Kulturë
Atdhe Geci: Mëmnoni
E diele, 06.04.2025, 02:44 PM
Atdhe Geci
M
Ë M N O N I
O
lavdi e popullit tim, hero i gjithë atdheut
ka
kohë që shpirt-zemra më është turbulluar
nga
Iliada shqiptare e Kosovës së Atdheut
nga
bukuri e një vashe dardane nga Gjilani
Të
bukurën vashë dje e
takova në Durrës
në
brigjet e detit plotë dritë dhe plotë diell
isha
vërtetë i lumtur për atë takim të çastit
një
e mirë e botës sonë është dhe Deti Ilirik
Kjo
frymë që
fryn verë nga deti dhe toka
vet
s´dashuron, po të tjerët i nxitë të puthen
Dea
e Dardanisë me flokët ari dhe me krela
ia
shton gjenin poezisë sime dhe poemave
Ajo
vashë mua ma nalton poemën e poezinë
të
vërtetën se si mbijetuam shqiptarët
nëpër
kohëra,
pse u mundëm aq keq
nga fqinjët
ku
është Iliada Atdheut në Ilirinë
shqiptare!
Fjalës
m´i del gjak në gojë dhe në kraharor
si
ka mundësi që të
jemi kaq të
vogëluar
gjenisë
së poetit s´ mund t´i ikin mendimet
Mëmnoni
e di, sa të forta janë dallgët e detit!...
Atdhe Geci - poezi nga
dorëshkrimet