E merkure, 16.04.2025, 06:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Bashkim Saliasi: Vepra e Ullmar Qvick 'Më shumë heroizma se grurë', munomenti i miqësisë Suedi-Shqipëri

E hene, 14.04.2025, 06:18 PM


VEPRA E ULLMAR QVICK "MË SHUMË HEROIZMA SE GRURË", MONOMENT I MIQËSISË SUEDI-SHQIPËRI

Nga Bashkim Saliasi

Kur nisa të shkruaj këto radhë të gjitha faqet e librit "Më shumë heroizma se sa grurë" më kaluan si në revistë para syve të mi faqe pas faqe, në përshkrimet e realizuara me aq mjeshtëri nga Albanologu, mik i shqiptarve z Ullmar...

Nuk dua të bëjë analizë të veprës dhe të humbas interesin për ta lexuar lexuesi, por do të shpreh disa konsiderata të mijat për autorin e librit. Pa e zgjatur dhe hyrë në hollësira në radhë të parë e falenderoi z Ullmar Qvick për punën e shkëlqyer që ai ka bërë me botimin e kësaj vepre të bukur.

Ishte një kënaqësi z Ullmar që libri juaj të bëhet pjesë e biblotekës sime.

Tani ju jeni i pranishëm në shtëpinë time. Në librin tuaj gjeta materiale, të cilat ngjallin interes jo vetëm për mua si një lexues i rregullt, por edhe atyre që lexojnë pak ose aspak dhe kur gjenden pranë biblotekës sime e marrin librin në dorë dhe e përkëdhelin si një fëmijë të vogël. Biseda nis e pafund:

-Një Suedez paska shkrojtur për shqiptarët? Ai dika shqip, e pyetjet dhe interesi për librin janë të pafundme deri sa vendosin që brendin e veprës ta njohin vet duke lexuar librin. Që nga dita që ma dhuroi librin miku im Viron Kona përveç meje e kanë lexuar dhe pesë vet miq të familjes sime.

Ju z Ullmar jeni zëri së vërtetës, jeni zëri i shqipëris dhe shqiptarve kudo që janë nëpër botë. Nga leximi i librit  arrita të kuptojë se ju jeni një misionar i popullit Shqiptar dhe Suedez, ku me mundin dhe sakrificën tuaj për të mësuar gjuhën e vendit tim keni krijuar ura miqësie midis dy popujve. Nuk ka gjë më të mirë kur flet gjuhën e mikut dhe merresh vesh mirë për rregullat e mikpritjes të cilat hedhin rrënjë të thella në trurin e njeriut dhe ruhen për gjithë jetën. Kujtimet e mira apo të këqia qofshin ruhen dhe tregohen gojarishtë dhe shkruhen në letër e, janë mesazhe që përcillen ndër popuj brezpasbrezi.

Në botimin e librit tuaj ju nuk hezitoni të paraqisni vlerat dhe kundërvlerat, virtyt që të gjithë njerëzit e ndershëm i duan dhe i respektojnë.

U jam mirënjohës për botimin e veprës dhe në aspektin e vlerave që ju përshkruani për mikpritjen dhe atributet që i veshni popullit tim, pavarsisht se fqinjët tanë në shekuj janë munduar ta fshehin dhe të na  tjetërsojnë historinë.

Nuk ka gjë më të mirë kur miku ta thotë të vërtetën ashtu sikundër është dhe nuk e zbukuron.

Vepra juaj z Ullmar këtu merr supervlera sepse ju nuk keni denjuar ta thoni të vërtetën "lakuriqe" sikur e keni jetuar dhe parë me sytë tuaj në vendin tim Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni në të dy kohët dhe me personazhet që analizoni guxoni dhe tregoni realitetin që keni parë.

Lexuesi Suedez dhe ai shqiptar nuk do mërzitet të lexojë veprën tuaj, përkundrazi kur do mbarojë do ja nis dhe një herë nga fillimi ashtu sikundër më ndodhi edhe mua që e lexova dy herë dhe mbajta shënimet e duhura.

Ju z. Ullmar me veprën tuaj keni treguar se jeni një Promete që ngado që shkoni përhapni rreze diturie për gjuhën shqipe si gjuhë pasardhëse e gjuhës së popullit ilir të rrjedhur nga popujt më të vjetër të ballkanit pellazgët që kanë jetuar në ballkan para romakve, helenve apo çdo populli tjetër, pavarsishtë se gjuhën dhe zakonet u munduan t'ia zhdukin, por një gjëje të tillë nuk nuk ndodhi, se populli ynë e ruajti si gjuhën dhe zakonet nga njëri brez në tjetrin deri sa më në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX triumfoi dhe ne në ditët e sotëme kemi një arkiv me vepra madhështore në të gjitha fushat që konkurojmë popujt fqinj dhe popujt e tjerë. Unë z Ullmar kam qenë emigrant ashtu sikundër dhe miku juaj dhe imi Viron Kona dhe ajo që unë kam konstatuar dhe mendoj është se gjuha jonë është çimentoja e gjithë gjuhëve të tjera në ballkan. E them këtë mendim timin se shqiptarët në vitin 1991 kur kaluan kufirin për në Greqin fqinje apo thyen muret e ambasadave dhe u hipën anijeve për në vendet e Europës perndimore nuk dinin gjuhë të huaja me përjashtime të pakta, por shumë shpejtë ata arritën jo vetë ta flasin gjuhën, por dhe ta shkruajnë.

Në Greqin fqinje qendrova nga viti 1991 deri në vitin 1994, pushimet e verës nga dy ose tre muaj dhe në fud të vitit të dytë mësova të flas dhe të shkruaj gjuhën greke, kurse pronari im te i cili flija gjatë një viti mësoi veç tre fjalë dhe gjuha shqipe i dukej shumë e vështirë.

Një fakt tjetër është se nxënësit të cilët unë i kam mësuar këtu në shkollat shqiptare kanë qenë të nivelit të ulët dhe mesatar dhe tani që kanë shkuar të jetojnë së bashku me prindrit në Greqi apo Itali ecin shumë mirë me mësime dhe vazhdojnë UT me rezultate shumë të larta dhe dallohen nga nxënësit vendas. Në mendjen time mbeti mbesa juaj vazhduese e veprës suaj.

Nuk thonë kotë që dardha bie nën dardhë. Së fundi të falenderoi z Ulmar që në veprën tuaj keni radhitur dhe emrin tim.

Urime dhe jetë të gjatë z Ullmar Qvick.

Ju uron Bashkim Saliasi

Tiranë, më 1 Maji 2013



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx