Mendime
Florim Zeqa: Hajde të kënaqemi, LDK-ja i ka punët mirë!
E hene, 24.03.2025, 06:54 PM
Hajde të kënaqemi, LDK-ja i ka punët mirë!
E fillova këtë shkrim në një mënyrë të
pazakontë, pasi e tillë është situata në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku
humbja në zgjedhje po trajtohet si fitore nga pozicioni i tretë! Ndërkohë,
lidershipi i saj po nuhat gjahun e pushtetit si patericë e partive të tjera!
Shkruan:
Florim Zeqa
Peng-mbajtësit e LDK-së
Në ndërkohë pakënaqësitë mes
politik-bërjes dhe elektoratit janë në rritje e sipër! Kjo çfarë po ndodhë
aktualisht nuk ka pasur qare pa ndodhur një ditë në LDK!
Kjo është rezultat i mbushjes së 'kupës'
nga abuzimet në vijimësi të përfituesve dhe matrapazëve në emër të filozofisë
politike rugoviane!
Siq duket tashmë kësaj praktike të keqe
po i vjen fundi. Ishte bërë praktikë, që pas çdo rezultati të dobët zgjedhor
t'i thuren elozhe liderit të partisë, dhe t'i thuhet elektoratit se i kemi
punët mirë, LDK-ja po rritet!
Rezultati i fundit zgjedhor po ua thotë
të kundërtën, LDK-ja nuk i ka punët mirë! Renditja dy herë radhazi në vendin e
tretë, e ka kthyer LDK-në në subjekt më pak të rëndësishëm të skenës politike
kosovare.
Kërkesës për ndryshime, klanorët e
pushtetit brenda subjektit më të vjetër politik po i përgjigjen në këtë mënyrë;
"Zgjedhjet në LDK munden me ardhë në shprehje vetëm pas zgjedhjeve lokale,
dhe atë në rast të rezultatit të pakënaqshëm zgjedhor!
Ne këtë lidership LDK nuk mund të dali
mirë në zgjedhjet lokale, nga të cilat të rrezikon të mbetet duarthatë,
eventualisht me 2-3 komuna të fituara e jo më shumë!
Si zakonisht, klanorët në krye të LDK-së,
evitimin e zgjedhjeve të brendshme e arsyetojnë me kohën e shkurtër deri në
zgjedhjet lokale.
Unë mendoj se nëse shkohet në zgjedhje të
brendshme para zgjedhjeve lokale, e që është zgjidhja më e mirë për ta shpëtuar
LDK-në nga debakli zgjedhor, atëherë ka gjasa që LDK të kthehet në rrugë të
mbarë, në të kundërtën, situata do të vështirësohet akoma më shumë, saqë edhe
shkarkimi i kryetarit aktual do të ishte i pamajftueshëm për kthimin e besimit
në LDK.
Të mashtrohesh nga vetëkënaqësia pas
humbjes në zgjedhje është më e rrezikshme sesa të mashtrohesh (nga të tjerët)
për një pushtet të pandinjitetshëm për rehatimin e një grupi të vogël njerëzish
në kurriz të elektoratit të mashtruar në emër të parimeve politike.
Vazhdimi i 'Status Quos' politike ju konvenon
vetëm atyre që janë duke u ushqyer në grazhdin e LDK-së me paratë e buxhetit të
shtetit. Të tillët po ja bëjnë lojën mashtruese elektoratit, hajde të kënaqemi,
LDK-ja i ka punët mirë-nga vendi i tretë përseri në të tretin pas katër vjetësh!
Sukses se jo mahi!
Do të ishte ndryshe sikur LDK të ishte
renditur e dyta pas LVV-së. Atëherë lidershipi, elektorati dhe të gjithë
simpatizantët e saj do të kishin arsye të ndjeheshin krenar me rezultatin e
zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.
Vazhdimi i 'Status Quos' politike do të
thotë vazhdimësi e uzurpatorëve dhe peng-mbajtësve në LDK. Këtë e dëshirojnë
vetëm klanorët dhe grupet e interesit në LDK, përfshirë të gjithë kundërshtarët
e folozofisë politike rugoviane!
LDK-ist zgjohu nga gjumi letargjik sa nuk
është bërë vonë për gjithçka!