E merkure, 16.04.2025, 09:34 AM (GMT+1)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Paja Jovanoviç, një piktor serbo-kroat që skaliti me mjeshtërinë e ngjyrës karakteristikat e shqiptarëve

E merkure, 09.04.2025, 02:55 PM


Paja Jovanoviç, një piktor serbo-kroat që skaliti me mjeshtërinë e ngjyrës karakteristikat e shqiptarëve

Nga Albert Vataj

Paja Jovanoviç ishte një piktor serb me origjinë kroate, i cili njihet më së shumti për stilin realist. Punimet e tij të para përfshijnë piktura me motive orientale, të cilat ishin mjaf të arrira nga pikëpamja artistike. Ai është konsideruar si “orientalisti” më i shquar serb.

Por për shqiptarët pikturat e Paja Jovanoviç dëshmojnë shumë më tepër se një stil i artit pamor. Pikturat e tij dëshmojnë traditat dhe folkun shqiptar të fund shek. XIX me gjithë krenarinë që e karakterizon atë. Pesonazhet e jetësuara në tablotë e tij janë të një shprehie karakteristike shqiptare, ku spikasin ashpërsia dhe krenaria, rreptësia dhe hijeshija.

Gjatë periudhës së parë të krijimtarisë së tij u shqua me tablotë ku pasqyrohet jeta piktoreske në Shqipëri. Pas vitit 1893 filloi një seri kompozimesh të konceptuara në formë dekorative. Më vonë (1906) iu kushtua kryesisht gjinisë së portretit.

Jovanoviçi ka udhëtuar disa herë në vendin tonë. Në Shkodër ka qëndruar më shumë, kryesisht për t’u njohur me kostumet kombëtare, objektet dhe orendi të larmishme dhe të pasura të popullit shqiptar. Nisur nga kjo krijimtari e popullit e nga zakonet e vendit, ai realizoi disa tablo ku pasqyroi me besnikëri tipa dhe karaktere shqiptarësh.

Gjatë qëndrimit në Shkodër u miqësua me piktorin tonë të shquar të Rilindjes Kombëtare, Kolë Idromenon. Dashuria për kulturën shqiptare dhe dëshira për t’i pasqyruar në art e lidhi ngushtë këtë miqësi artistësh të penelit.

Thuhët se në një tablo të Jovanoviçit, Idromenoja ka pikturuar një figurë malësori me veshje kombëtare. Kjo është bërë me kërkesë të Jovanoviçit, në shenjë respekti për kolegun shqiptar.

Mendohet se Jovanoviçi ka bërë 8 tablo me temë shqiptare. Më të njohurat janë: “Vallja e shpatave”, “Këngë për Skënderbeun”, “Mësimi i shpatës”, “Përgatitja e nuses shqiptare”, “Tregim nga Kosova”, “Vajza me çifteli”, “Lufta e gjelave”, por edhe tablotë e burrave, të realizuara prej tij janë jo më pak të famshme dhe jo më pak shprehëse në aspektin artistik. Besnikëria me të cilën ai ka përcjellë të gjithë komponentët e veshjes dhe tiparet fizike, të burrave, luftëtarëve dhe rojeve nën armë, tregojnë jo vetëm zbatimin me korrektësi të punës së tij si piktor realist, por edhe përcjelljen e këtyre elementeve si një memuar i një brezi, i një pasurie shpirtërore.

Veprat origjinale me temë shqiptare të Jovanoviçit ruhen në muzetë dhe galeritë e Londrës, Vjenës dhe Beogradit.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Foto nga një foto Albert Vataj: Mirënjohja emblematike në botën e kafshëve, dhe një mesazh për marrëdhëniet e njerëzve Albert Vataj: Kartolina, dritarja e parë drejt bukurisë së gruas dhe veshjes shqiptare Albert Vataj: Fjalimi i Bill Klinton, drejtuar kombit amerikan për sulmin ndaj Jugosllavisë më 24 mars 1999 Albert Vataj: Gëzim Murajza, poeti n’kapërcyellin e shpërfaqjes së një shpirti krijues Albert Vataj: Vjosa Osmani jep përqafimin e mirënjohjes historike të shqiptarëve ndaj Amerikës Albert Vataj: Sabina Chebichi, një talent i atletikës, që nisi këmbëzbathur rrugën drejt legjendës Albert Vataj: Koloseu, ky gur i çmuar në gjeradanin e memories së qytetërimit Albert Vataj: Agatha Christie, rrugëtimi i vështirë një gruaje për t'u bërë novelistja më e njohur në histori Albert Vataj: Marie Tuci, dëshmia më unike e qëndresës së shpirtit të gruas ballë mizorive komuniste Albert Vataj: Sot, në përvjetorin e vdekjes së Martin Camajt Albert Vataj: Letra e Nënë Terezës drejtuar grave në Konferencën IV Botërore të gruas në Pekin Albert Vataj: Pse 8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas? Albert Vataj: Urim për Mësuesit Albert Vataj: Zef Serembe, poeti arbëresh i dramës ekzistenciale Albert Vataj: Një vepër që dëshmon mbi harmoninë dhe marrëdhënien simbiotike të muzikës me artin visual Albert Vataj: Skënderbeu i Ardian Pepës, një strateg lufte, i ngjitur në fronin e një prijësi legjendar Albert Vataj: Mrekulli e familjes në botën e mahnitshme të gjigandëve me shpirt të butë në natyrën e egër Albert Vataj: Përvjetori i kalimit në amshim të një dishepulli Albert Vataj: Rrëzimi i një busti dhe pamundësia e ndërtimit të një shprese

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx