Mendime
Llesh Ndoj: Merreni seriozisht Saliun, kijeni frikë Berishën!
E marte, 11.03.2025, 06:18 PM
Merreni
seriozisht Saliun, kijeni frikë Berishën!
Nga
Llesh NDOJ
Nuk
di as vetë se ku e përzgjodha titullin e këtij shkrimi, por mund t’u rrëfej se
ai erdhi natyrshëm e pa asnjë sforco në mendjen time, thjesht dhe vetëm për të
shprehur një realitet që e shohim të gjithë, por nuk mendoj se e vlerësojmë
seriozisht të gjithë. Besoj se ka qenë diçka e shtresëzuar diku në nënshtresat
e vetëdijes sime prej kohësh, por ashtu siç ngjet përgjithësisht me këto
shtresëzime, ato dalin në krye sa herë që ngjarjet e ditës përsëritin
historinë. Dhe ndoshta, plotësisht me të drejtë!
Sali
Berisha është ngulitur thellë në kujtesën time e të shumicës së shqiptarëve si
“alarmi” i një rreziku të përditshëm dhe si frika e arësyeshme se ngjarjet mund
të përsëritin vetveten. Në pjesën e dytë të jetës sime mbi 60 - vjeçare, figura
e tij e shpërfytyruar, më shumë si një maskë e mirëpunuar se sa origjinale, ka
mbirë në çdo ekran televizioni, në çdo lajm e faqe gazete, aq sa as Enveri dhe
Ramizi së bashku nuk kishin zënë vend në pjesën e parë të jetës. Kjo
kohëzgjatje e “alarmit” që vjen prej tij, me të njejtin intensitet edhe pas 35
viteve, më bën t’a marr fort seriozisht Saliun, po aq sa më bën të kem frikë
nga zoti Berisha. Dikush mund të mendojë se kjo ndarje që bëra më sipër është
një gafë apo lapsus i imi, por jo. Në vijim do të kem mundësi të hedh dritë
rreth kësaj dikotomie, pasi seriozisht i mendoj si dy persona të maskuar me të
njejtën fytyrë, që qesh kur mendon më të keqen, e vajton sa herë diçka të mirë
është “i detyruar” të nxjerr nga goja e tij.
Saliu
është ndoshta komunisti i fundit në Shqipëri që mendimet e këqia të tij, të
materializuara në fjalë apo të maskuara me zgërdhimje, nuk i ndanë dot nga
njëra – tjetra dhe as nga veprimi. Prandaj për këtë ai duhet marrë tepër
seriozisht. Saliu të thotë me krenari se të vras dhe realisht të vret. Ai nuk
bën shaka me këtë edhe pse mundohet t’a maskojë atë si “qëndrim politik”. E ka
këtë nga geni, ku vrasjes i këndohej këngë e nga ideologjia komuniste, sipas të
cilës: ose unë ose ti. Vend për bashkëjetesë nuk ka! E bën këtë me egërsinë e
gjakësit që s’njeh as gjakun e vet, siç veproi me bashkëvëllezërit e tij
tropojanë, e bën pa njohur e respektuar as normat kanunore, siç bëri në Gërdec
ku u vranë edhe gra e fëmijë për egon e tij e të familjes për pasurim me çdo
kusht, gjë që gjakësi nuk e bënte. Ai e bën sipas parimit komunist që pushteti
merret me grykën e pushkës e mbrohet po prej saj. E bën edhe kur nuk i ke asnjë
borxh, tamam si ata sherifat apo gangsterët që të thonë: - Pse më sheh?, dhe të
drejtojnë armën. E po iu përgjigje se nuk po e sheh atë, të kërcënon përsëri: -
Pse s’më sheh, a s’po të pëlqej? Për Saliun nuk ka limite. Kur statura publike
ia kërkon të buzëqeshë nëpër tribuna, vetja e tradhëton, e fytyra e tij merr
një pamje të trishtë. Ai, pa asnjë skrupull moral e njerëzor, për më tepër si
shqiptar e verior, nuk mungon “të të futet edhe në shtrat”, e t’i zgjat
“teleskopët” e mbrapshta të mendjes së tij të prishur edhe nën fustanet e grave
e motrave, të shpall si “zbulim autentik”, ato që i sajon mendja. Ja! Për këto
duhet marr seriozisht Saliu, se ai nuk di t’a ndajë mendimin nga fjala, as
fjalën nga vepra sapo t’i krijohen mundësitë, por nuk duhet patur frikë për
këto, sepse tipa të tillë kurrë nuk janë dalluar për trimëri. Ata hedhin gurin,
e fshehin dorën dhe s’të bëjnë dot asgjë në se nuk “ua liron” udhën e nuk u jep
besim. Vetëm në besim të presin pamëshirshëm dhe të fërkojnë shpatullat për
ngushëllim. E për sa sipër, duhet marrë seriozisht.
Tjetër
gjë çeshtja me zotin Berisha.
Ai
duhet patur frikë, seriozisht. Në 35 vite si politikan në postet më të larta të
shtetit, gjithnjë ka ditur t’a maskojë aktivitetin e qëllimet e tij të
mbrapshta me fjalë të bukura e parulla demokratike, por kurrë në aktivitetin e
tij politik e shtetëror nuk ka patur qëllim të realizojë ato që ka premtuar. Është
modeli tipik i politikanit që “tjetër mendon, tjetër flet e tjetër vepron”!
Aftësia e tij për t’ua trullosur mendjen njerëzve me parulla demokratike është
e jashtëzakonshme, po aq sa aftësia e tij për të premtuar lule e pastaj të të
rrethojë me gjemba. Në gjithë aktivitetin e tij politik e shtetëror ai ka
dëshmuar se lufta e shpallur kundër komunizmit mbetet parulla më e bukur dhe
përralla më e madhe së cilës i besojnë verbërisht shqiptarët dhe e ndjekin pas
atë si turma pa krye. Me këtë parullë, e me maska antikomuniste, ai është
treguar dhe vazhdon të tregohet komunisti më i devotshëm edhe sot e kësaj dite.
Ndoshta nga të qënit për shumë vite anëtar e drejtues në organet e larta të ish
Partisë së Punës, ndoshta fakti se të qënit komunist e shërbëtor i udhëheqjes
së kohës, ia ka mësuar dhe ngulitur thellë në vetëdije bindjen se ideologjia
komuniste ishte ideologjia më trullosëse e mendjeve njerëzore, ideologji që
nisi drejt vdekjes miliona njerëz në botë duke thirrur: Rroftë partia!,
ideologji e cila la në varfëri e uri miliona njerëz, të cilët edhe frymën e
jepnin, por duartrokitjet për udhëheqjen nuk i pushonin, sepse ajo e maskonte
veten pas premtimeve dhe ëndërrave të bukura. Kështu bëri edhe Berisha për të
ardhur në pushtet, kështu e konsolidoi veten si sinonim të Partisë Demokratike
duke e mbajtur kreun e saj edhe me eleminimin fizik të çdo personi që ka
menduar e mendon ndryshe Brenda saj, kështu u riciklua në pushtet në vitin 2005
e kështu po lufton të rikthehet, së treti, për t’u thënë shqiptarëve se “nuk
keni pare gjë akoma ‘, në vitin 2025.
Për
maskimin e qëllimeve të vërteta me fjalë e parulla të bukura, Berisha duhet
patur frikë. Pas vellos së nuses, zbukuruar me lule të bukura, e fytyrës së
kuruar me makiazh të kujdesshëm që shfaqet në publik, fshihet në të vërtetë një
burrë i ashpër që nuk ndalet aspak në realizimin e qëllimeve të veta të
mbrapshta. Krahas antikomunizmit që përpiqet t’a shesë shtrenjt, tani ka vënë
në shenjestër edhe luftën kundër korrupsionit, parullë e pastër e një njeriu që,
për herë të parë në Shqipëri, ndërtoi një pushtet thellësisht të korruptuar. E
bën këtë i ndihmuar edhe nga socialistët në pushtet, që jo vetëm nuk e luftuan
korrupsionin me efikasitet, por e stimuluan atë në çdo qelizë të shoqërisë dhe
jo vetëm në aparatin shtetëror, duke ndjekur qorrazi rrugën e tij të mbrapshtë.
Duhet patur frikë besueshmëria në farsën antikorruptive të Berishës, pasi ai
maksimumi që mund të bëjë e synon të bëjë, është që korrupsionit t’i ndërrojë
duar edhe për faktin se shumë vite në opozitë ia kanë shteruar rezervat
ekonomike atij, familjes politike e biologjike dhe mbështetësve pa sy të
pushtetit të tij të verbër, por mbi të gjitha për faktin se ai për pasuri edhe
të vret. Mos e harroni Gërdecin, krimin e pastër shtetëror vetëm nga babëzia e
tij dhe familjes për pasuri, se e ashtuquajtura “afera Partizani” s’është
asgjë, ose është kinse përpjekja e drejtësisë për të dhënë prova se i “pret
shpata” majtas e djathtas dhe me të ia “lane” fytyrën e damkosur familjes.
Premtoi lugë floriri dhe solli piramidat, premtoi mirëqënie për të gjithë dhe
skemën e ndihmës ekonomike për mbijetesë, e bëri “ndërmarrjen” më të madhe të
shqiptarëve, premton sot pensione evropiane, por jo punësim, premton paga por
jo prodhim… Premton gjithshka, se ai e ka të paramenduar që kurrë nuk do t’i
duhet t’i verë në jetë, pasi nuk është ky qëllimi i tij, por mashtrimi i
njerëzve përmes skenave në dukje të bukura e joshëse. Është si të dashurohesh
me një plakë mbi të shtatëdhjetat që ka bërë operacione plastike pa fund, ka
bërë makiazh të fortë dhe është veshur me vello të stolisur, por që kur do të
duhet “të flesh” me të, duhet të fikësh dritat e me sytë e mbyllur për të mos e
zbuluar lëkurën e vërtetë që e mbështjell qënien e saj.
A
thua s’na kanë mjaftuar 35 vite për të ditur kush fshihet pas pardesyve të
bardha, apo të zeza, pas syzeve me apo pa ngjyrë, pas buzëqeshjeve helmuese e
britmave shurdhuese të kétij njeriu? Asnjë parim nuk ka, e nuk mund të ketë
Berisha pushtetar. Shih bashkëpunimin e tij historik dhe aktual me grekët
kundër Shqipërisë, shih bashkimin në një koalicion të partive progreke e çame
për një grusht vota, shih bashkëpunimin me vendet islamike për pasuritë e
sheikëve atje, e “luftën” me amerikën që s’duron kapadai si ai për aleat, shih
se si për të regjimi i Beogradit është gjithnjë më i mirë se ai i Ramës. Shih
dhe bindu se kë ka futur Berisha në lista të sigurta, ku janë rrjeshtuar të
gjithë bashkëpunëtorët e tij besnik në zhvatjen e këtij vendi, si Meta e Mediu,
të gjithë deputetët që bëjnë rrëmujën e dynjasë në parlament, kryetarët e disa
partive që de juro janë të regjistruara dhe marrin fonde nga taksat tona, dhe
de fakto nuk kanë anëtarë për të marrë as një mandat nga zgjedhësit shqiptarë
dhe përseri KQZ - ja u jep fonde. Për të pritur diçka të mirë prej tij e
modelit të tij, as mos e mendo! Modeli Berisha është modeli i shtetit ku ligji
është ai, ku ai dhe vetëm ai ka të drejtë të hetojë, të ngrejë akuzë, të dënojë
e të falë, të denigrojë e ngrej lart këdo sipas humorit të vet. Bile edhe të vrasë
njerëz për pasuri e pushtet! Ai e do pushtetin si vegël për të nënshtruar
kundërshtarët politikë dhe punon sipas parimit të “tokës së djegur”, ose “pas
meje u bëftë kiameti”! Kështu bëri në vitet e tmerrshme të pragluftës civile
1997 - 1998, të katandisur në një piramidë të madhe e la pushtetin në 2005 -
ën, e tash, larg qoftë, rikthimi i tij, nuk mund t’a them se ç’prognozë do të
ketë, ndonëse e ndjej dhe e paramendoj.
Merreni
seriozisht Saliun në të gjitha të këqiat që ka bërë në të shkuarën e afërt, e
për të gjitha të këqijat që i artikulon për të ndezur turmat e mbështetësve,
sepse ai këtu nuk e ndanë fjalën nga vepra, kijeni frikë Berishën në ato që
premton si hirushe të pushtetit të vet, se kurrë ato nuk i ka qëllim, por mjet
për të marrë pushtetin dhe për të realizuar ç’i bluan mendja e mbrapshtë
Saliut! Berisha e berishizmi gjithshka e kanë vënë dhe do t’a venë edhe në të
ardhmen në funksion të Saliut e familjes së tij. Përtej saj bota është një
“bosh”!
Lezhë, më 6 mars 2025