemërmadhësie të mos hynte në asnjë lojë, të mos i thoshte kurrë kujt as dreq me gojë!?!
Ama mendjelehtit t dritëshkurtrit treten si bora e parvjetme! Na ngelën të gatshme nga Dr. Rugova: stema, flamuri, vula - komplet shteti e pavarësia! Poashtu na e la trashëgim opusin voluminoz, kompletin prej 12 veprash madhore.
Nga e gjithë kjo u frymëzua populli, u frymëzuan poetët e popullit, personalitetet kombëtare-ndërkombëtare dhe nga këto frymëzime:
LAJME, TELEGRAME, OPINIONE, KOMENTE DHE NGUSHËLLIME PËR IBRAHIM RUGOVËN, lindi ky libër kaq voluminoz, pasqyrë e një epoke kur taktika e strategjia, por edhe përpjekjet e lufta jonë vetanake e UÇK-së dhe me ndihmën e aleatëve tanë, triumfuam ndaj dhunës dhe terrorit serb dhe bashkëpunëtorëve të tyre kombëtarë-ndërkombëtarë; opus letrar ky, trashëgimi kulturore-politike që e kemi në dorë sot ne, e do ta kenë nesër e pasnesër brezat.
E kemi Memorialin me kurora të panumërueshme, ku defilon pelegrinazhi ditenat...
Ky është libri ynë i dytë për Kryetarin, pas atij të parit: Dr. Ibrahim Rugova Triumfoi në Kosovë dhe në Hagë!!
Vazhdon aty ku ma preu censori R. O:
Jemi mbledhur këtu në sallën e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare që ta përurojmë librin:
NJERI I PAVARËSISË- DR. IBRAHIM RUGOVA
(LAJME, TELEGRAME, OPINIONE, KOMENTE DHE NGUSHËLLIME PËR IBRAHIM RUGOVËN)
Ai si njeri i madh e vizionar, burrështetas me përmasa kombëtare-ndërkombëtare, rezilëve dhe allçakëve nuk ua kthente përgjigjet, as i përjashtonte!!
Andaj edhe u përhap thënia se nga LDK-ja s’ka përjashtime, ka vetëm- jashtëqitje!!
Më lart fjalën e patëm te rezilët e të allçakët: ata antiinstitucionalistë-antikombëtarë, ata që po e shanin edhe shenjtëreshën tonë Nënën Terezë, si dhe antikatedralistët!! Tash as po i shohim gjëkundi në sallë, prandaj edhe po i thërrasim me apel dhe me rendin alfabetik: A është këtu Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, Adem Demaçi? - jo nuk është! A mos i ka dërguar zëdhënësit (tellallët) e vet për ta arsyetuar mungesën - jo nuk i ka dërguar!
Bujar Bukoshi?-mungon!
Nexhat Daci?-mungon!
Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame?-mungojnë!
Turp e ndot, sot e mot!!
Me atë rast Kosova shpalli pesë ditë zije, Shqipëria shpalli tri ditë zije.
Po renditim disa nga emrat që morën pjesë në ngushëllime:
Riçard Hollbruk, |
Zhak Shirak, |
Xhek Strou |
Xhanfranko Fini |
“Zëri i Amerikës” |
Karel De Gucht |
Bajram Kosumi |
Sheremet Ahmeti |
Hilmi Jashari |
Stjepan Mesiq |
Qemajl Ahmeti |
Branko Cërvenkovski |
Ali Ahmeti |
Arbër Xhaferi |
Melihate Tërmkolli |
Xhemajl Hyseni |
Hose Manuel Baroso |
Marti Ahtisari |
Mero Baze |
Besnik Bardhi |
Havier Solana |
Rexhep Ismajli |
Aleksandër Moisiu |
Sali Berisha |
Jozefina Topalli |
Philip S. Goldberg |
Mark Krasniqi |
Jap de Hop Shefer |
Giuseppe Valoto |
Ramadan Reshitaj |
Ismet Beqiri |
Nagip Arifi |
Abdylhadi Vejseli |
Faik Grainca |
Bahri Shabani |
Ursula Plasnik |
Ismail Kadare |
Mentor Barani |
Naim Tërnava |
Nazif Ramabaja |
Nexhat Daci |
Sabit Abdyli |
Volfgang Shysel |
Sadri Fetiu |
Paul Martin |
Agim Veliu |
Pandeli Majko |
Shaip Surdulli |
Nexhmije Kallaba |
Rexhep Abdullahu |
Remzi Durmishi |
Emin Fazlija |
Kolë Berisha |
Daut Haxhaj |
Adem Dodolli |
Xhafer Leci |
Muhamet Shatri |
Arif Molliqi |
Ana kohen |
Shqipe Malushi |
Donika Temo |
Dardanesha Dashi |
Atrim Marku |
Adem Harxhi |
Ahmet Giaffo |
Vera Gjata |
Remzi Durmishi |
Fatmir Terziu |
Hamit Halili |
Afrim Voca |
Lutfi Dervishi |
Daniel Server |
Arben Çokaj |
Mirela Moisiu |
Fatos Nano |
Bill Klinton |
Madeleine Albright |
Angela Merkel |
Franc Lotar Altman |
Pol Volfovic |
Giorgo Mamberto |
Torbjorn Sohlstrom |
Aleksandër Bayerl |
Sabri Hamiti |
Kai Eide |
Luftim Kelmendi |
Ylli Popa |
Dobroslav Paraga |
Agim Çeku |
Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) |
N. Pano |
Jusuf Bajraktari |
Kondoliza Rajs |
Eliot Engel |
Besim Abazi |
Soren Jesen- Petersen |
Xhorxh Bush |
Veton Surroi |
Adem Salihaj |
Besnik Mustafai |
Rexhep Mejdani |
Bamir Topi |
Otto von Habsburg |
Sadik Krasniqi |
Ahmet Bella |
Ragmi Reçica |
Ahmet Muslijaj |
Naser Azizi |
Mimoza Kastrati-Lila |
Xhevdet Nasufi |
Agron Shurdhani |
Hysni Shaqiri |
Lutfi Aliu |
Valdet Hashani |
Mehmet Halimi |
Shaqir Shabani |
Valon Halimi |
Bislim Hoti |
Basri Çapriqi |
Gazmend Pula |
Lirije Latifi |
Aziz Salihu |
Shaban Peraj |
Sami Repishti |
Brigada 138 “Agim Ramadani” |
Lulan Krasniqi |
Zhelo Zhezhev |
Shlomo Avinier |
Engjëll Koliqi |
Kabil Bushati |
Ndue Ukaj |
Gani Azemi |
Hamza Halabaku |
Pan Federata Shqiptare VATRA |
Jerry Beck |
Linda Karadaku-Ndou |
Bardhyl Ukcamaj |
Tomë Mrijaj |
Ardita Simiçia |
Dejvid Filips |
Eli Vizel |
Marian Cubi |
Xim Xhema |
Bob Dole |
Nazmi Lukaj |
Joseph Borell |
Dritëro Agolli |
Abdi Baleta |
Skënder Zogaj |
Ali Alaj |
Idriz Morina |
Bekim Toçani |
Abedin Maliqi |
Kadri Mani |
Zef Ahmeti |
Lutfi Alia |
Muhamet Januzaj |
Kadri Mustafa |
Simon Kuzhnini |
Edmond Hajrizi |
Agim Rexhaj |
Dervish Jahjaga |
Lekë Gojçaj |
Agim Muja |
Musa Dakaj |
Musli Mulosmani |
Ramadan Gashi |
Ramiz Muriqi |
Agim Karagjozi |
Sylë Lajçi |
Gary Kokalari |
Lavdërim Cami |
Bujar Leskaj |
Hydajet Hyseni |
Fadil Demaku |
Guy Ryder |
Hashim Thaçi |
Qazim Rrushaj |
Keida Kostreci |
Idriz Morina |
Shaukat Aziz |
Bob Hand |
Arta dade |
Edi Rama |
Leka Zogu |
Sonja Biserko |
Hajd |
Lantosh | |
Guillermo Melez |
Flin |
Davis |
Vitore Stefa-Leka |
Agim Gërvalla |
Edison Çekaj |
Gani Mehmetaj |
Visar Zhiti |
Alfonso Xhekson |
Carin Jämtin |
Lars Wahlund |
Riza Halimi |
Dalip Greca |
Ahmed Aqifi |
Van der Shtul |
Agron Tufa |
Micheline Calmy-Rey |
Bernard Kouchner |
Papa Gjon Pali II |
Dagllas Aleksandër |
Beqir Ismajli |
Doris Pak |
Ekmedin Isanollu |
Lirim Jegen |
Muharrem Gërvalla |
Seladin Xhezairi |
Rizah Sheqiri |
Milaim Nela |
Zymer Bunjaku |
Sabit Rrustemi |
Vrion Grapci |
Lirim Jegeni |
Hajro Hajra |
Nepe Peraj |
Mustafë Maxhuni |
Ymer Çiraku |
Agim Vinca |
Jost Lagendajk |
Ali Aliu |
Anne-Marie Lizin |
Skaj Njuz |
Kol; Gjergji |
Ervin Hladnik Milharçiq |
Abedin Maliqi |
Vladimir Putin |
Skender Hyseni |
Haki Bunjaku |
Tomë Hajdari |
Faruk Tasholli |
Baki Ymeri |
Nikolas Uajt (White) |
Tomas Doneli |
Sergej Stanishev |
Luis Ajala |
Faruk Reka |
Ferid Hajrullahu |
Selman Vokshi |
Kërkojmë falje për ata që eventualisht nuk janë përfshirë këtu.
500 kopjet e botuara të librit shkuan. Tash po mendojmë ta ribotojmë librin dhe ribotimi bëhet me porosi, në mënyrë që ta dimë se sa duhet të jetë tirazhi. Çmimi do të jetë dy llojesh: për Mërgatë 10 euro ose 10 dollarë, kurse çmimi për vend (Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 5 euro; plus çmimi i postës për ata që nuk mund të vijnë në Prishtinë, në redaksi. Porosia bëhet në këtë adresë:
Xhirollogaria-Mentor Barani, KSB: 1700100102268814.-Prishtinë.
Në vazhdim po japim përshkrimin e plotë që Ibrahim Rugova i ka bërë Flamurit të Dardanisë, gjashtë vjet më parë, kur edhe për herët të parë e ka prezantuar para medieve.
Flamuri i Kosovës, përshkrimi, historia dhe simbolika
Dimensionet 1 x 1.5 m
Sfondi: E kaltër e thellë që simbolizon paqen.
Në sfondin e kaltër në mes është Vula e Kosovës.
Përmbajtja e Vulës:
1. Shqiponja e zezë dykrenore, simbol kombëtar i Kosovës dhe i shqiptarëve – e përdorur në flamurin e Gjergj Kastriotit- Skënderbeu (1405 1458), pastaj në luftërat e lirisë së Kosovës kundër otomanëve (1878 1910 1912). Origjinën e ka te Leka i Madh (Aleksandri i Madh). Gjergj Kastriotin e quanin Skënderbe, sipas Aleksandrit të Madh, që kishin origjinë të përbashkët, prandaj e mori simbolin e Tij.
2. Sfondi i kuq: simbolizon fuqinë.
3. Mburoja: simbolizon karakterin mbretëror të Kosovës.
a. Në dy sfonde të arta është vendosur nga një stelë (Yll).
Stelat simbolizojnë lëvizjen e diellit dhe të jetës. Kanë origjinë antike shqiptare.
b. Fusha e kuqe dhe e zezë, simbolizojnë flamurin kuq e zi të Skënderbeut (sfondin e kuq dhe shqiponjën e zezë).
4. Baneri i bardhë mbi mburojë dhe shqiponjë simbolizon ngjyrën e bardhë nacionale të kapelës (plisit) dhe veshjes së bardhë të kosovarëve dhe të shqiptarëve. Është përdorur në Flamurin e imperatorit Justinian që ishte me origjinë nga Kosova, Dardania.
a. Në baner shkruan "Dardania", emri antik i Kosovës që shpjegohet me fjalën e gjuhës shqipe "dardhë" që do të thotë "vendi i dardhave" Dardania. Dardania ishte Mbretëri antike ilire shqiptare.
5. Ylli gjashtëcepësh është marrë nga Flamuri i Skënderbeut. Quhet ylli i Skënderbeut. Është përdorur si simbol nga ilirët shqiptarët antikë dhe korrespondon me Stelat e Mburojës.
6. Flamuri i Kosovës përdoret nga Presidenti i Kosovës që nga viti 1992, pas mbajtjes së Referendumit për Pavarësi (1991) dhe pas zgjedhjeve Presidenciale e Parlamentare të Republikës së Kosovës (1992). Populli i Kosovës ka filluar ta quajë "Flamuri i Dardanisë", me emrin antik të Kosovës.
Himni i Kosovës
(i cili nga Presidenti i Kosovës është propozuar si himn i Kosovës)
Kur ka ra kushtrimi n'Kosovë
Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë
Dhe bjeshkët me malësorë
Janë bashku' qytete, katunde
Dhe bjeshkët me malësorë
Mirë luftojkan Pejë e Gjakovë
Mirë luftoi Prizreni, Prishtina e Llapi me Rugovë
Mirë luftoi Prizreni, Drenica e Llapi me Rugovë
Ç’na u mbush kjo tokë me dëshmorë
Të na rrnojë e jona Kosovë, të na rrnojë o përgjithmonë
Ti shoku Idriz, ish-shku im i ilegales, përse nuk më ke kundërshtuar hapur në mjetet e informimit publik, apo në shtëpinë tënde në Gjemani ku më keni pritur me të gjitha nderimet!?!
Dhe përse tash sërish me një vjershë deshe të më mashtrosh e të më turpërosh faqe botës, me fjalinë tënde perfide, të cilën unë e hetova vetëm duke e korrigjuar, ama kurrën e kurrës duke dyshuar!?!
Dhe jemi gati moshatarë e në moshë, Idrizi duhet të jetë edhe pak më i vjetër se unë, dhe që të dytë me ilaçe: përse prite që të shkojmë në botën tjetër kundërshtarë!?!