Kulturë
Përparim Hysi: "Orë letrare" me mësuese Afërditën
E enjte, 13.03.2025, 06:50 PM
"Orë letrare" me mësuese AFËRDITËN
Mësueses
veterane, AFËRDITA BEGA ( XHOKAXHIU)
Nga
Përparim Hysi
Titulli
i këtij tregmi është pak sinjifikativ, si një meaforë pak e hiperbolizuar dhe, megjithatë,
ia vlen që të lexohet, se, në vetvete, përcjell një mesazh të madh e me vlerë.
AFËRDITA
BEGA, në vajzëri XHOKAXHIU, mësuese
shumë e mirë biologjie, ka gati 30-vjet
në pension. Nëse e sjell si një model që zor t'ia gjeshë të gjashmin, kjo ndodhi fare rastësisht. Unë e kam patur
kolege, mesviteve '70-të të shekullit të kaluar dhe, prej kohësh, ia njihja
aftësitë porfesionale. Ka patur dhe një përkim pak të veçantë të sajën me mua:AFËRDITA
XHOKAXHIU është vajza e PROFESORIT tim të gjeografisë në vitin 1954.Profesori i
mirë, fisniku PETRAQ XHOKAXHIU tek shpjegonte mësimin të linte gojëhapur. Dhe i
thosha AFËRDITËS:-Mësuese e zonja je, por jo si babai yt! Qe prudente dhe nuk
zemërohej kurrë. Tri vjet punuam në një shkollë dhe AFËRDITA u martua në TIRANË,
ku ka 40-vjet që jeton,
*
U
takuam me AFËRDITËN ditën e 7-marsit në një klub, tek Rruga e Kavajës, pranë
kishës katolike dhe, ndërsa uronim
njëri-tjetrin, nga brenda shihnim nxënës me cigare në gojë(pa dallim, vajza
dhe djem që shkonin në shkollë).
-Bobo,
- bëra unë! Dhe ç'pret nga këta lloj
nxënësish? Pastaj, -thonë, - e ka fajin shkolla!!! Më duket ka ardhur ajo koha
e atyre vargjeve të FAN NOLIT;"Ti Halim që s'di këndim, je ministër për
arsim!". Dhe AFRUA (kështu i them në intimitet) ma priti:-Mjerë famijljet
dhe mjerë ky brez... Është për të ardhur keq...
Dhe
pas kësaj "batute", filloi "ora letrare" me kolegen time.
Para se të përjetoni nga kjo"orë letrare", nuk kam se si mos i
referohem asaj thënies popullore:-Njeriu plaket duke nxënë. Thashë q kam punuar
me të për trivjet dhe njihja si një mësuese të mirë biologjie, Por AFËRDITA BEGA që sot është 82-vjeç, recitonte
përmendësh poezi të tëra (gege e toske) që, siç më tha:"40-vjersha duhet
t'i dije përmendësh, ndryshe nuk futeshe në provim.
Dhe
ia filloi:
"Nëpër
terr që lshonte nata
Ngarkue
teshat kaliboç
Për
një pyll ku s'ra kurrë spata
Ndiqte
rrugën një djalosh...
Unë,
për mos ta ngrënë thatë, recitova finalen:
"
Çfarë t'i thom unë nanës ngratë,
Në
më pyet për ty
ndonji
send?
Thuej
se mori një rrugë të gjatë
Bashku
në qiell jemi tuj zan vend!
Bëhet
fjalë për poezinë"Vllavrasësi" të MJEDËS. Po nga Mjeda:
"Lamtumirë,
o mori Shkodër!
Lamtumirë,
o ti Cukal
Zhduket
Buna pas një kodër,
Zhduket
Drini pas një mal.
La
MJEDËN dhe filloi me MIGJENIN:
"Oh,
që skam nji grusht të fuqishëm
T'i
bie mu në ball malit që heshtë
Ta
shoh si dridhet nga grushti i paligjshëm
Dhe
unë të kënaqem , të kënaqem tuj qesh!
Pas
Veriut, foli me JUGUN:
Naimin
me "Bakti e Bujqësi" dhe vjershën për KORÇËN:"Lumja ti, moj
KORÇA lule/që le pas shoqet e tua... dhe, tek
e ndërpreu, më tha:- Të shkosh sot që është 7-mars dhe t'u kërkosh
këtyre shkollarëve të sotëm të thonë përmendësh qoftë dhe këtë vjershë të
NAIMIT, me siguri që pjesa dërmuese nuk e di. Tani më tha:-Nesër është 8- mars,
Dita Ndërkombëtare e GRAVe dhe ia vlen të recitoj"Vaje" të ÇAJUÇIT
"Që
ditën që vdiqe, që kur s'të kam parë
S'të
vjen keq për mua, nuk ke mall për djalë...
Çajupi,
- më tha, - u ka qarë hallin grave dhe filloi
"Burrat
në hije/lozin kuvendojnë
Pika
që s'u bie, se nga gratë rrojnë.
*
E
ndërpreu dhe më tha:- Poezia është e ëmbël, por unë di përmendësh edhe prozë.
Kur më pa që po e shihja me dyshim, filloi:" U Gjon
Buzuku, biri i Bdek Buzukut, tuj
kujtu se gluhajonë nuk ka gja të shkrueme, en së dashtun gjuhës sanë...
Dale,
më tha, s'e harrova.Po nga Letërsia
Arbreshe:
Nga
"MIlosaao":
"Bil,
e ku je, o moj vashë
Në
katundin tënë
Vashat
nuk i gjeje kaq të hijshme
-Jam
e bije Kalogresë
Uli
ballët e zbardhuar.
Nga
GAVRIL DARA i RI
"As
nga pendët e zhgabonjës
As
nga kumbur e argjend
Por
nga vetullat e trasha
Dhe
nga sytë e zgurdulluar
PAL
GOLEMin unë e njoha.
Mandej
filloi nga PUSHKINi
"Po
marrë guximin që t'ju shkruaj
Ç'do
donit më veç shpirtit tim
E
shoh që është e drejta juaj ,
Që
t'më dënonit me përçmim.
Nga
ESENINI "Letër Nënës"
Gjallë
je ti, moj nënokja ime?
Gjallë
jam dhe unë...
Nga
Logefello
Një
mesnate të trazuar
Tek
po rrija i menduar
Befas
vjen një e trokitur...
Ng
Lermontov
"U
vra poeti
Njeri
i ndershëm
E
mposhtën shpifjet
Dhe
thash e themet..."
AFËRDITA
cicëroi e cicëroi dhe unë, tek e sjell pak si në"ligjëratë të drejtë"
zë meditoj për shkollën dje, në diktaturë, dhe sot në demokraci. Ngaqë kam
punuar për 41 - vjet mësues në 8-vjeçare e të mesme dhe kam qenë deri inspektor
në Dejtorinë Arsimore të FIERIT, sado me keqardhje, por shkolla cilësisht ka
rënë, në vend, të bëj përpara. Unë ju prura një mësuese biologjie dhe them pa
frikë:bagazhi letrar i kësaj mësueseje dëshmon se sa kërkuese qe shkolla dhe ku
ka katandisur shkolla. Celularët me vete dhe kompjuterat në shtëpi kanë vrarë
të mësuarit përmendësh si një kërkesë e domosdoshme apo si një gjimnastikë e
trurit. Po të bëj një analogji pak vulgare, do të thosha:truri i nxënësve të
sotëm është më pak aktiv se sa ata të kohës sonë. Ose është si"ujë i
ndënjur". Tek pellgu me"ujë të ndënjur" askush nuk pi ujë.
Mikes
dhe koleges sime, AFËRDITA BEGA (XHOKAXHIU) i uroj jetë të gjatë, se në 25 prill
mbush plot 82-vjeç.
Tiranë, 12 mars 2025