Mendime
Fatos Lubonja: Topi dhe gopi
E shtune, 07.03.2009, 12:56 PM
Fatos Lubonja |
Topi dhe gopi
Nga Fatos Lubonja
Te me fale lexuesi per titullin, por s'mund te mos ndaj me te nje histori qe mu kujtua duke ndjekur cfare ndodhi me Ylli Pangon te merkuren ne mbremje. Eshte historia e nje ish udheheqesi, ish partizan, qe u denua nga partia per pune pak a shume si ajo e Pangos. Duke qare hallin me nje shokun e tij, edhe ai i goditur per te tilla hynere, i tha nje dite: "Ate qe nuk na e beri topi, na e beri gopi". E bukura eshte se Pango neser do te thote: "Ma beri Topi dhe gopi".
Kaq sa per humor, por kjo ngjarje me duket shume interesante per t'u komentuar, sepse e mbarsur me intriga dhe domethenie te hapura dhe te fshehta. Po perpiqem t'i bej ndonje koment.
Pertej denimit te Pangos, qe besoj se nuk ka nevoje per koment, e para gje qe mund te komentohet ka te beje me pyetjen: pse ia bere Topi Pangos kete? Dhe pse tamam ne ate dite? Cfare intrigash mediatiko - politike po luhen? Apo kemi te bejme me mllefe personale te gazetareve te Topit ndaj Pangos?
Nje perpjekje per shpjegim nuk mund te mos te te coje tek emisioni Opinion i nje dite me pare ku pame ministrin Pango perballe regjisorit Kujtim Cashku. Aty ai doli si mbrojtesi i shtetit ligjor dhe, per hir te se vertetes, veshtire te mos i jepje te drejte ne argumentet qe sillte. Por atje mesuam, gjithashtu, se sulmi qe po i behej ambienteve te Kujtim Cashkut vinte per shkak te Topit, te cilit i qenkesh ofruar ky vend ne kembim te lirimit te Piramides, gje qe publiku i gjere nuk e kishte ditur. Ata qe ndoqen emisionin nuk mund te mos shtronin, te nesermen, pyetjen: si ka mundesi qe ndodhi kjo kur Pango po punonte per Topin?
Jam ne fushen e supozimeve te mija, te kuptohemi. Sipas meje mesazhet qe na dha Topi, te nesermen e atij debati, mund te jene disa. Mund te hamendesojme se Topi ose nuk eshte i kenaqur nga levizja nga Piramida dhe mezi po pret zgjedhjet qe te mbese atje ku eshte, nese fiton Rama; ose se ka mbetur i zhgenjyer nga debati sepse ndoshta priste qe Pango t'i leshonte edhe ambientet e shkolles se Cashkut, kurse ky ia la ketij shtegun hapur; ose ky ka qene nje akt i mbeshtetesve te forte te Rames tek Topi qe kane dashur te japin sinalin se Topi nuk i ha karamelet e Berishes.
Ne fakt, nga i gjithe debati i Pangos me Cashkun mesazhi qe mora une, si qytetar, qe ma perforcoi edhe zallamahia qe krijoi Topi te nesermen me videon, eshte se, pa mbaruar procesi i plackitjes se ketij vendi nga ish komunistet qe mburren se kane bere historine e ketij vendi, nuk ka burre nene te guxoje te flase per shtet ligjor. E degjova Cashkun te fliste per ullinj njeqindvjecare qe po u pritkan ne Kinostudio, por nuk degjova as regjisorin, as ministrin madje as Fevziun, qe i perket kategorise se ish pronareve, te permendin qofte edhe nje here te vetme nese kane ish pronare keta ullinj dhe ajo toke apo jo. Them "ish komuniste" edhe sepse me tronditi pohimi i Cashkut, kur tha se eshte krenar per filmat "Balle per balle" e "Dora e ngrohte", nderkohe qe pretendon se ka ngritur nje shkolle ku po edukon te rinjte. Por edhe ministri me mosreagimin ndaj kesaj deklarate, ndonese deputet i nje partie qe, medemek, po na pretendon te beje dekomunistizimin.
