E premte, 25.04.2025, 11:44 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Asllan Dibrani: Pavarsia e Kosovës i tejkaloi udhëkryqet e historisë dhe padrejtësive ndaj shqipetarëve

E diele, 01.03.2009, 06:21 PM


Asllan Dibrani
Asllan Dibrani
Pavarsia e Kosovës i tejkaloi udhëkryqet e historisë dhe padrejtësive ndaj shqipetarëve

Nga Asllan Dibrani

Asnjeherë nuk mbahet mend  që  të festohët aq shumë në Europë sa kësajë here  për pavaresinë e Kosovës.  Gjithëkund një gëzim , një  atmosferë  e organizimit për festën  e madhe,  ditën  e pavaresisë së  Kosovës, një ditë që i zgjodhi  padrejtesitë   edhe udhëkryqet e  historisë ndaj  shqiptarëve të Kosovës. Njohja   nga 55 shtete të botës po e fuqizon vullnetin  ndër shqiptarë që këtë festë, shqiptarët ta konsiderojnë një  festë  kombëtare duke  pasur një konsideratë dhe mirënjohje  ndaj SHBA-së, Gjermanisë, Francës ,Italisë dhe shteteve mike që e njohën  Republikën e Kosovës  si shtet ne vete. Me  këtë lloj manifestimi nepër botë po e përshpejton  procesin  në vazhdim  për njohjen e  pavaresisë së Kosovës edhe nga ato shtete që nuk e kanë njohutr Kosovën akoma.  

Aktiviteti i yne  me punë   konkrete  kombëtare, do ti ngushtoje  hapësirat  dhe vrimat  që përpiqen ti shfrytëzojnë armiqët e shekujve kundër interesave të popullit shqiptarë. Një ditë  që  të shqiptarët do të  shenohët  me shkronja të arta  brezë pas brezi. Pavarësia e Kosovës  është ndër kryeveprat ma më  vlerë   për popullin shqiptarë  pas pavaresisë së Shqiperisë. Nëpër çdo qytet  të Europës  pati dhe akoma po festohët dita  e pavarësisë  ,  në çdo qytet të Gjermanisë   kudo që  ka shqipetarë po ashtu  një manifestim ishte  me datën 21.02.2009 në Shtutgard të Gjermanisë në  Mëhringen str 56 , në sallën  e madhe të stolisur me  flamuj  shqiptarë gjerman ,amerikan dhe europian,ku dominonte  parulla e gjatë  me  titull“ Gëzuar njëvjetori i pavarësisë së Kosovës“ . Salla ishte e mbushur përplot  me publik. Programi filloj  në ora 19,30 minuta me intonimin e  hymnit kombetarë  dhe  atë te Kosovës, pastaj  në skene doli    moderatori  Can Tahiri,  duke i falimenderuar   organizatorët e   këtij manifestimi  „Unionin Artistik i Kombit Shqiptar“ udhëheqës Can
Tahiri, „Qendrën Islame në Shtutgard“ udhëheqës  Baki Mustafa dhe „Qendrën  Kulturore Shqiptare në Shtutgard“ udhëheqës Asllan Dibranin bashkeorganizatorët dhe vepritaret tjerë siç ishin Salih Veselin  ,Besim Lokajn  Hetem Llapotincen dhe Rexhep  Cekaj e smajl celaj te cilet dhanë  nje kontribut të veçant. Vlenë ta cekim së Shtutgardi  ishte   i organizuar për  (PAVARESISE SE KOSOVES) edhe para një  viti  ku në  momentin e shpalljes së Kosovës si shtet në vete, nga Kuvendi i Kosovës. Këtu ishte  një  manifestim  shumë  i  madhë në sheshin  e Marktplatzit në qendrën e qytetit më të cilin rast ishte  një  ndër organizimet ma të mëdhënja në Europë më mijra  shqiptare nga të gjitha  anët  ku ishte stolisur i gjithë sheshi me flamujë, parulla për pavaresinë e Kosovës etj. Fillimisht  në skenë dolën grupi artistik i valleve shqiptare   nga Singeni i udhëhequr nga  profesionisti Rrustem Selca.
                                                   
Pastaj  në skenë  fjalën e rastit  për pavaresinë e Kosovës  e pati Baki Mustafa ku ndër të tjera tha se jamë shumë i lumtur   për një ditë  aq të rendesisheme   siq është  kjo  e 17 shkurtit  dita  e pavaresisë së Kosovës, një ditë  që do të na mbledhë gjithëmonë  për ta përkujtuar dhe  festuar   si ditë të  shenjtë. I përshendeti të pranishmit duke vazhduar ku tha se  sot po festojme ditëlindjen e parë  të shtetit  më të ri në botë të Republikes së Kosov.s. Ku edhe matutje u shprehë në këtë salle  janë mbajtur  shumë tubime   për qeshtjen kombëtare, nga kjo sallë është lutur shpeshherë  për popullin e Kosovës. Këtë radhë bëjmë vetëm një lutje  atë  të ribashkimuit kombëtar. Baki Mustafa në fund në emër të këshillit organizativ  po të këtij këshilli  që vitin e kaluar me rastin e pavaresisë së Kosovës  që  u mbajt  në sheshin e Shtutgargdit shpalli këtë manifestim të hapur.
  Në skenë  u ftua edhe  antari i  kryesisë së“ lidhjës së shkrimtarëve  dhe artistëve shqiptar të Gjermanisë“ zoti Hasan Qyqalla  i cili kishte udhëtuar  mbi 400 km   për ta ndarë  këtë gëzim  me qytetaret shqiptare të Shtutgardit, ditën e pavaresisë ku i përshendeti organizatorët dhe  të pranishmit njëkohesisht la mbresa tek të pranishmit me vargjët e deklamuara nga poezia ta bëjmë „Shqiperinë Shqipëri“. Atje ku sot pallen bijtë e helen-usit, edhe ai dhe është i Shqipërisë/Qamëri, për ne tash vjeni treni (ndoshta) i fundit unik në një Truall,ta bejmë Shqipërinë Shqipëri.

Në skenë doli edhe mysafiri nga Kosova Halil Ahmeti, kryetar i shoqatës „Drini“ Gjakovë, Shkodër, Mr i arteve  figurative i përshendeti të pranishmit  dhe  shprendau  një broshurë  me titull „8 vjet  punë dhe përkushtim korridorit“ ADRIATIK ALPE“
Një broshure  e pasur me fotografi  dhe aksione pune  të aksit rrugor  Durrës, Kukës-Prishtinë që është duke përfunduar në të cilen  ishte një parathenjë    për vlerat dhe marrëveshjen e ndërtimit të kësaje rruge  që do të jetë porja kryesore gjeostrategjike e kombit shqiptarë. Në vazhdim diskutuesi tjetër  z. Fahredin Tafallari tha së kemi arritur në një shkallë  ku synimi yne është   ribashëkimi në një shtet shqiptaë ,sepse kultura ,gjuha  dhe gjakun  e kemi të njejtë. Tubimin e përshendeti edhe Ali Berisha  shkrimtar  i cili ndër të tjera i bëri thirrëje publike opinionit së pavaresia piqët duke i edukuar fëmijet tanë në Diasporë më kulturën shqiptare dhe shkollën shqipe më qëllim të mosasimilimit të brezit të ri.

Sallës i dhanë një kolor  të veçantë grupi artistik  me kostume kombëtare i Singenit të  rinjë e të reja ishin afër 40 veta që  me  stilin artistik të vallëzimit  të pregaditura nga koreografi  dhe mjeshtëri  i madh Rrustem Selca   që  është duke dhënë  kontribute të  jashtëzakonshme  në pregaditjen e  brezit të ri  me përmbajtje nacionale  autoktone shqiptare. Vlenë të ceket se Z. Rrustem Selca   si koreograf  dhe mjeshter tani  për tani ushtron fëmijet  shqiptarë  në Gjermani  në disa pika dhe në Zvicer. Në sallë ishte e pranishme edhe këngëtarja  e mirënjohr nga Shqiperia  Fatmire  Breqani ku e intuazmoj masën  më  këngë  heroike  dhe për pavaresinë e Kosovës. Grupi folklorik i Bitikheimit i përbërë nga  kengëtarë Niman Xhaferaj,Avni Gashi, Nexhdet Hasanaj,Floriana Imeri dhe Dardan Gashi  të  cilët u prezentuan më kengët „Adem Jashari“ kengen e pavarësisë dhe të Selman  Kadrisë.
Recitime pati edhe nga disa  fëmijë, por një ma interesante ishte  një vogëlushe  që vullnetarisht doli nga publiku me emër Drenica Muliqi  ku masa i duartrokitën gjatë nga një vjerrësh   për pavaresinë siq thekësoj:

Herët në mëngjes  festa ka fillu, ejani dhe mbledhnu or shok ,këngën me këndu. Por ç`fare të këndoj  unë voglushja nuk e di, këndoni dhe kërceni për pavaresi, këtu është një shtet i  ri,  Kosovë e Shqiperi.
Babë e birë rapsodët Ramiz dhe Kujtim Syla u paraqiën me këngën „bijtë e shqipes a po na dëgjoni“
   
FENOMEN I RI DHE VULLNETAR PER KULTUREN DHE ARTIN SHQIPTAR NGA “ UNIONI I FIRMAVE SHQIPTARE”  NGA SHTUTGARDI ME RRETHINE

Për hero të parë në emigracjonin shqipëtarë në Europ u dëgjua së biznesmenët shqipëtarë kanë filluar ta kuptojnë rëndsinë e kulturës, gjuhës, muzikës dhe artin shqipëtarë duke u solidarizuar me një fond sado simbolike për ta ndihmuar këtë mbrëmje kushtuar pavarsisë së Kosovës.
Aty për aty  një grup  I firmave shqiptare  të Shtutgardit me rrethinë   nga prezenca  e një programi të larmishe  artistik u deklaruan së   shprehim gatishmeri  për ta  ndihmuar  organizimin e kësaj mbrembejë  dhe mbrembejëve të ngjashme   me kusht që  të këtë një  art dhe kulturë  të mirëfillte  shqiptare, po  edhe bënë thirrj një zëri që të ruhet  kultura  dhe  kënga  tamam shqiptare pa e përzier  muzikën shqiptare me tallava dhe  të keqija të tjera  që po na e zbehin  muzikën  autoktone shqiptare.
Ketë  mbrëmbje  për pavarësinë e Kosovës e ndihmuan firmat  me sa vijon:


Dibrani Transport, Shtutgard  pronar Asllan Dibrani                                 150 €
Llapatinca instalues uji n dhe nxemje pronar Hetem Llapatinca                 50 €
Maler  Faruk Kukaj  Shtutgard                                                                         50 €
Gipser Idriz Sylaj                                                                                               50 €
Bau-Unternehmen Duraku                                                                                50 €
Ndertimtari Bekim Elshani                                                                                50 €
Firmë kulmash Isuf Gashi                                                                                 50 €
Gartenbau Mejdi Ramadani                                                                              40 €
Gipser Rahmi Alushaj                                                                                       25 €
Untera Afrim Kusi                                                                                              20 €
Exklusive Boutique Fellbach Shemsi Kurtaj                                                  20 €
Autostar Ali Hajdari                                                                                          10 €

Në orën 22.30 grupi organizues organizoj nga një koktej për përvjetorin e pavarsisë së Kosovës duke I përshendetur të gjitha forcët ushtarake dhe politike të Kosovës dhe të Shqipërisë duke u zotuar se Diaspora ka qenë krah i fort në prejudhën e luftës dhe do të jetë prapë do te jemi ne gatishëmeri  në sëndertimin dhe zhvillimin e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Grupi i valltarëve nga Singeni

Rilind Dibrani

Hasan Qyqalla, antar i lidhjes shkrimtare ne Gjermani

Vallëzimi në skenë gjatë programit

Fëmijë nga shkolla shqipe e Stuttgardit

Pamja nga një pjesë e sallës në program

Drenica Muliqi gjatë recitimit

Pamja nga publiku

Pamja nga publiku

Vallëzimi i masës

Organizatorët e programit: Asllan Dibrani, Baki Mustafa, Can Tahiri, Sali Veseli, Halil Ahmeti

Organizatoret e programit

Asllan Dibrani dhe familja Llapatinca



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx