E shtune, 21.12.2024, 12:21 PM (GMT)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Marrëdhëniet Edi Rama-Bamir Topi, nga “institucioni” i Vorrit të Bamit tek “institucioni” i Vorrit të Ashikut

E enjte, 19.02.2009, 06:02 PM


Marrëdhëniet Edi Rama-Bamir Topi, nga “institucioni” i Vorrit të Bamit tek “institucioni” i Vorrit të Ashikut       

Nga Kastriot MYFTARAJ

Para disa ditësh, Presidenca e Republikës, për herë të parë që nga koha kur atje ka ardhur Bamir Topi, reagoi ndaj një artikulli gazete që e implikon Presidentin Topi në një intrigë politike, dhe pikërisht ndaj një artikulli të botuesit të gazetës “55”, Fahri Balliu, i cili pretendonte se Presidenti Topi kishte shkuar natën në Pezë, në shtëpinë ku banon Edi Rama, ku kishte pasur një takim sekret me këtë të fundit. Reagimi i Presidentit Topi erdhi qartësisht për faktin se Fahri Balliu është zëdhënësi mediatik i kryeministrit Berisha dhe në fakt ishte Berisha, i cili me gojën e Fahri Balliut, po e akuzonte Presidentin Topi se kishte bërë një takim sekret me Edi Ramën në Pezë. Reagimi nga presidenca ishte nervoz, duke e etiketuar Fahri Balliun si gazetar shumëpërdorimësh, gjë kjo e rëndë në një vend demokratik, se shtypi në Perëndim është i mbushur plot me intriga politika të këtij lloji, por shtetarët si Topi nuk reagojnë në këtë mënyrë ndaj shtypit.
Nga presidenca, Fahri Balliut i ka ardhur kështu ekuivalenti i një kërcënimi, që bëhet edhe më qartë po të konsiderosh se pak ditë para kësaj, Fahri Balliu ka pasur një bisedë aspak të këndshme me burrin e Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, në lidhje me akuzat që i janë bërë Ina Ramës në gazetën e Balliut ,se jeton në apartamentin që i ka dhënë një kriminel, të cilit ajo i ka pushuar një çështje penale për përdhunim. Burri i Ina Ramës e ka paralajmëruar Fahri Balliun për vilën që i ka dhënë Delijorgji. Një gjë është e qartë, në gazetën e Fahri Balliut pas kësaj u zhdukën akuzat ndaj Ina Ramës për këtë aferë veçanërisht djegëse për Prokuroren e Përgjithshme. Të dy palët duket se e zgjidhën problemin në rrugë jashtëinstitucionale.
Por, që të kthehemi në çështjen e shtjelluar në fillim, përgënjeshtrimi nga presidenca erdhi për faktin se në natën që pretendonte Balliu, Presidenti Topi kishte qenë vërtet duke u sjellë në afërsi të shtëpisë së Edi Ramës, si në atë këngën e Shqipërisë së Mesme:
“Po vij qark si zog skifteri,
 Me u taku me ty!”
Presidenti Topi, i cili e kalon pjesën më të madhe të ditës në dreka e darka në restorante (pa harruar paçen e mëngjesit), ku merret me intriga politike, atë mbrëmje ka qenë duke darkuar me disa miq në restorant, tek “Vorri i Ashikut”, pranë rezidencës së Edi Ramës. Tashmë marrëdhëniet mes Edi Ramës dhe Bamir Topit kanë hyrë në “rrugë institucionale”, duke kaluar nga “institucioni” i Vorrit të Bamit tek “institucioni” i Vorrit të Ashikut. Kur Bamir Topi u zgjodh President i Republikës, një vit e gjysmë më parë, Edi Rama e quajti këtë gjë një turp të madh, duke e akuzuar Topin publikisht dhe pa terma gjysmake, se ishte zgjedhur president me vota të blera, dhe duke i bërë thirrje që të jepte dorëheqjen. Në rrethin e tij të ngushtë, Edi Rama filloi ta quante presidencën “Vorri i Bamit”, duke luajtur me emrin “Bamir”, shkurtimi i të cilit është “Bam”. Por tashmë kjo periudhë e keqe në marrëdhëniet mes Presidentit Topi dhe Edi Ramës ka kaluar, që kur Bamir Topi i shpalli luftë mazhorancës, duke kërkuar të marrë si shpërblim nga Edi Rama një koabitacion me të majtën në rast se kjo vjen në pushtet pas zgjedhjeve të këtij viti, si dhe duke pasur ndihmën e së majtës, që Rama dhe Topi mendojnë se do të jetë në pushtet kur Topit t’ i mbarojë mandate presidencial në 2012, që Topi të bëhet kryetar i PD.
