E premte, 25.04.2025, 06:38 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Beqir Cikaqi: Në Bassano del Grapa(Itali), u festua Pavarësia e Kosovës

E diele, 22.02.2009, 12:31 AM


Në Bassano del Grapa(Itali), u festua Pavarësia  e Kosovës

Nga Beqir CIKAQI, Itali

KOSOVË – GËZUAR,  përvjetori i  pavarësisë!

-Më 17 shkurt 2008, ndodhi ajo që është pritëm me vite të tëra, breza të tërë,disa prej tyre ran dëshmor për të mos vdekur kurr!U tha ndër të tjera në këtë mbrëmje festive të paharruar, nga kryetari i Shoqates, z.Avdi Beqiri.

Shoqata “Bashkimi Kombëtar” organizoi një manifestim  kushtuar njëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.Kjo mbrëmje u organizua në restorantin e njohur në këtë lokalitet, Del AMENA, në periferi te Bassanos. Dhe, sikur çdo herë, u festua së bashku, shqiptar nga të gjitha trojet etnike,drejtues shoqatash shqiptare, si dhe miq italian, madje edhe gazetar vendor, etj.
  Në pjesën e lart të murit, ku ishte e improvizuar  një kënd për grupin muzikor dhe pjesen artistike të kësaj mbrëmje festive, ishin të vendosur Flamuri i Kosovës, Flamuri Kombëtar , Flamuri Italian, pankarti i stemës së Shoqatës  “Bashkimi Kombëtar”, si dhe mbishkrimi: KOSOVË-GËZUAR, përvjetori i pavarësisë!

-U ndëgjua: himni  shtetëror i Kosovës dhe Kombëtar shqiptar.Prandaj drejtuesja, Edona Thaqi u shpreh: “e dua Kosovën se jam kosovare, e dua Shqipërin se jam shqipëtare”.

  Kjo festë u hap me intonimin e dy himneve,  Kombëtar shqiptar dhe himnit shtetëror të Kosovës.Pjesen artistike të kësaj mbrëmje festive e udhëhoqi, Edona Thaqi, nxënëse disavjeqare e shkollës shqipe, që funksionon në kuader të shoqatës.Edona , që në fillim mases së pranishme iu drejtua me fjalet:”të nderuar të pranishëm, mirëmbrema dhe mirëse keni ardhur në këtë mbrëmje festive kushtuar njëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.I ndëgjuam dy himnet, shtretëror të Kosovës dhe kombëtar shqiptar, pra edhe une e dua Kosovën se jam kosovare, e dua Shqipërin , se jam shqipëtare....”Mandej, e ftoi kryetarin e shoqatës “Bashkimi Kombëtar” zotin Avdi Beqiri, i cili të pranishmeve iu uroi edhe një herë festen, e ndër të tjera shtoi:”Më 17 shkurt 2008, ndodhi ajo që e pritëm me vite të tëra, breza të tërë, disa prej tyre ranë dëshmor për të mos vdekur kurr!Shpallja e Kosovës shtet i pa varur dhe sovran nga Kuvendi i Kosovës ishte edhe më kuptimplot, sepse u realizua në koordinim me miqt tan ndërkombëtar, evropian , SHBA-n, etj. Ndër  këto shtete mike ishte edhe Italia ku ne jetojm...Pasë mëse një shkekulli në robëri,më në fund Kosova e bëri një vit me pavarësi...”
   Të pranishmit , duke iu uruar njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, i përshëndeti
profesori italian Vittorie Andolfato, mik i madh i shqiptarëve, i cili ndonëse në moshë të shtyer, me fjalë emocionale të shprehura për shqiptarët i befasoi të pranishmit, për çka mori duartrokitjet e merituara.

-Shkolla shqipe, bartëse kryesore e programit artistik.

Edona Thaqi
Edona Thaqi

 Moderatorja e pjesës artistike, Edona Thaqi, i prezentoi nxenësit dhe poezit e zgjedhura për këtë mbremje festive: Rinor Thaqi, me poezin”Gjuha jonë”,Brikena Berani-“Për një shkronjë” dhe Adelina Kajtazi –“Mëmëdheu”.
 Pjesa më e mirëpritur ishte recitali”KOSOVA”, me  tekst   nga mësuesi i shkollës, interpretuan nxënësit e sh.sh. të MP:Qendrim Zeka,Rinor Thaqi,Njomëza Dobra,Qëndresa Zeka, Erblina Thaqi dhe Agnesa Zeka.Ku gjashtë nxënës të veshura me bluza dhe kapela të flamurit kombëtar,  mbanin nga një shkronjë(gjasht shkronja) me ngjur të flamurit të Kosovës, duke e komentuar domethënjen e shkronjës që mbanin, ndërsa në fund secili nxënës ngriten nga një flamur  duke e valvitur për disa sekonda, kështu gjasht nxënës, gjashtë shkronja dhe gjasht flamuj, simbolizonin edhe gjasht yjet ne flamurin e Kosovës.Që ky recital të paraqitet sa më mire, nxënësit i ndihmoi edhe moderatorja Edona Thaqi, e cila pase recitlit, shtoi:”dy shtete shqiptare, Kosovë dhe Shqipëri, që në të ardhmen do të jen vetëm një” për t’i prezentuar duetin Brikena Berani dhe Adelina Kajtazi me poezin “Sa të dua o Shqipëri”, të cilat muaren duartrokitje të gjata, sikur edhe çdo pike tjetër e prezantuar.Edona , herë pas here edhe vet interpretonte  poezi, për Kosovën, për dëshmorët, për Shqipëri,etj.

- Mbrëmje e paharruar. U festua deri në mesnatë!

 Pas përfundimit të programit të nxenësve , të pranishmit  i argëtuan grupi muzikor i njohur në këtë anë, në përbërjen : Arbror Bashota, Naser Shala dhe Sokol Marku. Me këngë e valle u festua deri në orët e vona të natës.



(Vota: 6 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx