E premte, 25.04.2025, 06:17 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Jahë Sadrija: Të luftosh e të vdesësh për liri është fat dhe trimëri

E marte, 31.03.2009, 08:56 PM


U mbajt Akademi Perkujtimore në 10- vjetorin e rënies së 14 dëshmorëve të UÇK-së

TË LUFTOSH E TË VDESESH PËR LIRI ËSHTË FAT DHE TRIMËRI

Nga Jahë Sadrija

Në pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, me fillim në orën 13:00, në praninë e anëtarëve të familjeve të dëshmorëve dhe në prani të shumë qytetarëve, u mbajt, Akademi përkujtimore në 10-vjetorin e rënies së 14- dëshmoëve në Shishman të Bokës, në   Komunën e Gjakovës, në kufirin Kosovë-Shqipëri. Dëshmorët janë nga trevat e  ndryshme të Kosovës. Për nder të 10-vjetorit të rënies heroike të këtyre dëshmorëve të kombit, u bënë homazhe nderimi dhe u vunë kusora lulesh në vendin ku kishte ndodhë tragjedia, pra në Shishman të Bokës.
     Lehtë u përballuan sakrificave të luftës, deri në ditën e vrasjes, pra deri në ditën e 29-03-1999, kur e fituan pavdekësinë e përjetshme.
     Në taborrin e luftëtarëve të lirisë atë ditë të kobshme, heroikisht ranë dëshmorët:
1. Armend Qymyri                              08.09.1976  Gjakovë
2. Besim Rama                                    05.07.1963  Botushë
3. Bujar Shala                                      20.03.1978    Rashiq
4. Bujar Syla                                      14.11.1974    Gjakovë
5. Ibrahim Asllani                                  05.07.1973     Devë
6. Naim Lataj                                          21.01.1977 Smolicë
7. Nuhi Elezaj                           27.04.1981 Lubizhdë e Hasit
8. Mon Maqi                                        11.04.1975  Shishmon
9. Mehdi Zabeli                                        16.03.1968 Vushtri
10. Kadri Berisha                                     28.04.1966  Pozhar
11. Florim Sejdiu                                   02.06.1976  Smolicë
12. Jashar Jashari                                     16.02.1962  Vushtri
13. Jahja Danuza                                    27.04.1971  Rahovec
14. Xhemajl Avdullahu                          12.03.1964  Gjakovë

     Në ketë Akademi përkujtimore u vlersua, pos tjerash, si detyrë e përhershme të mbetet ngritja në nivelin më të lartë të vepres së dëshmorëve, që më gjakun e tyre po e shkruajnë historinë e Kosovës së re.
    Në sistemin tonë demokratik që po e ndërtojmë, për asnjë çast nuk duhet të harrohen shtyllat e kombit, të cilat janë ngritur me gjak e sakrifica në tokën e Kosovës dhe bartin më vete mesazhin kombëtar Shqiptar, kurorën e lavdisë Shqiptare.
    Duke qëndruar konseguentë në mbrojtje të vepres së dëshmorëve, të bijëve të renë, duke qëndruar të lidhur më masat e popullit, në vazhdën e kësaj rruge të shenjtë, ne kemi guximin, përgjegjësinë, frymën e lartë të përkushtimit për të mbrojtur veprën e lavdishme të dëshmorëve, vepër kjo që do të mbetet shembull i lartë frymëzimi ndër breza, u tha në mes tjerash në ketë Akademi Përkujtimore.
Lavdi!



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Jahë Sadrija: Të gjithë bashkë në Gllogjan, atje në Dukagjin Në Heilbronn u nderua vepra atdhetare e Qazim Gashit Beqir Cikaqi: Turne madhështor për nder të festave Sokol Damaku: Dita e Sulltan Nevruzit u shënua në mënyrë madhështore në Borås të Suedisë Këze (Kozeta) Zylo: Festa e bukur e abetares “Faleminderit president, për atë që bëre për Kosovën dhe shqiptarët!” Beqir Sina: U promovua libri i autorit Tomë Mrijaj: "Monsinjor Zef Oroshi, Një jetë e shkrirë për fe e atdhe Sokol Demaku: Në qytetin Borås të Suedisë u festua trevjetori i qendrës kulturore ''Migjeni'' Asllan Dibrani: Njëvjetori i pavarësisë së Kosovës temë kryesore në „Arbaitskreis Asyl të Shtutgardit” Enver Bytyçi: Dr. Ibrahim Rugova e Adem Jashari plotësonin historinë e 20 viteve të fundit të Kosovës Sokol Demaku: Me pianistin e vogël Erion Rexhepi Getoar Mjeku: Dita e Mësuesit shënohet në Teksas “Biznesi në mbështetje të fëmijëve jetimë” Pal Sokoli: Lidhja e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani mbajti Orë letrare në Wuppertal Alfred Papuçiu: Vazhdimi i bisedës me bashkëatdhetarë të mirë në Amerikë Asllan Dibrani: Pavarsia e Kosovës i tejkaloi udhëkryqet e historisë dhe padrejtësive ndaj shqipetarëve Avdi Rama: Turneu i parë pas Pavarësisë Në Ängelholm të Suedisë u mbajtë një manifestim kulturor me rastin e njëvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës Alma Papamihali: Domethënia e vërtetetë e 17 Shkurtit Laver Niku: Një hap në rrugën e bukur të Pavarësisë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx