Speciale
Vilhelme Vrana Haxhiraj: E ardhmja e kombit vjen e sigurt kur pranohet e shkuara dhe e sotmja
E hene, 24.03.2025, 06:59 PM
E ardhmja e kombit vjen e sigurt kur pranohet e shkuara dhe e sotmja
Kap-I-rë
Qytetarëve që e quajnë veten shqiptarë?!
Më 1.01-2017
Vilhelme Vrana Haxhiraj
Mjeshtre e Madhe e Penës
Shkas për analizën psiko-kombëtare që vijon më
poshtë , u bë ndalimi i turpshëm i z.Ramush Haradinaj në Francë. Përmes
përshëndetjes drejtuar shqiptarit të madh, Prof.Dr. Eshref Ymeri, Akademisë
Shqiptaro-Amerkane dhe personave që janë indinjuar me autoritet Franceze, po
jap komentin tim:
I
nderuar Prof.Dr. Eshrefi! Urime për shkrimi tuaj! Përshëndes gjithashtu
Akademinë Shqiptaro –Amerikane dhe të gjithë zotërinjtë që me të drejtë ndaj
autoriteteve franceze shprehin indinjatën e thellë për cënimin dhe dhunimin e
të drejtave legjitime si qytetar i botës së lirë, z.Ramush Haradinaj. Një
shqiptar, një atdhetar që kërkon të mbrojë identitetin kombëtar, zbatimin e
ligjeve ndërkombëtare për ruajtjen e sovranitetit, i cili do paprekshmërinë e
kufijve dhe respektimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë ndërshtetërore, e
akuzojnë fajtor, kur Gjykata e Hagës, i ka dhënë pafajësinë. Edhe sa kohë do të
vazhdojnë lojërat e padrejta politike të
shovinistëve ndaj shqiptarëve të gjorë?!
Është
mëkat të dënosh fajtorët e pafajë dhe të përkrahësh ato shtete që kanë kryer
krime makabre deri në genocid dhe nuk u dënuan asnjëherë për të tillë nga
gjykata ndërkombëtare. Që të mbledhin mendjen fqinjët tanë duhet të përsëritet
një Nuremberg i shekullit XXI, për gjithë krimet e shekullit të kaluar. Porse
një gjë kam mësuar nga jeta, se derrat janë të gjithë njësoj, kanë një
turiçkë... Të jesh shqiptar i vërtet është gjë e madhe,se po të kishte
atdhetarë, kombi nuk do të leqendisej në këtë mënyrë të turpshme...
Liria
e Ramush Haradinajt është e drejta e tij legjitime që ia jep kushtetuta,Karta e të Drejtave të Njeriut dhe identiteti i të qenit Shqiptar i, bir i
Dardanisë Hyjnore . Pas konsolidimit dhe njohjes së Dardanisë
si shtet i pavarur, i takon organeve të drejtësisë së shtetit të ri.
E ardhmja e kombit vjen e sigurt kur e tashmja pranon të shkuarën.
Ndryshe do ta quaja :Tradhtia e Madhe ndaj Kombit.
“E sotmja tronditëse është ura lidhëse mes të
shkuarës së errët dhe të neërmes dilemë.”Vivra
Analizë
psiko-kombëtare, e cila më nxiti që t’i futesha studimit dhe në janar, 2018,
botova librin
studimor
“Tradhtia e Madhe ndaj Kombit”
“Vetëm ai që ka zemër të
ndihmojë, ka të drejtë të kritikojë.” Abraham Linkoln
Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj - Mjeshtre e Madhe e Penës
Këtë shkrim analitik po e nis me tri pyetje:
*Si mund të bëhet nesër vallë një fëmijë i shitur për adoptim qysh
në embrion, kur ende është në bark të nënës?
*Ç’shembulltyrë do të ketë një kombësi kur i kanë shitur apo ia kanë
rrëmbyer padrejtëisht atë që i takon: jetën,tokën, pasuritë tokësore e
nëntokësore, bukurinë e natyrës, ajrin, madje bashkë me to edhe shpirtin?!
*Cili i huaj shkeli me
këmbë dinjitetin kombëtar, na injektoi idetë e një sistemi të paprovuar që
binte ndesh me identitetin tonë iliro-pellazg, duke na i mohuar lirinë dhe
gjithë të drejtat dhe ne, (shumicës)na imponuan që t’i quanim“miq për kokë?!” Mjafton një
retrospektivë që të shohim se sa herë e ka shitur atdheun politika shqiptare.
Ne që jemi dëshmitarë që fatkeqësisht e kemi jetuar dhe e dimë mirë se ç’do të
thotë të të mashtrojnë e të hedhin hi syve për interesat e ngushta të
politikanëve. Kjo ka ndodhur se për shumicën pa përkrahje, Frika ruan vreshtin...
Në të tre rastet jemi para tradhtisë
së madhe kombëtare, se ujku qimen ndërron, por zakon s’e harron.
Fajtorët
e pafajë, bota dhe shumëkush nga ne përsëri pyesim: çfarë spjegimi duhet t’i
japim kohës, që na i ka dhënë të gjitha mundësitë dhe kushtet e zhvillimit,
kurse ne jemi akoma në tranzicion të tejzgjatur? Mos vallë, nuk duam ne të
ndryshojmë, apo të tjerët po na mbajnë peng, ngërthyer në çark, për vazhdimin e
kopshtit eksperimental të Botës së Madhe Evropiane?!
Çudi e Madhe me ne?!
Me këtë rast po kujtoj titullin e novelës së Mitrush Kutelit:“E madhe është gjëma e mëkatit”. Mirë kur mëkaton vet dhe e
vetpaguan lojën e mëkatit, por ç’faj kanë të tjerët, një komunitet,apo një komb
i tërë që duhet ta vuajë gjëmën e mëkatit të të çmendurve dhe të të pafeve? Kjo
ishte gjëma që ndodhi me Shqipërinë, pasi vendi ynë u përfshi në Luftën e Dytë
Botërore. Sidomos me organizimin e Partisë Komuniste Shqiptare nisi e keqja e
madhe e Kombit. Kjo lvizje drejtohej nga trekëndëshi Moskë,
Athinë, Beograd, meqënëse të tria i bashkonte kisha ortodokse helene.
Që në fillimet e saj, në vitet 20 të shek.XX kur
erdhën në atdhe nga Rusia 1940, Ali
Kelmendi me idetë e Kominternit dhe
Sejfulla Malëshova, nisi lëvizja komuniste në
Shqipëri. Qysh në vitet 30, kjo lëvizje u vu nën ndikimin dhe nën kontrollin e
plotë të agjenturës jugosllave. Në këto vite në Vlorë ishte vendosur Konsullata Jugosllave, e cila vendosi
lidhjet me lëvizjen e të rinjve kundër regjimit të A.Zogut. Gjithashtu në Korçë
konsull i Jugosllavisë ka qenë Stanoje
Simiç, i cili pasluftës u bë ministër i Punëve të Jashtme të Jugosllavisë. Simiç,
njohu nga afër E.Hoxhën udhëheqësin e ardhshëm komunist të Shqipërisë. Emri
i tij nuk ishte i panjohur për agjenturën jugosllave, ndaj e piketuan si
udhëheqës të denjë për Shqipërinë komuniste, i planifikuar nga PKJ. Në fillim të viteve1940 Dushan
Mugosha,serbi i lindur në territorin shqiptar (Kosovë) u dërgua enkas në
Tiranë për të ndihmuar lëvizjen komuniste shqiptare të lindur, por e
paorganizuar. Mugosha merr orientimet nga PKJ(Serbe) që të marrë pjesë në
organizimin e PKSh. Mundësisht të depërtojë sa më në brendësi të problemeve të
brendshme të Shqipërisë.
*Aktiviteti i agjenturës jugosllave në Shqipëri
Koha nga Stanoje
Simiç deri te Miladin Popoviç ndahet në 2 etapa: 1941-1944 &
1944-1948.
Pas sulmit të 22-VI-1941 të
Gjermanisë kundër BS, roli i emisarëve jugosllavë do të ishte parësor në
strukturimin e PKSh dhe njësive ushtarake, si: batalione e brigada. Në
shtator 1941, njërit nga komunistët e parë shqiptar, Koço Tashko, PKJ i rekomandoi të nxirrte njeriun (agjentin e saj
në Shqipëri, Miladin Popoviç, i
internuar në një shkollë të vjetër të Peqinit, i zënë rob nga italianët në
prill 1941 pas kapitullimit Jugosllavi. Veshur si fshatar, e nisën drejt Pezës, ku u bashkua me Dushan Mugoshën, që kishte ardhur në Shqipëri pak kohë më parë.
Madje ishte takuar me dy grupet komuniste të Shkodrës dhe të Vlorës, pasi i
Korçës s’pranoi të takohej me të. Me kërkesë të Miladin Popioviçit, Mugosha u
bashkua me të, meqë fliste"gjuhën shqip".
Më 8 nëntor 1941, të dy jugosllavët mblodhën në Tiranë anëtarë nga: Grupi i Korçës, Koço Tashko,
E.Hoxha, Pilo Peristeri, Koçi Xoxe e Sotir Vullkani; Grupi i "Të Rinjve", Ramadan Çitaku, Anastas Lula,
Sadik Premte dhe "një shok kosovar"; Grupi i Shkodrës, Qemal Stafa, Vasil Shanto, Kristo Themelko dhe
Tuk Jakova: (Rezolucion i grupeve
komuniste nëntor 1941 "PPSH dokumenta kryesore", fq.27).
Radhita emrat e tyre vetëm që lexuesi të bindet për
fatin e secilit nga këta “luftëtar lirie”, nga të cilët mbeti gjallë
vetëm E.Hoxha. Si ka mundësi? Të gjithë këta gabuan e vetëm “Ai, i
Madhi”, që s’kishte kryer studimet universitare, (i vetmi kryetar shteti në
botë pa diplomë) ishte i pagabueshëm? Por me shpresën e jetëgjatësisë në
pushtet u lidh me jugosllavët, rusët dhe grekët. Çuditërisht u lidh me dy
fqinjët tanë në veri dhe në jugë të kufijve kombëtar, me ata që ua kanë pasur
me hile, me prapaskena monstruoze shqiptarëve. Historikisht dimë se armiqësia
serbe, greke e malazese nuk ka qenë e re dhe as teoria e Vorio-Epirit nuk ka qenë problem i ri në vitet 40 të shek XX. Ka
qenë i njohur qysh më 1821 pas formimit të shtetit grek, ku bijtë e Çamërisë
autoktone shqiptare luftuan trimërisht, për të mbrojtur trojet e të parëve. A
mund ta vriste kush Çerçiz Topullin?Vetëm
hienat serbe, ardhacakët e Ballkanit, bënë gjëmën mes mashtrimit dhe pabesisë. Po paraqes një dëshmi okulare
të Sejfi Vllamasi(familja e tij
ndihmoi ekonomikisht E.Hoxhën kur Bari
Omari ia preu bursën, se nuk
frekuentonte universitetin për 11 vjet qëndrimi në Paris): “Më 16 korrik 1915 më thirri gjeneral Veshoviq( që kishte vr arë 2000
shqiptarë), të kem edhe diplomën me vete. Pasi e kontrolloi me vërejtje m’i
nguli sytë e tij prej krimineli në bebëzën e syrit dhe më tha: “Ik, se të
thërras kur të kem nevojë” ...bashkë me Hamit Gjylbegun shkuam në kazermë, ku u
takuam me toger Halimin prej Peje, oficer në ushtrinë malazese i mërzitur tha:
“Çerçizi me Muço Qullin janë në kazermë”. Halimi shtoi: “Pritet të vijë major
Bahri Begolli, adjutant i Krail Nikollës ( që shkonte mirë me serbët dhe më
1918 e bashkoi Malin e Zu me Serbinë) Nëse majori vjen sonte, të dy të
burgosurit kanë shpëtue”. Mjerisht, Bahri Begolli u vonua dhe natën e 17
korrikut 2015, duke u gdhirë, patrioti dhe trimi legjendar Çerçiz Topulli e Muço Qulli u pushkatuan në fushë të Shtoit,
afër katundit Golem, nga malazesët. Se si ndodhi vrasja, e morëm vesh në
janar të vitit 1916. Në kontrollin e gropës ku hodhën Muço Qullin e Çerçizin,
gjetëm pirgje me eshtra. Më vonë mësuam se gjeneral Veshoviq kishte
vrarë më se 2.000 shqiptarë të groposur aty. Çerçizi u vra me nxitjen e Tozlit, tregtar grek në Shkodër, për ta
marrë hakun e peshkopit grek që e kishte varë Çerçizi bashkë me Mihal
Gramenon më 1907.Kurse Muço Qulli u vra si austrofil.” (Dëshmi e Sejfi Vllamasit,
“Ballafaqime politike në Shqipëri”(20)
*Direktiva e E.Hoxhës e datës 3
nëntor 1943, dërguar në emër të të PKSH?së, K.Qarkor, thotë: "Duhet të popullarizojmë luftën na?çl jugosllave dhe greke. Të nxisim vëllazërimin
tonë me të dy fqinjët... Të krijohet bindja në popull, se lëvizja na?çl greke e
jugosllave nuk cënon indipendencën tonë, por ndihmon për ta fituar. Kisha
greke ka të drejtën e drejtimit të kishës shqiptare." ("PPSH dok.kryesore", vëll.I,
fq.221, Tiranë 1971).Pra qysh atë kohë
drejtimin e kishës autoqefale Shqiptare Enveri ia dha Greqisë “në emër të miqësisë e vëllazërimit me
shovinizmin greko-serb” që synonin të na eliminonin si komb.
*Miladin Popoviç e Dushan Mugosha ishin
themeluesit e PKSH, më 8 nëntor 1941. Personat që ndikuan në përgatitjen e
lidershipit komunist në Shqipëri kanë qenë:
?Konsulli jugosllav që vepronte në
Vlorë më 1932 dhe Stanoje Simiç (
konsull i Jugosllavisë në Korçë në vitet 30?të të shek.XX), si dhe Miladin Popoviç, Dushan Mugosha, Bllazho
Jovanoviç-( emisar i PKJ?së në Konferencën
e Labinotit, pasuar nga Zvetovar Vukmanoviç (Tempo), si dheVelimir Stojniç e Savo Zllatiç.
*Kongresi i Përmetit(24-28 maj1944-ishte imitim AVNOJ?jugosllav (29 nëntorit
1943), ku u përcaktua Faderata
Jugosllave. Në punimet e Përmetit u përfshi edhe datëlindja e Titos 25 maj 1892. Elementët nacionalistë shqiptarë që
ishin kundër agjenturës jugosllave dhe qëndrimit tradhtar të PKSh, filluan t’i
vrasin. Nga nëntori '41 e deri në marsin e '43
kur Enveri u zgjodh në krye të PKSH, u
vranë Qemal Stafa, Vasil Shanto dhe Sadik Stavaleci, të cilët ishin
kandidatë kryesorë për kreun e PKSH. Për të mos patur kundërshtarë, i vranë të
tre. Vrasjet pa gjyq, pas krahëve vazhduan në
Vlorë.“Pas mbledhjes te Stani i Bazit në
jugë të Shqipërisë (bazë e agjenturës
serbe),nga dolën D.Mugosha, Liri
Gega, Qatip Devishi erdhën në Gjormë, ku pas krahëve të mi vranë Mynyr Xhindin, inxhinier nga Kanina-
arsimur në Itali, i biri i Arshi Xhindit, ish kryetar i bashkisë Vlorë”,(dëshmi e Ibrahim Ramadan Ramadani luftëtar lirie, mësues nga Tragjasi).Veledin Rustemi –në Armen, e morën me
forcë natën nga shtëpia, e vranë pa mëshirë. Ndrëkohë Bexhet Pashaj nga Koculi (me arsim Tregtar) e vranë në Trubulla të
Vllahinës. Faslli Mystehak Nelaj-Mavrova
e vranë në shpellat e Velçës.Vrasja e pabesë u bë pas qëndrimit njëjavor të
E.Hoxhës në shtëpinë e tij, ku kishin debatuar për luftën dhe i zoti i
shtëpisë ishte kundër drapër e çekanit sovjetik dhe yllit në kapele e në
flamur. Për këtë kundërshti e vranë pabesisht.Vranë Isak Mete-Smokthina. Si
antiserb e antifashist në Armen vranë katër (4) burra, si Faslli Osmëni. Nelo Nexhipin e çuan natën në Prroin e Thellë.
Po atë kohë, nusen e re, një bijë Vlore,
nga familja më e vjetër, Xhyheri, me shkollë tregtare që me kurajo hapi kurse
kundër analfabetizmit në fshat, sahanlëpirsit komunistë të Serbisë, e ndanë nga
burri dhe djali i saj.Vranë Ramize
Gjebrenë, pafajësia e së cilës bëri që të vritej edhe Zaho Koka, duke shkuar me këmbët e tij në kishë ku ishin gjermanët.
Si ka mundësi vallë, kur atdhetarët që ishin kundër vartësisë serbe apo
fashizmit i vranë, i dogjën, i burgosën, kurse bashkëpunëtorët e E.Hoxhës apo
spiunët ose agjentë të të huajve, PKSh i përkrahu. Këta jo vetëm morën
shpërblime nga Fashizmi, por në diktaturë u trajtuan si besnikë të PPSh-ës.
Madje edhe sot fëmijët e nipat e tyre janë nëpër poste me rëndësi n ë të gjitha
pushtetet.
*Pse u quajt Kongresi i Përmetit kopim i Mbledhjes
së Dytë të AVNOJ?it?
Në Përmet u zgjodh K. NaÇl
(organi legjislativ), Kr/Këshilli (në rol presidenti) Omer Nishani, sekretar Koço
Tashko.Komiteti KANÇ ?it (me atributet e qeverisë së të pashpallur, me në
krye E. Hoxha. U vunë edhe gradat
ushtarake,u dha modeli i krijimit të
Konfederatës Ballkanike, (kërkesë e Juosllavisë).Stema e Kong.Përmetit u kopjua stema e AVNOJ-n-2, duke
koregjuar datën.ku mbi"29 nëntor 1943", komunistët e Shqipërisë
vendosën "24 maj 1944" që njihet si "lindja e pushtetit
popullor". Në Kongresin e 5?të,
Tito përmendi emrin e komunistit Miladin Popoviç si aktivistin e
tyre të shquar që ndihmoinë organizimin e PKSh dhe në "shtypjen pa
mëshirë" të "fraksionit të
Vlorës".
*Tradhtia e
Madhe ndaj kombit, u duk në vrasjen e nacionalistëve dhe
intelektualëve të arsimuar në Perëndim. Urrejtja e komunistëve kundër fisnikërisë e gjeti shprehjen në eliminimin
e tyre fizik. Në Vlorë gjatë vitit 1944 ata vranë 17 persona; më 1 maj 5 veta,
më 22qershor 11 të tjerë, më 17 dhjetor një njeri. Ishin të gjithë nga familje
fisnike vetëm se ishin nacionalistë dhe të arsimuar në perëndim të cilët pasi i
pushkatuan, i hodhën në një gropë tek ura mbi spitalin e Vlorës, që është njohur
si “Ura e Ballistave”. Pesë të datës 1 maj i hodhën në një gropë në
Mesovun të Kaninës. Nëse shohim emrat e të gjithë atyre që u ngritën për liri e
demokraci të vërtetë, si bashkëthemelues të të gjitha formacioneve organizative
partiake apo me atributet e Pushtetit dhe që kanë përfaqësuar gjithë luftëtarët
e lirisë, mbi 90% e tyre u vranë pabesisht. Lind pyetja: Kush e vrau Neki Imerin(kryetar i Çetës Plakë) nga
Gjormi? Po Qazim Koculin pse e vranë
pas shpine se përballë nuk ia dilte dot askush.
Kush i vrau dhe pse i vranë
gjithë ata djem nënash? Lufta brenda llojit është më e keqe dhe e ulët nga
pikëpmja morale e zakonore si komb. Ata vranë më parë trimërinë dhe
shqipatrinë, vranë shqiptarët e vërtetë që e donin kombin pa kushte, ndaj u
vendos regjimi diktaturë komuniste. Viti 1944 shënoi mbarimin e luftës, si dhe
të etapës së parë të agjenturës
jugosllave në organizimin, orientimin dhe të përdorurit e PKSh-ës si mashë
për realizimin e qëllimeve të tyre me
synim krijimin e Federatës Ballkanike nën drejtimin e Serbisë. Por e
veprimi shkatërrues dhe armiqësor i
Serbisë vazhdoi edhe në vitet e ardhshme. Ku bazohemi?
*I pari që u ngrit kundër marrëveshjes së Mukjes, ishte Miladin Popoviçi. I pari që u ngrit dhe foli aty për Shqipërinë
Etnike ishte Isuf Luzaj, një nga 12 përfaqësuesit e Ballit Kombëtar në
Mukje dhe i pari që u ngrit për Kosovën. Miladini urdhëroi E. Hoxhën që të
vriteshin si tradhëtarë, Mustafa
Gjinishi dhe Ymer Dishnica. Por
pasi Xhelal Staravecka botoi në
gazetën "Bashkimi i Kombit", proces –verbalin e mbledhjes së
Vithkuqit, ku M.Popoviçi dënoi me
vdekje Y. Dishnicën e M. Gjinishin.
Me ç’të drejtë sllavi ardhacak u bë zot në vendin më të lashtë të
kontinentit dhe merr vendime ekstreme
ndaj shqiptarëve? Botimi i vendimit të Vithkuqit pengoi vrasjen e Dishnicës
(dhëndri i E.Hoxhës) kurse M.Gjinishin e vranë tradhtisht, pas krahëve. Ky
qëndrim armiqësor i PKSh ndaj vëllezërve të një gjaku e një race tregon se,
*Komunistët shqiptarë kanë qenë antinacionalistë, pasi nacionalizmin
rëndom e quanin "shovinizëm" , kur nuk ka ekzistuar kurrë shovinizëm
shqiptar. Por nuk është rastësi që ata
shpallën "shovinistë" ata shpallën Gjergj Fishtën, Haki Tahën, gjithë klerin katolik, që i vranë e i
burgosën egërsisht e sa e sa të tjerë.
*M.Popoviçin e vrau
atdhetari kosovar Haki Taha, pasi u
shpreh publikisht : “Kosova është e
Jugosllavisë dhe nuk do të ketë vetëvendosje të Kosovës.” Kurse E.Hoxha më 1948,e quan H. Tahën “shovinist”se
gjoja është kundër miqësisë Shqipëri- Jugosllavi, se me demek Popoviçi ishte
pro Kosovës. Pak kohë pas vrasjes së Miladinit, Haki Taha u vra, ndërsa shoqëruesi i tij QazimVula, pasi vuajti në burgjet e Jugosllavisë, u arratis në
Shqipëri ku vuajti burgjet e tmerrshme të komunizmit këtu. Pse u
trajtua si armik nga qeveria komuniste e vendit të tij? Cila është e vërteta
për të, se u burgos si nga serbët, por edhe nga sigurimi i shtetit shqiptar?
*Gjithsesi
kujtojmë se M. Popoviçi, që bëri të pamundurën për vendosjen e E. Hoxhës në
pushtet, mban akoma "Urdhërin e
Flamurit"e medaljen e "Kujtimit"(
(vendim nr 117, dt 5 shtator 1945 të
KANÇ ("Gaz.Zyrtare", nr46,20 shtator 1945, fq. 5).
Kështu në Konferencës e Parë të PKSH?së të Labinotit më 17 ? 22 –III- 1943,
ku u zgjodh edhe E.Hoxha sekretar i
përgj. i Partisë, ku rolin kryesor e kishte i dërguari i KQ të PKJ?së,Bllazho Jovanoviç. Konferenca miratoi vijën
terroriste dhe prosllave të P.K.Sh. që u vetquajt
një shtojcë e PKJ?së.( gazeta "Bashkimi"28-XI-1947)
.Për këtë, Sekretar. PKSH?së Tuk Jakova
në Kongresin e I-rë të saj, nëntor 1948 theksoi:”Konferenca caktoi vijën politiko-
organizative të Partisë për të ardhmen dhe zgjodhi Komitetin Qendror definitiv,
për të cilin ka influencuar i deleguari i K.Q.P.K. të Jugosllavisë, Bllazho Jovanoviç. Ne u mbështetëm në
këshillat e tij, spse na mungonte eksperienca në çështjet organizative me
besimin se pikpamjet e Bllazho Jovanoviçit ishin të drejta.Anëtarët e KQ? së u
shpërndanë seicili në qarkun e tij dhe në qendër mbeti E. Hoxha, i zgjedhur
sekretar i Përgjithshëm, me një numër anëtarësh të KQ, që zgjodhën në
unanimitet Byronë Politike". Ky ishte i zgjedhuri dhe i preferuai i P.
K.Jugollave.
Në gusht 1943, erdhi në Shqipëri Zvetovar Vukmanoviç (Tempo) për të formuar
një "shtab ballkanik"që do
të drejtohej nga jugosllavët. Emisarët komunistë jugosllavë luajtën një rol
kryesor negativ si në Marrëveshjen e Mukjes,dhe përgatitën terrenin për një
Federatë Ballkanike
Konferenca e II NaÇl (e para në
Pezë më 16 -9- 1942) që u mbajt më 4 ? 9 shtator 1943 në Labinot-Elbasanit,e
cila denoncoi marrëveshjen e Mukjes, ngaqë ishte kundër interesave sllave në
Shqipëri. Kuptohet që rolin kryesor këtu e patën M.Popoviç dhe D. Mugosha.
Më 15 maj 1944, në Helmës të Skraparit u mbajt Pleniumi i Parë i PKSH?së, në të
cilin u pa plotësisht roli udhëheqës i emisarëve jugosllavë. Kurse më 8 gusht
1944 u mblodh Kong. i I-rë i Rinisë
Antifashiste.
Në shtator 1944, pas largimit të Miladin Popoviçit nga Shqipëria, vendin
e tij e zyri Velimir Stojniç, pasi
emisarët jugosllavë kishin një pozicion mëkëmbësi në Shqipëri. Stojniç bashkë me Nijaz Dizdareviç ishin dirigjuesit
kryesorë të Pleniumit të Dytë që njihet "Plenium i Beratit" (23 ?
27 nëntor 1944).
*Pse 29 nëntori është dita e përbashkët
e fitores së komunistëve të
Shqipëri-Jugosllavisë?
S’ka rëndësi se kur kaloi kufirin e
Shqipërisë londineze ushtari i fundit gjerman. Kjo për disa arsye:
* Gjermania kurrë nuk i shpalli luftë Shqipërisë dhe as vuri në diskutim
pavarësinë dhe sovranitetin e saj, pasi ushtria e saj nuk erdhi këtu si
pushtuese, kërkoi rrugë kalimi.
*Ushtria gjermane u largua vet pa
ndonjë presion nga formacionet luftarake komuniste.
*Midis termave "çlirim"
dhe "largim" nuk ka asnjë ngjashmëri. Kur nuk shkrepet asnjë
armë, nuk quhet betejë.
*Nuk ka as arsye dhe as shkaqe, që vendosja e regjimit komunist nëpërmjet
dhunës,të quhet "çlirim i atdheut" në një kohë që vendi figuronte
prej kohësh si i pavarur.
*Çështja e pushtetit mori fizionominë e luftës civile, e vërejtur në fundin e
Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Pas largimit të pushtuesve të huaj
Shqipëria hyri në skllavërinë e Luftës së Klasave dhe diktaturës së egër
komuniste që i ndau shqiptarëet me një hendek të thellë, në armiq të betuar të
njëri-tjetrit.
*Prej vitit 1925 kur vendosën bazat e tyre, agjentë serbe në zona e pika kyçe të vendit tonë deri më 1948
emisarët jugosllavë arritën 3
objektiva që kishin si synim:
1-Themeluan PKSH?në si mjet për ta pasur agjenturë solide të tyren,
2-Futën Shqipërinë në një luftë civile,në armiqësi mes shtresave të
popullsisë, përmes demagogjisë marksiste- leniniste, e i futi në hasmëri me
njëra- tjetrën, gjë që vazhdon edhe sot.
3-Eliminuan
e larguan nga pushteti e shëndosh nacionalist shqiptar, duke zhdukur
shtresën e mesme dhe inteligjencën.Në këtë mënyrë vranë palcën dhe trurin e kombit.
4-PKSH?ja,u
përdor si instrument në duart e
jugosllavëve, pa kushte, por verbërisht pranoi të njihte si festë të
përbashkët 29 nëntorin për shkak se kjo ishte një datë historike për
Jugosllavinë.
5- Kalimi i Kosovës në Republikën e Gjashtë e Federtatës Jugosllave
Serbia
kishte vite duke përgatitur kushtet që Shqipëria të ishte Republika e VII e
Fedreratës Jogosllave. Kjo nisi me unifikimin e datave me rëndësi të kombit
shqiptar me ato jugosllave, si:
Së pari unifikuan datën e çlirimit të vendit tonë me atë të Jugosllavisë. Ishte 29 nëntori 1943, Mbledhja e Dytë e AVNOJ?it (Këshilli Na Çl
Jugosllav), ku u përcaktua forma e shtetit të ardhshëm jugosllav
Së dyti: Më 29 nëntor 1945, Asambleja
Popullore shpalli Republikën Federative Popullore
(më vonë Socialiste) të Jugosllavisë.
Për ta dobësuar e për ta vrarë
shqiptarizmin e nacionalizmin, nga njëra anë vepronte agjentura jugosllave,
kurse nga ana tjetër bashkëpuntorët e pushtuesit.
Dok.(2-3)
Janë dy dokument të Arkivit të shtetit që vërtetojnë dorëzimin e 40 të rinjve
shqiptar drejt vdekjes në kampet e shfarosjes në Mat’hauzen e Aushvic nga
spiuni i pushtuesve, prefekti Vizhdan Risilia, pra një shqiptar vrasës dhe anti
kombëtar.(shën.Vivra).
Cili ishte Vizhdan Risilia?
Vizhdan Risilia (Prefekt i Vlorës) (kushëri i 3 komunistëve të
betuar që për fat të keq ishin nga Kanina,
Manush Myftiut, Ibrahim Dervishit dhe i afërt i tyre Arianit Çela, më 14-8-1944, te gjermanët ai dorëzoi 40
vlonjatë drejt vdekjes, mes tyre Aleko Bezhani (Vlorë)..., Skënder Xhevit
Vranari (Kanina)..., 40-Gani Beqir Bejkosala(Vlorë)...që përfunduan në Krematorium-Aushvic-( AQSh- V.nr152, v.1944)
Vo:Këtë dokument e publikoi, Kastriot Dervishi ish
drejtor-Arkivit të Ministrisë së Brendshme botoi : Zëri Islam 28-shtator
2009-
Dokumenti
është një dëshmi që tregon se vendimet për vrasjen apo për syrgjynosje të
shqiptarëve , i merrte agjentura jugosllave.
Nëse ato që shkruam më sipër i
analizojmë me kujdes do të shihet, jo vetëm nga ata që kanë dy gramë mend, por
edhe nga një me ndërgjegje mëse të zakonshme Etapa e parë e veprimit të agjentëve të PKJ, veç vrasjeve pas
krahëve, mbaroi me urdhrin që dha
E.Hoxha për arrestimin e mbi 70 personave, luftëtarë të lirisë me akuzën “Kriminelë lufte”më 1944-45. Po tregoj
një rast në Vlorë. Me pushtimin fashist më 7 prill 1939, të parët që u ngritën
të luftonin ishin studentët e Shkollës Tregtare, me në krye profesorin e tyre
Isuf Luzaj. Rrugët e Vlorës buçisnin nga zërat e mbi 1000 protestuesve dhe po
aq studentëve apo të rinj të mbledhur nga e gjithë krahina. Për këtë arsye disa
nga këta i arrestuan. Isuf Luzaj, profesori i filozofisë dhe gjuhës frënge
thotë: “ së
pari na çuan në burgun e Vlorës e pastaj në atë të Durrësit, prej nga, pas disa
muajsh, na transferuan së bashku me 12 studentë në Brindisi të Italisë. Mes studentëve të shkollës TregtaresVlorë,
ishte edhe Petro Marko”. Ky ishte burgu më i keq që kam parë në jetë. Prej burgut të Brindisit na
transferuan në Gaeta e prej atje në Ventotene. Aty takova Abas Ermenjin e Llazar
Fundon, filozofin më të madh që ka pasur raca shqiptare. Aty u njohëm me rrethet revolucionare të Italisë e më gjerë, sepse në
Luftën e Dytë Botërore u përfshi Shqipëria e jo më shtetet e tjera.
Për jetën e mëvonshme të Isuf
Luzit, pas largimit nga Shqipëria, si dhe të studentëve të tregtares, pati
rëndësi njohja me Sandro Pertinin në
ishullin Ventotene. Me ndërhyrjen e Ernest Koliqit, atë kohë Ministër
Arsimi në Tiranë, studentët bashkë me profesor Luzin i liruan. Njohja me
Pertinin luajti rol për filozofin e ardhshëm, Isuf Luzin, se përktheu Kuranin
në shqip, dorëshkrimin e të cilit ia vodhën atje në qeli. Gjithashtu Isufi
në bashkëpunim me Mit’hat Abdyl
Frashërin dhe Ali Këlcyrën, formuluan programin e Ballit Kombëtar i quajtur
Dekalogu. (Intervistë e
I.Luzit-Çikago-1983 nga Vehbi Bajrami).
Shqiptarizmi që ishte ideja
dhe feja e shqiptarit ndër shekuj, tashmë ishte shndërruar në një besë
farse,sepse vendin kryesor e zinte Partia me ideologjinë e orientuar nga Moska
dhe Beogradi. Me ardhjen e emisarëve jugosllavë D. Mugoshës, M. Popoviçit
dhe Svetovar Vukmanovic Tempo në Shqipëri për organizimin e Partisë komuniste
shqiptare, shënuan fillimet e instalimit të diktaturës në Shqipëri.
Cili ishte Vizhdan Risilia?
Vizhdan Risilia (Prefekt i Vlorës) (kushëri i 3 komunistëve të
betuar që për fat të keq ishin nga Kanina,
Manush Myftiut, Ibrahim Dervishit dhe i afërt i tyre Arianit Çela, më 14-8-1944, te gjermanët ai dorëzoi 40
vlonjatë drejt vdekjes, mes tyre Aleko Bezhani (Vlorë)..., Skënder Xhevit
Vranari (Kanina)..., 40-Gani Beqir Bejkosala(Vlorë)...që përfunduan në Krematorium-Aushvic-( AQSh- V.nr152, v.1944)
Vo:Këtë dokument e publikoi, Kastriot Dervishi ish drejtor-Arkivit të
Ministrisë së Brendshme botoi : Zëri Islam 28-shtator 2009-
Dokumenti është një
dëshmi që tregon se vendimet për vrasjen apo për syrgjynosje të shqiptarëve , i
merrte agjentura jugosllave.
Nëse ato që shkruam më sipër i analizojmë me kujdes
do të shihet, jo vetëm nga ata që kanë dy gramë mend, por edhe nga një me
ndërgjegje mëse të zakonshme Etapa e
parë e veprimit të agjentëve të PKJ, veç vrasjeve pas krahëve, mbaroi me urdhrin që dha E.Hoxha për
arrestimin e mbi 70 personave, luftëtarë të lirisë me akuzën “Kriminelë lufte”më 1944-45. Po tregoj
një rast në Vlorë. Me pushtimin fashist më 7 prill 1939, të parët që u ngritën
të luftonin ishin studentët e Shkollës Tregtare, me në krye profesorin e tyre
Isuf Luzaj. Rrugët e Vlorës buçisnin nga zërat e mbi 1000 protestuesve dhe po
aq studentëve apo të rinj të mbledhur nga e gjithë krahina. Për këtë arsye disa
nga këta i arrestuan. Isuf Luzaj, profesori i filozofisë dhe gjuhës frënge
thotë: “ së pari na çuan në burgun e
Vlorës e pastaj në atë të Durrësit, prej nga, pas disa muajsh, na transferuan
së bashku me 12 studentë në Brindisi të Italisë. Mes studentëve të shkollës TregtaresVlorë, ishte edhe Petro Marko”. Ky ishte burgu më i keq që
kam parë në jetë. Prej burgut të Brindisit na transferuan në Gaeta e prej atje
në Ventotene. Aty takova Abas Ermenjin e Llazar Fundon, filozofin më
të madh që ka pasur raca shqiptare. Aty u njohëm me rrethet revolucionare të Italisë e
më gjerë, sepse në Luftën e Dytë Botërore u përfshi Shqipëria e jo më shtetet e
tjera.
Për jetën e mëvonshme të Isuf Luzit, pas largimit
nga Shqipëria, si dhe të studentëve të tregtares, pati rëndësi njohja me Sandro Pertinin në ishullin Ventotene. Me ndërhyrjen e Ernest Koliqit, atë kohë Ministër
Arsimi në Tiranë, studentët bashkë me profesor Luzin i liruan. Njohja me
Pertinin luajti rol për filozofin e ardhshëm, Isuf Luzin, se përktheu Kuranin
në shqip, dorëshkrimin e të cilit ia vodhën atje në qeli. Gjithashtu Isufi
në bashkëpunim me Mit’hat Abdyl
Frashërin dhe Ali Këlcyrën, formuluan programin e Ballit Kombëtar i quajtur
Dekalogu. (Intervistë e
I.Luzit-Çikago-1983 nga Vehbi Bajrami).
Shqiptarizmi që ishte ideja dhe feja e shqiptarit
ndër shekuj, tashmë ishte shndërruar në një besë farse,sepse vendin kryesor e
zinte Partia me ideologjinë e orientuar nga Moska dhe Beogradi. Me ardhjen e
emisarëve jugosllavë D. Mugoshës, M. Popoviçit dhe Svetovar Vukmanovic Tempo në Shqipëri për organizimin e Partisë komuniste
shqiptare, shënuan fillimet e instalimit të diktaturës në Shqipëri.
Me propozimin e tyre në krye
të Partisë Komuniste shqiptare u vu E. Hoxha, që kurrë nuk mori pjesë në asnjë
betejë kundër të huajit. Miqësia e ngushtë me jugosllavët, bëri që E. Hoxha t’i
japë të drejtat në vendimmarrje dhe drejtimin e Brigadës së I-rë.serbit Mugosha
me pseudonimin “Sali Murati”.
Pas prishjes së marrëveshjes
së Mukjes nga M.Popoviçi e agjentët e tjerë sllavë, u vazhdua vrasja dhe
burgosja pa shkak e të rinjve anëtarë të Rinisë Antifashiste, që pasi njohën
politikën vëllavrasëse të PKSh, e huajtur nga shovinizmi sllavo-grek, kaluan me
forcat nacionaliste. I lidhën e i tërhoqën zvarrë që nga kalaja e Kaninës deri
në majat e thepisura të Labërisë dy të rinjtë e shkollës Tregtare: Haki Xhelo-Vlorë dhe Duro Elmazi-Kaninë. Pasi i vranë i lidhën në dy pemë që t’i hanin
korbat dhe sorrat. Askush nuk e di vendin e saktë të krimit. Kurse shokun e
tyre Shaban Xhyheri, e arrestuan më
20 tetor 1944 bashkë me 70 të tjerë, me urdhër të E.Hoxhës,( akuzuar si Kriminelë Lufte). Burgosën
në Beden(Kavajë) një nga themeluesit e çetës plakë, Axhem Mahmut Qataj, i cili ngeli pa diplomuar në Univ.e Bolonjës,
se nisi Lufta e Dytë Botërore, u mbyllën shkollat dhe ai u kthye në atdhe e
doli malit për liri. Është një nga 39 themeluesit e Çetës Plakë.
Regjimi i lakejve besnik të Tiranës, zbatonte urdhërat e shefave të Beogradit,
që kërkonin një festë të përbashkët që
Shqipëria të shkonte gradualisht drejt humbjes së pavarësisë dhe të
priilegjeve si një komb autokton.
* Duke qenë se forcat gjermane
po largoheshin nga Ballkani, PKJ s’mund
të vendoste kontroll në Kosovë pa ndihmën e PKSh . Komisari i Korparmatës së I?rë,
Hysni Kapo më 20-9-1944, urdhëroi
brigadat 3 dhe 5 :"Të popullarizohet miqësia e popullit shqiptar
me popujt e Jugosllavisë, të theksohet lufta Mihajlloviç, Deva, e Mitrovica që
janë shkaktarë...të përçarjeve midis popujve të Jugosllavisë dhe atij të
Kosovës,.....të propagandohet lufta e përbashkët kundër okupatorit dhe nevoja e
bashkëpunimit dhe e miqësisë midis popujve....Ne duhet të jemi të pamëshirshëm
ndaj elementëve reaksionarë". – Nuk di se kujt mund t’i besojmë. Një
komunitet që lufton për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e tij, apo PKSh që I
akuzon shqiptarët e Kosovës si anarshist
dhe reaksionar?! Për arsye të tilla dhe për bashkërendimin e hakmarrjes ndaj
shqiptarëve të pabindur,forcat rebele komuniste, ndërkohë që arrestonin shqiptarë të pafajshëm, më
23 tetor 1944 u futën në Junik, më
26 tetor në Deçan, më 7 nëntor hynë
në Gjakovë dhe më 16 e 17 nëntor në Prizren dhe Pejë.Si morën nën kontroll këtë zonë të Kosovës, divizionet 5 dhe 6?të PKSH, më 30
nëntor 1944 u bashkuan me forcat jugosllave dhe luftuan"kundër armikut të përbashkët"në Tuz, Podgoricë Novi-Varosh, Priepolje
dhe Vishegrad, ku ishte spitali
partizan. Ishin 3 të plagosur, mes të cilëve edhe i riu 17 vjeçar ish delegat i Kong, I-rë të Rinisë Antifashiste, Sami Pashaj (Koculi), vëllai i
nënës sime. Agjentët jugosllavë hodhën zjarr mbi municionet që gjëndeshin në
katin e parë dhe e gjithë ndërtesa u hodh në erë. Pak muaj më parë PKSh me
urdhër të agjentëve jugosllavë, kishte vrarë kushërin e tij të parë të Samiut,
nacionalistin Bexhet Pashaj, kurse Samiu
u vra si partizan. Në atë ndërtesë ishin tre djem të rinj partizanë të plagosur,që
nuk u ngeli as nam e as nishan.(shtëpi-spital në Vishegrad).
*Vo: Bexhet dhe Sami Pashaj ishin të
dy dajot e mi(Vivra), njërin e vrau hasmi, kurse tjetrin e vrau vëllai i në
gjaku shqiptar.
Përgjegjësia bije mbi ata që drejtuan forcat rrebele komuniste kundër
shqiptarëve në Kosovë, që ishin, komandanti Brigadës së 5?të, krimineli Shefqet Peçi, komisarin politik të
Divizionit të V?të (ku bënin pjesë brigadat me numur 3, 5 dhe 25) Ramiz Alia e komisarin e Korparmatës
së I?rë, Hysni Kapo.Të tre këta
ishin në shërbim të agjenturës serbe në Shqipëri në vitet e regjimit komunist.
Dihet se shumë vite më vonë caktimi i Ramiz Alisë si pasardhës i Hoxhës, kaloi
nëpërmjet një skeme të pëgatitur prej shërbimit sekret serb.
Jashtë vëmendjes nuk duhet lënë bashkëpunimi luftarak midis forcave rebele komuniste të Shqipëisë, brigadat 5 e 18) dhe
atyre maqedonase siç ishte rasti i marrjes nën kontroll nga serbët i qytetit të
Dibrës më 2 shtator 1944.
Pas lufte, emisari më i rëndësishëm
pas atij zyrtar që ishte ambasadori jugosllav në Tiranë, Josip Gjergjia e pas tij Drago Kosmerlj, u bë Savo Zllatiç. Ky i fundit do të
ndërhynte sa herë që t'i tekej në punët e PK
Sh që konsiderohej nga ata si një
celulë e P K Jugosllavisë.
Në prag të triumfit të plotë të rrebelimit komunist në mbarë Shqipërinë, forcat komuniste, përkatësisht Brigada e 5?të e më pas Brigada e 3?të, më,
5 tetor, 1944, kaluan kufirin e Shqipërisë londineze (që atë kohë nuk
ekzistonte) në ndihmë të homologëve të tyre jugosllavë me kërkesë të tyren
për të nënshtruar plotësisht Kosovën dhe për t'ia dorëzuar atë pa
probleme serbëve. Ashtu si në mbarë jugun e veriun e Shqipërisë londineze,
ashtu edhe në këtë pjesë të Shqipërisë lindore, formacionet rrebele komuniste
ushtruan në mjaft raste terror mbi popullsinë shqiptare me justifikimin e
goditjes së "reaksionarëve" . Të ashtuquajturit “reaksionarë” ishin elementët e shquar antiserbë që nuk
pranonin të viheshin në shërbim të komunistëve dhe që shikoheshin me dyshim nga
ata.
Kalimi i formacioneve komuniste të
Shqipërisë në Kosovë u bë me kërkesën e Shtabit Suprem të Ushtrisë NaÇl
(rrebele) Jugosllave. Në verën e vitin 1944, në Shqipëri erdhi misioni ushtarak
jugosllav , drejtuar nga Zvetozar
Vukmanoviç (Tempo). Jugosllavët oientuan forcat komuniste shqiptare të
pengonin “konsolidimin e njësive armike (lexo "problem shqiptare"
). U planifikua për të dërguar në Kosovë ku kishin qenë formacionet komuniste
të brigadave I dhe III. Për pamundësisë në Kosovë shkoi Brigada e 5?të.Formacionet
komuniste dypalëshe shqiptaro-jugosllave nisën terrorin ndaj nacionalistëve të
Kosovës.
Humbjet më të mëdha forcat
shqiptarei ndodhën jashtë trojeve shqiptare si në Mal të Zi apo në Bosnjë. (Më
21 -6- 1946 nga këto treva sollën eshtrat e 350 partizanëve të vrarë në Mal të
Zi dhe Bosnjë). Popullsia shqiptare e Kosovës, ju shmang pëplasjes së armatosur
me forcat komuniste që vinin nga Shqipëria londineze, që të mos merrte përmasat
e një lufte civile.
Një ish pjestar i Brigadës së 5?të
komuniste, Zenel Hamiti,më
18-3-1945,në gazetën "Bashkimi",
botoi në disa numra kujtimet e tij:"Më
datën 14 nëntor 1944, batalionet luftuan rreth Prizrenit. Në orën 6.00 të
mëngjezit qyteti ra në duart tona, i paprekur, pa djegur e plaçkitur, por
rrugët ePrizrenit ishin plot me kufoma Nacinalistësh kosovar. Rrugën Prizren ?
Kukës, kapen depo materiali si dhe fuqia më e madhe
luftarake vendase që kish qenë në shërbim të armikut dorëzohet....Brigadës e 5?të luftonte bashkë me forcat e Titos, sepse
kështu e kryente misionin e vet".
Kjo politikë antikombëtare
binte në sy në konferenca e kongrese.
Për nder të 2 vjetorit të shpalljes së RFPJ?së, në Tiranë u mbajt një
konferencë akademike më 29 nëntor 1947, ku ministri pa portofol, Pandi Kristo theksoi:"Në këtë luftë ne gjetëm ndihmën direkte dhe
eksperiencën e paçmueshme të popujve të Jugosllavisë heroike. Popujt tanë u
vëllazëruan përjetë në zjarrin e derdhur në të njejtat llogore dhe kundër të
njejtëve armiq. Lufta e popujve të Jugosllavisë me mareshallin Tito në krye, i
dha dorë popullit tonë të çlirohet nga okupatorët dhe tradhëtarët e vendit.
Rrethanat historike, bënë që populli ynë të festojë sot i lirë dhe sovran dy
data të mëdha dhe shumë të rëndësishme për ekzistencën e tij të lumtur: ditën e
madhe të çlirimit dhe shpalljen e RFPJ?së, e cila për ne është një nga
garancitë më të shëndosha për lirinë, indipendencën dhe sovranitietin kombëtar
për të ardhmen e vendit tonë.....Rroftë aleanca dhe vëllazërimi i popullit tonë
me popujt vëllezër të Jugosllavisë së re, dita e 29 nëntorit, dita e RFPJ?së
dhe e mareshallit Tito.”Të njëjtën gjë pohon edhe H.Kapo
Vo:Gjithë faktet nga Kastriot Dervishi ish drejtor-AQSH botoi: më
2009-2011-2015,2016, si dhe botime faktesh nga shumë autorë si Ana Lalaj, Liri
Gega,Mehmet Imeri (vëlla i Neki Imerit), Fiqirete Shehu, Liri Belishova,(një
mësues partizan,dëshmitar krimi në Gjormë, Ibrahim Ramadani, Zenel Hamiti dhe
dëshmitarë bashkëkohor etje
vazhdon...
komente:
*E
nderuara Zonja Vilhelme,
Ju lutem që këtë material mjaft interesant për brezat e
rinj, që nuk kanë informacion për krimet e rënda që Partia Komuniste Terroriste
e Shqipërisë, si një shtojcë e Partisë Komuniste të Jugosllavisë, si një
agjenturë e regjur e shovinizmit serbomadh, si një prapavijë e urryer e
trekëndëshit Beograd-Athinë-Moskë, ka kryer kundër lules së nacionalizmit
shqiptar, kundër zhvillimit dhe përparimit të vendit tonë, kundër aspiratës nacionaliste
për ribashkimin e trojeve tona etnike, që nga Arta e Preveza e deri në Tivar,
ju, si bijë e një dere të nderuar nacionaliste dhe si një përfaqësuese e shquar
e kulturës shqiptare, duke e pasuruar edhe me trashëgiminë tradhtare të
pasardhësve të asaj partie gjatë këtij çerekshekulli pluralizëm, ta botoni si
broshurë më vete dhe ta hidhni në qarkullim. Materiali juaj e meriton
plotësisht të titullohet "Enciklopedia
e tradhtisë së rëndë të Partisë Komuniste të Shqipërisë, si një agjenturë e
grekosllavizmit".
Me respekt dhe mirënjohje të
thellë.
Prof.Dr. Eshref Ymeri- Kolumbus,
Ohajo-07 janar 2017
***
*Zonja Vilhelme, përshëndetje!
E studjova me kujdes materialin që
më postuat. Levizja komuniste udhëhiqej nga idetë e internacionales komuniste
dhe i famshmi internacionalizëm proletar, duke njohur këto të dyja, PKSh, jo
vetem që u ideua nga ajo jugosllave por u vu dhe nën tutelë të saj si vegël e
bindur d duke iu kundërvënë nacionalizmit të pastër shqiptar, deri në krime të
përbindshme.
Jam i një mendimi me Prof.Eshrefin
që materiali të botohet në një broshurë më vete, (me financim të organizatave
antikomuniste dhe të të përndjekurve politikë) do të ishte shumë e dobishme.
Për rastin e Ramushit dhe Kosovën
mendoj se ka vetëm një zgjidhje, bashkimi kombëtar në një shtet të vetëm.
Lëvizja në dobi të këtij bashkimi duhet gjallëruar në të dy vendet deri sa t’i
imponohet politikës brenda dhe jashtë vendeve tona.
Problemi i dytë është ai i
ndryshimit të emrit nga Kosoëe, që është toponim sllav, në Dardani që është
toponim iliro-shqiptar. Praktika e ndërrimit të emrave tashmë është e njohur
dhe e përdorur nga shumë vende të botës, sidomos nga shtetet e reja
Me respekt e konsideratë të veçantë,
Prof. Resmi Osmani -Tiranë- 08.01. 2017
Përshëndetje
, miqtë e mi!
Të
nderuar atdhetarë shqiptarë, Prof.dr.Eshrefi dhe Prof. Resmi Osmani!Kur të kem
përfunduar materialin studimor për tri miqësitë e Tiranës me Moskën, Beogradin
dhe pekinin, do të botojë librim “ Tradhtia e Madhe ndaj Kombit.”
Ju faleminderit për suf gjerimet dhe
këshillat tuaja të Vyaera.
Me konsideratë Vilhelme