Kulturë
Naser Aliu: Universiteti Teknik para bashkëpunimit me univeristetin shqiptar
E merkure, 11.02.2009, 08:19 PM
Informatë për shtypin
Gjatë bisedës (majtas): Profesor Arnold Adam, docentja Dr. Mimoza Gjikaj (që të dy nga Universiteti Tekni Klaustal) dhe profesor Profesor Tanush Shaska (presdient i Universitetit shqiptar Vlora)
Nga gjermanishtja Naser Aliu
Universiteti Teknik para bashkëpunimit me univeristetin shqiptar
Christian Ernst, zyra e shtypit
Universiteti Teknik Klaustal
11.02.2009
Klaustal-Cellerfeld
Krejt ka nisur me një E-Mail. Para një viti docentja dr. Mimoza Gjika mori vesh se në univeristetin e Shqipërisë Vlora, në qytetin e saj, është zgjedhur një president i ri dhe dërgoi një email.” Mendova se kishte vetëm dy mundësi: “ ai ose lajmrohet ose nuk lajmrohet“, i kujtohet shkencëtares në Insititutin për kimi anaorganike dhe kimike. Profesori Tanush Shaska, i cili drejton Universitetin Vlora, ishte lajmruar dhe tani Universiteti Teknik Klaustal gjendet para një kooperimi me universitetin e dytë nga madhësia në Shqipëri.
Javën e kaluar profesor Shaska e kaloi në Klaustal-Cellerfeld. Posedon shtetësinë amerikane dhe përveçe punës në Shqipëri është profesor i matematikës në Oakland. Ai vizitoi Institutin Kimik, bisedoi me profesorët e matematikës, fizikës dhe shkencave mbi materialet si dhe Qendrën Internacionale Klaustal. Bilanci i tij: Universiteti Teknik Klaustal është shumë interesant. Ka shumë infrastrukturë, mirëpo jo aq shumë studentë.“ Në Universitetin e Vlorës është e kundërta.“ Ne kemi shumë pak infrastrukturë, por 15.000 studentë.“
„Pikërisht për shkak të kësaj gjendje nga bashkëpunimi mund të përfitojnë dy universitetet, meqenëse që të dy kanë orientimin teknik.“ theksoi Shaska. Në Shqipërinë komuniste të viteve të 80 profesori i matematikës ishte lënë nën hije për shkak të qëndrimeve të tija politike, kishte bërë madje edhe grevë urie. Në fillim të viteve të 90 arriti në SHBA duke kaluar nëpër Itali. Në SHBA grumbulloi espkeriencë në Universitetin e Irvine, Idaho dhe Oakland. Tani shkencëtari i mirënjohur dëshiron ta ndërtojë Universitetin e Vlorës me standardet e universiteve të Evropës perëndimore.
Dr. Mimoza Gjika dhe shefi i saj, drejtori i Institutit profesor Arnold Adam dëshirojnë ta mbështesin vizitën nga Balkani.“ Ne kemi pasur biseda shumë të frytshme. Fillimish kemi ndërmend të bëjmë një bashkëpunim në shkallën e Institutit, e cila më vonë duhet shndërruar në një partneritet ndërmjet dy Universiteteve „ tha profesor Adam. Docentët e Klaustal planifikojnë të shkojnë në Shqipëri për një Summer-School.
Për vizitën e tyre në Evropën Juglindore shkencëtarët e mësuar me dimrin nga Oberharc duhet të marrin me vete edhe kostume për not. Sepse Vlora, një qytet bregdetar, me më shumë se 100.0000 banorë, gjendet përballë thembrës së çizmes së Italisë, dmth. në kalimin nga deti Jon në Adriatik.
Përevç portit dhe turizmit, univeristeti i jep karakter qytetit:“ Së shpejti do të ofrojmë edhe kurse për gjuhën gjermane“, parashikon profesor Shaska. Kur të vijnë studentët e parë në Klaustal, pengesat gjuhësore duhe t të jenë sa më të vogëla.