E hene, 23.12.2024, 03:34 PM (GMT)

Kulturë

Nazif Çela: Ne kënduam të parët këngën “Janinës ç’i panë sytë”

E premte, 08.09.2006, 03:14 PM


Nazif Çela
Këngëtari i njohur Nazif Çela flet për karrierën e tij dhe të grupit polifonik të Vlorës. Ai tregon për pjesmarrjen në Festivalin e Gjirokastrës të grupit të Lapardhasë dhe për çmimet me të cilat është vlerësuar ky grup. Nazif Çela tregon për shfaqjet në Hollandë të grupit të Lapardhasë me dramën “Elektra” dhe për vlerësimin që i është bërë muzikës së këtij grupi në Hollandë. Albumi i tij i ri vjen në një forëm tjetër këtë herë. Këngët polifonike të jugut e veçanërisht të Vlorës janë të interpretuara me muzikë këtë herë.Këngëtari Nazif Çela shprehet se, “Arsyeja që do t’i punonim me muzikë ishte se ne shikonim disa këngëtarë të trevave të ndryshme, qoftë edhe të Vlorës të cilat merrnin tekstet e mia të kompozuara aq bukur dhe ndërfutnin një ritëm në to. U detyruam që këto këngë t’i punonim me muzikë”.

-Cilat janë fillimet e karrierës suaj?
Fillimet e karrierës sime janë para 30 vitesh me këngën polifonike me të cilën kam filluar karrierën. Kam filluar me këngët e labërisë dhe kryesisht kam kënduar me grupin e Lapardhasë. Këngët e mia janë të panumërta në interpretimin në skenat tona, por kënga më e njohur dhe ajo që është më e famshme është kënga “Janinës ç’i panë sytë” në vitin 1983. Në ishim të parët që e interpretuam këtë këngë në Festivalin e Gjirokastrës dhe u vlerësuam me çmimin “Laurant i Festivalit”. Në këtë festival shumë kompozitorë të botës e vlerësuan këtë këngë dhe u shprehën se kjo këngë kishte një sinfoni të cilën do e kishin zili të gjithë kompozitorët.
-Si vazhdoi karriera juaj me grupin polifonik të Vlorës?
Në vitin 1983 u prezantova me këngën “Janinës ç’i panë sytë” ndërsa në vitin 1988 kisha tekstin e këngës legjendë të “Tanës” ku edhe aty morëm një çmim të merituar. Më shumë festivale të tjera ku kemi marrë pjesë jemi vlerësuar me çmime. Një tjetër çmim i merituar është çmimi i parë që i është dhënë grupit të Vlorës me këngën “O moj bletëza punëtore”, këngë të cilën e kemi realizuar me Fatbardha Brahimi, një këngëtare e talentuar.
-Ju keni qenë pjesmarrës edhe në mjaft koncerte në botë. Si është pritur polifonia labe atje?
Për herë të parë si grupi polifonik i Lapardhasë kemi qenë pjesë e një festivali ndërkombëtarë në Ohër. Ka qenë në fundin e vitit 1988. Ishte një festival i madh dhe ne u paraqitëm me një legjend e cila quhej “Legjenda e urës”. Aty zumë një çmim të merituar i cili vlerësoj këngën. Kjo këngë u vlerësua shumë edhe nga publiku i cili me duartrokitjet e tij ngriti sallën dhe ne nuk mund të vazhdonim të këndonim.
-Janë shumë grupe polifonike të krahinave të ndryshme. Nga çfarë dallohet grupi juaj?
Grupi jonë dallohet për karakter të këngës polifonike. Ne ishim një grup kompakt dhe i hershëm, ishim pompoz si grup dhe mundëm të rendnim vetëm tek polifonia. Grupet e tjera të polifonisë ndiqnin sadopak edhe variacionet polititke. Grupi jonë ishte vëtem polifonik. Ai nuk futej në këto trazira sepse ato kërkonin edhe forcë të madhe dhe diçka tjetër, por ne nuk mund të thyenim grupe të tjera, dhe me polifoninë mundën që t’ia dalim mbanë dhe kjo ishte rruga më e zgjedhur jona.
-Reziston përsëri grupi juaj ashtu si është krijuar?
Grupi jonë është përsëri në këmbë, ashtu siç është krijuar dikur. Edhe pse disa nga ne janë larguar, ashtu si unë që kam ardhur në Tiranë, por grupi jonë është kompakt përsëri. Përpara dy vitesh jemi paraqitur në Festivalin e Gjirokastrës me dy këngë, njëra ishte folklorike dhe tjetra ishte një këngë e kohës së sotme. Në këtë festival ne u vlerësuam me një vend të merituar. U futëm në 18-she, dhe më pas na skualifikuan sepse godisnim disi situatën e kohës.
-Çfarë mendoni për ecurinë e këtij festivali, është në rritje apo në rënie?
Mua Festivali i Gjirokastrës para dy vitesh më ka pëlqyer. Ai më kujtoi të gjitha mbresat e festivalit të asaj periudhe, këtë herë ishte më me fortcë dhe më goditës. Ne në këtë festival patëm një tekst i cili ishte disi goditës për kohën dhe kjo gjë na skualifikoj.
-Ju vini me një album të ri në tregun muzikor. Çfarë sjell ndryshe ai?
Ky album sjell muzikën polifonike të Vlorës në një forëm tjetër. Së bashku me producentin tim Flamur Muhameti menduam që të disa nga këto këngë ne mënduam që t’i sillnim me muzikë. Arsyeja që do t’i punonim me muzikë ishte se ne shikonim disa këngëtarë të trevave të ndryshme, qoftë edhe të Vlorës të cilat merrnin tekstet e mia të kompozuara aq bukur dhe ndërfutnin një ritëm në to. U detyruam që këto këngë t’i punonim me muzikë.
-Ju vendosët që polifoninë ta sillnit me një ritëm muzikor. I ka dhënë ngjyra të tjera kjo këtyre këngëve?
Patjetër që i ka dhënë një ngjyrë tjetër këngëve muzika polifonike. Unë jam udhëheqës në polifoni dhe shokët e grupit do të vijnë pas meje në këngë. Kjo është lehtësia që të jep polifonia tradicionale. Në një këngë me muzikë duhet të ndjekësh se ku do të drejtojë kompozitori. Ky faktor ishte disi i vashtirë për mua dhe ndjeva se kisha disa luhatje por gjithsesi u përshtata.
-Qëndron vështirësia tek fakti se duhet t’i realizoni vet të gjithë zërat në këto këngë?
Po është e vërtetë që e kisha pak të vështirë sepse në këtë album duhet që të gjithë zërat t’i bëja vetë. Unë kam bërë të gjithë pjesën e një grupi polofonie.
-Vihet re kostumi popullor të cilin e mbani gjithmonë veshur në këngët tuaja polifonike…
E veçanta e polifonisë është kostumi popullor. Në momentin kur vesh kostumin mua më duket se marrë gradë, dhe duhet që atë kostum që kam veshur t’ia përshtat këngës.
-Bashkëpunimi juaj me këngëtaren Nertila Vreto për këngën “Lala Gjoni” është pritur mjaft mirë nga publiku…
Po. Është e vërtetë. Kjo këngë është pritur mjaft mirë nga publiku. Ky bashkëpunim është nisur pa pretendimin se mund të bëhej një hit. Kjo këngë është mjaft e vjetër dhe është kënduar gjithandej qoftë në jug, qoftë në veri. Duke iu përshtatur kësaj kënge Flamur Muhameti e përshtati këtë këngë për brezin e ri.
-Si lindi bashkëpunimi me këngëtaren Nertila Vreto?
Me Nertila Vreton unë u njoha këtu në Tiranë. Unë kam pak vite që kam ardhur këtu në Tiranë, pesë vite, por edhe Nertila ka ardhur më studime këtu dhe nuk ka shumë vite. Nertila Vreto ka fituar një çmim në Folk Univers, cmmimin “Zërat e rinj”. Ajo ka bashkëpunuar edhe me këngëtarë të tjerë. Bashkë me mua Nertila ka bashkëpunuar në albumin e saj dhe në albumin tim. U përshtatën zërat tanë dhe kështu që bashkëpunimi ishte i mirërealizuar.
-Ju mungon Vlora tani që jeni në Tiranë?
Vlora mua mungon shumë sepse aty kam gjithë jetën time. Por mendoj se nëse nuk do të isha larguar nga Vlora nuk do të kisha arritur deri këtu. Mund të kisha ngelur në atë fazë dhe të njihesha vetëm si një pjestarë i grupit polifonik të Vlorës.
-Cilat janë koncertet me të cilat keni qenë i angazhuar këtë vit?
Në janar unë isha në Hollandë së bashku me grupin e Lapardhasë. Ishim të angazhuar në një projekt dramaturg siç ishte projekti “Elektra” e Sofokliut. Ne punuam aty një muaj dhe dhamë nëntë shfaqje në Hollandë. U pëlqye në një masë të konsiderueshme pjesmarrja jonë në këtë dramë. Ishim katër këngëtarë të grupit të Lapardhasë, unë , Fatbardha Brahimi, Manush Brahimi dhe Feti Brahimi. Ne bëmë muzikën e kësaj drame. Muzika jonë ishte 25-27 minuta pjesë e dramës “Elektra”. Shqiptarët që ndodheshin aty na ndihmuan me përkthimin dhe bënë që ne të ishim në brendësi të dramës. Në korrik kjo dramë u dha në Festivalin e Butrintit. Në Vlorë u dha edhe një shfaqje aty. Më pas u dhanë edhe shfaqje në disa qytete në Maqedoni. U dhanë dy shfaqje edhe në Shkup ku patëm një sukses të merituar. Dhe shumë shfaqje të tjera në Shqipëri.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora