Kulturë
Luan Asllan Dibrani: Lotët e Mesnatës me Ty dhe për Ty, Nënë
E shtune, 01.03.2025, 06:53 PM
Lotët e Mesnatës me Ty dhe për Ty, Nënë
Shkruar
nga Luan Asllan Dibrani
Përmes
mjegullës së natës, në një fllad të heshtur,
Një
foto e vjetër na ktheu pas, nënë, ti ishe aty,
Në
një botë ku kujtimet shuhen, midis fjalëve të harruara,
Në
një imazh të thyer, që më plagosi shpirtin dhe më afroi.
Në
ato çaste, ti ishe pranë me mua,
Dhe
baba, me plisin e bardhë mbi kokë,
Kujtimet
e tij shkëlqenin si një dritë në errësirë,
E
unë, si fëmijë, kërkoja mbështetje në krahët e tij.
Përmes
shenjave të kaluara,
U
gjetën ata që harruan furitë e jetës,
Por
kujtimi i tyre ndezi flakë,
Si
yje të humbura që shpërthyen në errësirë.
Dhe
u afruam fort, nënë, si dy shpirtëra të humbur,
Kujtuam
ata që tani janë pluhur në erën e kohës,
E
ndoshta një ditë, varri do t’i shëmbëllojë,
Po
ata rrojnë gjithmonë, si yje që na shndërrojnë në kujtesë.
Një
foto e thyer, na udhëhoqi në një udhëtim dhimbjeje,
Dhe
lotët e shkrumbuar derdheshin si lumi pa fund,
Deri
sa u ngopëm me kujtime, një për një,
Shkruar
në shpirtin tonë, të shenjta dhe të ngrohta.
Në
histori stuhish, ku dielli arriti të shkëlqente,
Në
livadhet e vendlindjes, ku dimri dhe vera na përplasën,
E
ne u bashkuam me tokën, dashuria më e fortë,
Që
na dha aromën e frutave të vjeshtës dhe shpirti i saj.
Me
duar të mbushura me frutat e tokës,
Qeshnim
me ty, duke kujtuar çdo çast, çdo ngjarje,
Edhe
bukuritë e Gollakut, të fshehura nën qiellin blu,
Lotët,
që të mëdhenjtë na i lanë pas, me pasion dhe dhimbje.
Atëherë
kuvendonim, nënë, mes lotëve dhe buzëqeshjes,
Duke
vajtuar bashkë, si dy rrudha të lidhura thellë,
Dhe
kujtimi yt ishte një dritë që nuk mblidhet kurrë,
Në
këtë botë ku gjurmët e dhimbjes janë më të forta.
Edhe
më shumë kur u zgjova,
Nga
erërat e pasmesnatës që më rrahën fytyrën,
Pashë
që ti nuk ishe më aty, nënë,
U
shndërrove në hije, në një botë pa kthim.
Një
pjesë e pafund e natyrës, që do të mbetet përjetë me mua,
Si
një yll që lundron mbi qiellin e zemrës time,
Në
errësirë që kurrë nuk do të shuhet,
Ti
do të jetosh, përjetësisht, në çdo hap që unë bëj, gjithmonë aty.
Ah,
nënë, zemra ime u thye, u bë copë,
Kur
në errësirë, pamë vetëm fytyrat e humbura,
Në
ato faqe që nuk mund t’i shikoj më,
Ajo
foto, që kurrë s’do të kthehet, më la bosh.
U
zhgënjeva, nënë, u bëra i shkrumbuar,
Kur
e kuptova që gëzimi yt me mua ishte vetëm një ëndërr e thyer,
Një
dëshirë që kurrë nuk do të realizohej,
Si
një dashuri që shuhej në ajër, pa e prekur kurrë tokën.
Deri
sa shkrova poezinë, nënë, sytë e mi rridhnin pa ndal,
Lotët
që nuk pushuan, që deshën të shpërthenin si lumenj,
Për
çdo çast të humbur që do të doja ta ktheja,
Për
çdo kujtim që i mbaj si një gërvishtje në shpirtin tim.
Ah,
nënë, do të kujtoj gjithmonë çdo dhimbje,
Çdo
buzëqeshje që e mbanim bashkë,
Dhe
do të dua gjithmonë ato çaste,
Që
tani janë vetëm shenja të humbura në kohë,
Si
një hendek i dëborës së shkrirë e tretur nëpër lumenj.
Shtuttgart
shkurt 2025