Kulturë
Eduard Skufi: Bukuria e shpirtit në një letër që sfidon kohën
E marte, 25.03.2025, 07:57 PM
BUKURIA E SHPIRTIT NË NJË LETËR QË SFIDON KOHËN
(Mes kujtimesh
të një ditari)
NGA
DR. EDUARD A. SKUFI, ATHINË
…Bashkë me fotografinë e nënës e të babait në valixhen e rrugëtimit tim
vendosa dhe letrën e një
nënë labe. Nuk doja ta ndaja
nga kujtimet atë
letër, një letër që nuk ishte vetëm dëshmi mbresëlënëse .e një kujtimi
nostalgjik, por dhe dritë motivimi për karrierën dhe jetën time në
vazhdim. Ajo letër mes coprave të një shpirti të dërmuar dhe të një
zemre të helmuar të një nëne, që gjente kurajon
dhe mirësinë të shprehte mirënjohjen, duke sfiduar thënien Aristoteliane se ”mirënjohja plaket shpejt”. Por nuk ka
gjë më të bukur dhe më të besueshme
sesa ta shohësh veten me sytë e të tjerëve…
Në meditim u iluminova nga
aforizmi i të shquarit Spinoza:”Nëse dëshironi që e tashmja të
jetë ndryshe nga
e kaluara, studjojeni
të kaluarën”.
Agimi i pranverës të vitit 1984 me ringjalljen e natyrës, i zgjoi
mendimin për dritën. Zbriti në Vlorë nga kurora e maleve të Gërnecit, si një shpat mali mbështetur në një
shkop të gdhendur, me dritën e mendjes, pasi fati ja
kishte privuar dritën e syve. Ishte e lartë në trup, stoike,
një grua
burrneshë, që mbante mbi supe dramën e tetë dekadave, quhej Bejaze Hoxha. Imazhi krejtë në të zeza, dhe shamia po në atë ngjyrë mbi kokë,
nuk i zbehnin as hijeshinë, as
fisnikërinë. Kërkonte dritën e
syve, dhe mbas mohimit për kaq vjet
të asaj dëshire,
kur zhgënjimi i kishte thyer optimizmin, më së fundi
vendosi. Me mendimin e kristaltë
dhe shkopin magjik
udhërrëfyes, kërkonte
mjekun. Në spital i thanë se doktori ishte larguar pas shërbimit të
rojes. Kur panë kufizimin e
aftësive të saj i propozuan një tjetër mjek, por ajo
e refuzoi. Mblodhi veten dhe
zbriti rrugën e spitalit. Në atë cast një dorë ju mbështet në sup. Nënë Bejaze, u dëgjua
zëri i ngrohtë i Sidherit, i atij njeriu të mirë, që sa herë e
kishte vizituar në fshat, i dërguar nga
komiteti. Ajo menjëherë e njojti dhe e përshëndeti. Për ku kështu, vazhdoi bisedën
ai. “Erdha për të marr dritën, kërkoj Dr.Edin”, ju përgjigj nënë
Bejazia e vendosur. Pasi i spjegoi se nuk e gjeti doktorin në spital,
kërkoi ta çonte
tek shtëpia e tij. Dhe kështu duke biseduar u gjendën
tek sheshi i Kateqit, në
shtëpinë e doktorit.
…Në oborrin e shtëpisë pranë trëndafilave, im atë në shezlongun e tij po lexonte gazetën ndërsa mamaja ujiste lulet. U dëgjua trokitja e bastunit në portë, dhe me një, urdhëroni, mamaja u gjend pranë nënë Bejazes dhe Sidherit. Prindërit e mi i mirëpritën dhe biseda u ndez miqësisht. Unë lart në dhomë, shtrirë në divan për tu qetësuar, në tingujtë e një muzike instrumentale, dëgjoja bisedën. Mësova se ajo nënë labe kishte humbur djalin e vetëm, Yllin. Në moshën 16 vjec, ai kishte dal partizan dhe nuk e pa më. Në shkopin që e drejtonte nënë Bejazen, kishte të skalitur portretin e djalit, si dritë që i ndriconte rrugën. Por fragmentet e dramave të jetës së saj nuk kishin të sosur. Një forcë e brëndshme më ngriti nga divani. U vesha, zbrita shkallët dhe u gjenda pranë tyre. Mbasi i përshëndeta me përzemërsi dhe shkëmbyem mendimet, telefonova të vinte autoambulanca. Shkuam në spital për ta vizituar. Bukuria e shpirtit të saj i reflektonte në fytyrë , ndërsa sytë përpëliteshin në errësirë për pak dritë. Të dhënat gjatë egazaminimit të njërit sy ndezën optimizmin, ndërsa syri tjetër dikur i operuar mbetej i pashpresë. Biseduam gjatë, më bëri rrëfimin e jetës së saj me zë të dridhur. Ku imazhi i saj u gjigantua, sepse emri i saj bashkonte virtyte dhe vlera, por ashtu shumëfishonte përgjegjësinë time si njeri dhe si mjek…
Dita e operacionit ishte e vecantë për mua, vështirë ti
shmangja emocionet. Operacioni
nuk ishte i lehtë, pasi katarakti ishte i
përparuar dhe i ndërlikuar me rritje të tensionit okular. Mbretërinë e
qetësisë në sallë e prishte vetëm
tringëllimi i instrumentave kirugjikalë
dhe ndonjë këshilla ime. Së
fundi interventi kirurgjikal
përfundoi me sukses. Shkallën e suksesit do ta vërtetonin
ditët në vazhdim. Unë e përkëdhela nënë
Bejazen dhe i komunikova
përfundimin e operacionit. “U të keqen nëna, bir i nënës, nuk kuptova
gjë fare, të faleminderit”, u dëgjua
zëri i saj, i emocionuar. Ditën e nesërme, kur e mora në dhomë për ta
ekzaminuar dhe i hoqa nga syri pansamentin, ajo nuk e përmbajti veten, fluturoi
nga gëzimi. Mandej bëri një ritual emocional
rrënqethës, duke ju drejtuar
shkopit ku ishte
skalitur portreti i të birit :“Malli
më dogji shpirtin për tynë, ti më erdhe
me dritën dhe lirinë”…Krenarinë dhe
burrërinë e saj e thyen lotët.
Unë shtanga. Ajo mori dorën time e
puthi dhe shtoi : “ Më
dhe dritën bir,
dritë pac gjithë
jetën tënde !”
Kështu nënë Bejazja
hyri në shpirtin tim
për të mbetur
aty. Muaji pas operacionit në
vizitë më dha kënaqësi të plotë, pasi rezultati ishte i pabesueshëm, me
parametra të normalizuara. Ajo e
shprehte gëzimin pa u kursyer. Kur po ndaheshim nxorri nga trasta një
postiqe prej lëkure dele, në anën e pasme të së cilës kishte qepur një copë të
leshtë me dekoracion të qëndisur, plot ngjyra dhe tonalitete. “Eshtë e jotja,
më tha, ta vendosësh mbi karrige kur lexon.E krijova me syrin tënd dhe zemrën
time”.
Fundi i Nëndorit
papritur na ndau me babanë. Insulti cerebral i preu enkas
rrugën e jetës. Sic po bisedonim të dëshpëruar me mamanë në sallon, postjeri
na solli
një letër rekomande nga Gërneci. E hapa fillova ta lexoj
i prekur, Ishte letra me ngjyrat e shpirtit dhe të zemrës të asaj
nëne kreshnike,labe . Nuk mund ta
mbaja të fshehtë
këtë fragment emocionues : “ Me
kohë kisha humbur dritën e syve
dhe besimin për tu mu rikthyer. Kështu e konsideroja veten të gjallë si të
vdekur, pa shpresë. Por duke më folur
njerëz të ndryshëm të operuar e mjekuar nga Dr.Edi për aftësitë dhe
sjelljen e tij humanitare vendosa të operohem. Njojta babanë dhe nënën e
doktorit që më hapën derën e më pritën me respekt, aty kuptova ku i merrte
vlerat ai djalë. Dhe tani me dritën e syrit që më dha Dr.Edi, bir i nënës, dhe
jo vetëm në sy por dhe në shpirt, po ju
shkruaj këto dy fjalë për të shprehur
mirënjohjen dhe falenderime, duke i uruar suksese në vazhdim dhe jetë të
lumtur. Dr.Edi nuk është vetëm djali juaj, tani u bë djalë e shkuar djalit edhe
për mua, prandaj të na rrojë dhe ta gëzojë
jetën ashtu sic ja do zemra “…
Fjalët e asaj letre ishin rrezatim vlerash që fshihte
shpirti i dhëmbur i kësaj
zonje të heshtur. Akoma nuk ishin shuar impresionet,
kur një e trokitur me shkop më ngriti.
Ishte ritmika e shkopit të Nënë Bejazes. Ajo kishte dëgjuar për humbjen e
babait, por fisnikëria dhe sublimimi
shpirtëror nuk e linte indiferente
dhe vinte për
ngushëllime. Ajo nuk ishte vetëm ikonë, por
kompozim mes ngjyrash individuale, ku filantropia me altruizmin
bashkëjetonin në një
zemër të madhe.
Ajo
nënë që nisi djalin partizan pa
mbushur 16 vjec dhe nuk u kthye. Një
ditë i prunë vetëm kapelen e tij me yll të kuq, ku ishte fshehur letra e
nënës qëndisur me gjak, dhe shallin që ajo i kishte varur në qafë. I
shoqi nuk e duroi dhimbjen e u bashkua dhe ai me partizanët. Ndërsa nënë
Bejazja mes lotësh u thurte çorape leshi dhe
dorashka. Kur prunë ushtarët italianë si robër në fshat, për ti ndarë tek
fshatarët, ajo kapërxeu dhimbjen e shpirtit, duke shprehur vlerat morale. Mori
e mbajti me ngrohtësi në shtëpi, si djalin e saj njërin prej tyre. Në dimrin e
acartë kur bishat naziste donin ti vinin flakën gjithëçkaje, ajo me disa nëna të tjera, e veshi kurajon
me zgjuarsinë labe dhe
shpëtoi fshatin. Ajo mbarte
mitrën genetike të mëncurisë
dhe trimërisë të bjeshkëve
të labërisë.
Pra ishte një portret tipik i nënës labe, ku vlerat e personalitetit,
stoicizmi dhe burrëria mbështeteshin në një shpirt me ndjenjë, vec krenar e të
pathyeshëm, në një kodë “emancipimi“ natyral
dhe unikal. Ajo nuk ishte si imazhi tradicional i “Nënës” së Gorkit, as
si ai misterioz i “Nënës” thriller të T.M.Loganit, por do të mbahet mend si
një tip
i vecantë, me përmasa të tjera, që mohonte moshën
kronologjike dhe gjininë, duke abstraguar kufizimet.
Një ornament i rrallë fisnikërie ku harmonizoheshin në një status, elementet epike të
trimërisë dhe të bujarisë, me
reflektim të karakterit Epirotik dhe Spartan të nënës, që
sintetizohet në fjalët
e shenjta, NENA
LABE.