E diele, 13.04.2025, 08:26 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Nëntë mijë vjet histori pellazge

E shtune, 12.04.2025, 02:55 PM


Nëntë mijë vjet histori pellazge, që shihet edhe sot me sy, preket, jetohet dhe duhet të shkruhet

Nga Fahri Xharra

Cili është më i vjetër, Shasi i Ulqinit i 365 kishave apo Shasi Matera në Puglia të Italisë? Këtu fshihet diçka e madhe. Këtu historia është shumë e pa besë ndaj nesh.

Shasi në Matera është i vetmi vend në botë ku njerëzit mund të jetojnë dhe jetojnë po aty ku jetonin para ardhësit e tyre të para 9 mijë vjetëve. (Matera est le seul endroit au monde où les gens peuvent se vanter d'être encore dans la même maisons de leurs ancêtres d'il y a 9 000 ans. ) Shtëpitë në Shasi, janë në shpellat e vetë gdhendura nëpër mileniume në shkëmbijt gëlqeror, të cilat banorët lokal i qujanë " tufo" ,pra tufa vullkanike. Në disa pjesë të Shasit, rrugët janë nënë shtëpitë përmbi. Qyteti i vjetër është ngritur në një breg të lartë, përskaj një lumi të madh që tani është përroskë. Shasi i takon tipit të vendbanimeve triglodike parahistorike të cilat mendohen të ishin vendbanimet e para njerëzore, pra si ky i vjetër mbi 9000 vjet para Krishtit. Këtu banohej në nja 1500 shpellëza. Interesant me shkrimin e historisë kur shënimet humbin edhe me qëllim, për Shasin e harruar deri para sa vjetësh thuhet se u ndërtua nga romakët në shekullin e tretë para epokës sonë . Asgjë ma shumë. Çdo lexim i këtyre shpjegimeve të nevrikos, mu për atë që qëllimisht fshihet historia.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx