E marte, 04.03.2025, 06:09 PM (GMT)

Kulturë

Cikël me poezi nga Anton Marku

E diele, 02.03.2025, 06:52 PM


Anton Marku

I PËRBUZURI

I përzënë nga lutja

si një farë e hedhur skaj rrugës

në lotët e një gruaje të vejë

gjeti dhembjen

që i ngjante dhembjes së tij

Sytë iu harxhuan

duke parë të njëjtën ëndërr

çdo natë

Pasi tha

gjithçka që pati për të thënë

veten e mori përdore

dhe u nis

nga bota e epërme

në botën e poshtme

Ikja është ikje

edhe atëherë

kur nuk ke ku të ikësh.

HIJA E ERËS

Ne jemi valixhe

që bartim trupat tanë

Në tavolinën e jetës ulemi

të veshur me këmisha pa kopsa

Rrjetat i hedhim

atje ku koha

tokës ia thithë gjinjtë

Në peshore uji

matim të pafundmen.

RIZGJIMI

Çdo mëngjes

i çmenduri i fundit i lagjes

ulej në një kodër

përballë kishës së fshatit

dhe numëronte në kokën e tij

të rrahurat e kambanave

Ishte i vetmi

që ende mbante lidhje me qiellin

në shtëpinë e të cilit

tash e sa vite

as hynte as dilte kush

Kur u dridh toka

e plasaritën muret

të gjithë vrapuan drejt tij

ta pyesnin

nëse ende kishte shpresë

Ai nuk u tha asgjë

Me të dy duart

u tregoi derën

dhe këmishat

e veshura së prapthi.

PARASHENJË

Mbrëmë në ëndërr

dikush ia verboi njërin sy

Me tjetrin

nuk mund të shihte

përtej duarve

Tri herë

toka e tërhoqi poshtë

deri në korën e parë

Aty lexoi

emrin e vet

në fund të një libri

Dhe u kthye

t’i harxhonte më ndryshe

ditët që i kishin mbetur

Shtatëdhjetë e shtatë herë

e puthi veten

në pasqyrë.

NATA

Sonte

qyteti i tij u zvogëlua

ajo nuk ishte më

Asnjë sy njeriu

nuk i kishte parë

puthjet që ishin bërë

mëkati i tyre i përnatshëm

Një rrjetë e zezë

mbuloi rrugët

nga kishte ecur ajo

mu atëherë

kur ishte duke dalë

nga dhoma e tij

Terri e kafshoi në qafë

Një ëndërr

e verdhë si dylli

iu ngjit për flokë

Natë ishte

emri i saj.

Anton Marku, 01.03.2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Mrekulli e familjes në botën e mahnitshme të gjigandëve me shpirt të butë në natyrën e egër Gani Pllana: Ndjenja e dashurisë Luan Asllan Dibrani: Lotët e Mesnatës me Ty dhe për Ty, Nënë Rrezart Kalaja: Kur Zuzarët e Pushtetit Tërhiqen Pas Maskave, Populli Rindërton Shpresën Kadri Tarelli: Pse u mbyll shkolla ''Normale'' e Elbasanit, ''Ikona e Arsimit Shqip''? Neshat Mehmedi: Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025 Gjon Keka: Kontributi i madh i dardano-arbërorëve katolik e protestant në historinë e kombit tonë Albert Zholi: Zhani Ciko - Polifonia është gjëja më e vyer jona Refik Havolli: Dhuro Dashuri Kristaq Turtulli: E vogla e madhja dashuri Timo Mërkuri: Një lexim poetiko-ekzistencial i poezisë së Ilirian Zhupës Asllan Dibrani: Në kujtim të Nënës dhe gjithë atyre që nuk janë më Lekë Mrijaj: Imzot Nikë Prela përkujtohet në librin e Don Lush Gjergjit Rrahman Rrahmani: Shoqata Kulturore Shqiptare "Shën Nënë Tereza" shënoi me madhështi 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe 20-vjetorin e themelimit Albert Vataj: Rok Gera dhe Julieta Shkreli, në një foto në ditën e martesës së tyre, më 25 shkurt 1935 Gani Pllana: Nuk do të shkruaja Albert Zholi: Luftar Paja - Emrin e kam Luftar, por nuk kam marrë pjesë në asnjë luftë Përparim Hysi: Kur këndoj me vargje Hazir Mehmeti: 'Arbëneshët e Zarës – Shqiptarët e Zarës' Hysen Ibrahimi: Besnik Hoti - 'Doktori që i dha jetë lirisë – Dr. Fahredin Hoti'

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx