Editorial
Gjon Keka: A është vërtetë Kosova shtet laik?
E diele, 16.03.2025, 06:58 PM
A është vërtetë Kosova shtet laik?
Nga
Gjon Keka
Gjersa
të mos shfaqet një pasardhës i vërtetë me tiparet e Gjergj Kastriotit, i cili
do t’i marrë gjërat në duar siç duhet, Kosova do të vazhdojë të udhëhiqet nga
renegatë dhe mbetje që, ndërsa hanë iftare islamike, synojnë ta shndërrojnë atë
në një "komb kosovar" pa të kaluar dhe pa të ardhme.
Duke
qenë se Kosova, sipas Kushtetutës, është shtet laik, asnjë pushtetar nuk duhet
të veprojë në frymën e një ideologjie fetare apo të favorizojë një të tillë, aq
më tepër një ideologji fetare të trashëguar nga një pushtues si Perandoria
Osmane, e cila, me shpatë në dorë, shkaktoi vuajtje, persekutime dhe përndjekje
të popullit dardano-arbëror.
Ata
që pretendojnë se ideologjia islamike u pranua pa dhunë, le të mësojnë nga
historia dhe dëshmitë e saj tronditëse. Po ashtu, le të kujtojnë migrimin masiv
të arbërorëve nga trojet tona pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, të cilët u
vendosën në Itali dhe sot njihen si arbëreshë. Për të ruajtur besimin,
identitetin dhe qenien e tyre europiane, ata u detyruan të migronin, njësoj si
arbanasit e Zarës, të cilët ruajtën me përkushtim traditat dardano-arbërore.
Sot,
Kosova i ngjan më shumë një vendi të udhëhequr nga "sulltanë" të
vegjël, satelitë të politikës neo-otomane, të cilët synojnë ta shndërrojnë atë
në një shtet islamik. Një njollë e tillë do ta pengonte integrimin e saj në
familjen e saj natyrore europiane.
Kur
shoh se si ideologjia islamike ka depërtuar në çdo aspekt të shtetit të Kosovës
dhe se udhëheqësit e saj janë vetëm mbetje otomane që nuk punojnë për një
Kosovë dardane dhe europiane, por për një Kosovë me imazh islamik, më kap
tmerri. Kjo është një turp i madh për imazhin e vendit tonë. Shndërrimi i
Kosovës në një shtet të tillë do të ishte vetëvrasje historike, kombëtare dhe
shtetërore – një mallkim i madh për të ardhmen e saj. Veshja me petkun e
ideologjisë islamike është një vetëvrasje kombëtare dhe shtetërore.
Për
t’i vënë vulën gjithë kësaj: në një shtet laik si Kosova, asnjë udhëheqës apo
pushtetar nuk duhet të marrë pjesë në ndonjë manifestim ideologjik fetar –
qoftë katolik, islamik apo i çfarëdo tjetër ideologjie fetare. Një udhëheqës i
vërtetë, vizionar dhe me identitet duhet ta respektojë Kushtetutën dhe të
qëndrojë larg ideologjive fetare dhe preferencave të tyre.