Duke pare gjithe kete zallamahi te vjen te thuash: te mjeret ish pronare dhe ish te persekutuar ne dore te kujt kane rene, te mjeret shqiptare!
Komenti tjeter lidhet me lincimin e menjehershem qe i beri Berisha dhe PD-ja Pangos, pa i dhene as mundesine e doreheqjes, vazhduar kjo, te nesermen, nga tere Parlamenti. Topi, pa dashje, sipas meje, i dha nje fare ndihme Berishes dhe PD. Ai u dha rastin te tregojne moralin e kulluar te PD, mit ky primatin e te cilit e ka Berisha dhe qe i kishte rene shume kohet e fundit. Reagimi i menjehershem i Berishes, duke e shkarkuar brenda kater minutash Pangon, sikur ia rivendos atij reputacionin ne vend. PD-istet qe kane mbi shpine Gerdecin duket sikur mezi priten nje rast te tille per te gjetur te Pango alibine e ndershmerise se tyre te munguar. Megjithate nuk ka se si te mos ngreme disa pyetje: Si ka mundesi qe per Mediun Berisha nuk dekretoi shkarkimin, keshtu si per Pangon, nderkohe qe dy gjerat nuk kane te krahasuar per nga pasojat? Si ka mundesi qe po pate vrare njerez, e i ke hedhur ne kanal, ne Parlamentin tone je shume, po, shume i respektuar kurse po te biesh pre e ngasjeve seksuale, te lincojne? Te me falin shqiptaret e ndershem, por kjo histeri ndershmerie me rastin Pango ne emer te femijeve, per mua eshte nje hipokrizi e madhe. Keta njerez kane 18 vjet qe po ndertojne nje shoqeri ku po nuk prostituove me ta mbetesh ne mes te kater rrugeve dhe tani po na u tronditkan kaq shume nga ky skandal seksual i njerit prej kolegeve te tyre. Dhe po te doni mendimin tim shitja qe i bejne femrat hireve te tyre seksuale eshte shume me e ndershme sesa shume shitje qe u bejne vetes shume burra te pushtetshem.
Edhe nje koment i fundit. Nuk e di pse, por, duke tentuar te imagjinoj ate femren qe ka provokuar Pangon, mendja me thote se duhet te kete qene ndonje bukuri si ato te velinave te Fiksit. Dhe, te them te drejten, - mos me keqkuptoni o njerez, por njerez jemi - me erdhi ta justifikoj sadopak te gjorin Pango. Pse na i nxjerrin ne ata ne ekran ne oren me te shikuar te mbremjes? A nuk e bejne qe t'i mbajme syte mberthyer mbi to qe te na linde tundimi i djallit? Kush eshte ai qe nuk ngaset te enderroje t'i preke sadopak me dore ato bythe e gjokse te kercyeme e barqe te zhveshura. Le me pastaj sikur nje dite te te trokase ne deren e zyres nje bukuri e tille! Larg qofte, e perseris, mos me merrni per mbrojtes te Pangos, ai maskara eshte, por pak mirekuptim te dashur njerez. Jemi ne vendin e Topit dhe gopit ku sikur te mos ndodhnin ngjarje te tilla do te ishte skandal, jo kur ndodhin. Shqiperia eshte e mbushur me raste femrash qe punen e sigurojne dhe mbrojne vetem ne saje te hireve seksuale dhe me burra qe shfrytezojne parate dhe pushtetin e tyre per te shijuar hiret e tyre. Harruan ata te Topit... lere se nuk po e them.
Gjithsesi Shqiperia po ecen perpara. Se shpejti do te hyje ne NATO. Shenje e ketij perparimi, madje, po te doni mendimin tim, ishte edhe videoja qe na tregoi Topi. A e pate ministrin se me sa miresjellje iu qas asaj femres? Vetem sa e ckopsiti pak dhe i tha: mos ki frike se nuk jam nga ajo kategori qe perdor dhunen. Cfare doni me teper ju xhanem? Deri dje hanit dru shpines. Shikoni sa i duruar eshte bere i pushtetshmi sot, nuk t'i heq breket me dhune, por pret t'i heqesh vete.