E premte, 14.03.2025, 11:09 PM (GMT)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Urim për Mësuesit

E premte, 07.03.2025, 06:55 PM


URIM PËR MËSUESIT

Nga Albert Vataj

Mësues, asnjë shërbesë nuk e bekoi jeton tonë, më shumë se mëkimi i shpirtit tuaj me dritë

Pavarësisht... çdo ngadhënjimi që ju duhet për të përmbushur misionin tuaj, mbeteni më të dinjitetshmit e betejave të dritës ndaj errësirës, të qëllimit ndaj të së pamundurës.

Pavarësisht...

... kohëve që kanë ndryshuar dhe një tendence dashakeqe për ta denigruar deri në asgjësim rolin tuaj.

Pavarësisht...

... keqpërdorimit që i bën shteti, duke e katandisur mësuesin në një rrogëtar dhe institucionin e shkollës në celulë partiake.

Pavarësisht...

... trajtimit financiar, i cili konsiderohet si përmbyllja përfundimtare e problemeve, me të cilat ndeshet heroikja juaj e përmbushjes së detyrës, ndërkohë që është vetëm germa e parë e alfabetit të ligjërimit të lartësimit të mësuesisë.

Pavarësisht...

... mënyrës se si nxënësit e zhbëjnë çdo ditë e më mizorisht nevojën për të gjetur dhe pranuar prej jush një shteg për të ardhmen.

Pavarësisht...

... paragjykimit të kthyer në një kor kakofonik të folklorit, ku degjeneron opinionin për punën tuaj.

Pavarësisht...

... të drejtave, detyrimeve dhe përgjegjësive që përbëjnë panoramën e plotë të bashkëpunimit mësues-nxënë-prindër, të cilat pranohen gjithnjë e më pak dhe kuptohen përherë e më keq.

Pavarësisht...

... trajtimit jokorrekt të prindërve në marrëdhënie me sfidat tuaja të çdoditshme me nxënësit, dhe nevojës për të gjetur një mirëkuptim dhe bashkëveprim.

Pavarësisht...

... se në ngërçin e zgjidhjes së problemeve që lindin prej moskonsiderimi i përfshirjes të nxënësve në mësimnxënie, ju gjendeni gjithnjë fajtor.

Pavarësisht...

... se çdo ditë e më pak konstatohet vlerësim dhe mirënjohje, për sfidat me të cilat ju përballeni për të qenë për fëmijët tanë një portë e hapur, një mundësi perspektive.

Pavarësisht...

... se shumëçka ju bëhet pengesë për të vijuar të mbroni dhe përfaqësoni mësuesin ngadhënjyes, si prijës i zotërimeve të dritës dhe qëllimeve të sublimes.

Pavarësisht...

... humbjes së shpresës, zhgënjimit dhe demotivimit, me të cilët ju ndesheni si me një demon, për të besuar në aspiratat që ju kanë udhëprirë deri te shërbestaria e qëllimit tuaj të lartë.

Pavarësisht gjithë këtij ndëshkimi Sizifi që ju cfilit dhe ju bën më të fortë në qëndresën tuaj... ju dëshmoni çdo ditë e më me ngadhënjim se e meritoni të jeni të denjë për adhurim!

E ardhmja e shoqërisë është në dorën tuaj, kjo është ajo që angazhimi tuaj e bekon me shenjtërimin si mision.

E nesërmja e fëmijëve tanë jeni ju, ju që mëkuat atij që pikoi nga qielli, energjinë për t'u hedhur në krahët e qiellores së dritës dhe dijes!

Përulësisht juaji, Albert Vataj



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Zef Serembe, poeti arbëresh i dramës ekzistenciale Albert Vataj: Një vepër që dëshmon mbi harmoninë dhe marrëdhënien simbiotike të muzikës me artin visual Albert Vataj: Skënderbeu i Ardian Pepës, një strateg lufte, i ngjitur në fronin e një prijësi legjendar Albert Vataj: Mrekulli e familjes në botën e mahnitshme të gjigandëve me shpirt të butë në natyrën e egër Albert Vataj: Përvjetori i kalimit në amshim të një dishepulli Albert Vataj: Rrëzimi i një busti dhe pamundësia e ndërtimit të një shprese Albert Vataj: Kosovë, 17 vjet, sod më 17 t’shkurtit, që zgjatoftë motet, n’ymrin tand e gazmimin tem! Albert Vataj: Dija, dielli përpushës i shpirtit të një gruaje Albert Vataj: “Krishti Largohet nga Pretoriumi”, solemniteti i rrugës drejt Kryqit, i Hyut drejt mbretërisë qiellore Albert Vataj: Për gratë e thjeshta dhe të rralla Albert Vataj: Isabella Rossellini, gruaja e hirshme dhe shpirti i bukur i blatuar natyrës Albert Vataj: Shkodër, mall pata e shpirtje kam për kyt zjarm, diellin e dritimit të tan dëshirave qi m’ndezin Albert Vataj: “Lamtumira” me një puthje e babait me djalin, pikëllimi në kryeveprën e Guillou Albert Vataj: Si u ngrit kurthi francez për vrasjen e legjendës shqiptare, Isa Boletini në Podgoricë? Albert Vataj: Si u lidh zemra e njeriut me dashurinë? Albert Vataj: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, kreshta më e lartë e vetëdijes sonë kombëtare Albert Vataj: Çdo ditë n'Shkodër, nadja asht nji zgjim i andshëm t'amëlcimi Albert Vataj: Dashuria pa epsh, nga OSHO, te mënyra se si ne e kuptojmë dhe e përjetojmë dashurinë Albert Vataj: Qëndresa ndaj çdo vështirësie, na ka mësuar se si të ndeshemi në çdo betejë dhe të fitojmë çdo luftë Albert Vataj: Elvis Presley, një mbret i muzikës që kumtoi shëmbëllimin e një gjenerate ndryshesash të hovshme

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx