E shtune, 21.12.2024, 12:50 PM (GMT)

Kulturë

Mehmetali Rexhepi: Akademia e Bamirësisë ose Goxhe Bojaxhiu - Nëna Tereze

E merkure, 01.04.2009, 07:12 PM


Mehmetali Rexhepi
Mehmetali Rexhepi
Mehmetali REXHEPI

AKADEMIA E BAMIRËSISË
OSE GONXHE BOJAXHIU – NËNA TEREZE

*
Viti i lindjes                                                      
njëmijë e nëntëqind e dhjetë
i vdekjes
nuk do të ketë

*
Nga çerdhja e shqipes
thithi qumështin e mirësisë

*
Aq shumë paske thithur
Gonxhe qumësht të tillë
sa të kesh
bonjakët e botës
për t’i ushqyer

*
Bota tha
mrekulli
nuk është i vogël
kombi
që të ndriti Ty

*
Krenare në përvuajturi
jetë shkapërderdhur skutave
sheshet prapa shpine

*
Të ndyerën gojbulë
kush e preku

me zemër e duar
kremë dashurie

*
Ndonëse ishte
një grusht njeriu
botën kureshtare
botën gënjeshtare
se ç’e veshte
me sublimë gjeniu

*
Fluturove
mbi të përbuzurën
mbi të shkretën botë
qerres së munguar
t’i bëheshe
rrotë

*
Cilës pranverë
cilit behar
i huazove
për t’ua shpërndarë
gjithë atë nektar
njerëzie

*
E të thith e thith
çdo fidanishtë

*
Të lahen e shpërlahen
në shpirtdet ngrohtësie
assesi mos ftofen
gjenfisnikërie
e shqipjetës


*
Shën Tereza shpenzoi diell
nga damari më njerëzor

*
Akademi e Bamirësisë
ujëvarshëm ligjëron
pa të fërguar jeta
nuk të vjen era njeri            
droja e djegies
prore nuk të ka pri (rë)

*
Ligjërata vijon
kur e kur
nuk u thyen askurrë
portat e vetjakësisë

*
Shurdhësia njerëzore
të zhvishet nga lëkurë
zhgualli
po thyhet  qëkur
me kokë muri

*
Aty ku mungon
Krishti
djalli banon
e në këmbëz
gishti

*
Njeriu ende nuk u la
nga mëkatet që ka
frymë e Krishtit
flijimin vazhdon



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora