E enjte, 06.03.2025, 06:31 AM (GMT)

Kulturë

Jahja Drançolli: Epopeja e UÇK-së

E merkure, 05.03.2025, 06:54 PM


Jahja Drançolli:

27 vjet më parë më 5-7 mars 1998 në Prekaz ndodhi një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë e quajtur “Epopeja e UÇK-së”, histori e krahasueshme me kolosët heroikë të lashtësisë, princërit dhe kalorësit e famshëm të mesjetës, si dhe me strategët e famshëm të historisë moderne!

Epopeja e UÇK-së e udhëhequr nga Adem Jashari ndërgjegjësoi mbarë botën liridashëse dhe demokratike për fatin e një populli të shtypur që nuk dorëzohet kurrë. Kjo ngjarje e shënuar në historinë e Kosovës, mori karakterin e një ngjarjeje si krenare por edhe pikëlluese. Dhimbja dhe indinjata u kthyen në një forcë të re mobilizuese në luftën për çlirim që tani nuk kishte të ndalur. Çështja shkoi aq larg sa u debatua në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kosova më në fund hyri në agjendën ndërkombëtare me koston e sakrificës sublime të një familjeje të tërë në pragun e shtëpisë së saj. Ashtu siç ndodhi shumë kohë më parë në analet e historisë së SHBA-së, si rrethimi dhe Beteja e Alamos me epopenë e vdekjes së David Crockett më 6 mars 1836.

Pas çlirimit të Kosovës, një pjesë e forcave të saj vazhdon të shërbejë me krenari në njësitet e Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe Shërbimit Policor të Kosovës. Ndërsa familja Jashari, nga të paktat që mbijetoi falë faktit që ishin jashtë vendit, u gjallërua dhe tani nipërit e mbesat mbajnë me krenari emrat e Adem dhe Hamza Jasharit, si dhe të vrarëve, duke ruajtur brezin me një brez të ri të rritur në lirinë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx