E marte, 04.03.2025, 09:20 PM (GMT)

Kulturë

Gani Pllana: Ndjenja e dashurisë

E shtune, 01.03.2025, 06:53 PM


Gani S. PLLANA

NË NJË TJETËR GJUHË

Shpesh njerëzit kanë menduar

Se, duke folur në gjuhë tjetër,

Duken më interesantë,

Më të kulturuar;

Por vlerën e tyre të pavërtetë,

Si njerëz të këtij planeti,

E kanë shfaqur pikërisht

Në grindjen e parë,

Duke sharë në gjuhën e tyre...

Kjo pason vetëvetiu

Për të kuptuar

Të tjerët,

Të vërtetën,

Është gjuha e mësuar nga Nëna.

JAM


Jam shqiptar,

Nga Pellazgia e Iliria e lashtë

Flas shqip,

Dashuroj  shqip,

Urrej shqip,

Gëzohem shqip,

Mësoj shkrim e këndim shqip

Shkruaj poezi shqip,

Bërtas shqip,

Kalëroj shqip,

Ha e pi shqip,

Hidhërohem shqip.

Njerëzit mund të flasin shumë gjuhë,

Monologun me veten

Gjithmonë në gjuhën e nënës.

Me vetveten njerëzit flasin

Vetëm me gjuhën e së vërtetës,

Gjuhën e origjinës,Nënës.

NDJENJA E DASHURISË

Njerëzit,

Mund të ndryshojnë

Rrobat,

Ngjyrën e flokëve,

Sjelljen e tyre,

Por nuk mund të ndiejnë dashuri,

Në gjuhë të huaj.

Dashuria e vërtetë

Mund të shprehet

Vetëm në gjuhën e Nënës.

Në gjenet e njeriut

Ekziston diçka,m që

s’ndryshohet,

Diçka që nuk mësohet,

Diçka që nuk mund të modifikohet,

Diçka, me të cilën lindë dhe vdes;

Nëse e mohon, s’je gjë tjetër

Veçse mohues i vetes,

Mohues i dashurisë së vërtetë.

Gjuha është ajo,

Që nuk bën të harrohet;

Të bën ty, ai që je;

Të bën ty, të jesh i lirë;

Të bën ty, të jesh njeri...

Të bën ty, të jesh i vërteti...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx