E enjte, 06.03.2025, 06:30 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Shkallët misterioze të një rrufjani

E merkure, 05.03.2025, 06:57 PM


SHKALLËT MISTERIOZE

TË NJË RRUFJANI

NGA KALOSH ÇELIKU

I mbyturi, pas fundosjes në hurdhë, delë tri herë me radhë mbi ujë për ndihmë! Herën e tretë, sipas thënjes filozofike të popullit: nëse, delë edhe një herë përsëri mbi ujë, shpëtimtari duhet t’i  mëshojë me të dyja duartë në kokë, që të fundoset këmbekrye në hurdhën e Lumit. Përndryshe, është në rrezik Imbyturi ta tërheqë me vete në fund të hurdhës edhe shpëtimtarin.

Përçudi, pas gjithë atyre luftërave të përgjakshme dhe pushtimeve me shekuj, ende kemi mbetur gjallë si popull shqiptar. Moti, i njohim mirë “miqtë” dhe armiqtë shekullor. Komunistët e arratisur të Djeshëm, që pas përmbytjes të sistemit komunist, Sot: përpiqen veten ta nxjerrin mbi ujë si “patriotë” shqiptar?! Edhe, me numërimin e ish shkallëve misterioze të sistemit komunistë?!

Shkallë të cilave, Dje: janë ngjitur gjatë sistemit komunist jugosllav me poste partiake të Partisë Komuniste në kurriz të popullit shqiptar, si cenzurëkuqë me gërshërë mbi libra. Bashkëputorë të Policisë Letrare: gazetarë, kryeredaktorë, dhe me poste partiake si ministra të “vëllazërim-bashkimit”. Këmbadoras, duke u turrur pas banesave personale dhe familajre, dhuratë nga shteti i “përbashkët” ish jugosllav me shpërblime personale, klanore dhe familjare. Çmime letrare - shtetërore të shtetit të “përbashkët-demokratik” jugosllav me honorare marramendëse si rrufjanë besnik të Policisë Letrare edhe në Ditën e Sotshme?!

Përmëkeq, Sot: në pleqëri, si ish komunistë të     “vëllazërim - bashkimit” para vdekjes me një këmbë në varr, nuk pajtohen me fatin Natyror si partizanë të Partisë Komuniste Jugosllave. Symëshelë, hyjnë në varr me samarin në shpinë. Anti Ligjeve të Natyrës. E, kanë vështirë të hipin shkallëve misterioze në katin e tetë të pallatit me shkallë. Aqmëpak, të ngjiten shkallëve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, duke u arsyetuar, se: gjoja për shkak të moshës, pleqërisë?!

Rrufjani i arratisur, që e ka shitur veten për një vend pune, post partiak tek Partia Komuniste për pasuri personale, familjare, dhe një kat të Redaksisë “vëllezërve” si kryeredaktor i redaksisë. Gazetës javore në gjuhën shqipe “Flaka e vëllazërimit”, për të mbetur ai vetë edhe një mandat si kryeredaktor.

Redaksi e vetme në gjuhën shqipe, që gjatë sistemit komunist të “vëllazërim-bashkimit”, në gjirin e saj kishte: Edicionin e botimeve, revistën letrare “Jehona”, dhe dy revistat për fëmijë “Fatosi” dhe “Gëzimi”.

Gazetë në Gjuhën Shqipe, e cila gjatë sistemit të egër komunist mes gërshërve komuniste e mbajti gjallë: arsimin, kulturën dhe Letërsinë Shqipe. Herë, si botime javore, herë mujore. E, më vonë edhe e përditshme. Ballë për ballë në Luftë me Partinë Komuniste për të drejta kombëtare shqiptare.

Vitet e fundit në “demokraci”, gazeta “Flaka” pa bishtin komunist të “vëllazërim-bashkimit”, mezi arriti të dalë në dritë edhe si e përditshme. Krah për krahu me revistat letrare mujore, të cilat në “demokraci” i shuan politikanët e partive politike shqiptare, qafë për qafe me “vëllazërim-bashkimin” në pushtet. Edhe, atë: bashkë me ndihmën e vetë shqiptarëve.

Shkaku, se: Don Kishoti komunist shqiptar me sejmenët e tij përmbrapa Sanço Pançot partiak, duke luftuar me mullinjtë e erës për Dylqinenë e Shkupit, ia shkuli me rrënjë themelet si gazetë në gjuhën shqipe, dhe e varrosi në kontenierët e Partive Politike në “Bit-Pazar”, Shkup: arsimin dhe kulturën shqipatare. Nuk, ka “vëllazërim-bashkim”, pa të drejta të barabarta kombëtare! As, bashkëjetesë në një shtet të “përbashkët” me cenzurë mbi kokë.

Duartrokitje, “vëllazërim - bashkimit” mes popujve “vëllezër” në Bllkan! E arritën me vite deri diku qëllimin e Partisë Komuniste Jugosllave të “vëllazërim - bashkimit” antishqiptar?! Parti “besnike” komuniste e cila edhe ajo përfundoi bythekrye me “vëllezërit” e Njerkës në kontenierët e bërllokut. Dihet, me viktima të arsimit dhe kulturës shqiptare edhe nëpër burgje.

Kohë qorre, kur as Poeti për fëmijë dhe redaktor i revistës “Fatosi” Mehmedali Hoxha i shpallur si “nacionalist” dhe “irredentist”, nuk i shpëtoi burgut jugosllav. Edhe, atë: Shkaku, se në redaksi pranë dritares ka pi konjak “Skënderbeu”. Dhe, u ka thënë “vëllezërve” maqedonasë: “do të vijë koha, kur ju do t’i fshini rrugët e Tiranës”.

Pas këthimit tim nga Prishtina me punë si mësues në Malësinë e Shkupit, poeti përpiqeshte të ma lë mua si trashëgim revistën për fëmijë “Fatosi”. Drejtoresha maqedonase e shkollës fillore me prejardhje nga Manastiri ma dha me shkrim edhe pëlqim - pajtimin, të cilin për punësim ma kërkonte redaksia. Vërtetë, Ishte burrneshë. Sa, që: në një mbëledhje të kolegiumit të shkollës para syve të mi, u tha pjesmarrsëve rrufjanë shqiptarë: ju, duhet të jeni të lumtur, që ai pranon të punojë në kushte kaq të vështira si mësues në malësinë e thellë të Shkupit.

Ditë më vonë, në banesën time në Draçevë të Shkupit, cingërroi zilja e hyrjes pas dere. E hapa derën. Njeri i panjohur: mirëdita! Unë, jam i sigurimit shtetëror. A, mund të hyj brenda për një bisedë të shkurtër “informative”?

-Po, iu përgjigja, urdhëroni. Dhe, hyni në dhomën time të punës me libra!

Në bisedë e sipër, më pyeti: - kush të thirrë ty në redaksinë “Flaka e vëllazërimit”? Aty për aty, iu përgjigja: Fejzi Bojku, redaktori i revistës për fëmijë “Gëzimi”. Nuk ia thash të vërtetën. Edhe, pse isha i sigurtë, se: ai e dinte realitetin e ofertës si redaktor i revistës për fëmijë “Fatosi”.

-         A, do ti nesër të fillosh me punë me një kusht, që të bëhesh bashkëpunëtor i yni?

-         Jo, iu përgjigja. Në atë redaksi, të parin jo, të dytin dhe të tjerët pas tyre i keni me thasë plotë arna përmbi arna si bashkëpunëtorë. Nëse, vij unë do të vij si shkrimtar. Dhe, jo si bashkëpuntor. Edhe, e përfunduam bisedën “infomative”.

Një javë më vonë në zyrën e redaksisë të “Fatosit”, u takova me Mehmedali Hoxhën. Edhe, ia rrëfeva ngjarjen me inspektorin e sigurimit. Buzëqeshi, dhe më pyeti: E, ti si u përgjigje?

-Jo, i thashë. Nëse vij si redaktor i “Fatosit”, do të vij si shkrimtar, dhe jo si bashkëpunëtor.

-Mirë, tha ke vepruar, se: po të kishe pranuar si bashkëpunëtor, këtu nuk do të bëje jetë pune, as një javë. Edhe, unë qesha.

Ditë më vonë, në bisedë rasti një gazetar i redaksisë ma rrëfen gjithë ngjarjen në kolegiumin e redaksisë. Kryeradaktori, (“patrioti”) i sotshëm kishte qenë kategorisht kundër meje si redaktor i revistës për fëmijë “Fatosi”. Tek, në mbëledhje u kishte thënë të pranishmëve: unë, jam kundër pranimit tij si redaktor i “Fatosit”. Ju, po të doni mund t’u siguroj edhe fotografi, që t’i varni mureve nëpër zyrat e redaksisë.

Sot, ankohet “patrioti” i vonuar komunist, se: nuk mundet të hipë shkallëve misterioze deri në katin e tetë?! Banesën, që ia fali dhuratë shteti i “përbashkët” komunist ish jugosllav si bashkëpunëtor besnik antishqiptar. Shpërblime, që si bashkëpuntor i jepte falas Partia Komuniste Jugosllave?! Përderisa, unë asaj kohe si shkrimtar shqiptar jam detyruar, dhe i dënuar me denoncime dhe kushte të vështira punoj si mësues me njëzetë nënshkrime të shqiptarëve në Malësinë e Shkupit (1992) si “amik” i shtetit të “përbashkët” jugosllav. Gjoja, se: i dërguar nga Kosova, Çështjen shqiptare ta zgjidhë  me luftë?!

Qesharake, ë?! Shkaku, Rrufjanit sotshëm, i arratisur dhe dalldisur pas posteve partiake të Partisë Komuniste ish Jugosllave dhe pasurisë, edhe në Ditën e Sotshme?! Përçudi, si nuk i ka shkuar mendja, se: Nesër, me gjithë këto aktivitete partiake policore jugosllave, mëkate dhe vite mbi shpinë si barrë, një ditë nuk do të hipë, as zbresë shkallëve misterioze të pallatit ish komunist. “Patriot”, që në “demokraci” komisioni lustrues e shpalli publikisht edhe si spiun.

Unë Sot, hip dhe zbres shkallëve te Sheshi më i madh “Skënderbeu”, në Shkup. Varrezat e automobilave. Që, e ndërtoi Komuna e “Çairit”, vetëm me beton e pa gjelbërim dhe lule. Jo, shkallëve misterioze të sistemit ish komunist, por me vështirësi shkallëve të Partive Politike të “vëllazërim - bashkimit”, ende me virus ish komunist jugosllav.

Sidoqoftë, nuk ankohem Sot: nga shkallët e pallateve të sistemit Komunist, por as nga shkallët e pallateve të Neokomunizmit. Partive Politike Shqiptare, që kacafyten për pushtet, poste partiake dhe pasuri: personale, familjare dhe partiake. Pallate disakatëshe, që na lindin brenda një Nate mes parqeve si këpurdhat pas shiut, duke i prerë pemët dhe zhdukur gjelbërimin, që Dje: na i la trashëgim sistemi komunist. E, Sot: ende në Neokomunizëm rrethuar me tela, ferra dhe mbeturina të përditshme, na i la “demokracia” me Partitë Politike Shqiptare.

Pallate, që na e kanë zënë Qiellin. Dhe, Diellin…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx