Mendime
Florim Zeqa: Kryemininstër a je lodhë nga mashtrimet?!
E shtune, 08.03.2025, 06:37 PM
Kryemininstër a je lodhë nga mashtrimet?!
Shkruan:
Florim Zeqa
Në
perimetrin e tokës prej 24 hektarësh rreth Manastirit të Deçanit ndodhen
objekte që u përkisnin ndërmarrjeve shoqërore 'Apiko' dhe 'Iliria'. Me
përfundimin e luftës, në vitin 2000, dy ndërmarrjet iu drejtuan gjykatës. Ato
kërkuan anulimin e marrëveshjes politike për tokën 24 hektarëshe nga koha e
Millosheviqit.
Kryeministri me kritere
të dyfishta për sistemin e drejtësisë
Albin
Kurti si opozitarë e kishte mbështetur fuqishëm rreshtimin e Lidhjes së
Historianëve të Kosovës "Ali Hadri", dega në Deçan në mbrojtje të
pronave të ish ndërmarrjeve shoqërore 'Apiko' dhe 'Iliria', por Albin Kurti si
pushtetarë, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, i kishte
urdhëruar zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Republikës së Kosovës për bartjen
e pronave të ndërmarrjeve publike në emër të manastirit të Deçanit, me
arsyetimin se ishte vendim i gjyqësorit, vendim i institucioneve të drejtësisë
së shtetit tonë!
Kryeministri
i Kosovës, Albin Kurti, më 13.03.2024 i kishte kërkuar Agjencisë Kadastrale që
të zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, që kërkon transferimin
e 24 hektarëve tokë të Manastirit të Deçanit, me arsyetimin se do të ishte
vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës.
Mirëpo,
çfarë ndodhi, shkuan 24 hektarë për 'lesh' dhe Kosova nuk u pranua në Këshillin
e Evropës, madje tani është hequr fare nga agjenda e anëtarësimit!
Para
se të vazhdoj tutje, do t'i thoja Albin Kurtit, Kryemininstër a je lodhë nga
mashtrimet!?
Mirëpo
i njëjti person në të njëjtin pozicion, nuk e përfill vendimin e gjyqësorit për
t'u paraqitur në Prokurorinë Speciale, me arsyetimin se është vendim politik
dhe tendencioz, madje duke shkuar edhe përtej kësaj, duke e cilësuar ftesën e
prokuororisë si vendimi kriminal i institucioneve të drejtësisë!
Albin
Kurtin kot e priti prokurori dy herave të fundit, pasi ai e kishte zgjedhur që
të pres shirita në mes të 'Livadheve të Arapit' diku në periferi të Gjilanit
dhe që të merr pak krenari nga Epopeja e Jasharajve në Prekaz!
Të gjithë të barabartë
para ligjit
Në
të hyrjen e të gjitha institucioneve të drejtësisë në Itali e hasim të njëjtin
mbishkrim: "La legge è uguale per tutti", që në shqip i bie,
'Drejtësia është e barabartë për të gjithë'.
Për
fatin e keq, në Kosovë nuk vlen ky nocion biblik për drejtësinë!
Tek
ne ka pasur gjthmonë njerëz që janë mbi ligjin dhe drejtësinë!
Të
tillët janë shëmbulli më i keq (pa) barazisë qytetare dhe keq-funksionimit të
drejtësisë vendore!
Pavarësisht
simpatisë apo empatisë së qytetarëve ndaj një lideri të caktuar partiak,
insitutucionet e shtetit janë mbi të gjitha subjektet politike dhe liderët
partiakë.
Kryeministrit
të vendit, Albin Kurtit nuk i bëri përshtypja as thirrja për herë të katërt që
të paraqitet në objektin e Prokurorisë Speciale, për të dhënë dëshminë e tij në
cilësinë e dëshmitarit lidhur me rezervat shtetërore!
Përderisa,
kryeministri i vendit nuk i respekton institucionet e shtetit me të cilin
qeverisë, atëherë kemi arsye të shtrojmë pyetjen e logjikshme, ka apo s'ka
diferencime ideo-politike në Kosovë!?
Përgjigja
është e thjeshtë dhe e qartë, ka kapje të shtetit dhe ka diferencime
ideo-politike në Kosovë ngjashëm sikur në sistemin komunist të epokës së
kaluar.
Kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti me legjitimitetin më të lartë qytetarë nuk i bën nder ikja nga drejtësia, në këtë rast nga Prokuroria Speciale. Sikur unë të isha në vendin e tij, jo vetëm që do t'i përgjigjesha ftesës pa asnjë hezitim, me veti do t'i merrja edhe mediat për t'u intervistuar në prani të tyre, për të dhënë shëmbullin e mirë para qytetarëve të vendit dhe për të dëshmuar se askush nuk është mbi ligjin në këtë vend!