Mendime
Florim Zeqa: Të ndalen privilegjet e pamerituara të deputetëve!
E marte, 01.04.2025, 06:54 PM
Të ndalen privilegjet e
pamerituara të deputetëve!
Të gjitha legjislaturat e deritanishme të
Kuvendit të Kosovës, në radhë të parë kanë punuar për nxjerrjen e ligjeve për
interesat e tyre personale, duke filluar nga rritja e pagave e deri tek
privilegjet pas përfundimit të mandatit kushtetues!
Shkruan: Florim Zeqa
Sipas
ligjeve në fuqi, secili deputet i legjislatures së kaluar që nuk e fiton ulësen
në Parlamentin e Kosovës, me automatizëm e fiton të drejtën në pagesë vjetore
prej 21.600 euro apo 1800 euro në muaj pas përfundimit të mandatit politik.
Mirëpo, e gjitha nuk
përfundon me këtë pagesë mujore për një vit kalendarik. Pas një viti, ju
bashkangjitet pensioni i përhershëm jetësorë sipas ligjeve në fuqi!
Që i bie, mjafton të
bëhesh një herë deputet, për t'a thithur të mjerin shtet për tërë jetën pa
meritë dhe pa bërë asgjë për të!
Ky është një privilegj i
pamerituar dhe i padrejt në krahasim me të drejtat e zyrtarëve të rëndomtë
shtetëror.
Vazhdimi i pagesës për
deputetët edhe për një vit pas mandatit të përfunduar, është pak më tepër se
padrejtësi ndaj qytetarëve, e në veçanti ndaj shtresave të varfëra të
shoqërisë, të cilët kushtëzohen në forma të ndryshme për vazhdimin e asistences
sociale!
Me këtë formë
diskriminuese të privilegjeve për deputetët dhe zyrtarët më të lartë shtetëror,
shteti i Kosovës është kthyer në pabarazi totale, ku dikujt nuk i përfundojnë
sa të jetë gjallë privilegjet nga shteti, e disa të tjerë as asistencen sociale
nuk e gëzojnë nga shteti për të cilin sakrifikuan shumë.
Kur jemi tek privilegjet
e deputetëve, shumica prej tyre edhe gjatë mandatit të rregullt politik nuk e
arsyetuan pagën e lartë dhe privilegjet shtesë me përformancën e dobët në
Kuvend.
E për më keq se kaq,
deputetët e minoritetit serb, pa prezencën e tyre fizike mbi dy vjeçare në
Kuvendin e Kosovës i kanë marrë pagat e rregullta nga buxheti i shtetit të
Kosovës. Përtej kasaj, ata deputet (serbë) që nuk do të jenë pjesë e
legjislatures së re, prapë do të vazhdojnë të privilegjohen me pagat shtesë për
12 muaj për mospunën e tyre në shërbim të shtetit të Kosovës!
Gjatë legjislatures së
fundit ndodhi edhe një privilegj shtesë për deputetët! Secili deputet e kishte
të drejtën e angazhimit të një asistenti me pagesë nga shteti për t'i ndihmuar
në rritjen e përformancës në Kuvend!
Kur
janë në pyetje të privilegjuarit në institucionet e larta të shtetit, asnjëherë
nuk mungojnë paratë nga buxheti i shtetit, kurse kur janë në pyetje rritja e
pensioneve dhe e asistencës sociale për shtresat e rrezikuara gjithmonë tkurret
'arka' e shtetit!