Ky pakt Topi-Rama është bërë tek Vorri i Ashikut, ndërsa tek Vorri i Bamit duan të çojnë Berishën dhe Metën. Kështu, tashmë marrëdhëniet mes Bamir Topit dhe Edi Ramës kanë hyrë në rrugë institucionale, duke u institucionalizuar tek “institucioni” i Vorrit të Ashikut. Emri është kuptimplotë dhe këtu ia vlen të tregohet një episod. Presidenti Topi, kohë më parë, pasi kishte ardhur në këtë post, mori pjesë në një mbledhje në nder të Vedat Kokonës, një njeri i nderuar sigurisht. Por është një ironi e madhe kur Vedat Kokonën e nderon Bamir Topi, i cili mburret se është tiranas autokton dhe bart vlerat e qytetarisë tiranase. Vedat Kokona, në romanin e vet autobiografik, “Me valët e jetës”, tregon kështu për eksperiencën e tij si një fëmijë, kur erdhi me banim në qytetin e Tiranës (në romanin autobiografik veten e paraqet pas personazhit me emrin “Ismail”):
“Në Tiranë, në vend të shokëve gjirokastritë, Ismaili zuri shokë tiranas, që flisnin një shqipe më të rëndë se ajo që kish dëgjuar gjer atëherë në Gjirokastër. Fjalët që i zinte veshi më dendur ishin fjalët “ashik”, “dylber” dhe “të du për muhabet”. Këto fjalë Ismaili i dëgjonte shpesh nga shokët e vegjël tiranas. Tiranasit e vegjël, dhjetë apo njëmbëdhjetëvjeçarë, që i kishin dëgjuar këto fjalë nga të mëdhenjtë, kërkonin të ndiqnin shembullin e tyre dhe donin të kishin nga një dylber. Dylberi duhej të rrinte ngaherë me ashikun, sepse ky “e donte për muhabet”. Askush nuk guxonte të ngiste dylberin se atë e mbronte ashiku i tij. Në qoftë se dylberi nuk rrinte me ashikun që e donte për muhabet, atëherë ashiku ia vinte dylberit “tabutin ke porta” domethënë se do ta vriste. (cituar sipas: Vedat Kokona: “Me valët e jetës”, Botimet Kokona, Tiranë 2003, f. 19- 20)
Kuptohet se fraza “të du për muhabet” është eufemizëm për aktin seksual mes homoseksualëve. Bamir Topi në mbledhjen për nderimin e Vedat Kokonës e quajti edhe një figurë që i përket edhe qytetarisë tiranase dhe që ka ditur të shprehë shpirtin tiranas. Presidenti Topi, kur ka folur kështu ka pasur parasysh veprën letrare të Kokonës, por nuk dihet nëse ka lexuar dhe rreshtat e mësipërm. Gjithsesi, derisa Presidenti safi tirans Topi është shprehur kështu, atëherë bëhet e qartë çdo gjë për “institucionin” e Vorrit të Ashikut. Tek “institucioni” i Vorrit të Ashikut është bashkuar tradita qytetare tiranase e bartur nga Topi me “modernen” e sjellë nga Rama. Në paragrafin e mësipërm të cituar nga libri i Vedat Kokonës, mund të gjesh thelbin e marrëdhënies së re institucionale Edi-Rama- Bamir Topi, në kuadrin e “institucionit” të Vorrit të Ashikut.
Toponimi “Vorri i Ashikut” afër rezidencës së Edi Ramës në Pezë, e ka origjinën tek një ashik që u vra duke mbrojtur dylberin e vet, nga një ashik tjetër që donte t’ ia rrëmbente. Presidenti Topi është bërë “ashiku” politik, ana e dukshme, i Edi Ramës, dhe duket se është gati të vritet politikisht për të mbrojtur dylberin e vet. “Institucioni” i Vorrit të Ashikut, zbulon dhe misterin se përse Presidenti i Republikës, ende pas 19 muajsh në detyrë, e ka lënë bosh vendin e këshilltarit politik. Duket se Presidenti Topi nuk e ndjen mungesën e këshilltarit politik, pasi të tillë ka Edi Ramën. Duke iu trembur përgjimeve, Bamir Topi dhe Edi Rama flasin me emra të koduar, duke përmendur shpesh si “armë sekrete” një të quajtur “Lulja e Kuranit”. Nuk dihet se kush është kjo, por një hipotezë nuk mund të mos bëhet kur para pak kohësh Presidenti Topi dhe Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama u shfaqën çuditërisht së bashku, duke ndjekur një shfaqje teatrale me titull “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit”.
Vorri i Ashikut është bërë një vend pelegrinazhi për politikën e re në Tiranë. Këtu e ka çuar një herë edhe Erion Veliaj ambasadorin holandez, dhe ky i fundit u impresionua shumë dhe kërkoi që ky vend të hyjë në trashëgiminë kulturore shqiptare, duke u shpenzuar për këtë gjë para pa kursim nga qeveria holandeze. Madje ka të dhëna të sigurta se tek Vorri i Ashikut janë mbushur dhe formularët e sondazhit të Zogbyt. Pritet që tek Vorri i Ashikut ta çojnë edhe Zogby-n kur ky të vizitojë Shqipërinë, meqenëse Zogby vdes për vende të tilla, duke qenë se është një aktivist i shquar i lëvizjes homoseksuale në SHBA, siç e kam paraqitur me fakte në një shkrim të mëparshëm. 
 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora